Kanunet Shqiptare!!

OROSHI

Primus registratum
Kanunet Shqiptare!!

Kanuni i Lekes.
Kanuni i Skenderbeut.(kanuni i Arberit)
Kanuni i Laberise.
 

saimir08

Primus registratum
Re: Kanunet Shqiptare!!

bejne pjese dhe dy kanune te tjera qe nuk jane mbledhe akoma.
por qe jane pjese e kodifikimit te se drjetes tradizionale e applikuar ne base te normave abbstrakte ne nje rast fakt konkret.

kanuni i leke dukagjinit variant i Pukes.
dhe kanuni i lumes se Kukesit.
 

bard

Primus registratum
Re: Kanunet Shqiptare!!

Orosh per cfare e ke hapur kete teme,per me lavderuar kanunet aaa,une kanunet tjera nuk i di por per ate te lekes ndonje gje e di dhe te marrsha te keqen po te them qe per mi lavderu gja nuk ka
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kanunet Shqiptare!!

Fillimisht postuar nga i huaji:
[qb] Orosh per cfare e ke hapur kete teme,per me lavderuar kanunet aaa,une kanunet tjera nuk i di por per ate te lekes ndonje gje e di dhe te marrsha te keqen po te them qe per mi lavderu gja nuk ka [/qb]
Kanuni i Lekes asht pak ma i "eger" sepse ka te baje me shtrirjen gjeografike te popullates,gjithsesi nuk duhet te harrojme qe Kanuni i Lekes ne ditet e sodit nuk zbatohet aspak,Shqiptaret po zbatojne ligjin e ma te fortit!Ndersa Kanuni i Skenderbeut asht ma i bute dhe ma i arsyeshem ne lidhje me shum fusha te jetes,dhe perfshine te gjith njerezit,burra e gra gadi gadi ne menyre te barabarte!!
 

saimir08

Primus registratum
Re: Kanunet Shqiptare!!

Ne radhe te pare duhet respektojme historine tone cilado te kete qene ajo, dhe pavarsisht nga roli qe ka luajt ne kohe, kanunet tona kan dhene nje rol te madh per identifikimin e popullit tone per ruajtjen e kutures dhe te traditave tona.

prandaj sot te gjith e dime se kush eshte kanun i leke dukagjinit dhe si ka vepruar, dhe efektet qe ka dhene ne jeten e malsoreve.

po kerkoj nje kopje te kanunit te skenderbeut,
a mund te me ndihmoje njeri se ku mund ta gjej.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kanunet Shqiptare!!

Drini 1,po erdhe ne Brussel ta jap une /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Kanunet Shqiptare!!

Diçka nga Fishta per Kanunin e Leke Dukagjinit

2. – Randsia e të mledhunit të ligjvet dokesore.
Françeskâjt shqyptarë kjenë njatà, q1 nder mâ të parët në Shqypní pán randsín e madhe e ndîen nevojen e të mledhunit të «folklorës» komtare; e nder kta mâ i pari kje – dritë pasët! – Át Shtjefen Konst. Gjeçov, q1 me zéll, entuzjazm e duresë i u vû ksajë pune.
Të kryemen kndimet e veta e të marrmen q1 muer Urdhnat e Meshtarís, ky françeskan i shkelqyeshem me nji herë i a nisi me mbledhë kangë e valle popullore, prralla, bestytní mitologike, thânje, fjale e kashë-të lashta, lojna, lojë fjalësh, fjalë synonime etr. të popullit t’onë. Edhè mbas pak vjetsh bashkoi nji materjal folkloristik mjaft të madh. Françeskâjt, at herë, ndertuen mbrenda rrethit të vet vepren «Visari komtar», per të mbledhunt e të botuemt e «folklorës», në të cillen vepër mueren pjesë edhè do djelm civila, atdhetarë entuzjastë shkodranë. Edhè kshtû vjetin 1910 botuen të parin blê të ktij kolekcjoni folkloristik, nen titullin «Visari Komtar» të perbâm prej kangësh, vallesh popullore e rojmesh fmijsh, të mledhuna – sidomos prej A. Shtjefen Gjeçov – n’anë të Gegnís. – Kjo vepër do të kishte vijue botimet e veta metodikisht, por erdhen kryengritjet, luftat, kohët e vshtira e jo veç se nuk u botue mâ ndoni tjeter blê, mu hupi shumica e materjalit të bashkuem.
Gjatë ksajë kohe A. Sh. Gjeçov, tue vijue gjithnji me nji cenë e duresë të pa shoqe nder rmime të veta folkloristike, kishte bashkue shum materjal mbí Kanunin e Lekë Dukagjinit: e kúr Françeskâjt (1913) ndertuen të perkohshmen «Hylli i Dritës», nisi me botue m’tê numer per numer shinimet e pikzimet e veta mbí kanûn. Botimi i ktij studjimi të tij mbí kanûn kje pritë me entuzjazm prej Shqyptarësh e prej dijetarësh jashta Shqypnijet. – Disá profesora Akademísh e Universitetesh: nder të cillët edhè Thallòczy: me inzistenca të mdhá lypen prej drejtimit të së perkohshmes autorizimin, q1 me mûjtë e me perdorue ato studjime nder vepra të veta. – Nderkaq A. Shtjefni vijote pa i a dá kurr nder rmime e studjime mbí kanûn, edhè pat shtue materjal tjeter të rí kshtû, q1 botimi definitiv i kanunit do të kishte dalë, nen ç’do pikpame, nji veper pernjimend fort e interesantshme. Veç shka se u vrá mizorisht në Jugoslaví, e i hupen edhè dorshkrimet, posë q1 vepra i mbet pa krye. Tash, Françeskâjt i kan bâ bashkë kto studjime t’A. Shtjefnit Konst. Gjeçov, të botueme rresht mbas rreshti në «Hýll të Dritës», e po botojn tok në nji liber: të sugurtë se me ket veper i ngrefim nji pomendore të padekshme êmnit t’Autktorit, e nji sherbim të pelqyeshem marë komit shqyptár.
Me të vertetë se neper botim të «Kanûnit të Lekë Dukagjinit» i bâhet komit nji sherbim i dobishem, mbasì per ç’do Shtet, q1 thotë, se do me jetue e me zhvillue mbas parimeve t’arsyes e të hullís së gjytetnís së vertetë, ligjët gojdhânse e q1 permblidhen në kanunin doketar të komit, kan nji randsí të madhe fort në vetvedi: e se prandej duhen pasë para sýsh prej gjith njatyne, q1 presin e zbatojn ligjët e Shtetit.
Te bashkuemt e shum njerzve nuk mund të quhet – shoqní, po s’paten të gjith nji qellim të perbashktë. – Qellimi i perbashktë paracakton natyren ase esencen e shoqnís civile të Shtetit.
Nieri ndollë në shoqní në nji mëndyrë të domosdoshme: prandej nieri âsht i detyruem me bashkveprue me tjerë shokë, per pranimin e qeltimit të perbashktë. – Veprimi i perbashktë konsolidon ekzistencen e Shtetit.
Per me veprue mbas nji qellimit, nierit i duhet me kqyrë neper arsye, q1 mjetet të jenë të perkueshme me pronim të qellimit: neper vullndesë me nzitë fuqít shpirtnore e fizike per pronim të ktij qellimi. Prandej, per me bashkveprue nieri me shokë tjerë, per nji qellim të perbashktë, lypet arsyeja e vullndesa. – Arsyeja e vullndesa zhvillojn perparimin moral e materjal të Shtetit.
Por arsyeja e vullndesa, q1 do të bâjn me veprue kolektivitetin në hullí me pronimin e qellimit, per arsye q1 gjithkush i shef e i kupton, nuk mund të jenë individuale, por kolektive, – të perbashkta. Ligja âsht arsyeja e perbashktë; Auktoriteti vullndesa e perbashktë. – Në të pershtatunt me ligjë e me auktoritet ngallitë lumnija e mjerimi i Shtetit: i gjytetasvet marrë kolektivisht e individualisht.
Tash, mâ se pari ligja, per me detyrue gjytetast, do të jét e drejtë ase e ndershme: pse ligja e padrejtë e jo e ndershme nuk mund të krijojë detyrë.
Së dyti, ligja do të jét e dobishme, e preme per të sjellë njimend të miren e posaçme: mbasì shî prej ksajë të mire ngallitë të kênunt e karakteri i ç’do shoqnije të konkretueme e i ç’do auktoriteti q1 e qeverisë.
Por në çë mndyrë mund do të reshet kjo e mirë dobije të perbashktë? Mjetet do të jenë të pershtatuna subjektit, q1 do të lvitet, do të veprojë: ligjët prá do të jenë të pershtatuna popullit, q1 do t’i qesë në punë e jo vetem në pikapame t’idés shoqní, por edhè të rrethânavet individualizuese të tija (Tapparelli). Prandej nji ligjë mund të jét e mirë per nji vend e e keqe per nji tjeter (Beutham). Nji ligjë e preme, po zâmë, per ingilz, aleman e tjerë popuj të shtruem e të gjytetnuem, sugurisht nuk bân – sado e drejtë e e ndershme të jèt – per rrebela të Ballkanit, fatalista të Azís, kanibal t’Afrikës etr. Por edhè kodi penal, per arsye q1 ndeshkimi do të jét i pershtatun me vehtjen q1 ndeshkohet, si thotë Tapparelli, ndryshon mbas kohve, vendit e komevet; pse shekuj e popuj të ndryshem duen të mira të ndryshme. – Lodra, fjala vjen, dikúr edhè naten permallote gjinden në Shypní; por sod merzitë gjithkendin edhè diten. Kohët ndrrojn, e na me to! Shifet kjartas, pra, se ligjët, per me kênë vertè të dobishme, posë se të drejta e të ndershme, do të jenë edhè të gjashme, due me thânë: të préme mbas psihes e mbas nevojve të njimendta të popullit, q1 do t’i majë; e se prandej fuqija ligjdhânse e nji Shteti, para se të presë nji ligjë të ré, duhet t’a njofë mirë shpirtin e popullit e t’i peshojë sa duhet nevojët e kohvet e të vendit, per të cillat ajo ligjë pritet. Per ndryshe ligja del dhûnë e jo hullí jete. Prandej nji filozof i madh thotë, se ligja, para se me kenë ligjë, âsht nji fakt – nji doke, zakon, "adet" e se ligja e drejtë âsht të shprehunt e nji faktit të vertetë – ligjë e kanuni populluer. Kta nuk do me thâne, se dokja, zakoni, "adeti" – kanuni të bâhet ligjë, pa kenë sankcjonue prej auktoritetit; por do me thânë, se nji auktoritet i drejtë do të presë ligjët, tue pasë gjithmonë para sýsh doket, zakonet – kanunin e vendit.
Por kû mâ mirë e mâ kjarët se nder ligjë doketare të nji kanuni ligjdhansët e Shtetit kan për të njoftë shpirtin, karakterin e nevojët e verteta të popullit? Fuqija ktyne ligjve, mâ fort se prej sankcjonit të ligjdhânsve, u vjen prej faktit se janë bâ doke e prej vedit kan hî shî në jetë të popullit; e prandej janë mâ të gjashme, pse edhe influencen e kan mâ të madhe mbí masat, q1 merr seicilli nder ato interesat e veta. Ligjët neper kohë e rrethâna ndrrojn: prandej edhe ligjët e kanunint do të ndrrojn; por, para se të ndrrohen, jurista të specjalizuem do të studiojn kohen, mndyren se si me i ndrrue, tue ruejtë gjithmonë frymzimin karakteristik të tyne edhè nder ligjë të reja, neper të cillat të zevendsohen. Kshtû kan punue të gjitha kombet e gjytetnueme, e dér dikû edhè Turkija vetë. – Prane Mehqemes Turkija mbate në Shqypní edhè Xhibalin, i cilli nder do çashtje gjykote mbas ligjvet gojdhânse të kanunit.
Prandaj me gjith arsye tham, se botimi i «Kanunit të Lekë Dukagjinit», perpilue prej A. Shtjefnit Konst. Gjeçov, O.F.M. – dritë pasët! – i sjell komit nji sherbim të dobishem, të pelqyeshem.
3. – Kanuni i Lekë Dukagjinit.
Fjala kanûn s’ká dyshim, se etimologisht rrjedhë prej fjalet greqishte «kanón», q1 don me thânë : mastár – njajo vegel drunit a e ndonji brumit tjeter, q1 vien me terhjekë viza të ndrejta. Metaforikisht shenjon shtillin e ligjvet gojdhânse e të pa kodifikueme, mbas të cillave hecte dikúr hullija e jetës e e veprimit të popullit shqyptár.
Por pse i thonë: i Lekë Dukagjinit? qe nji çashtje e cilla enè nuk âsht zhvillue krejt mirë e me sugurí të plotë. Nji palë thonë, se quhet i Lekë Dukagjinit, per arsye q1 ky Leka e paska mledhë e kodifikue i pari. Ktij mendimi duket se ká kêne edhè Dr. Milan Šufflay, i cilli ne librin e vet «Serbtë edhè Shqyptarët» (perkthye prej slavishtes) thotë në faqe 90 – «Gojdhâna, mbas së cillës këto zakone ligjare të quejtuna me êmnin «Kanuni i Lekës», âsht në lidhje me Lekën III. Dukagjinin» (1459-1479). E vertetë se Auktori i famshem, nuk thotë, se ky Lekë Dukagjini III. ká permbledhë e kodifikue Kanunin në fjalë; por prej do vendeve tjera të librit të tij të sypripermendun mund të thohet edhè, se pernjimend Kanuni ká mûjtë me kênë kodifikue prej Lekës III.
Prej vepret të citueme të Dr. Šufflay theksohen do fakte, q1 mund të kenë të perpjekun me kodifikim të ligjvet në Shqypní. Qe nji herë Auktori thotë, (f. 23 et seq.) se që prej së të tremdhetes qindvjete nder do gjytete të Shqypnís gjindeshin zyre noterjale, kû u shkruejshin e prej kahë u perhapshin lajmet gjygjtare të vendit. «Prej trajtës e prej mbrendsís së lajmevet noterjale shqiptare – dukljane, shkruen mandej (f. 25 et seq.) mund të xjerrim ndonji gjâ mbí faret e statutevet të gjytetevet...»
Në nji tjeter vend mandej shton (f. 27) «...qytetasit e Durrsit kishin qenë të shternguem t’i mshehshin statutet e veta. Në fillimin e periudhës së Venedikut (1398) u gjet vetem nder Franciskâjt e atjeshem neni i 35 i nji Statuti, i shkruem mbí papír». Paska pasë pra aso kohe statute të shkrueme në Shqypní.
Mâ teper (op. cit. f. 87 et seq.) Dr. Šufflay kallxon, se si rreth së të tremdhetës qindvjetë filluen me u trajtue në Shqypní si do republika të vogla të permbâme prej disá fshatesh a bajrakësh, «tue marrë me vedi dý elemente të reja: nji ushtarak e nji ligjuer» Kshtû (1414 «e mâ tutjè») bâhet jashtzaonisht i fortë fisi i Hotit, kryetari i të cillit quhej: Kapetan (Capitaneus montanae Hottorum), e rreth vjetit 1415 trajtohet lidhja e barjakvet të Mirditës, e cilla aso kohe mund të dyndte nji ushtrí 12,000 luftarësh. – Se do të ketë pasë dikúr kso republikash të vogla në Shqypní, na difton – mbas mendimit t’êm – fakti, q1 ktû ka vise, q1 quhen me dy êmna pllojcë. Per shembull: Shalë e Shosh, Pukë e Iballe, Shllak e Temal, Mat e Çidhen etr. Tash, tue kênë se Auktori thotë, se edhe Drishti n’interland të verit të Shqypnís – ká pasë Statutin e vet të kodifikuem (op. c. f. 25) nuk âsht krejt fjalë e pa vend, me thâne, se edhè kto republika kan mûjtë me pasë të kodifikueme ligjët e veta – mos seecilla m’vedi, nji kanûn të perbashktë të gjitha.
Masandej Auktori shkruen, (f. 91 e 180 op. c.) se disá nder kryetarë fisesh në Shqypní u naltsuen në dinast të pamvarun. T’a merr mendja prá, se kta dukë e princa, q1 drejt per së drejti e n’êmen të vet lidhshin besë e merrshin e epshin me Shtete të mdhá t’Europës, s’do të kenë lânë mbas dore kodifikimin e ligjvet per vise të veta: mbasì aso kohe u gjindshin kso ligjësh e kso statutesh të kodifikueme. Prandej âsht të gjith gjasa se «Kanuni i Lekë Dukagjinit» dikúr ká kênë i kodifikuem. Ket punë e dishmojn edhè analogít e shumta, q1 ligjët e Kanunit te sodshem kan me ligjë të Romës, të Byzantit, të Serbvet. – Merret vesht prej vedit, se, mbas të hîmit të Turqvet në Shqypní, «Kanuni i Lekës» ká hupë si formë kodi, e âsht perdhosë si landë drejtsije.
E po nder cillat vise të Shqypnís qitej në punë, a – si thonë sot – zbatohej «Kanuni i Lekë Dukagjinit»? Qe nji tjeter pvetje, së cilles nuk mund t’i pergjegjet me sugurí; pse mjerisht per shum do arsye mungojn shenime pozitive mbí ket çashtje. Por, per me folë pergjithsisht, mund të thohet se ká pasë vlerë legale nder Lekë (Malsorë të Mbíshkoders) e në Dukagjin. – Dukagjini nder kohë të kalueme perfshîte Shalë e Shosh, Pukë e Iballe, Mirditë, Kthellë e Selitë e Zhuben (Malsín) e Lezhës. – Per ket punë thonë nji palë, se Kanuni quhet i Lekë Dukagjinit, jo pse ká kênë kodifikue prej Lekë Dukagjinit, por pse ká kên zbatue nder «Lekë» e «Dukagjin»; pra: «Kanuni Lekë-Dukagjin», e jo i «Lekë Dukagjinit». Kto çashtje tash i zhvillon me kohë historija.
 

soni2

Primus registratum
Re: Kanunet Shqiptare!!

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb] Kanuni i Lekes.
Kanuni i Skenderbeut.(kanuni i Arberit)
Kanuni i Laberise. [/qb]
une dhe familja jeme rrespektojme kanunin e leks se jena edhe fis(merturi) i pare ne 7 bajrakte malsise t'puks !!!

pamvarsisht nga ashpersija e tij per mu ngelet kanuni me te drejten ma te madhe per pleqni dhe me specificitet ma te hollsishme me zona !!!!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Kanunet Shqiptare!!

to57,une e shoh si me te mundshem zbatimin e kanunit te Skenderbeut,per vete kohen qe po jetojme.
Kanuni i Lekes le shum vend per abuzime,dhe eshte tashme anakronik per vete rrjedhojat e jetes.
Po e shohim perdite qe kanuni i Lekes nuk zbatohet,perkundrazi perdhunohet pikerisht nga ata qe me se shumti duhej ta zbatonin(per ne pra).
 

Gysi

Primus registratum
Re: Kanunet Shqiptare!!

Kanun e Kuvend
Kanuni është një monument kulturor historik i së drejtës tradicionale të shqiptarëve. Shqiptarët kanë trashëguar deri në shekullin e 20-të dy kanune: "kanunin e lekëve" - Kanunin e Lekë Dukagjinit, që kishte pushtet në viset mbi lumin Drin; "kanunin e gegëve" - Kanunin e Skënderbeut, që kishte pushtet në gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë veriore. Në viset jugore të Shqipërisë e drejta zakonore tradicionale ka mbërritur fragmentare. Modeli më i plotë i organizimit tradicional të jetës së shqiptarëve është Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Kanuni nuk kishte vlerë pa kuvendin, pa pleqtë e stërpleqtë, pa dheun që mblidhej për të ndarë të drejtën. "Canon et convente", kanun e kuvend (marrëveshje), ky është thelbi i së drejtës zakonore shqiptare. Vetë fjala "kanun" është huazuar nga greqishtja "canon", që do të thotë rregull, kufizim. Po ashtu edhe fjala "kuvend", që do të thotë "parlament", është huazuar nga një rrënjë neolatine "convente", marrëveshje.
Tradita vendëse e zgjidhjes së problemeve të së drejtës është dëshmi lashtësie e qytetërimi. Vetëm një popull i ngulitur prej kohësh mund të arrinte të përpunonte në atë shkallë me të vërtetë të lartë elementët e vetëdisiplinës dhe të autopërgjegjësisë. Një popull që arrin të krijojë një kod të normuar bashkëjetese duhet të ketë zotëruar më parë një kulturë të ngulitur etnike. Një mënyrë bashkëjetese e pranuar pa kushte nga të gjithë do shekuj të tërë të rregullohet me norma të njësuara. Kanuni shpreh ekzistencën e një jete urbane qytetare dhe të një ndërgjegjeje bashkësie të hershme.
Kanuni i malësisë, që lidhet me emrin e Lekë Dukagjinit, por në shumë elementë mund të jetë edhe më i vjetër se kjo figurë e njohur e historisë, është një univers juridik i lashtë, nënshtresa të të cilit, për nga burimi, shkojnë deri në antikitet. Formulat e betimit nuk zënë në gojë hyjnitë me emër. Betimi "për qiell e dhe", "për kët’ gur", "për kët’ peshë", "për kët’ bukë", shpreh një besim mitologjik. Vetëm një gjë me të vërtetë shumë e vyer mund të kapërcente shekuj të tërë për të ardhur gjer në ditët tona. Këto betime janë të njëjta me ato të grekëve të vjetër: Për Uranin (për qiellin), për Demetrën (për tokën) etj. Dhjata e re ia ndalon kategorikisht birit të njeriut të betohet për to. Kurse betimi për bukën të kujton kultin hebraik për "manna-n", ushqimin e shenjtë hyjnor.
Ishte ky kanun jo vetëm e drejta e rregullimit të bashkëjetesës (convente), por edhe e drejtë familjeje, e drejtë civile, e drejtë pune e procedure, një ansambël i vërtetë drejtësie, ku përcaktoheshin në mënyrën më të sintetizuar raportet e njeriut me familjen, me fisin, me miqësinë, me flamurin e me atdheun.
Dihet se normat morale, rregullat e ndërtimit të jetesës së përbashkët, në popuj të ndryshëm, sipas përkatësisë së tyre fetare, janë identifikuar shpesh me përcaktimet e librave të shenjtë. Tek shqiptarët nuk vihet re një gjë e tillë. Kategori të tilla themelore të etikës popullore, si nderi, dinjiteti, respekti, mirësjellja, mikpritja etj. ndër shqiptarët janë përcaktuar nga "nomet e të parëve".

1. Barazia dhe Pabarazia në Kanun
Me gjithë ashpërsinë e tij, Kanuni ka mundur t’i mbajë shqiptarët në kushte të një barazie të rreptë ndaj rregullit, "qoftë edhe i Gjomark", që do të thotë, qoftë dhe i shtëpisë që kishte për detyrë mbikëqyrjen e kanunit. Sipas kanunit, "jeta e të mirit asht nji me jetën e të keqit", dhe "gjaku shkon për gisht", që do të thotë të njëjtën gjë.
Shkrimtari I. Kadare ka folur për hapësirën juridike tradicionale të popullit tonë, të ruajtur në Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke vënë në dukje një gjymtim të saj, përjashtimin e gruas nga çdo lloj veprimtarie që kishte të bënte me përcaktimin, ndarjen, dhënien apo fitimin e së drejtës, duke përfshirë edhe kuvendin në odën e miqve. Kanuni, del nga barazia edhe në një përcaktim tjetër: të pozitës së privilegjuar të klerit në kuvend. Kanuni sanksionon që "prifti nuk bjen më gjak e nuk çohet në be" (nyje 4, § 10). Edhe "me ndollë ** meshtari të çohet në be, a për me dlirë vendin a për porotnik (dëshmitar), ky vetëm do të njihet e do të zehet për 24 vetë" (po aty). Po kështu, sanksionohen edhe favoret e kishës si institucion. Ajo "nuk giobitet e s’ka peng më kend" (nyje 1, § 2), pra, qendron mbi kanun. Kanuni i Lekë Dukagjinit, sikurse të gjithë kanunet, është produkt dhe pasqyrë e së drejtës feudale. Dy përjashtimet prej barazisë: përjashtimi i kishës prej detyrimit ndaj bashkësisë (krahinës, flamurit) dhe pozita jashkëkanunore e gruas, janë gjurmë të kohërave mesjetare. Të tjerët, "me qenë edhe i kullës së bajrakut", i nënshtrohen njësoj të njëjtit rregull. ("Edhe pse pari a krye, pengun do t’a lëshojë n’dorë të pleqve e t’vogjlis, po bani kush vaj me të"- nyje 141 § 1014). Paragrafë të tillë, si "çmimi i jetës së nierit asht nji" (nyje 124, 1 887); "secili mbahet rrumbull katërqind derhem në kandar (në okë) të vet" (§ 889); përmbajnë një barazi të ashpër të njerëzve.
Mund të pohohet pa druajtje se barazia e rreptë që ka sanksionuar e marrë në mbrojtje kanuni është një vlerë e kryehershme e tij, natyrisht paramesjetare.
Në anën tjetër, edhe privilegjet e pabarazitë e kanunit janë relative. Sepse në traditën shqiptare kanuni nuk mund të ndahej nga kuvendi. Çfarë e ndalonte njëri mund ta lejonte tjetri. Çfarë e lejonte njëri, mund ta pezullonte tjetri. Ndonëse kanuni e nënçmonte e nuk e lejonte gruan të rrinte në odën e burrave, shpesh kuvendi e ka pranuar atë, duke i vlerësuar mençurinë dhe zotësinë për të ndarë të drejtën.

2. Mikpritja në Kanun
Kanuni ka sanksionuar kultin e mikut dhe të mikpritjes tek shqiptarët. Kulti i mikut shenjohet në përkufizimin e shtëpisë, si "e zotit dhe e mikut" ("Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut"). Në kanun zoti dhe miku para shtëpisë barazohen. Nuk mund të ketë hyjnizim më të madh se ky për mikun. Kulti i mikut, i shprehur edhe në formulime të tilla, si: "shtëpia e shqiptarit - e mikut dhe e shtegtarit", "dera e shpisë i hapet kujdo ** ia msyen, me kenë edhe përdersi" (lypsi), përmban një mendësi të lashtë, parakristiane, judaike, biblike, që vjen prej kohërash profetët mund të shfaqeshin në dyer besimtarësh me rrobën e një shtegtari të mjerë. Në mendësinë e shqiptarit, miku që troket në portë duhet pritur me të gjitha nderet që i takojnë, sepse "nuk dihet a asht lypsi a shenjti".
Në traditën shqiptare miku nuk kërkon leje për të hyrë në një shtëpi, por "ia mësyn", që do të thotë se i zoti i shtëpisë është i detyruar t'ia hapë portën me dëshirë të vet, sepse, për ndryshe, miku ka të drejtën e vet "me hy".
Privilegji më i madh i mikut në kanun është ndorja. Kjo do të thotë se miku nuk bjen në gjak dhe është i mbrojtur prej hasmit sa kohë që "asht me bukë të të zotit të shtëpisë". Nëse miku binte në pusinë e hasmit, mjafton të thërriste: "jam me bukë të filanit" apo "jam ndorja e filanit" - domethënë e të zotit të shtëpisë që e kishte pritur, dhe kjo i jepte siguri, i shpëtonte jetën, i hapte rrugën.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Kanunet Shqiptare!!

3. Nderi në Kanun
Nga kohëra shumë të hershme vjen përmes kanunit kulti i nderit. Nderi tek shqiptarët ndryshon nga kodet e kalorësisë europiane të pragut të Rilindjes. Bëhet fjalë për një nder të ashpër, por dinjitoz e madhështor në ashpërsinë e tij. Nderi në kanun nuk është një kategori morale në kuptimin e ngushtë. Për kuptimet e ngushta kanuni kishte ndalime të tjera. Një familje shqiptare, para se të vendoste pranimin e një krushqie të re, duhej të hetonte nëse largësia midis brezave të gjakut e të tamblit (në linjë mashkullore dhe femërore), ishte më shumë se shtatë breza. Kishte rajone që duhej të kalonin 12 breza.
Për vendin që i ka dhënë popullsia malësore nderit, që shkrinte dy kulte, atë të bujarisë (të mikut) dhe të urtësisë (të pleqve), mjafton t’u referohemi dy paragrafëve të njëpasnjëshëm të kodit:
"Ndera e marrun ka gjakun" (nyje, § 598);
"Ndera i merret burrit me i than kush se rren faqe burrave në kuvend".
Vetë kuvendi i burrave ka etikën e vet të mbipushtetshme, që përbën kodin e spektaklit, të një spektakli që shfaqet gjithnjë vetëm një herë dhe nuk përsëritet më, të një spektakli që nuk njeh provë gjenerale. Eshtë kjo etikë që ka krijuar atë dendësi të mendimit përherë të pranishëm në bisedën malësore, atë mirësjellje fisnike, atë dialog aq të kulturuar, që vë në peshë urtësitë dhe mban në eficiencë të plotë mekanizmin e kërkimit të së vërtetës.
"Shqiptari rron për dy gisht nder", "Dy gisht nder e faqen e bardhë", janë dy përcaktime themelore për nderin në kanun.
Nderi në të drejtën zakonore shqiptare është e kundërta e turpit. Po të krahasohen "zonat" e nderit dhe të turpit në kanun, del se hapësira e nderit ka qenë shumë e ngushtë dhe brenda kësaj hapësire njeriu shqiptar duhej të krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse kanuni përmban një varg të gjatë ndalimesh e tabush, që e mbronin njeriun prej "zonës së turpit".
Nderi bën shtëpinë, thuhet në kanun, por shtëpia nuk bëhet me një brez. Për të ngritur një shtëpi duhet një faqe, domethënë tre breza nder radhazi.
Pushteti i nderit mbi shqiptarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe të shtetit.

4. Besa në Kanun
Me kultin e nderit është i lidhur kulti i fjalës së dhënë, ose, siç njihet ndër shqiptarët, "kulti i besës". Kjo është një fjalë që nuk ekziston në shumicën e gjuhëve të botës. Në gjuhët ballkanike ekziston si fjalë e huazuar nga gjuha shqipe. Shpesh, në përkthime prej shqipes, fjala "besë", duke mos pasur barazi kuptimore me një fjalë a frazeologjizëm të gjuhës tjetër, jepet në formë shënimesh shpjeguese, si një dukuri e botës shqiptare, si albanizëm.
Besa, ose kulti i fjalës së dhënë, lidhet në burim me mitin biblik të fjalës: "Në fillim qe fjala!". Më parë se të ishte shkrimi, kontrata, marrëveshja, noteria, gjyqi, shteti, popujt, njeriu, bota vetë, ishte fjala. Ky kult madhështor, i cili, në popujt euro-perëndimorë, pak nga pak mori karakterin e një idiome fetare kishtare, tek shqiptarët ruajti gjurmën e burimit.
Lidhja në fjalë (për fjale) përbënte për kanunin autoritetin më të lartë. Të gjitha marrëdhëniet: në gjini, në fis, në famulli, në bajrak dhe në nivelin e bashkësisë etnike, madje edhe marëdhënie ndëretnike, mbaheshin në fjalë.
Besa është testamenti moral i shqiptarëve qysh prej periudhave mitologjike. Dy baladat më të rëndësishme të folklorit shqiptar, me motivin e murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi për ngritjen e një ure dhe ngritja e vëllait nga varri për të kthyer motrën në familje) lidhen me mbajtjen e fjalës së dhënë.
Në kanun thuhet se "e folmja asht e falme": çfarë premtohet, duhet të kryhet.
Besa shqiptare, e njohur tek bullgarët dhe rumunët pikërisht me emrin "besa", kurse tek sllavët e jugut si "arbanaska vjera" (fj. për fj. "ajo që besojnë shqiptarët") është virtyt themelor i tyre, trashëguar prej të parëve.

5. Kanuni ose "Jus Albanicae"
Shqipëria qe e pushtuar për pesë shekuj nga perandoria otomane, por Kanunin ajo nuk arriti ta nënshtrojë. Në shekullin e 19-të në Shkodër funksiononte një zyrë e veçantë, që njihej me emrin "Xhibali", dhe që kishte për detyrë të hetonte se ku nuk përputheshin ligjet e perandorisë dhe të sheriatit me kanunin, për t’u tërhequr para konfliktit. E drejta zakonore shqiptare mund të jetë e vetmja ndër ato të popujve ballkanikë që mbeti si e drejtë paralele. I. Kadare, në një ese të tij, figurativisht këtë e ka quajtur "jus albanicae".
Sot kanuni është një "opus finita" një herë e përgjithnjë, është "një botë e mbyllur". E. Çabej, qysh në vitin 1935, në veprën "Elemente të literaturës dhe të gjuhës shqipe", e përfshiu Kanunin në antologjinë e vlerave letrare të përzgjedhura për nevojat e shkollës. Në këtë parashtresë Kanuni gjithashtu do të shihet si një botë juridikisht e mbyllur dhe artistikisht e pasur. Kanuni u përcoll nga brezi në brez me të njëjtin mekanizëm si gjuha apo folklori, si një traditë orale, në qarkullim të shumëfishtë gojor.
Kanuni nuk u botua dot deri në dekadat e para të shekullit që jetojmë. Kjo ka shpjegimin e vet. Në radhë të parë, nuk duhet harruar që e drejta zakonore e malësisë pothuajse gjithnjë ka qenë një e drejtë ilegale, që nuk njihej nga pushtetet zyrtarë, sado kalimtare që kanë qenë. Përveç kësaj, kanuni mësohej përmendësh si një trashëgim kulturor i madh, njësoj siç mësoheshin rapsoditë, legjendat, rrëfenjat. Ai ishte edukata juridike dhe ndërgjegjja juridike e malësorëve, zgjedhja e përbashkët e mënyrës së jetesës. Mbi bazën e tij ndërtohej e ndryshohej morali. Prandaj pasqyrimi i vlerave shprehëse të bisedës në odën e miqve, i frymës së përcaktuar të procedurës dhe rregullave të saj të brendshme, duke dëshmuar qytetërimin e popullit tonë, mbron historinë e sulmuar të tij, pra, mbron të drejtën e ekzistencës dhe të zhvillimit të lirë të tij.
Një popull që e ka rregulluar me norma të njësuar bashkëjetesën që së lashti, një "popull me aftësi të shquara ligjvënëse", siç do të shprehej Kadareja; tregon se ai di të vetëqeveriset, pa pasur nevojë të marrë mësime dhe shansi i tij nuk gjykohet nga momenti i krizës. Shansi i tij mund të jetë përpara.
Vepër e përbashkët e një populli të tërë, e përvojës historike shumëshekullore të tij, kanuni është lidhur ngushtë me emrin e një duke të përmendur të arbërve të shekullit të 15-të, me emrin e Lekë Dukagjinit. Kronikat e kanë treguar atë si një nga figurat e shquara të qendresës antiosmane, prijës e komandant të malësorëve, bashkëluftëtar të Skënderbeut. Por edhe pa këto cilësi, pa trimërinë dhe titujt e fisnikërisë që i atriubon historia, pa pjesëmarrjen në luftërat për mbrojtjen e trojeve arbërore dhe vetëdijen e të qenit arbër, Lekë Dukagjini do të mbetej njësoj i lavdishëm nëpër kohëra vetëm me atë nder që i bëri populli duke preferuar në vend të anonimatit emrin e tij si autor për kanunin e malësisë.
S’ka dyshim që as Lekë Dukagjini dhe as ndonjë individ tjetër nuk mund të kishte një aftësi të tillë prej ligjvënësi, sa të hartonte një - asnjë fjalë tjetër nuk do të ishte kuptimisht e mjaftueshme - një univers të tërë juridik, lakonik e të kompletuar, siç është kanuni i malësisë. Shumë-shumë, ai mund të ishte një Gjeçov i pesë shekuj të shkuar, por një Gjeçov që e sistemoi me gojë e jo me shkrim të drejtën arbërore. Ajo u përcoll nga një shekull në tjetrin si një testament juridik. Në mesjetë, në epokën e qendresës së madhe ndaj perandorisë otomane, ndoshta u bë normimi i parë i saj, duke e ngritur atë mbi kanunet me përdorim të ngushtë krahinor. Integrimi politik i arbërve përballë rrezikut të përbashkët sigurisht e lehtësoi këtë proces.
Një karakterizim lakonik i ka bërë kanunit gjuhëtari i shquar E. Çabej, në një nga punimet e tij më të hershme, pikërisht në tekstin "Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe", botuar më 1935. Në këtë libër ai thekson shprehimisht:
"I ndjeri baron Nopsca ka lënë edhe ky një vepër dorëshkrim mbi kanunin. Pas këtij dijetari burimi i kanunit duhet kërkuar në ligjet gjermane të Langbardëve, të cilat hyjtën në Shqipëri me anën e Venetikut. Mirëpo ne jemi të mendimit se nga ekzistenca e gjurmëve të forta të kanunit në Labëri na del një vatër e re e këtij ligji në Shqipërinë Jugore. Me këtë del i besuarshëm një burim mjaft i vjetër dhe shqiptar i këtij kanuni. Përveç kësaj ky kanun duhet krahasuar, besojmë, jo vetëm me ligjet gjermane të Italisë, por edhe me ligjet e popujve të Ballkanit".
Për herë të parë kanuni u mblodh, u sistemua dhe u botua në shqip prej at Shtjefën Gjeçovit në vitin 1933. Gjeçovi ishte një prelat i shquar i kishës romane, prift i urdhërit franceskan, që jetoi midis malësive të veriut dhe ishte në kontakt me veprimin e së drejtës së kanunit mbi marrëdhëniet në shoqëri. Kanuni kishte pushtet jo vetëm mbi autoritetet laike, por edhe mbi kishën, sido që të pjesshëm. Gjeçovi kishte kulturë të shëndoshë filologjike, teologjike, arkeologjike dhe juridike. Ai përktheu vepra të letërsisë botërore në shqip dhe shkroi letërsi origjinale vetë. Ishte një prej koleksionistëve të parë të gjetjeve arkeologjike shqiptare. Fati i koleksionit të tij nuk dihet. Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, pastaj serbisht, frëngjisht, rusisht, anglisht dhe në ndonjë gjuhë tjetër.

Dr. Shaban Sinani
 

soni2

Primus registratum
Re: Kanunet Shqiptare!!

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb] to57,une e shoh si me te mundshem zbatimin e kanunit te Skenderbeut,per vete kohen qe po jetojme.
Kanuni i Lekes le shum vend per abuzime,dhe eshte tashme anakronik per vete rrjedhojat e jetes.
Po e shohim perdite qe kanuni i Lekes nuk zbatohet,perkundrazi perdhunohet pikerisht nga ata qe me se shumti duhej ta zbatonin(per ne pra). [/qb]
nqs se e ke si liber a mund te ma dergosh(per zonen teme) ose me mail nqs eshte i mundur
perndryshe do te kontaktoj ne pm se vi e marr vete vi shpesh ne belgjike!!!

kanunin e leks kam msu pranej munohem me e zbatu por ke te drejte se asht e pamujtme skam gja baj gjaku na ka ba me e njofte e mka imponu se s'mun marr gjak per i nip se jam daja !!!
plqni-se duhet me ju majte per kurr e thrret !!!
 

saimir08

Primus registratum
Re: Kanunet Shqiptare!!

Codi i Leke Dukagjinit eshte i ndare ne dymbedhjete libra, secili liber eshte i ndare ne kapituj. Codi i mbledhur dhe i perpunuar nga Gjecovi permban dispozita e modelle normative qe i perkasin disa periudhave historike.
Disa norma qe permbahen ne codik kane nje sugjerim te pergjithshem kundrejt modelleve codex romano, bizantino e manu.
Ne kendveshtrimin e historise Kodi i Leke Dukagjinit ka nje rendesi te madhe ne shekuj,se ka arritur te mbijetoje ne te gjitha periudhat e kur shqiptaret gjendeshin te pushtuar.
Nga pikpamja juridike kodiku nuk eshte i plote pasi mungojne shume pjese, dhe vete kodiku eksistues i kodifikuar nga Gjecovi duhet te risistemohet, disa libra dhe kapituj nuk jane te vendosur perkatesisht subjektit ne qeshtje, dhe te behet nje veper e plote e gjurisprudences shqiptare.
Kodiku i Lekes permban disa insitute juridike qe i perkasin gjurisprudenzes positive moderne sic "gjaku nuk jet per faj" neni 912 thote: po erdhi kush me te vjedhe, edhe e shef tuj t'a zberthye deren e vrave i ke gjakun.
Duket qarte se si kununi rregullon vetembrojtejen e subjektit duke i dhene veprimeve e aksioneve si pasive dhe aktive karakterin proprozional.
Ne ratin tone varej nga i demtuari te parqiste kerkese per shperblim apo ta falte. Gjithsesi kjo eshte pjese procedures penale qe kanuni parashikon.
Sigurisht dispozita "i ke gjakun" nuk mund te quhet nocion giuridik positiv modern, pasi vete fjala ne vetevete permban simbolin e hakmarrjes e se nje shkalle primitive, edhe ketu per mendimin tim Gjecovi ne vend te "GJAKUT" duhet te kishte vendosur fjalen "DENIM", per vete arsyen se ne shumicen e ktyre rasteve ishte kshilli i pleqve qe gjykonte veprimin.
 

ZeroCool

Primus registratum
Re: Kanunet Shqiptare!!

Nuk e di tamam kanunin po nga dicka qe kam lexuar nga Ismail Kadare di qe nuk eshte vetem per gjakmarrjen po gjakmarrja eshte pjesa me e dukshme e tij per efketet qe sjell ne shoqeri. Pjesa me e madhe e kanunit ka te beje me normat e sjelljes ne shoqeri dhe jane zakone shume te mira se te edukojne qe te jesh i ndershem kundrejt te tjereve.
 
Top