Re: Deputetet e LSI, kaos ne parlament.
E Shtune, 29 Korrik 2006
VENDI NE PRAG TE KAOSIT POLITIK
Dje situata precipitoi shume rende ne parlament, duke shkuar ne thyerje tavolinash, duke fyer kedo e cilindo qe nuk pranonte oferten e nje partie te opozites, permbysje te gjithckaje qe ishte ne parlament ku rrinin ministrat dhe me pas ne nje bllokim total te punimeve te Kuvendit para dite. Ne krye te “revoltes” se madhe te opozites se vogel rrinte ish kryeministri Ilir Meta i pasuar nga deputeti Ngre Legisi e shume deputete te opozites kryesore.
Fjalori i perdorur ishte i nivelit te vitit 1997 i inicuar prej vendimit te mazhorances qe te zgjidhte nga rradhet e saja anetarin e KQZ qe votohej prej Kuvendit edhe si nje kunderpergjigje e lojes qe beri PS me ane te KLD e Presidentit Moisiu, te cilet zgjodhen anetarin tjeter te KQZ prej emrave te PS se.
Sic duket loja e KQZ qe perbehet prej shtate anetaresh me Kushtetute ka perfshire palet ne nje konflikt te ashper, qe dje duket se paralajmeroi nje mini’97, sic edhe kreu socialdemokrat zoti Gjinushi e pohoi dje kur foli ne podiumin e Kuvendit. Ai ,as me pak e as me shume tha se vendi po shkon drejt vitit 1997, duke lene te nenkuptohet se kaosi do te perfshije Shqiperine. Po keshtu edhe fjala e deputetit te LSI ishte se “ ju do ta votoni pas te na vrisni neve te gjithe”.
I menjehershem erdhi edhe reagimi i kreut te PS se zotit Edi Rama sapo seanca parlamentare ishte ne kaos e rremuje totale. Edi Rama paralajmeroi nga selia e PS se do te nxirrte popullin ne rruge nese prekej emri tjeter i KQZ qe duhej te zgjidhej dje nga Kuvendi e qe, sipas tij , i perkiste opozites.
Partite e opozites kishin rene dakort qe emri te propozohej nga ana e LSI qe drejtohet nga ish kryeministri Meta. Ndaj shpjegohet edhe egersimi i menjehershem i LSI dhe vecanerisht i Ilir Metes, partia e te cilit e pesoi me shume se kushdo nga fenomeni i Dushkut ne zgjedhjet e 3 korrikut 2005.
Por kryetarja e Kuvendit zonja Jozefina Topalli shpjegoi dje se ky anetar nuk eshte detyrimisht me ligj qe i takon tani opozites, ndaj pohoi se nuk do te terhiqet as ajo dhe as mazhoranca nga vendimi per ta zgjedhur emrin e kandidatit Arben Ristani ne KQZ.
Ngjarja e djeshme ne Kuvend duket se u parapergatit prej javesh. Mundet qe nje prej shkaktareve kryesore te jete edhe vete Kreu i Shtetit zoti Moisiu, i cili duhej te therriste ne nje tryeze larg kamerave dy lideret kryesore te partive me te medha ne vend, zotin Berisha dhe zotin Rama per te vendosur rregullat e duhura ligjor dhe me pas zgjedhjet ti fitonte cili kishte me teper force bindese per popullin.
Por zoti Moisiu veproi gabim, mundet jo me deshire negative, pasi eshte nje akuze e rende nese vertetohet, por ai duhej qe te bente disa kombinacione ligjore e paqtuese per politiken e vendit. Ai duhej te ndikonte me autoritetin e tij si numri Nje i Shtetit qe te respektohej vendimi i parlamentit per dy zevendesimin e dy anetareve te KLD ose ta pezullonte veprimtarine e tij gjersa ti kerkonte Gjykates Kushtetuese nje pergjigje per kete konflikt mes tij e KLD se nga njera ane dhe Kuvendit e mazhorances nga ana tjeter.
Zoti Moisiu duhej te mos e zgjidhte anetarin e KQZ prej nje KLD je te shumeakuzuar dhe te vene ne dyshim per legjitimitetin e tij, aq me teper qe flitet per organin qendror qe kontrollon e drejton zgjedhjet ne Shqiperi qe eshte KQZ. Zoti President kishte shume ne dore deri dje ( pasi tani kredibiliteti i tij nuk besohet me nga mazhoranca) qe te zgjidhte nje nga kerkesat e mazhorances e cila ka marre votat per te qeverisur deri ne vitin 2009; ose firmosjen e shkarkimit te kryeprokurorit zotit Sollaku ose te bisedonte per emrat ne KQZ , te cilat ishin tre persona pa u emeruar.
Nje te cilin tashme KLD e votoi, por qe PD nuk e njeh. Nje nga Kuvendi , por qe dje shkaktoi rremuje dhe kaos, te cilit i dihet vetem fillimi , por jo fundi. Dhe nje tjeter te cilin e dekreton personalisht Presidenti i Republikes. Natyrisht qe nuk flitet ti jepen PD se te gjithe anetaret, porse perderisa ka fituar votat me 3 korrik per te qeverisur vendin duhej te kishte kater nga shtate anetare te KQZ e jo sic beri PS qe prej vitit 1997 e cila kishte pese anetare kundrejt dy te opozites.
Por nuk mundet me logjiken me minimale qe pushtetin ta kete ai qe ka fituar zgjedhjet e pergjithshme dhe mazhorancen ne KQZ e kudo tjeter partia qe ka humbur besimin e shqiptareve me 3 korrik 2005. Natyrisht qe opozita duhet respektuar , pasi ne te kundert kthehemi ne diktature, por edhe kufiri ka nje KUFI ! Dhe kete kufi eshte Presidenti i Republikes qe duhet ta vendose ne KQZ e ne politiken e madhe , por jo te punoje kunder qeverise per te krijuar destabilitet politik, i cili nuk dihet se si do te perfundoje .
Nuk themi se gjithcka thote zoti Berisha duhet marre ne konsiderate apo miratuar nga shumica parlamentare , por ne kete rast ka te drejte ai dhe jo ata qe po hartojne nje plan te keq per nje mini’97, pra revolte popullore dhe permbysje te pushtetit. Pushteti duhet marre me vote dhe ashtu sic ua mori Sali Berisha me 3 korrik 2005 le t’ia marrin socialistet ne vitin 2009, nese PD e qeveria nuk jane te zotet per te mbajtur premtimet .
Dje vendi mori nje rrjedhe tjeter nga qetesia e ketyre muajve apo viteve te fundit. Duket ne horizont se po kurdiset nje rremuje e madhe politike e destabilizuese se ciles , sic paralajmeruan Skender Gjinushi e Ilir Meta, do te jete si e vitit 1997.
Ai vit i veshtire 1997 eshte i tmerrshem dhe u kujton shqiptareve qe nuk duhet te perseritet ne asnje menyre, prandaj ka nevoje qe aktoret politike te ulen ne nje tryeze per ti zgjidhur sherret, pasi gjithcka do ti faturohet popullit te thjeshte.
Nga dje nuk tama e nesermja ! Ndaj aktoret e politikes kryesore te ulin gjakrat, duke humbur pike ne partite e tyre, por te ruajne qetesine per shqiptaret, te cilet duan shprese, mireqenie e pune.
Alban Mati