"Kanuni" perdoret nga mafia shteterore per te mbyllur hesape te ndryshme ne dobi tyre

"Kanuni" perdoret nga mafia shteterore per te mbyllur hesape te ndryshme ne dobi tyre

Akoma sot e kesaj dite nuk eshte kapur vrasesi i komisarit Malushi dhe shoferin te tij, pavaresisht se cmimi i dhene i dhene per informacionin e vendodhjes eshte i kenaqshem.
Si ka mundesi te mos kapet vrasesi, si ka mundesi te dekonspirohet operacioni per kapjen e tij?
Si ka mundesi te zhduket vrasesi me aq shpejtesi dhe perpikmeri, duke i bere policet, sherbimin sekret shqiptar dhe tere shtetin te paafte per kapjen e njerezve te tille?
Kanuni ne kete rast u perdor per te mbuluar interesat e atyre qe mund te prekeshin lehte nga komisar Malushi
Kur shteti shqiptar eshte mafiozi numer nje dhe vret shtetaret e tij, vret nenpunesit e tij, vret njerezit e ndershem dhe te perkushtuar ne pune, atehere cfare dreq shteti eshte ky shteti yne.
Perdite po vriten police, shefa policie dhe Krimi po mund drejtesine edhe aty ku pikerisht nga ata nis kapja e tyre per te mos folur per gjykatat shqiptare qe jane te korruptuara deri ne fyt.
Kesaj rradhe shteti i korruptuar dhe mafioz, perdori "Kanunin" per te mposhtur njerezit e drejte te afte dhe te perkushtuar ne punen e tyre per te miren e Shqiperise
Ky eshte turpi me i madh i nje shteti mafioz qe vret pa meshire popullin e tij


<ul type="square">
[*]Gruaja e Malushit: Ja pse e vrane komisarin
[/list]

"Njerez te lidhur me pushtetin dhe qe nuk u interesonte qe ne krye te Policise se Durresit te ishte komisar Gani Malushi, pasi pritej qe se shpejti ai te merrte nje emerim te tille, kane dore ne ekzekutimin e tij. Ata e dinin shume mire se komisari i pa korruptuar nuk do t'i toleronte veprimet e tyre kriminale", shprehet Esmaja, bashkeshortja e Malushit


Prita ndaj komisarit te Krujes Gani Malushi, ka qene e qellimeshme dhe e organizuar mesemiri nga atentatori Agim Pepa, i cili nuk ka vepruar i vetem ne kete vrasje. Esmaja, gruaja e komisar Malushit, qe humbi jeten pas nje atentati me arme ne afersi te spitalit civil te Durresit ne daten gjashte te ketij muaji, thote se nje dite para se te ekzekutohej bashkeshorti i saj, nje operativ i Drejtorise se Policise e ka telefonuar komisarin per tu paraqitur prane Drejtorise se Policise per te dorzuar makinen. Realisht, ne kete dite komisari rezultonte ne pune pamvaresisht se qe ne daten tre, kishte filluar lejen e zakoneshme. Kur kane kaluar me shume se dhjete dite qe trupi i komisarit prehet ne varrezat e Sharres, vrasesi eshte ende i lire. Familjaret e komisarit i bejne apel perseri shtetit qe te kape dhe te vendose para ligjit ekzekutorin e njeriut te tyre te dashur.

<ul type="square">
[*]Pse shkoi ne Durres ne daten gjashte bashkeshorti juaj?
[/list]

Ne daten kater, eshte bere nje artikull ne nje nga gazetat per lejet e zakoneshme te punonjesve te ministrise se Rendit. Ne te thuhej se shefat e komisariateve dhe punonjesit e tjere te policise gjate diteve te lejes, marrin makinat e policise dhe shetisin. Pas kesaj, ministria nepermijet fonogrameve dhe ne telefon kishte kerkuar llogari si duket neper drejtorite e Prefekturave. Ne daten pese rreth ores pese e gjysem ose gjashte ishim te dy ne shtepi kur Ganiun e moren ne celular nga Durresi. Duhet te ishte patjeter operativi me te cilin Ganiu foli, nderkohe qe, ai, i tha se na kane folur nga ministria per lejet e zakoneshme dhe per makinat qe duhet te bllokohen, kur shefat jane me leje. Ganiu me natyren e tij impulsive dhe korrektesine e tij te jashtezakoneshme, ndonese qe prej dy ditesh figuronte me leje te zakoneshme, vazhdonte te dilte ne pune. Per kete, midis te dyve eshte zhvilluar nje debat ku Ganiu, i ka kerkuar operativit qe te sqaronte drejtuesit e ministrise se Rendit se ai vazhdonte te ishte ne pune.

<ul type="square">
[*]A i kerkoi operativi komisar Malushit, qe te paraqitej ne Durres prane Drejtorise se Policise ?
[/list]

Po. Eshte e vertete qe Ganiu ka shkuar ne Durres ne daten gjashte pas njoftimit qe mori nga Drejtoria e Policise dhe jo sic eshte thene ne disa medja se ai shkoi ne Durres per te takuar vellezerit e tij.

<ul type="square">
[*]Thuhet se komisar Malushi pas emerimit ne Kruje nuk ka pranuar te marre per shofer Gjovalinin dhe pasi e ka larguar per nje muaj, e ka rikthyer ate ne pune. Per c'fare arsyesh i ka bere komisari keto veprime?
[/list]

Pas transferimit te Ganiut nga Librazhdi ne Kruje, i kane ofruar si shofer Gjovalinin. Pasi ka pare dosjen nuk e ka pranuar si shofer per problemet e gjakmarrjes. Kete realitet e dine te gjithe punonjesit e policise edhe ne drejtorine e Policise se Durresit dhe ne ate te Komisariatit te Krujes. Nga persona qe nuk kam deshire qe t'u permend emrat, eshte bere nje perpjekje e madhe qe Ganiu ta merrte Gjovalinin ne pune duke i thene qe nuk ka probleme. Mesa di une i ka shkuar edhe nje shkrese e vecante per kete problem. Edhe nje urdher me duket i digasterit te Rendit ishte qe shoferat duhet te emerohen dhe jo t'i zgjedhe shefi i komisariatit. Dhe Ganiu e ka pasur ne natyren e vete te punes qe asnjehere si kur ka qene ne Berat, ne Rinas, Tropoje dhe Kukes nuk ka marre shofere nga Tirana.

<ul type="square">
[*]Kush ngulmoi qe te merrte per shofer Gjovalinin?
[/list]

Ato ishin probleme te brendeshme te punes se Ganiut, por ne i kemi diskutuar edhe ne familje. Kembengulja ka qene e eproreve. Pastaj se me kane qene te lidhur eproret e dine vete ata.

<ul type="square">
[*]Autori i vrasjes ka patur per objekt vetem shofer Gjovalinin apo edhe vete Komisarin?
[/list]

Shoferi i Ganiut ka qene i falur edhe me letra edhe me goje. Megjitheate, pabesia eshte pabesi. Ne rastin konkret pikepyetja eshte e madhe. Gjovalini mund te ishte shkaku pasoja ..... Ganiu, nga shoket dhe miqte vleresohej si profesionist, i pakorruptuar dhe qe punen e kishte pasion. Por, persona te vecante qe nuk u ka interesuar transferimi i tij ne Durres dhe qe donin terren te lire per te vepruar e dinin qe ai, nuk do t'i pranonte ofertat e tyre kriminale, qe kishin filluar t'i vinin pa marre ende emerimin



Korrieri
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: "Kanuni" perdoret nga mafia shteterore per te mbyllur hesape te ndryshme ne dobi tyre

ATHINE (9 Tetor 2003)

Sipas raportit secret të policisë greke, të cilin e nxjerr në dritë gazeta proqeveritare "To Vima", krimi i organizuar gjatë dy viteve të fundit ka marrë përmasa shqetësuese dhe aferat përkatëse kanë shënuar gjatë periudhës në fjalë një rritje prej 100 përqind. Raporti ka shqyrtuar vetëm rastet që i përkasin zonës së gjerë të kryqytetit dhe rrethinave të tij, për të kumtuar përfundimin se në këtë zonë krimi i organizuar kontrollohet nga 6 grupe të mëdha, me më shumë se 100 pjesëtarë. Në trafikun e drogës është konstatuar rritja e bashkëpunimit ndërmjet trafikantëve grekë dhe karteleve kolumbiane të drogës, por edhe grupeve të organizuara në Holandë dhe Spanjë.

Po ashtu raporti konfirmon lidhjet e ngushta ndërmjet trafikantëve grekë dhe atyre shqiptarë, kryesisht në trafikun e kanabisit dhe të heroinës. Një tjetër biznes tepër fitimprurës është ai i kontrabandës së cigareve. Shumë nga rrjetet e prostitucionit preferojnë t'i investojnë fitimet e tyre në bursën e Athinës, vërehet në raport.

www.BBC.com
 

Guest
Re: "Kanuni" perdoret nga mafia shteterore per te mbyllur hesape te ndryshme ne dobi tyre

Krimi ka arritur aty ku s'mbahet me dhe policia prape s'ben asgje , sa gjynah te vjen per njerezit e pafajshem po dhe ata qe kane faj sepse nuk dine se cfare bejne keshtu i ka bere ashpersija e kohes dhe idete kanibale qe ua nxit kanuni i mykur :smash:
 
Top