Kampionet : Vllaznia & Juventus

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Agron Çela presidenti i ri i Vllaznisë

Me një mbledhje të zgjeruar të grupit të biznesmenëve shkodranë, duket se i është dhënë fund krizës financiare të Vllaznisë. Në praninë edhe të kryetarit të bashkisë së Shkodrës, Ormir Rusi, prefektit Leqejza, sekretarit të klubit Vllaznia, Agim Medja janë zgjedhur organet drejtuese të klubit. Pas diskutimesh të gjata është vendosur me mirëkuptim që president i klubit të futbollit Vllaznia të jetë Agron Cela, pronar i argjendarisë “Xhenis”, ndërsa zëvendës presidentë Xhevdet Amuli dhe Valter Fusha. Kanë qenë disa takime radhazi të biznesmenëve shkodranë,të cilët kanë mbërritur në finalizimin e një dite më parë. Duke arritur një mirëkuptim maksimal, ata synojnë që të mbajnë në këmbë sërish Vllazninë, madje në nivelet më të mira të përfaqsimit të saj. Grupi i aksionerëve shkodranë, krahas përfaquesve të lartë të pushtetit local ka pasur gjithnjë pjesmarrës në bisedime edhe një përfaqsi të futbollistëve shkodranë së bashku me teknikun Zhega.
Në deklaratat e tyre pjestarët e grupit të biznesmenëve shkodranë theksojnë se me vendimet që ata kanë marrë ,janë përpjekur që të mos bien pre e spekullimeve të shtypit të ditëve të fundit,duke dashur që Vllaznia të mos jetë pjesë e fushatës elektorale,duke mënjanuar kështu edhe prefektin Leqejza nga posti i presidentit. Sipas marrëveshjes drejtimi i kësaj presidence do të jetë në fuqi deri në 1 janar 2004,më pas do të jetë e nevojshme organizimi i zgjedhjeve të reja .
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Mbyllen bisedimet për kontrata, firmat të hënën
Qetësohen kuqeblutë, vijnë lekët


Kanë marrë zgjidhje problemet financiare për skuadrën e Vllaznisë. Kështu duket, të paktën, nga konsensusi që është arritur dje mes futbollistëve të këtij ekipi dhe biznesmenëve, të cilët kanë ofruar garancitë e tyre financiare për të mbajtur gjallë skuadrën. Ashtu siç ishte paralajmëruar, drejtuesit e rinj të Vllaznisë, me në krye presidentin e sapozgjedhur, Agron Çela, dje, në orën 12.00, në ambientet e hotel "Koloseut", janë ulur në bisedime me pjesëtarët e skuadrës shkodrane për problemin e kontratave të reja. Janë zhvilluar takime të veçanta me secilin prej tyre, nga të cilët i pari ka qenë kapiteni i këtij ekipi, Vioresin Sinani. Bisedimet me të për problemin e kontratës së re kanë vazhduar për gati dy orë, pasi fillimisht të dyja palët nuk kanë arritur kompromisin e duhur. Megjithatë, pas daljes së Sinanit, presidenti Çela është dukur entuziast, teksa ka thënë se çdo gjë duket në rregull. Pas tij kanë hyrë në takim me grupin e biznesmenëve, të përbërë nga Agron Çela, Seit Fishta, Gjergj Leqejza dhe Paulin Radovani, edhe lojtarët e tjerë të Vllaznisë. Siç bëhet e ditur, të gjithë lojtarët kanë rënë dakord me kontratat e ofruara nga biznesmenët, duke qenë të gatshëm për të vazhduar qëndrimin e tyre te Vllaznia. Nga sa mësohet, kontrata e ofruar përshin një rrogë të mirë mujore, si dhe pagesa me dy këste e shumës që do të përfitojë çdo futbollist. Pas 4 orë bisedimesh, të gjithë të pranishmit janë larguar nga hotel "Koloseu", ndërkohë që futbollistët kanë shkuar për t'u bërë gati për nisjen drejt Tiranës. Skuadra ka udhëtuar thuajse e plotë për në Tiranë, ku sot do të vihet përballë Partizanit, në ndeshjen e hapjes së kampionatit. Sipas sekretarit të klubit, Agim Medja: "Të gjithë futbollistët që janë stërvitur ditët e fundit, nën drejtimin e trajnerit Zhega, janë federuar dhe nuk do të ketë asnjë problem për të luajtur ndaj të kuqve".
Bisedimet e mbyllura dje pritet të finalizohen në orën 8.00 të mëngjesit të së hënës, kur do të bëhet edhe zyrtarizimi i kontratave të futbollistëve, me stafin e ri drejtues të kuqebluve. E rëndësishme është se Vllaznia tashmë i është kthyer normalitetit, ndonëse me shumë vonesë. Përbërja aktuale e skuadrës së Zhegës premton për një paraqitje të mirë në sezonin që do të nisë sot, ndaj Partizanit në "Qemal Stafa".
Gjergj Kola

Presidenti i ri i shkodranëve është optimist
Agron Çela: Premtojmë një Vllazni dinjitoze
Njeriu që është përzgjedhur nga grupi i biznesmenëve për të drejtuar Vllazninë, deri në fund të dhjetorit, Agron Çela, është entuziast për të ardhmen e skuadrës. Në të parin prononcim të tij për "Sportin shqiptar" si president i kuqebluve, ai ka folur me nota optimiste për paraqitjen e kuqebluve në kampionatin që fillon sot. Njëkohësisht Çela, pronar i argjendarisë së njohur italiane "Xhenis", ka siguruar edhe një herë se skuadra ka garancinë e duhur financiare për të përballuar sezonin e ri e kjo tregohet nga kontratat që u janë afruar lojtarëve. Ja si shprehet ai në prononcimin e tij për gazetën tonë.
- Z. Çela, pas urimeve për postin e presidentit, së bashku me kolegët tuaj, keni nisur menjëherë nga puna. U firmosën kontratat me futbollistët?
- Mund të them se 99.9% kemi rënë dakord me të gjithë lojtarët, të cilët e mirëpritën ofertën tonë dhe tani mbetet vetëm procesi i zyrtarizimit të këtyre kontratave. Gjithsesi, ata kanë premtuar se do të jenë pjesë e Vllaznisë dhe besoj se tashmë u gjet zgjidhja e duhur për të mos lejuar shpërbërjen e skuadrës.
- A mund të deklaroni kushtet e kontratave që u keni ofruar futbollistëve?
- Jo. Këtë nuk mund ta deklaroj, sepse me secilin prej lojtarëve është biseduar në veçanti dhe vetë ata nuk e dinë se sa do të marrë njëri apo tjetri lojtar. Por, besoj, kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është se ata pranuan kontratat që ne u afruam.
- Kohëzgjatja e këtyre kontratave do të jetë deri në fund të vitit, periudhë deri kur ju do të jeni president i Vllaznisë, apo deri në fund të sezonit?
- Kontratat me të cilat kemi rënë dakord janë të vlefshme deri në fund të kampionatit. E këtu nuk bëhet fjalë vetëm për fazën e parë. Unë e thashë edhe njëherë se skuadra e ka gjithë garancinë e duhur financiare për të përballuar gjithë sezonin.
- Sot fillon kampionati i ri i futbollit. Keni besim se kjo Vllazni do të paraqitet denjësisht?
- Patjetër, po. Vllaznia është një nga skuadrat më me emër në futbollin shqiptar dhe nuk mund të pranohet ndryshe. Unë për vete jam shumë entuziast për një paraqitje dinjitoze të saj në sezonin e ri.
- Së fundi, Z. Çela, me këtë kontigjent lojtarësh do ta përballoni këtë kampionat?
- Mendimi është të bëjmë edhe ndonjë përforcim ditët e ardhshme, por do të shohim se sa do të realizohet kjo, sepse varet nga disa rrethana të tjera. Megjithatë, jam i bindur se do të bëjmë gjëra të mira për këtë skuadër.
Gjergj Kola

Kapiteni do të mbetet te Vllaznia
Sinani, firma e fundit
Goleadori i njohur shkodran, Vioresin Sinani, u ka dhënë fund dje pasdite hamendjeve të tij se me cilin ekip do të vijonte karrierën në këtë sezon. Kapiteni i kuqebluve ka preferuar sërish skuadrën e zemrës, Vllazninë, duke u bindur nga oferta financiare e presidentit të ri, Agron Çela dhe ortakëve të tij. Kishte ditë që sulmuesi i njohur ishte në tentativa për të kaluar në ndonjë ekip tjetër, duke mos pasur asnjë garanci te Vllaznia. Ai vetë nuk i ka mohuar kontaktet me të tri ekipet e kryeqytetit, Tiranën, Dinamon dhe Partizanin, prej të cilëve priste ofertën më të mirë financiare. E ndërsa prej këtyre ekipeve nuk ka ardhur oferta që do ta joshte goeladorin shkodran, Sinani, dje pasdite, i ka thënë "po" ofertës së drejtuesve të rinj të ekipit të qytetit të tij. Siç merret vesh, bisedimet kanë qenë shumë të gjata, madje, për presidentin Çela dhe ortakët e tij, kontakti me Sinanin ka qenë i vetmi që u ka marrë shumë kohë. Me të, fillimisht, është biseduar për gati dy orë në drekë, por pa rënë dakord. Kontakti i dytë mes tyre ka qenë rreth orës 17.00. Pas këtyre bisedimeve çdo gjë është mbyllur me konsensus dhe oferta e bërë e ka bindur Sinanin për të qëndruar kuqeblu. Si pasojë, në orën 18.30, kur ekipi i Vllaznisë është nisur drejt Tiranës, në përbërje të tij ka qenë edhe numri 9 i saj, njeriu që do të mbajë sërish shiritin e kapitenit, Vioresin Sinani.
"Po, vendosa të qëndroj te Vllaznia, pasi me drejtuesit e rinj të Vllaznisë ramë dakord për anën financiare të kontratës. Besoj se kjo ishte zgjidhja më e mirë për mua, pasi do të luaj sërish në skuadrën time të zemrës",- ka thënë Sinani. Por, ndërsa me firmosjen e Sinanit edhe Ilir Dibrës, mbrojtësit që një ditë më parë kishte marrë lejekalimin nga klubi dhe që është rikthyer sërish, tashmë te Vllaznia të gjithë janë vendalinj. Edhe dy jabanxhinjtë e vetëm që kishin mbetur, Klodian Asllani dhe Sergej Romanishini, nuk kanë rënë dakord me drejtuesit e rinj të Vllaznisë për të vazhduar qëndrimin e tyre në Shkodër.
"Unë tashmë nuk jam më pjesë e Vllaznisë, pasi me drejtuesit e saj nuk kam rënë dakord për anën financiare të kontratës. Ajo që më ofruan ata nuk i përmbushte kërkesat e mia e, si pasojë, tashmë do të tentoj të kaloj te ndonjë skuadër tjetër",- ka theksuar Klodian Asllani. Në këtë mënyrë, kuqeblutë sot do të paraqiten para Partizanit me një skuadër të mbushur vetëm me shkodranë, që gjithsesi do të tentojë suksesin e parë, në rrugën e gjatë të kampionatit të ri.
Gjergj Kola
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Vllaznia humb ndeshjen e pare te kampionatit 4-1 ne Tirane kunder Partizanit.

Rezultatet :Java 1

Partizani - Vllaznia 4 - 1
Teuta - Shkumbini 2 - 0
Dinamo - Besa 2 - 0
Elbasani - Flamurtari 2 - 1
Lushnja - Tirana 0 - 6

Renditja.

1.Tirana 3 pike
2.Partizani 3
3.Teuta 3
4.Dinamo 3
5.Elbasani 3
6.Flamurtari 0
7.Shkumbini 0
8.Besa 0
9.Vllaznia 0
10.Lushnja 0
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Ilir Spahiu: “Jam i kënaqur për këtë fitore të parë të sezonit. Ia arritëm qëllimit, por duhet të kemi parasysh se fituam ndaj një Vllaznie që gjatë kësaj periudhe të fundit ka pasur shumë probleme”.
Vllaznia vuan akoma pasojat e krizës

Partizani shkatërron skuadrën shkodrane me rezultatin 4-1: Dopjetë e Abilios, shënojnë dhe Muzaka e Karioka

Altin Manallari
Vllaznia vazhdon të vuajë pasojat e krizës së gjatë që ka kaluar këtë verë që nga vrasja e presidentit Myftar Çela e deri në zgjedhjen e presidentit të ri, që akoma si duket nuk i ka qetësuar futbollistët. Të kuqtë e Partizanit kanë shkatërruar skuadrën shkodrane me rezultatin 4-1 në ndeshjen e parë të tyre në kampionatin e 65-të kombëtar të futbollit. Ndeshja ka nisur e vrullshme nga të dyja palët dhe që në minutat e para u dhanë sinjalet në drejtim të portës për shumë gola. Faktikisht, ashtu ndodhi. Partizani, më i qartë në lojën e tij, vendos rregull në fushë dhe u jep shumë përparësi sulmeve nga krahët. Vllaznia zbriste në fushë pa Bejzaden, Ishkën, Devollin, Dibrën, Asllanin. Loja ka nisur e ndezur në të dy krahet. Por shumë shpejt Partizani ka treguar së është më kërkues dhe ka arritur të gjejë golin e avantazhit me anë të Abilios. Pothuajse pjesa e parë ka folur për të kuqtë, të cilët shënojnë edhe golin e dytë me anë të Muzakës, me penallti. Pjesa e parë mbyllet me fitoren e vendasve dhe e dyta nis më e vrullshme për miqtë, të cilën nuk kishin çfarë të humbisnin dhe hidhen në sulm. Goli do të vinte nga i riu Salihi dhe praktikisht rezultati i ndeshjes u hap. Ndërkohë, djemtë e Zhegës hidhen të gjithë në sulm për golin e barazimit, por pësojnë të tretin nga Karioka. Këtu shpresat e kuqebluve humbasin përfundimisht dhe minutat në vazhdim do të flisnim për Partizanin. Goli i katërt dhe i fundit i ndeshjes do të vinte sërish nga Abilio, i cili debuton me një dygolësh pas rikthimit, duke u dhënë shpresa tifozëve të kuq se këtë sezon do të kemi një skuadër ndryshe. Për të kuqtë, kjo Vllazni nuk ka qenë “testi” i duhur. I këtij mendimi ka qenë dhe trajneri i Partizanit Ilir Spahia pas ndeshjes. “Jam i kënaqur për këtë fitore të parë të sezonit. Për mua qe një ndeshje debutim dhe duhej medoemos të merrja një rezultat pozitiv. Ia arritëm qëllimit, por duhet të kemi parasysh se fituam ndaj një Vllaznie që gjatë kësaj periudhe të fundit ka pasur shumë probleme. Pra Vllaznia nuk ishte prova e duhur për ne. Do të na duhet akoma dhe shumë punë për të pretenduar se kemi një skuadër të përgatitur për t’i bërë ballë çfarëdolloj të papriture që mund të rezervojë kampionatit”. Ndërkohë që trajneri Zhega ka lënë stadiumin menjëherë pas ndeshjes.

SHEKULLI.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Vllaznia: Ndaj shitblerjeve te ndeshjeve

Drejtuesit e rinj të skuadrës kuqeblu premtojnë futboll të ndershëm
E kanë nisur punën e tyre në krye të Vllaznisë me një premtim shumë të rëndësishëm drejtuesit e rinj: "Sa të jemi ne në krye të këtij ekipi, nuk do të dëgjoni për shitje dhe blerje ndeshjesh. Të njëjtën moto pune kërkojmë të ndjekin edhe kolegët tanë, sepse vetëm kështu do të fitojë më i miri dhe nuk do të nëpërkëmben paratë tona". E gjitha kjo ka ardhur pas zhurmës së bërë kohët e fundit në shtypin sportiv, në lidhje me trukimet e mundshme të ndeshjeve të dy ekipeve tona në Kupat e Evropës, luajtur nga Vllaznia dhe Dinamoja. Madje, ditë më parë, vetë numri 1 i FSHF së, Armando Duka, ka deklaruar se kjo çështje do të kalojë në prokurori. Pikërisht për këtë qëllim, dy drejtuesit e lartë të sapozgjedhur të ekipit shkodran, presidenti Agron Çela dhe zëvendëspresidenti Valter Fushaj, kanë deklaruar se veprime të tilla do të jenë të ndaluara për skuadrën që drejtojnë. "Në të vërtetë, ne nuk kemi punë me ato çfarë mund të kenë ngjarë deri tani me Vllazninë apo me ekipet e tjera.

Sporti shqiptar.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Sergei Romanishin jo me Vllazninë

Sergei Romanishin jo me Vllazninë, por me kë? Megjithesë emri i futbollistit është regjistruar në listën e federimit të skuadrës së Besës, asgjë nuk është e saktësuar.

Drejtuesit kavajas e konfiromojnë futbollistin 28-vjeçar, ndërsa ai vetë nuk di asgjë rreth kësaj marëveshje. Në trativa ka qenë edhe Tirana javën e shkuar, flitet gjithshtu edhe për Elbasanin, por nuk përjashtohet edhe një rikthim e tij në atdhe.



Është përshtatur më mirë se askush tjetër me futbollin shqiptar, ka fituar shumë madje edhe nga mentalieteti shqiptar, e të gjithë tashmë nuk e shohin më si të huaj. Erdhi me ambicje tre sezone më parë dhe arriti t’i plotësonte ato teksa fitoi edhe një titull me Dinamon, ndërsa kur kanë kaluar 90-të minutat e para të sezonit të ri, futbollisti 28-vjeçar ka mbetur i pakonfirmuar tek asnjë skuadër.

Ukrainasi Sergei Romanishin divorcohet me Vllazninë, por ende nuk dihet se ku do të jetë e ardhmja e tij. Është folur për një kalim tek skuadra e Tiranës në fund të javës së shkuar, është komentuar edhe për një qëndrim tek Vllaznia, gjithashtu edhe për ndonjë një lëvizje të përfoluar nën zë nga disa skuadra të rretheve apo dhe më e fundit tek Besa, që e ka bërë fakt të kryer kalimin e tij në Kavajë të shtunën në mëngjes.

Po cila do të jetë skuadra e tij e ardhshme? Vetë Sergei ngre supet, duke e plotësuar më shumë habinë e tij edhe për federimin e pamësuar me Besën dhe deklaron se duhet të mendohet për t’u rihedhur në kampionatin shqiptar. Ka mbetur i zhgënjyer në sezonin e fundit teksa aktivizohej rrallë me Vllazninë, madje akoma edhe më shumë gjatë kësaj vere kur e ka parë veten pa asnjë lidhje dhe tanimë duket ta ketë mjaft të vështirë për t’i dhënë rrugë karrierës së tij. Ukrainasi pohon jashtë kameras se megjithëse e ka të vështirë të ndahet me futbollin shqiptar, kjo gjë edhe mund të ndodhë, nëse kushtet nuk do të jenë të përshtatshme, e karriera e tij mund të vazhdojë në vendlindje.

TeleSport.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Zhega: Humbja? Nuk u bë qameti!

Trajneri i Vllaznisë e kalon pa shumë bujë humbjen me të kuqtë në "Qemal Stafa"
Njeriu i pankinës shkodrane, i mirënjohuri Medin Zhega, nuk e pranon që skuadra e tij ka luajtur dobët ndaj Partizanit. Shprehja e tij, që e përdor shpesh, edhe pas kësaj ndeshjeje ka qenë: "Korrëm atë që mbollëm". Duke i bërë një analizë më të hollësishme kësaj ndeshjeje, 48 orë pas zhvillimit të saj, ish-tekniku i kombëtares konfirmon bindjen e tij se nuk është duke gabuar as me aplikimin e lojës në vijë të drejtë në mbrojtje dhe as në skemat e tjera të lojës.
- A ishte e papritur për ju, në shifra kaq të thella, humbja ndaj Partizanit?
- Unë jam shprehur edhe pas ndeshjes se ndaj Partizanit korrëm atë çfarë kishim mbjellë gjatë fazës përgatitore. Na janë larguar 10 lojtarë cilësorë, ndërkohë që ndaj Partizanit luajtëm me 5-6 të rinj, që aktivizoheshin për herë të parë kategorinë e parë. Madje, ata dhanë shumë në fushën e lojës, sepse mungesa e eksperiencës bën të vetën në këto raste.

SportiShqiptar.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Trajneri Zhega vendos të luajë me skuadrën e kampionatit kombëtar
Vllaznia: Në Skoci, pa "mercenarë"
Vllaznia do të udhëtojë drejt Skocisë, për t'u ndeshur me Dandin, pa pasur në radhët e saj asnjë futbollist të huazuar apo ndonjë futbollist ish-kuqeblu. Ky ka qenë vendimi i marrë nga trajneri Medin Zhega, dy ditë para zhvillimit të takimit të kthimit për Kupën UEFA me skocezët. Duke anashkaluar plotësisht komentet për paraqitjen e dytë me Dandin, e cila tashmë nuk paraqet asnjë interes për shkodranët, trajneri Zhega u ka besuar futbollistëve që luajtën javën e parë të kampionatit me Partizanin. Dhe trajneri kuqeblu duket se ka plotësisht të drejtë, teksa kërkon konsolidimin sa më parë të asaj skuadre me të cilën do të paraqitet në kampionat. Para ndeshjes së parë u huazua me shumë bujë sulmuesi durrsak, Bledar Mancaku. Ai e justifikoi plotësisht veten e tij, duke bërë një paraqitje shumë të mirë në "Loro Boriçi". Por, çuditërisht, të shtunën e kaluar ai luajti për Teutën në kampionat, duke i hequr vetes të drejtën për të luajtur me Vllazninë në ndeshjen e kthimit në Skoci. Ende nuk dihet se përse veproi kështu sulmuesi durrsak, në një kohë që marrëveshja ishte krejt ndryshe. Nga ana tjetër, u fol shumë për mundësinë e rikthimit të të ikurve Bejzade, Ishka, Asllani, Devolli e Romanishin. Në këtë pikë, ka qenë vetë trajneri Zhega ai që e "ka ulur traun". "Unë nuk e di nëse këta lojtarë kanë pasur apo jo dëshirë të vijnë për të luajtur këtë ndeshje të dytë, ndaj FC Dandit. Edhe po të jetë kështu, unë, si trajner, nuk mund ta pranoj një gjë të tillë. Përderisa këta lojtarë tashmë kanë firmosur dhe janë pjesëtarë të skuadrave të tjera, nuk ka pse të vijnë të luajnë këtë ndeshje e pastaj të ikin të nesërmen prapë. Ne, si trajnerë, duhet të mendojmë edhe për të ardhmen e skuadrës që drejtojmë. Meqë në kampionat do të luajmë me këta të rinj, pse të mos ua japim shansin atyre këtë herë për të luajtur një ndeshje ndërkombëtare?" - ka sqaruar trajneri i Vllaznisë, Medin Zhega. Në këtë mënyrë, në ballafaqimin e nesërm me Dandin, kuqeblutë do të paraqiten me po ata lojtarë që debutuan në kampionatin e ri kombëtar, të shtunën, ndaj Partizanit. Natyrisht, do të jetë tejet e vështirë përballja me djemtë e trajnerit Daf, të cilët patën fituar edhe në Shkodër 2-0. Nga formacioni i asaj ndeshjeje, Zhega nuk do të ketë të gatshëm plot 4 lojtarë, pikërisht Devollin, Asllanin, Mancakun e Ishkën, që do të thotë se Vllaznia shkon thjesht për turizëm në Skoci, atje ku do t'u japë shansin 18-vjeçarëve të saj të provojnë shijen e të luajturit në Kupat e Evropës.
Gjergj Kola

Sulmuesi kuqeblu u kundërpërgjigjet vlerësimeve të trajnerit të tij
Martini: S'jam unë problemi i skuadrës
Reagimi i sulmuesit shkodran, Edi Martini, ka qenë i menjëhershëm ndaj trajnerit të tij, te Vllaznia, Medin Zhega. Fjala është për një kundërpërgjigje të futbollistit kuqeblu ndaj disa fjalëve të thëna nga ish-trajneri i kombëtares në adresë të tij, në një intervistë të një dite më parë. Tekniku shkodran e ka kritikuar mënyrën e të luajturit të këtij futbollisti, duke dashur të justifikojë edhe zëvendësimin e tij gjatë ndeshjes me Partizanin. Ka qenë pikërisht ky zëvendësim, që ka ngjallur shumë polemika mes tyre e për këtë qëllim, Martini kërkon të sqarojë, sipas idesë së tij, se defekti i lojës së Vllaznisë nuk qëndron tek ai. "Vërtet unë mund të lëviz më pak në fushë, sepse nuk gëzoj përgatitjen e duhur fizike, por, ama, rendimenti i lojës sime është më i madh se i shumë të tjerëve në skuadër. Edhe gjatë ndeshjes me Partizanin nuk kam luajtur keq, kam gjuajtur portën, kam dhënë asiste etj.",- ka thënë në fillim sulmuesi 28 vjeçar. Ka qenë minuta e 55-të e ndeshjes të së shtunës, kur trajneri Zhega ka larguar nga fusha Edi Martinin dhe ka aktivizuar të riun Franc Ahu. Ky zëvendësim nuk është pritur mirë nga sulmuesi i njohur. Prandaj Martini kërkon të të sqarojë këtë moment, që solli edhe polemika në momentin e ndërrimit në "Qemal Stafa". "Pakënaqësia ime në momentin e ndërrimit erdhi si pasojë e një veprimi jo të drejtë të trajnerit Zhega. Ju e patë vetë se të gjithë të pranishmit në "Qemal Stafa" nuk e miratuan zëvendësimin tim. Për më tepër, u habita nga fakti që, një trajner me kaq shumë përvojë, siç është Zhega, nuk arritka të dallojë dot se ku çalonte loja e skuadrës sonë. Ai nuk arriti të bënte asgjë atje ku ekipi pësoi tre gola, por u mor me mua". Kësisoj, sikurse kuptohet, "konflikti" mes dy palëve sa vjen e thellohet, aq më tepër kur sërish lojtari kërkon t'i tregojë trajnerit se, për të vërtetuar formën e një sportisti, nuk duhet të shohë gjendjen e para disa muajve, por këtë aktualen. "Te Zhega ndoshta ekziston ajo ideja e mospasjes së formës së duhur nga ana ime, por ai nuk duhet të shohë kasetat e 6 muajve më parë. Forma ime aktuale po vjen gjithnjë në rritje dhe, siç e thashë edhe më lart, vlerësimi më i drejtë jepet pas asaj çfarë paraqes në fushë. Unë kështu di të luaj. Kur e ndiej se jam i zoti të luaj, dua të jem me çdo kusht në fushë. Ndryshe dal vetë jashtë saj, kur e shoh se nuk jam i vlefshëm për skuadrën",- ka përfunduar sulmuesi i Vllaznisë, Edi Martini.
Gjergj Kola

Presidenti i kuqebluve premton përforcime
Çela: Do të sjellim lojtarë të huaj
Ekipi shkodran, shumë shpejt, do të ketë në gjirin e tij lojtarë të tjerë cilësorë. Ata do të jenë pjesë e merkatës, që drejtuesit e rinj të Vllaznisë kanë vendosur të bëjnë. Madje, presidenti i këtij klubi, Agron Çela, ka thënë dje për "Sportin shqiptar" se këto përforcime do të bëhen deri në fund të kësaj jave. "Futbollistët e rinj do të vihen sa më shpejt në dispozicion të trajnerit Zhega",- ka pohuar numri 1 i kuqebluve. Në fakt, ka qenë vetë tekniku Zhega ai që ka lëshuar "alarmin" për blerje lojtarësh, pasi skuadra ka nevojë më shumë se kurrë për ta. "Ne kemi biseduar me stafin teknik të Vllaznisë për një problem të tillë dhe kemi mësuar prej tyre nevojat që ka skuadra. Tashmë puna jonë ka filluar për t'ua realizuar këtë kërkesë trajnerëve. Kemi filluar kontaktet me disa futbollistë, për t'i afruar te Vllaznia. Bëhet fjalë për futbollistë të huaj dhe jo shqiptarë, të cilët, besoj deri në fund të javës, do të kenë mbërritur në Shkodër",- ka shtuar presidenti Agron Çela. Largimet e shumta të futbollistëve nga ky ekip kohët e fundit e kanë dobësuar atë së tepërmi. Nevojat më të mëdha skuadra duket se i ka në lojën e krahut dhe të mbrojtjes. Pra, presidenti Çela kërkon të sjellë te Vllaznia një apo dy mesfushorë dhe një sulmues, për ta vënë përkrah të kapitenit Sinani.
Gjergj Kola

Kuqeblutë, sot fluturimi drejt Skocisë
Në orën 10.00 të paradites së sotme, ekipi i Vllaznisë do të niset drejt Skocisë. Fillimisht kuqeblutë do të udhëtojnë me autobus nga Shkodra për në Rinas. Më pas, në orën 12.45, shkodranët do t'i hipin avionit të shoqërisë ajrore "Alitalia" dhe do të vijojnë udhëtimin e gjatë Rinas-Milano-Londër-Gllazgou. Në përbërje të delegacionit kuqeblu do të jenë rreth 30 vetë; përfshihen: 18 lojtarë, 4 trajnerë, mjeku dhe masazhatori, sekretari i klubit Agim Medja si dhe drejtuesit e lartë të tij, presidenti Agron Çela dhe dy zëvendësit e tij, Xhevdet Amuli e Valter Fushaj.
Gjergj Kola 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Sulmuesi i Teutës e rendit skuadrën e tij në zonën e trofeve
Mancaku: Ndeshja me Vllazninë, sfidë e hapur
Bledar Mancaku, fantazisti i Teutës, e shikon sfidën e radhës në kampionat si një ndeshje të hapur, të cilën do ta fitojë ekipi që do të tregohet më i kujdesshëm në shfrytëzimin e rasteve. Në një deklarim për "Sportin shqiptar", sulmuesi durrsak do të shprehej:
- Si e vlerësoni ndeshjen e dytë të kampionatit, me Vllazninë e Shkodrës?
- Do të jetë një ndeshje tepër e rëndësishme, për faktin se ndeshemi me një prej ekipeve më me tradita në futbollin shqiptar. Ne kemi synimet tona në këtë ballafaqim, sepse do të kërkojmë vazhdimësinë e rezultateve pozitive. Nga ana tjetër, edhe Vllaznia do të synojë më të mirën, për të larguar shijen e keqe të humbjes me Partizanin.
- A ju bën ndopak optimist fakti që Vllaznia vjen me probleme në këtë ndeshje?
- Ne, si ekip, nuk hyjmë në asnjë ndeshje duke llogaritur dobësitë e kundërshtarit. Kësisoj, nuk e marrim fare në konsideratë faktin nëse Vllaznia ka probleme apo nuk do të jetë në kondicionin e duhur fizik, pas ndeshjes së kthimit me Dandin. Vllaznia është një ekip i fortë dhe me vlera, prandaj duhet vlerësuar në maksimum.
- Ju keni luajtur vetë me Vllazninë në ndeshjen me Dandin, në Shkodër. Ku e shikoni forcën dhe dobësinë e kësaj skuadre?
- Nuk mund t'i jap një përgjigje të prerë kësaj pyetjeje, por ama e them me bindje se Vllaznia ka një ekip me futbollistë cilësorë. Me Dandin, pavarësisht se humbëm, kemi zhvilluar një ndeshje dinjtoze. E përsëris edhe një herë, që sfida me Vllazninë do të jetë krejtësisht e hapur. Sidoqoftë, ne sigurisht, do të synojmë rezultatin pozitiv.
- Si e shpjegni faktin që Teuta, në ndeshjen e parë të kampionatit, ka vuajtur nga humbja e rasteve? A do të riparohet ky defekt me Vllazninë?
- Është e vërtetë që defekti që përmendët ju e shoqëroi skuadrën tonë gjatë gjithë ndeshjes me Shkumbinin. Në ndeshjen në fjalë vërtet kemi humbur shumë raste. Ishim me fat që shënuam një gol me anë të Begejës dhe arritëm të marrim tripikëshin. Mendoj se kjo "sëmundje" ka pasur doza të ngarkesës psikologjike. Në sfidën e radhës, me Vllazninë, ne do të paraqesin tjetër fytyrë. Gjatë javës stërvitore kemi punuar shumë për finalizimet në portë dhe mendoj se Teuta, ashtu si edhe në fazën e dytë të sezonit të kaluar, do të shënojë shumë gola.
- Ku e bazoni këtë optimizëm?
- Te futbollistët cilësorë të Teutës, që luajnë mjaft mirë në grup. - Disa specialistë futbolli e vlerësojnë Tiranën superiore ndaj çdo kundërshtari. Ju ç'mendim keni?
- Ka specialistë që mendojnë kështu, por ka të tjerë që mendojnë ndryshe. Unë mund të flas vetëm për Teutën, e cila i ka të gjitha mundësitë të fitojë një nga trofetë.
- Si funksionon dyshja Mancaku Begeja në sulmin e Teutës?
- Me Begejën merremi vesh mirë. Besoj se do të jetë një dyshe sulmuese, që do të funksionojë në mënyrë të përkryer edhe këtë sezon. Gjithsesi, forca e vërtetë e Teutës në këtë kampionat do të jetë loja kolektive dhe funksionimi i grupit. Pra, jo gjithçka varet vetëm nga ne.
Llambi Kallço 'Sporti Shqiptar'
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Vllaznia perfundon ndeshjen evropine per kupen uefa kunder Dundee (skoci)duke humbur 4-0 me rrezultat te pergjithshem VLLAZNIA - Dundde 0-6.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Medin Zhega konfirmohet si trajneri i Vllaznisë

Trajneri Medin Zhega do të jetë sërish në krye të pankinës shkodrane. Këtë e bëjnë të ditur burime nga grupi i biznesmenëve shkodranë. Sipas të njëjtit burim, fjalët e përhapura se tekniku Zhega do të largohet, nuk janë të vërteta. Trajneri Zhega gëzon besimin e opinionit të gjerë sportiv në qytetin e Shkodrës dhe këshillit drejtues të klubit, ndaj ai do të vazhdojë të punojë me skuadrën shkodrane. Të njëjtat burime vënë në dukje se, nuk është diskutuar asnjëherë për levizje trajnerësh nga ekipi kuqeblu. Tani skuadra shkodrane, pas zgjidhjes së problemeve financiare, ka nevoje për të eliminuar ato të meta dhe dobësi të vërejtura gjatë ndeshjes me Partizanin dhe me Dandin. Drejtues të klubit Vllaznia bëjnë të ditur se ekipi do të përgatitet për ndeshjen e se martës ndaj Teutës, që do të luhet në stadiumin "Loro Boriçi", ku synohet të nisë seria e fitoreve.

Ndeshja e Vllaznise kunder Teutes per javen e dyte te kampionatit zhvillohen te marten.
 

fati

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Trajneri i kuqebluve shkarkohet si "Zhugovi", menjëherë pas ndeshjes së kthimit me Dandin
Vllaznia: Ikën Zhega, vjen "Deda"


Skuadra shkodrane është e para që ha "kokën" e një trajneri, ndër simotrat pjesmarrëse të grupit A1. Medin Zhega, ish tekniku i përfaqësueses shqiptare e ka vuajtur në kurriz të tij humbjen në shifra të tilla në Skoci ndaj Dandit. Humbje kjo që ka qenë e treta për të në ndeshjet zyrtare, që nga koha e uljes në këtë stol. Zëvendësi i Zhegës është gjetur shpejt dhe nuk është ndonjë emër i panjohur për futbollin shqiptar. Ai është malazezi 44-vjeçar, Dervish Haxhiosmanoviç, i cili, përveçse e ka drejtuar për një sezon Vllazninë, duke e shpallur edhe kampione të Shqipërisë, ka drejtuar edhe Erzenin e Shijakut. Vendimi për largimin e Zhegës kishte kohë që përflitej në radhët e biznesmenëve-sponsor të kuqebluve. Mirëpo, para nisjes për në Skoci, vetë presidenti Agron Çela, i pyetur për këtë problem, do të thoshte: "Përderisa Zhega ka udhëtuar me skuadrën drejt gadishullit britanik, atëherë ai do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Vllaznisë." Por, sikurse duket, humbja 4 0 ndaj Dandit ka shërbyer si preteksti më i mirë për ta larguar ish-teknkikun e kombëtares nga drejtimi i mëtejshëm i Vllaznisë. I pyetur dje në lidhje me këtë largim të papritur, Zhega nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment, duke preferuar heshtjen. Ndërkohë dje paradreke, ekipi është grumbulluar në kompleksin sportiv "Zmijani", në prag të ndeshjes së nesërme me Teutën. Po dje paradreke, presidenca kuqeblu, në orën 11.30, ka bërë edhe prezantimin e trajnerit të ri para skuadrës. Në këtë moment ka qenë i pranishëm presidenti Agron Çela, dy zëvendësit e tij, Valter Fushaj dhe Xhevdet Amuli, anëtari i kryesisë Flamur Hoxha dhe sekretari i klubit Agim Medja. Ky i fundit ka shpjeguar para futbollistëve dhe pjestarëve të stafit drejtues të skuadrës arsyet që e shtynë, sipas tij, kryesinë e klubit dhe presidencën kuqeblu të bëjnë ndryshime në stolin e Vllaznisë. Përveç kësaj, Medja i ka uruar suksese malazezit në punën e tij në drejtim të kuqebluve. Pas tij ka folur vetë tekniku i sapoardhur, i cili, që në fjalën e parë të thënë, e ka quajtur veten trajner të vjetër këtu. "Shumica prej jush e dinë fare mirë metodën time të punës, prandaj do t'u kërkoja që në këtë kontakt të parë t'i shtrëngohemi punës. Unë do të kërkoj të ndihmojnë njëri tjetrin, në mënyrë që sa më shpejt të hedhim edhe kandidaturën tonë për titull," ka thënë "Deda". Pas tij ka folur shkurt edhe zëvendëspresidenti Valter Fushaj, i cili ka shtuar: "Besoj se të gjithë e keni të qartë se fjala e trajnerit do të jetë ligj. Për këtë, ju, si futbollistë, duhet të dëgjoni vetëm çfarë thotë ai. Nuk duam të dëgjojmë për replika apo probleme mes jush dhe Haxhiosmanoviçit në stërvitje apo diku tjetër. Çdo problem që do keni, do ta zgjidhni në të vetmin vend, në analizën që do të zhvilloni me trajnerin."
Gjergj KOLA

Presidenti i kuqebluve argumenton motivet e shkarkimit të trajnerit
Çela: Zhegën e shkarkuan rezultatet
Vendimi për ta larguar Medin Zhegën nga drejtimi i Vllaznisë, në pamje të parë ka qenë i papritur për shumëkënd. Mirëpo kuptohet qartë se ai paska qenë i ikur nga kuqeblutë, përderisa, menjëherë pas shkarkimit të tij, ka ardhur menjëherë trajneri i ri.
Presidenti Agron Çela, pas lëvizjeve në stafin teknik të skuadrës kuqeblu, ka shpjeguar arsyet e largimit të Zhegës. "Vendosëm ta largonim Zhegën jo se kishim ndonjë gjë personale me të, por sepse qenë rezultatet që e shkarkuan atë. Në tri ndeshje që ai ka drejtuar Vllazninë, kemi pësuar tri humbje, kemi pësuar 12 gola dhe kemi shënuar vetëm një. Vetë këto shifra tregojnë se diçka duhej bërë, prandaj vendosëm t'i hapnim rrugë dikujt tjetër," ka thënë ai. Nga ana tjetër, si arsye e largimit të ish trajnerit të përfaqësueses shqiptare nga stoli kuqeblu, ka shërbyer edhe mospërputhja e kërkesës së Zhegës me atë që i kanë afruar drejtuesit e klubit. Pra, bëhet fjalë për kushtet financiare të kontratës që duhej të firmoste trajneri i shkarkuar tashmë. Vetë Zhega, prej kohësh kishte theksuar se donte të mbetej në fuqi kontrata sipas marrëveshjes me ish presidentin Myftar Çela. Bëhej fjalë për 30 mijë euro "kesh" në dorë dhe për një rrogë mujore prej 150 mijë lekësh të reja. Këto kërkesa, natyrisht, janë dukur absurde për drejtuesit kuqeblu, aq më tepër që tregu i futbollit shqiptar tashmë ka rënë ndjeshëm. Presidenti aktual Agron Çela, në deklarimin e tij, thotë diçka edhe për këtë pikë të mosmarrëveshjeve me Zhegën: "Përveç rezultateve negative që arriti, Zhega nuk na dha mundësi që të merreshim vesh për kontratën. Kushtet financiare të tija ishin krejt të kundërta me ato që ne ishim gati t'i afronim." Po ashtu, presidenti Çela ka shpjeguar edhe shkaqet që e detyruan të zgjedhë malazezin Haxhiosmanoviç për të drejtuar Vllazninë. "Vendosëm të caktojmë këtë trajner, sepse ai është trajneri i duhur për këtë skuadër. Haxhiosmanoviçi, edhe më parë e ka drejtuar me meritë Vllazninë, prandaj menduam ta rikthejmë në drejtimin e skuadrës sonë, me qëllimin e mirë që të na shpallë sërish kampionë," ka thënë në fund numri 1 i klubit kuqeblu.
Gj.KOLA

Drejtuesit kuqeblu, "të etur" në merkato. Vjen malazezi i parë
Mbërrin Perishiç, në pritje Klodian Duro
Merkatoja e kuqebluve duket se tashmë ka nisur. Ndryshimet e fundit që kanë ndodhur tek Vllaznia, përveç trajnerit, po shoqërohen edhe me lëvizje të fuqishme në tregun e lojtarëve. Kështu, i pari që ka mbërritur është malazezi Goran Perishiç. Ky i fundit ka ardhur dje në Shkodër, së bashku me trajnerin Haxhiosmanoviç. Siç bëhet e ditur nga vetë lojtari i sapoardhur, mosha e tij është 26 vjeç, ndërkohë që karrierën futbollistike e ka zhvilluar në vendin e tij të lindjes dhe në Greqi. Në sezonet 1994-1999, ai ka luajtur me Buduçnost, më pas ka kaluar në Greqi te Larisa, ku ka luajtur për një vit e gjysmë. Pastaj rikthehet sërish te Buduçnost. Kampionatin e kaluar ka luajtur në Athinë, me Ethnikos Astrea. Pozicioni i tij i preferuar është ai i mbrojtësit të lirë, por luan mirë edhe si stoper apo mesfushor. Nga drejtuesit e klubit thuhet se Perishiç do të jetë në provë për disa ditë, por fakti që vetë Haxhiosmanoviçi e ka marrë me vete, do të thotë se qëndrimi i tij në Shkodër është i sigurtë. Gjithashtu, një tjetër emër i lakuar dje te Vllaznia ka qenë elbasanasi i njohur Klodian Duro. Fakti që ai ende nuk ka firmosur për asnjë ekip tjetër, ka futur në valle për ta "pronësuar" atë edhe shkodranët. Me këtë ekip, lojtari i përfaqësueses sonë ka luajtur edhe më parë, derisa u largua për në Turqi. Shanset që Duro të vishet kuqeblu janë të mëdha edhe për faktin se ai mbetet i adhuruari i tifozerisë shkodrane. Një tjetër futbollist që pritet të mbërrijë te Vllaznia është Asim Gjokoviç. Ai ka luajtur deri në fund të sezonit të kaluar me këtë ekip dhe u largua pas vdekjes së presidentit Myftar Çela. Tani, që trajner ka ardhur bashkatdhetari i tij, Haxhiosmanoviç, që ia njeh mirë vlerat, një gjë e tillë duket mëse e realizueshme.
Gjergj Kola

Marre nga Sporti Shqiptar

Te shpresojme qe do bahet ma mire
 
Top