Kanabis, 40 vitet e barit që të ngre lart

Kanabis, 40 vitet e barit që të ngre lart

“Qëkur 40 vjet më parë u deklaruan rastet e para të përdorimit të kanabisit nga studentët e universiteteve amerikane, përdorimi i tij jo për arsye mjekësore, është përhapur shumë në të gjithë botën,fillimisht në vendet me të ardhura të mira financiare.</p>


Janë mbushur 40 vjet që nga i ashtuquajturi “revolucioni i kanabisit” i viteve 60 që inkurajoi një brez të tërë europianësh dhe amerikanoveriorësh të shpalosnin parullën e tyre të famshme: “bëni dashuri, jo luftë”. Të rinjtë e asaj periudhe shpresonin se trashëgimia e tyre do të ishte paqja në botë. Në vend të saj ajo çka ata lanë pas ishte një botë e çakërdisur nga tymi i kanabisit. Në dhjetëvjeçarët pasues, droga efektet “trullosëse” të së cilës njihen që prej 4 mijë vitesh, është përdorur me shumicë nga adoleshentët, të rinjtë dhe të pjekurit e mbarë botës. Sot 1 në 25 të rritur të moshës së punës, ose rreth 166 milionë njerëz në botë, kanë përdorur kanabis për të provuar ndjesinë e “të ndjerit lart” si përshkruhet në zhargon gjendja që të përcjell përdorimi i kësaj bime. Sot popullariteti i jashtëzakonshëm i kësaj droge është shndërruar në një rrezik të madh dhe kërcënues për shëndetin. Sipas mjekëve specialistë, përdorimi i kanabisit shkakton reagime nga më të ndryshmet si bronshit, ngadalësi të funksionimit të sistemit nervor, vështirësi në memorie dhe mbi të gjitha dyfishon rrezikun e skizofrenisë. Pavarësisht gjithë këtyre problemeve, kjo bimë vazhdon që të mbetet shumë popullore. “Qëkur 40 vjet më parë u deklaruan rastet e para të përdorimit të kanabisit nga studentët e universiteteve amerikane, përdorimi i tij jo për arsye mjekësore, është përhapur shumë në të gjithë botën, fillimisht në vendet me të ardhura të mira financiare e më pas edhe në vendet në zhvillim dhe ato të varfra”, thuhet në një studim të fundit në lidhje me shtrirjen e përdorimit të kësaj bime narkotike. Duke iu referuar shifrave të OKB-së në lidhje me drogën dhe krimin në vitin 2006, del se kanabis ka përdorim më të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Zelandë të Re. Në këto vende kanabis konsumohet rregullisht nga 8% e popullsisë. Këto vende
pasohen nga vendet europiane. Por duke qenë se Azia dhe Afrika kanë popullsi më të madhe, në këto kontinente ndodhet edhe numri më i madh i njerëzve që e përdorin rregullisht. Respektivisht në Azi dhe në Afrikë përdoruesit e kanabisit përbëjnë 31 dhe 25%.
Përdorimi i kësaj bime te të rinjtë është një fenomen që mori përmasa shumë të mëdha në vitet 60 dhe në vitet 70, duke arritur kulmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1979. Më pas pati një rënie të ndjeshme dhe të gjatë të numrit të përdoruesve të rinj që zgjati deri në vitin 1990, vit që shënon edhe rigjallërimin e të rinjve dhe shtimin e përdorimit të kësaj bime në radhët e tyre. Në Britaninë e Madhe, në Australi dhe në Zelandën e Re përdorimi i kanabisit ka shënuar një farë rënieje vitet e fundit, ndërkaq rritje shënon Amerika Latine dhe disa vende afrikane. Përdoruesit tipikë të kanabisit e nisin aventurën e tyre me “barin magjik” në fillim të adoleshencës dhe arrijnë kulmin ndërsa shkojnë drejt të 20-tave. Më pas ky zakon nis të bjerë dhe të braktiset në shumicën e rasteve. Kjo pasi të rinjtë inkuadrohen në botën e punës dhe nuk mund ti lejojnë vetes situatat e pakontrolluara prej të cilave mund të humbitnin punën dhe reputacionin në shoqëri. Por duke qenë se janë mësuar për një kohë të gjatë të varur ndaj situatave halucinante, ata që lënë kanabisin, zakonisht nisin të frekuentojnë po kaq rregullisht alkoolin. Rënien e përdorimit të kanabisit e nxisin edhe martesa dhe ardhja në jetë e fëmijëve. Në këto periudha njerëzit bëhen shumë më të përgjegjshëm për veten dhe për ata që i rrethojnë. Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë 1 ndër 10 përdorues të kanabisit shndërrohet në përdorues të rregullt të tij. 20-30% janë përdorues të përkohshëm, ose e përdorin vetëm një herë në javë, zakonisht në fundjavë kur janë edhe pa punë dhe pa angazhime të tjera zyrtare. Përdoruesit e rregullt pas njëfarë kohe ngopen me kanabis dhe u drejtohen drogave të tjera më të forta si kokaina dhe heroina. Kanabisi nëse nuk ndërpritet në kohën dhe në moshën e duhur mund të konsiderohet si paradhoma e drogave të rënda, të cilat më pas të kthejnë në vartës të tyre dhe të shkatërrojnë plotësisht jetën, reputacionin, shëndetin dhe financat. Megjithatë, sipas disa mjekëve, efektet e kanabisit janë shumë më të lehta dhe të përballueshme se efektet e alkoolit, duhanit apo drogave të tjera të paligjshme. Një tjetër zonë në të cilën përdorimi i kanabisit u përhap shumë gjatë viteve të fundit ka qenë edhe Europa Lindore me tregun e saj të pamasë të të rinjve depresivë, që nisën ta pinë barin si të ishte cigare e zakonshme. Megjithatë, sipas statistikave me hyrjen në Bashkimin Europian të një sërë vendeve të Europës Lindore dhe Qendrore, përdorimi i këtij bari, të paktën te personat mbi 20 vjeç ka rënë ndjeshëm.(Shqip)</p>
HZGW1sL8lQQ

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/lifestyle-showbiz-kuriozitete/kanabis-40-vitet-e-barit-qe-te-ngre-lart.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/lifestyl...kanabis-40-vitet-e-barit-qe-te-ngre-lart.html
 
Top