Kampionet : Vllaznia & Juventus

Alesio

Primus registratum
Kampionet : Vllaznia & Juventus

Pershendetje.
I mirepres mendimet tuaja mbi kampionet e medhenj
Vllaznia dhe Juventus.
Vllaznia :Shkoder 'Stadiumi Loro Boriçi'
kapaciteti 18,000.
Klubi i futbollit Vllaznia eshte themeluar ne vitin 16 Shkurt 1919.
Kampione e Shqiperise 9 here.
Ne vitet 1946 - 54 - 72 - 74 - 78 - 83 - 92 - 98 dhe 2001.
Fituese e kupes 5 here.
Fituese e superkupes se Shqiperise 2 here 1998 dhe 2001.
Juventus.Torino 'Stadio Delle Alpi'
kapaciteti 69,041.
Klubi i futbollit Juventus eshte themeluar ne vitin 1897.
Kampione i Italise 27 here.
Per here te pare ne vitin 1905 dhe per here te fundit ne vitin 2003.
Fituese e kupes se Italise 9 here.
Per here te pare ne vitin 1938 dhe te fundit 1995.
Fituese e kupes se kampioneve (Champions League)
2 here "1985 dhe 1996"
Fituese e kupes Uefa 3 here.
Ne vitet 1977 - 90 dhe ne vitin 1993.
Fituese e kupes se kupave te Europes 1 here ne vitin 1984.
Fituese e superkupes se Europes 2 here 1985 - 96.
Fituese e kupes Interkontinentale 2 here 1985 dhe 96.
Fituese e super kupes se Italise 2 here 1996 dhe
2003.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Renditja e sezonit 2002-2003.
1 Juventus 72 Pike
2 Inter 65
3 Milan 61
4 Lazio 60
5 Parma 56
6 Udinese 56
7 Chievo 55
8 Roma 49
9 Brescia 42
10 Perugia 42
11 Bologna 41
12 Empoli 38
13 Atalanta 38
14 Reggina 38
15 Modena 38
16 Piacenza 30
17 Como 24
18 Torino 21
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Renditja e sezonit 2002-2003
1 Tirana 60 Pike
2 Vllaznia 49
3 Partizani 46
4 Teuta 40
5 Shkumbini 40
6 Dinamo 38
7 Flamurtari 36
8 Elbasani 36
9 Besa 36
10 Lushnja 35
11 Apolonia 35
12 Erzeni 24
13 Bylis 16
14 Besëlidhja 13
 

djal

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Une nje her per Juventusin stham asgja, sepse nuk jam Tifoz i asaj Skuader, Mjafton te them vec kaq Forca INTER
Kurse per VLLAZNIN them qe esht Vertet nje Zkuader e madhe ne Shqiperi por me dhem Zemra kur sot ndjej qe akoma nuk esht ber nje Zgjidhje e saj qe te ket nje President qe te mbajn Vlerat e saj qe ka, Me Zemer te Plot i Uroj VLLAZNIS Urime dhe Rrug Zgjellje te shpejt !!!
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Faleminderit Turi per mendimin.
Duhet me sa me shpejt nje sponsor sepse
po humbet lojtaret me te mire,
ne menyre qe te kthehet ne nivelin e duhur.
KAMPIONE.
Te uroj fate ty Turi dhe Inter-it.
Shendet.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Juventus fitoi Superkupën e Italisë

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa gola, ndërsa pas lojës shtesë rezultati ishte 1:1, falë golave të shënuar nga Pirlo per Milan ne minuten e 105 dhe Trezege 106. Ndërkohë pritja e penalltisë së Brokit nga ana e Bufonit, shënoi edhe hakmarrjen e juventinëve ndaj Milanit për humbje në Ligën e Kampionëve...


Skuadra e Juventusit fitoi Superkupën e Italisë, duke mundur në finale Milanin. 120 minuta lojë, që kanë rikthyer emocionet e finales së Ligës së Kampionëve, ku ashtu si në në “Old Traford” të Mançesterit, edhe në Nju Xhersi gjithçka është vendosur nga pika e bardhë e 11-metërshit. “Bardhezinjtë” kanë arritur ta nisin me këmbën e mbarë edicionin e ri, duke fituar për herë të katërt këtë trofe dhe për më tepër kanë realizuar edhe hakmarrjen e tyre ndaj “kuqezinjve” milanezë. Lipi ndryshoi skemat e tij pikërisht në fund, duke hedhur në fushë Mikolin në vend të Davidsit dhe duke preferuar modulin 4-2-3-1, ndërsa Ançeloti kundërpërgjigjet me skemën 4-4-2 me Rui Kostën në të djathtë dhe Abiatin që preferohet përpara Didës ndërmjet dy shtyllave. Që në fillim skuadrat luajtën lojë të hapur dhe shpeshherë kanë qenë Bufon dhe Abiati ata që janë kthyer në protagonistë me pritjet e tyre, duke lënë të paprekura portat respektive. Në 45 minutat e dyta trajneri juventinë, Lipi ndryshoi duke hedhur në fushë Kamoranezin në vend të Mikolit, megjithatë ishin sërish “kuqezinjtë” ata që dirigjuan ritmin e tyre në fushën e lojës. Shevçenko dhe Inzagi kombinuan mirë me njëri-tjetrin, por i mungonte finalizimi, ndërsa tek Juventusi më i rrezikshmi ishte Di Vaio që ndezi, jo pak herë sirenat e alarmit në portën e Abiatit. Edhe 45 minutat e dyta u mbyllën pa gola. Por shterpësia e dy skuadrave përfundojë në kohën e shtesë, ku Pirlo në minutën e 105-të kaloi në epërsi Milanin, por vetëm 60 sekonda më vonë u kundërpërgjigj Trezege, duke e barazuar rezultatin në 1:1. Në këtë mënyrë gjithçka mbeti të vendoset në gjuajtjet e penalltive, ku këtë herë ndryshe nga “Old Trafordi” ishin futbollistët e Juventusit, ata që u ngjiten në piedestal, pas huqjes së penalltisë nga ana e Brokit, të cilën e priti Bufon.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

JUVE FITON TROFEUN E DYTE

Futbollistët e kampionit aktual italian, Juventus, fituan trofeun birra “Moreti”, pas fitoreve të realizuara ndaj Interit dhe Sampdorias, në këtë turne tradicional që u mbajt në Bari.
“Bardhezinjtë” në ndeshjen e parë të këtij turneu e mposhtën Interin, me rezultat 2:1.

Golat për juventinët i shënuan Mauro Herman Kamoranezi dhe Marko di Vajo, derisa golin e vetëm për Interin, e realizoi argjentinasi, Hernan Krespo. Në ndeshjen e radhës u ballafaquan Interi dhe Sampdoria, ku futbollistët e Sampdorisë ngadhënjyen pas gjuajtjeve të penalltive, meqë pas 45 minutave të rregullta, rezultati ishte 1:1. Të parët në epërsi kaluan milanezët me golin e Obafemi Martinsit, kurse golin e barazimit për Sampdorinë, e shënoi Fabio Bacani. Ndërkohë golin e fitores nga penalltitë për skuadrën e Sampdorisë (penalltitë u ekzekutuan në stilin e hokejit mbi akull, ku çdo futbollist për gjuajtjen e penalltisë u nis nga qendra me top) e shënoi kamerunasi, Zhob. Ndërkohë në ndeshjen vendimtare të këtij miniturneu, u ballafaquan Sampdoria dhe Juventusi. Të parët në epërsi kaluan futbollistët e Sampdorisë, me golin e Françesko Pedoneas, por shumë shpejt rezultatin e barazoi golashënuesi më i mire i këtij turneu, Marko di Vajo, kurse fituesi i këtij turneu u përcaktua pas penalltive. Ishte *censored*ocieri, a ii cili huqi penalltinë vendimtare duke ia mundësuar Juventusit që ta ngrisë lartë trofeun e dytë në edicionin e ri, pas trofeut të Superkupës së Italisë.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Vllaznia drejt rrugëdaljes nga situata e vështirë

Vllaznia, më në fund, duket se do t'u japë fund problemeve financiare të saj. Ka qenë një iniciativë e prefektit të Shkodrës, Gjergj Leqejza, e cila ka gjetur mirëkuptimin e njerëzve të biznesit të këtij qyteti.
Para pak ditësh, ish futbollisti i Vlaznisë, Millan Vaso, premtoi së bashku me prefektin Leqejza se shumë shpejt do të bënin një "dhuratë" të këndshme për këtë skuadër. Mirëpo kalimi pa asgjë të re i ditëve, sikur e davariti këtë iniciativë. Sidoqoftë, në të vërtetë, ata duket se do ta mbajnë premtimin. Duke u konsultuar gjatë, në heshtje, edhe me drejtuesit e Vllaznisë, por edhe me kryetarin e degës së tatim taksave të këtij qyteti, Gjokë Mirin, kanë menduar një zgjidhje shumë kuptim plotë. Kjo zgjidhje nuk e prek shumë xhepin e biznesmenëve shkodranë, pasi shuma që ata do të derdhin për ekipin e Vllaznisë do të zbritet nga tatimi që ata i paguajnë shtetit. Në këtë mënyrë espektohet edhe ligji i ri i sponsorizimit si dhe ligjet e tjera të shtetit shqiptar, që i përcaktojnë qartë këto gjëra. Për këtë qëllim, dje, në orën 12.00, në mjediset e Prefekturës, pikërisht në zyrën e prefektit Leqejza, është mbledhur një grup iznesmenësh për të konkluduar në
zgjidhjen përfundimtare. "Duke parë gjendjen e rëndë financiare në të cilën ndodhet Vllaznia, menduam të bëjmë diçka për ta përmirësuar atë. Bashkë me kryetarin e degës së tatim-taksave të degës Shkodër, Gjokë Mirin, kemi bërë një studim të hapësirës financiare që biznesmenët e qytetit tonë i paguajnë si tatim shtetit. Në bazë të këtyre përllogaritjeve, duke menduar që ato lekë të shkojnë në arkën e Vllaznisë (duke shfrytëzuar të gjitha ligjet ekzistuese), besoj se do të krijohet një fond parash që do ta ringrenë ekipin. Investimi që mund të bëjë biznesi shkodran për Vllazninë duhet parë si një biznes 100 për qind transparent, i bazuar në ligjet e shtetit shqiptar. Kjo besoj se nuk do të jetë një zgjidhje emergjente, por e vazhdueshme dhe tepër efikase për Vllazninë," - u është drejtuar prefekti Leqejza biznesmenëve të pranishëm në takimin e djeshëm. Këta të fundit janë shprehur se, nëse do të hedhin para për Vllazninë, e bëjnë jo se favorizohen nga shteti, por sepse e ndiejnë si detyrim moral ndaj skuadrës. Në
bazë të shifrave financiare që duhet të japë çdo biznesmen shkodran për Vllazninë,
mendohet se vlera më e madhe kap shifrën e 4 milionë lekëve të vjetra, ndërkohë që shifra më e vogël vërtitet te 800 mijë lekët. Së fundi, duhet të publikojmë edhe listën e biznesmenëve që do të kontribuojnë për kuqeblutë, e cila përbëhet nga të njohurit A.Çela, S.Luani, LL.Amili, S.Fishta, E.Ademi, F.Hoxha, Gj.Livadhi, Gj.Leqejza, Xh.Kraja, Y.Mashi, F.Lishi, M.Dedvukaj, B.Buishmuku, Sh.Rakipaj, E.Radshina, M.Gjeka, S.Fani, P.Radovani, F.Borshi, F.Nuha, Ç.Kimçaj, Sh.Dibra, P.Kakija, S.Vukaj, P.Jasini, Sh.Kopliku e V.Stajani. Rreth 90 për qind e tyre kanë rënë dakord për të qenë aksionerët e parë të shoqërisë që do të ngrihet. Meqë ishin dakord, prefekti Leqejza, duke u kujtuar se situata është emergjente, ka propozuar që gjysma e shumës së këtyre parave, nga gjithsecili duhej të depozitohej deri të shtunën në një numër llogarie ban*censored*e, që do të hapet enkas për këtë problem. Gjithashtu, u caktua një grup prej 5 vetash, i përbërë nga A.Çela, Gj.Miri, P.Radovani, Gj.Leqejza e S.Fishta, i cili do të fillojë nga puna për ndërtimin e kësaj aksionereje, duke filluar nga kontakti me një studio ligjore në Tiranë, e cila do të merret me hartimin e kontratës dhe funksionimin e saj. Në këtë mënyrë, sekretari i klubit "Vllaznia", Agim Medja, dhe trajneri Zhega, të pranishëm në këtë mbledhje, kanë marrë garancitë se problemet financiare të Vllaznisë që dje kanë marrë fund. Madje 5 pjesëtarët e grupi të punës kanë nxituar që në orën 17.00 të dalin para futbollistëve të Vllaznisë e t'u komunikojnë atyre lajmin e mirë, i cili garanton të ardhmen e kësaj skuadre.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Prefekturë-Bashki paqe për Vllazninë

Gjergj Liqejza: “Unë i vlerësoj përpjekjet e zotit Rusi për ta zgjidhur një situatë. Por, nëse ai nuk ishte në gjendje ta zgjidhte, ky nuk është faji im. Unë nuk kam bërë asgjë më shumë, se detyrën time si qytetar i Shkodrës ndaj futbollit shkodran”...
Prefektin i Shkodrës Liqejza, i cili në krye të disa biznesmenëve, arriti të sigurojë një mbështetje financiare për ekipin e futbollit “Vllaznia”.

Dihet nga të gjithë që me vdekjen e presidentit Çela, ekipi i Vllaznisë, u ndodh para një krize të madhe, e cila, rrezikon pjesëmarrjen e Vllaznisë në Kupën UEFA, si dhe vazhdimin me sukses të sezonit futbollistik 2003-2004. Të ndodhur përpara kësaj situate, një numër i konsiderueshëm biznesmenësh shkodranë, vendosën që të kontribuojnë financiarisht, në bazë të një mekanizmi, që për herë të parë funksionon në Shqipëri, organizim ky, që mund t’i paraprijë edhe qyteteve të tjera që kanë probleme në anën financiare të klubeve të futbollit, organizim ky, që mund të jetë hapi i parë i një shoqërie aksionere në Shqipëri. Për të mësuar diçka më konkretisht rreth këtij organizimi, (Panorama) intervistoi prefektin (biznesmen), Gjergj Liqejza.

Si u bë i mundur realizimi i një grupi të tillë?
“Frika para situatës së vështirë që po kalon Vllaznia, duke e ditur që futbolli është një ndër kënaqësitë e pakta që i ka mbetur shkodranëve, vendosëm që të mblidhemi për të shpenzuar diçka nga biznesi ynë, me qëllim që Vllaznia të jetë aty ku e meriton, si dhe të ruajë emrin e mirë që Vllaznisë ia la, ish-presindenti Myftar Çela, gjatë kohës që ai e drejtoi ekipin e futbollit”.

Si u gjet gjuha e përbashkët për një qëllim të tillë?
“Për këtë qëllim, u ulëm dhe studiuam me vëmendje ligjin mbi sponsorizimet si dhe kompetencat që kanë sponsorat mbi një ekip futbolli. Kjo, për të mos krijuar një mbivendosje pushtetesh. Pastaj studiuam aktivitetin e gjithsecilit, nga ku, ne huazuam një formulë që përcakton detyrimet që ka çdo biznesmen, për të kontribuar financiarisht për klubin e Vllaznisë. Shuma që duhet të derdhë gjithsecili, është në përputhje me kapacitetin e biznesit të tij. Këto shuma do të derdhen në një nga bankat që operojnë në Shkodër dhe në rastet e nevojshme që ka klubi Vllaznia, ajo shumë do të përdoret”.

Si do të bëhet menaxhimi i shumës që do të mblidhet?
“Megjithëse kjo, është një eksperiencë e re për ne, kemi vendosur që funksionimi të bëhet sipas një skeme të caktuar, ku në asamble do të bëjnë pjesë të gjithë ata biznesmenë që do të paguajnë shumën që kemi rënë dakord. Ndërsa drejtori apo presidenti, s’ka rëndësi emri, do të dalë po nga propozimi i biznesmenëve dhe do të bashkëpunojë me sekretarin e klubit, që është një person i emëruar nga Bashkia. Por kjo nuk do të thotë se ne do të bëjmë apo plotësojmë çdo shifër që na ofron sekretari i klubit, Vllaznia. Ai ka për detyrë të propozojë disa variante dhe ne do të aprovojmë më të mirin që na duket ne, e lidhur kjo, dhe me totalin e parave që kemi në dispozicion”.

Eshtë folur për një numër prej 20 biznesmenësh. Vetëm këta do të jenë mbështetësit e Vllaznisë?
“Rreth 20, ka qenë numri i biznesmenëve që iu përgjigjën thirrjes së parë, por kjo nuk do të thotë se nuk do të lëvizë kjo shifër. Çdo person që është i interesuar, është i lirë të afrohet apo të largohet nga numri i përgjithshëm, që do të kontribuojë për Vllazninë”.

A mendoni se do t’i përballoni vështirësitë që mund të hasni në këtë rrugë që keni nisur?
“Kjo është një eksperiencë e re, jo vetëm për ne, por edhe për të gjithë ekipet e tjera, dhe si çdo gjë, edhe kjo i ka vështirësitë e veta. Por ajo që na shqetëson më shumë, është se sa transparent do të jemi në menaxhimin siç duhet të shumës së grumbulluar. Kam bindjen se frika e shkuarjes dëm të parave, ka frenuar edhe një numër jo të vogël biznesmenësh, dashamirës të futbollit, për të kontribuar edhe ata për Vllazninë. Por kam bindjen se, në fazën e dytë të kampionatit të futbollit, numri 20 do të jete edhe më i madh”.

Ky organizim do të jetë i përkohshëm?
“Kjo mënyrë që ne po përdorim mendojmë që të funksionojë për një kohë sa më të gjatë. Se po të ishte puna vetëm për dy ndeshjet ndërkombëtare të Vllaznisë, nuk do të ishte nevoja për një organizim të tillë. Ne jemi të ndërgjegjshëm që iniciativa jonë do të jetë afatgjate. Për sezonin futbollistik 2003-2004, pa diskutim, por ne po mendojmë të krijojmë shtratin ligjor dhe administrativ edhe për më gjatë. Dhe kam bindjen se ne do t’ia dalim me sukses”.

Në një prononcim të tij, kryetari i Bashkisë, Ormir Rusi, iniciativën tuaj e ka quajtur fushatë elektorale. Cili do të ishte reagimi juaj për këtë?
“Nuk është Partia Socialiste ajo që e ka caktuar datën 14 gusht, për zhvillimin e ndeshjes mes Vllaznisë dhe Dandeet. Mesa di unë, është UEFA ajo që i cakton datat e ndeshjeve. Të ndodhur para një fakti të tillë, e quajta detyrë qytetare që unë si biznesmen ta marr një iniciativë të tillë, një javë para zhvillimit të ndeshjes. Unë i vlerësoj përpjekjet e zotit Rusi, për ta zgjidhur një situatë të tillë që përjetoi Vllaznia. Por nëqoftëse ai nuk ishte në gjendje ta zgjidhte një gjë të tillë, ky nuk është faji im. Unë nuk kam bërë asgjë më shumë se detyrën time si qytetar i Shkodrës, ndaj futbollit shkodran. Iniciativa e ndërmarrë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë për qëllim mbivendosje pushtetesh. Ne në çdo iniciativë dhe hap tonin, jemi përpjekur jo vetëm të respektojmë ligjet, por edhe të mos i devijojmë ato. Takimi i fundit e vërtetoi një gjë të tillë. Ju e patë që edhe kryetari, Rusi ishte dakord me zgjidhjen që ne i ofruam. Tani nuk mbetet gjë tjetër, vetëm që futbollistët dhe qytetarët shkodranë, të mendojnë për një rezultat pozitiv dhe një paraqitje dinjitoze të Vllaznisë në ndeshjet ndërkombëtare dhe kombëtare.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

VLLAZNIA : Akord per milionat e futbollit

Bashkia ka rene dakord me biznesmenet, mes te cileve edhe prefekti Liqejza, per te hapur numrin e llogarise ne banke, duke nisur nga dita e neserme. Firma "Xhenis" premtoi 4 milione leke te reja, "Shqiperia Trikot" e "Bertoni" nga 2 milione e keshtu me radhe. Kushti i biznesit: Transparence e plote me parate tona, shpejt nje drejtor per menaxhimin e tyre. Klubit i kerkohet preventivi i shpenzimeve. Kryebashkiaku e Prefekti: Kriza mori fund

Ne Shkoder, palet bien dakord per shpetimin e Vllaznise. Ne Bashkine e qytetit, ne prani te kryetarit Rusi dhe te biznesmeneve te interesuar, dje eshte mbajtur nje mbledhje, vendimi me i rendesishem i se ciles ishte hapja e nje numri llogarie ne banke per te derdhur aty parate qe do jepen per klubin e futbollit. Madje, jane dhene edhe disa shifra konkrete. Firma Xhenis me president Agron Celen ka premtuar 4 milione leke (te reja), firmat Shqiperia Trikot, me president Gjergj Liqejzen dhe firma Bertoni me president Paulin Radovanin, kane premtuar nga 2 milione. Por, jane edhe shume biznesmene te tjere qe kane premtuar te japin shuma sipas mundesive. Sipas vendimit te mbledhjes, do te jete dita e neserme qe do te beje te mundur hapjen e llogarise ne banke dhe nisjen e derdhjes se parave te premtuara. Nga mbledhja nuk u deklarua se ne cilen banke do te depozitohen parate.

Por njerezit e parave kishin edhe nje kerkese tjeter qe kishte te bente me transparencen. Gezim Mashi, nje nga pjesemarresit ne mbledhje, kerkoi qe te ngrihej nje asamble e biznesmeneve qe do te zgjedhe kryesine e shoqates se sponsoreve dhe do te caktoje nje drejtor menaxhimi. Do te jete ky drejtor qe do te merret, sipas propozimit, me financat e dhuruara nga sponsoret, gjithnje nen kontrollin e tyre.

Ndersa llogaria bankare do te behet neser (sipas premtimit te pjesemarresve ne mbledhje), u vendos qe asnje lek te mos terhiqej prej saj deri ne caktimin e asamblese, kjo per te ruajtur sigurine dhe qetesine ne klubin e Vllaznise dhe ne skuadren e futbollit.

Para pak ditesh, konkretisht me 6 gusht, 20 biznesmenet e mbledhur bashke me Prefektin Liqejza, premtuan 40 milione leke (te reja) per sezonin 2003-2004, gjysmat e te cilave do te jepeshin keto dite.

Kerkesa tjeter e dale nga mbledhja iu drejtuar klubit Vllaznia, dhe konkretisht Sekretarit te tij, Agim Medja. Ketij i del detyre qe te pegatise 3 preventive per t'ia paraqitur sponsoreve te ardhshem. Njeri do te jete preventivi i shpenzimeve te bera ne nje vit nga ish-presidenti Myftar Cela, tjetri do jete nje preventiv normal qe klubi mendon se do te shpenzoje, dhe nje preventiv tjeter do te jete me shpenzimet minimale qe mund te mendohen. Do te jete shoqata e biznesmeneve sponsore qe do te caktoje se cili nga preventivet do te jete i vlefshem per sezonin 2003-2004.

Detyra per realizimin e kontratave me futbolliste te vecante i eshte lene drejtorit te ardhshem te menaxhimit.

Per procedurat e miratimit te shoqates se sponsoreve nga ana e gjykates, sipas burimeve nga biznesmenet, duhet pritur muaji tjeter, shtatori, konkretisht fillimi i tij.

Vllaznia pergatitet e grumbulluar ne Hotel "Meteor"

Nderkaq, ekipi i futbollit gjendet i grumbulluar ne Hotel "Meteor", nje nga me te miret e qytetit, per t'u pergatitur per ndeshjen e te enjtes, 14 gusht, ne "Loro Borici", ndaj Dundee FC te Skocise, per Kupen UEFA. Vllaznia ka treguar forme te mire ne miqesoret e luajtura, duke mundur 3-1 Dinamon dhe 7-2 Naftetarin, te dyja ne Shkoder. Por trajneri Zhega nuk ka mbetur shume i kenaqur nga loja e skuadres se tij, duke deklaruar se ajo eshte teper e brishte ne dyluftime dhe e bute.

Kujdes

Afati i federimeve nga FSHF, 15-22 gusht

Njerezit qe duan te shpetojne Vllaznine nga kriza e madhe ku ka hyre, duhet te kene parasysh se duhet te levizin shpejt me kontratat e futbollisteve. Afati i caktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) eshte nga 15 deri me 22 gusht. Pra, mbeten edhe 12 dite deri ne dispozicion te tyre e pas atij afati, normalisht, nuk mund te behen me federime te tjera.

Kronologjia e krizes:

14 qershor 2003: Vrasja e presidentit te Vllaznise, Myftar Cela ne Tuz te Malit te Zi, ku i dyshuar eshte Bajram Cunmulaj. Shkodranet humben presidentin qe kishin qe nga viti 1996

15 qershor: Nisin homazhet ne shtepine e te ndjerit Cela, ne Bajze te Malesise se Madhe

16 qershor: Vllaznia vendos mbajtjen e zise per Celen

16 qershor: Shtyhet grumbullimi i skuadres. Zhega bisedoi me drejtuesit e klubit dhe vendosen shtyrjen

17 qershor: Del hipoteza se presidencen mund ta mbante familja e Myftar Celes. Shpresa me e madhe, i vellai i te ndjerit, Gezimi qe u kthye nga SHBA. Brenda javes, u vendos per takim me familjen per te vendosur te ardhmen

20 qershor: Hidhet shorti i kupave te Europes ne Zvicer, Vllaznia ciftohet me skocezet e Dundee FC ne Kupen UEFA

24 qershor: Familja e Celes deklaron se nuk do te vazhdoje te mbaje presidencen e klubit Vllaznia

5 korrik: Reagim i Bashkise. Vendoset per nje mbledhje me biznesmenet nje dite me pas, per presidentin e ri. Kandidate kryesore, vellezerit Fusha, pronare te Hotel Koloseut dhe Lulishtes 1 Maji

7 korrik: Futbollisti nga Kongo, Bokatola, vret dy qytetare (ciftin Shkreli) ne Shkoder me makinen e tij. Ndalohet nga policia dhe nis gjyqi (edhe sot eshte ne burg)

8 korrik: Kompania "Eurodrini" me pronar deputetin e PS, Shyqyri Duraku, del si kandidat per presidence te klubit. U premtua per vizite nje dite me pas ne Shkoder te disa njerezve te Durakut, por kjo nuk u realizuar

9 korrik: Del problemi i nje borxhi qe Vllaznia i ka Federates Shqiptare te Futbollit

10 korrik: Vllaznia ben te ditur se borxhi ndaj FSHF eshte 140 mije dollare dhe se do lahet nga klubi, jo nga presidenti i ri. Duraku: Borxhi nuk eshte problem

15 korrik: Mbrojtesi Elvin Beqiri kalon me Metalurg ne kampionatin e Ukraines, me nje kontrate 2-vjecare

15 korrik: Nisin problemet me lojtaret. Bejzade, Devolli, Ishka, Alcani e Asllani permenden se mund te largohen.

17 korrik: Klubi i Futbollit Vllaznia i ve gjobe Beqirit per ikje pa leje per ne Ukraine. Nuk jepet shuma e gjobes

17 korrik: Vllaznia i kerkon miliona leke te reja Metalurgut per kartonin e Beqirit

19 korrik: Terheqja e Eurodrinit. Duraku deklaron se i druhet faktit se nuk njeh menyren e menaxhimit te nje klubi futbolli, prandaj vendosi te mos behej president i Vllaznise. Por ne Shkoder flasin per kercenime te bera ne adrese te tij

20 korrik: Kapiteni Sinani plas "bomben": Mund te iki, kam oferte nga Lushnja, por edhe nga kryeqyteti

21 korrik: Metalurg i Ukraines jep 50.000 dollare amerikane per kartonin e Beqirit

23 korrik: Greve e futbollisteve per mospagim rrogash, pas ardhjes se parave te Beqirit

24 korrik: Klubi Vllaznia bie dakord me futbollistet per t'i paguar rrogat shteterore te prapambetura per 7 muaj dhe lojtaret kthehen ne stervitje. Keto para, do jepen nga kartoni i Beqirit

25 korrik: Tifozet, iniciative per te ndihmuar financiarisht klubin. Kjo, pas nje thirrjeje nga televizioni lokal, "TV 1". Kjo, kryesisht per zhvillimin e ndeshjeve te Kupes UEFA ndaj Dundee FC te Skocise

25 korrik: Futbollistet marrin nga 120.000 leke, qe jane rrogat e prapambetura

28 korrik: Bejzade kthehet ne stervitje, pas nje largimi prej disa ditesh

3 gusht: Firma italiane "Rietti" ka sjelle, sipas ATSH-se, baze materiale per te gjithe skuadren e Vllaznise, ka vene ne dispozicion te ekipit per fitore ndaj Dundee 10 mije euro

6 gusht: Iniciativa e prefektit, Gjergj Liqejza: 20 biznesmene u mblodhen ne zyren e Prefektit dhe zgjodhen keshillin drejtues provizor prej 5 vetesh, ndaj e cila do te dale presidenti i ri i Vllaznise. U premtuan 40 milione leke (te reja) per sezonin

7 gusht: Vllaznia, Kryebashkiaku Rusi kunder prefektit Liqejza: Klubi eshte nen administrimin e Bashkise, prandaj keto veprime i ngjajne vetem nje fushate politike dhe jo zgjidhjeve reale. Ne do te mblidhemi si Bashki, bashke me prefektin Liqejza ne rolin e biznesmenit

7 gusht: Kryebashkiaku Rusi nxjerr emrin e kompanise se sigurimeve SIGAL qe, sipas tij, ka qene pretendente per te marre presidencen e klubit

9 gusht: dalja e perbashket ne konference per shtyp
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Në Shkodër gjithçka kundër Dandeet

Kur kanë mbetur vetëm, pak më shumë se 24 orë nga sfida e madhe e Vllaznisë ndaj Dandeet të Skocisë për Kupën UEFA që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, gjithçka është gati në Shkodër. Sekretari i klubit “Vllaznia”, Agim Medja, thotë se po bëhen të gjitha përpjekjet për të krijuar një atmosferë sa më entuziaste për këtë ndeshje.

Përvoja e fituar në ndeshjen e përfaqësueses sonë ndaj Rusisë, po shërben për të plotësuar të gjitha kërkesat e vëna nga UEFA. Afrimi i biznesmenëve shkodranë për të financuar ekipin e tyre, ka krijuar një atmosferë optimiste te të gjithë futbollistët. Situata është qetësuar tashmë dhe futbollistët e ndjejnë veten më të sigurt, pas asaj krize që ka pasur si shkak humbjen e presidentit të Vllaznisë, Myftar Çela, pas atentatit që ju bë në qytetin e Tuzit në Malin e Zi. Ndërkohë, dje ka filluar dhe shitja e biletave për ndeshjen Vllaznia-Dandee që do të luhet të enjten në orën 19.00. Mendohet që pjesëmarrja e shikuesve në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”. Trajneri i kuqebluve, Medin Zhega, thotë se gjendja e ekpit është e mirë. Të gjithë lojtarët tani po stërviten me dëshirë dhe pasion, pasi janë zgjidhur problemet financiare. “E dimë që do të kemi përpara një kundërshtar të fortë, por ne do të shpalosim vlerat më të mira të futbollit shkodran”,- shprehet ai.
(Panorama)
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Nuk ka munguar as vullneti e as dëshira, nuk ka munguar as mbështetja e një publiku të ngrohtë, por në fund, jemi sërish ne ata që humbim me dinjitet. Humbja 2-0 e Vllaznisë në tempullin e futbollit shkodran, ka vulosur zhgënjimin e dyfishtë të një dite të ngjeshur futbollistike. Një fitore e merituar e Dandeet. Ndërkohë që për tanët, mund të thuhet se, kaq mundën të bënin. Vllaznia nuk ka mundur të përballojë një skuadër të shpejtë dhe të vendosur mirë në fushë. Që në minutat e para, lojtarët e Dandeet tregojnë se kanë ardhur këtu për të fituar, por një gjë të tillë e kanë kërkuar me zgjuarsi. Duke u mbrojtur mirë, ata kanë mundur të ndalin vrullin e Vllaznisë. Pas disa sulmesh të kryera nga mesfushori i Ishkas, Vllaznia nuk ka mundur të gjejë rrjetën për të shënuar. Skocezët kanë qenë shumë më të qartë dhe shumë të kujdesshëm në mbrojtje. Ka qenë 42’ kur skocezët e Dandeet, me anë të një kundërsulmi dhe duke përfituar nga një vendosje e keqe e mbrojtjes shkodrane, kanë gjetur golin e tyre të parë me autor Steve Lovel. Pjesa e parë është mbyllur me shifrat 1-0, në favor të skocezëve. Ndërkohë, në pjesën e dytë, shkodranët hynë me synime për të barazuar rezultatin, por jo me vonë se 5 minuta pas fillimit të pjesës së dytë Nako Novo. Në pjësën e dytë ekipi i Zhegës ndërroi dhe portjerin Grima dhe vendin e tij e zëvendësoi portjeri i dytë Mustafa. Një nga mundësitë më të mira ka qenë 80’, kur Mancaku ka ngritur peshë zemrat e të pranishmëve në shkallët e stadiumit, me një gjuajtje nga distanca, që ka tronditur pjesën e poshtme të shyllës së portës së Dandeet. Shkodranët u përpoqën shumë për të gjetur, të paktën, një gol, por kjo gjë nuk ndodhi për gjatë gjithë ndeshjes. Gjatë gjithë lojës, ekipi i Vllaznisë së Shkodrës është përpjekur të gjejë, të paktën, një gol që t’i gëzojë mijëra shikues që kishin mbushur shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Zhega: Nuk mund të bënim më tepër.

Trajneri kuqeblu analizon humbjen me skocezët
Humbja ndaj Dandit ka qenë e paralajmëruar për kuqeblutë. Problemet e shumta që ata kanë kaluar këto dy muajt e fundit janë demonstruar edhe në ndeshjen e së enjtes, përballë skocezëve. Medin Zhega, trajneri i Vllaznisë, megjithatë, është i kënaqur nga paraqitja e skuadrës që drejton: "Fitoi skuadra më e mirë në këtë ndeshje, ndonëse ne u përpoqëm mjaft. Dua t'i falënderoj djemtë për atë çfarë dhanë në fushë. Në ndeshjen ndaj Dandit, përveç problemeve të tjera, treguam edhe mangësi fizike. Kjo gjë është normale, pasi zhvilluam një fazë përgatitore me shumë probleme, ku gjysma e ekipit nuk është stërvitur rregullisht. Për pasojë, nuk ishim në gjendje ta përballonim vrullin e kundërshtarit."
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

JUVE fiton trofeun "Berlusconi" duke rrahur Milan-in 2-0 me golat e Del Piero-s dhe te Camoranesi-t.
Juventus perserit suksesin e New York-ut ku fituan super kupen e Italise , por kete here nuk duhej koha shtese apo penalltite te zgjidhnin fatin e ndeshjes.
Tranieri Juventin Marcello Lippi zgjodhi skemen 4-2-3-1 duke lene Camoranesi-n, Nedved e Del Piero-n mbrapa Trezeguet-s gje e cila solli suksesin dhe tregoi carte se JUVE eshte pretendente kryesore perseri per te fituar scudeto-n dhe Champions League-en.

Formacionet.

JUVENTUS (4-2-3-1): 1 Buffon; 21 Thuram 23 Legrottaglie, 4 Montero, 19 Zambrotta; 3 Tacchinardi, 18 Appiah 3 Camoranesi 11 Nedved, 10 Del Piero 17 Trezeguet.

MILAN (4-4-2): 12 Dida; 2 Cafu, 13 Nesta, 25 R. Junior, 16 Pancaro; 23 Ambrosini, 21 Pirlo 20 Seedorf, 10 Rui Costa 9 Inzaghi 7 Shevchenko.

Shenues.
Del Piero 40'
Camoranesi 45'.

Fituesit e Trofeut Berlusconi ne vite.

1991: Milan-Juventus 1-2 (Casiraghi, Maldini, Casiraghi)
1992: Milan-Inter 1-0 (Papin)
1993: Milan-Real Madrid 3-2 (Simone, Papin, Boban, Michel, Zamorano)
1994: Milan-Bayern 1-0 (Gullit)
1995: Milan-Juventus 5-6 me penallti (0-0) 90'
1996: Milan-Juventus 1-0 (Eranio)
1997: Milan-Juventus 3-1 (Conte, Cruz, Kluivert, Weah)
1998: Milan-Juventus 1-2 (Bierhoff, Inzaghi, Inzaghi)
1999: Milan-Juventus 0-1 (Del Piero)
2000: Milan-Juventus 6-7 me penallti (2-2) 90': J. Mari, Trezeguet, Shevchenko, Inzaghi)
2001: Milan-Juventus 3-4 me penallti (1-1) 90' Del Piero, Serginho)
2002: Milan-Juventus 3-1 me penallti(0-0) 90'
2003: Milan-Juventus 0-2 (Del Piero, Camoranesi)
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

7 futbolliste te JUVES ka grumbulluar Trapatoni per miqesoren e 20 gushtit kunder Gjermanise.

Gianluigi Buffon
Nicola Legrottaglie
Mauro German Camoranesi
Alessio Tacchinardi
Gianluca Zambrotta
Alessandro Del Piero
Fabrizio Miccoli
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Vllaznia, vazhdon hemoragjia e lojtareve
SHKODER- Nga ekipi i Vllaznise se Shkodres po vazhdon largimi i futbollisteve, sidomos i te ardhurve nje vit me pare. Burime nga klubi shkodran bejne te ditur per ATSH-ne se, pas takimit te pare per Kupen UEFA ndaj Dandit, ku Vllaznia humbi me rezultatin 2-0, nje pjese e lojtareve nuk jane paraqitur ne seancat stervitore, duke krijuar nje situate kritike ne prag te fillimit te sezonit te ri futbollistik. Deri tani jane larguar nga kampi kuqeblu Ishka, Asllani, Devolli dhe pritet qe te largohet edhe Romanishin. Drejtues te klubit thone se, largimet e tyre jane te pamotivuara. Ata u kane bere te qarte futbollisteve se brenda ketyre diteve do te zgjidhen te gjitha problemet financiare te klubit, do te mblidhet asambleja, do te zgjidhet keshilli drejtues dhe presidenti i ri i klubit shkodran. Sipas tyre, tashme kriza financiare eshte zgjidhur nga klubi dhe grupi i biznesmeneve shkodrane, te cilet kane vendosur qe per nje vit te drejtojne ekipin e Vllaznise. Ne klub thone se, kane perfunduar te gjitha procedurat per ngritjen e shoqerise aksionere dhe pritet qe shpejt te nenshkruhen kontratat per sezonin 2003 -2004 me te gjithe futbollistet.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Vllaznia, telashet nuk kane te sosur
Edhe dje, klubi shkodran nuk ka konkluduar dot, per zgjidhjen e problemeve te tij. Problemi me i madh per te gjithe eshte se, dy dite me vone, do te startoje Kampionati Kombetar i futbollit. Nje nga skuadrat me te njohura shqiptare, si Vllaznia, e te gjitha koherave, kercenohet nga nje ikje e pafund lojtaresh dhe nga ana tjeter rrezikon shume

SHKODER-Edhe dje, Vllaznia, nuk ka mundur qe te zgjidhe punet e saj. Asambleja eshte shtyre perseri, ndersa hemoragjia e lojtareve e ka bere ekipin fare anemik. Por, ndersa kembana eshte duke rene per Vllaznine, njerezit e saj duken te ngeshem ne vendimet e tyre. Nderkohe, qe ka deshtuar ashtu si dy dite me pare edhe dje ,mbledhja e asamblese se klubit te futbollit te Vllaznise se Shkodres, pasi nje pjese e biznesmeneve kane patur verejtje teknike per menyren e menaxhimit te klubit.

Per kete mbledhje vazhdon qe te kete nje interesim te madh, jo vetem nga sportedashesit shkodrane, qe presin me padurim zgjidhjen perfundimtare te problemeve qe e shqetesojne klubin. Sekretari i klubit, Agim Medja, dy dite me pare ka deklaruar se mbledhja nuk ka deshtuar, por pati disa mosmarreveshje mes biznesmeneve per menyren e menaxhimit te klubit. Nderkohe, pas mbledhjes se dy diteve me pare, prefekti Gjergj Liqejza ka mbledhur te gjithe grupin e biznesmeneve shkodrane, qe kane marre persiper drejtimin e ekipit, ku kane diskutuar gjate per zgjidhjen e disa problemeve te vogla teknike te drejtimit te Vllaznise. Gjate takimit eshte folur shume per asamblene, ku do te zgjidhen organet drejtuese te klubit dhe zgjidhen problemet e tjera te klubit.

Marre nga KORRIERI.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

POLITIKO-SPORTIVE

XHOANA NANO DO "VLLAZNINE"

Shkoder. "Kam dashur dhe deshiroj te jem kandidat per te qene ne krye te Vllaznise, por jam penguar ne menyre te qellimshme nga segmente te caktuara ne prefekturen dhe ne Bashkine e Shkodres", ka deklaruar ne Shkoder, deputeti Nikolle Lesi. Konfirmimi i Lesit ka lene pa mend shume nga biznesmenet dhe perfaqesuesit e qarqeve futbollistike te Shkodres, aq me shume qe nje deklarate e tille eshte bere vetem nje dite pas deshtimit te mbledhjes te biznesmeneve qe priste te vendoste edhe fatin e skuadres te futbollit shkodran. Sipas Lesit, eshte duke u punuar qe ne krye te Vllaznise te vije Xhoana Nano, bashkeshortja e kryeministrit shqiptar. "Kam kerkuar me te gjitha format ligjore qe te jem kandindat per postin e predendtit te Klubut te Futbollit Vllaznia. Jam shprehur se mund te jap maksimumin e maksimunemeve per te qene konkurent i besueshem, por fatkeqesisht ndjej spostim, hile nga struktra te Prefektures e ndoshta edhe nga ata te Bashksie te Shkodres. Kjo eshte duke pergatitjes ardhja e Xhoana Nanos per te marre Vllaznine duke krijuar nje politike ne sport. Eshte nje politike per te marre ne qender te demokracise, duke qene perballe njerezve si sportdashesit e Vllaznise qe jane shume dashamires ndaj sportit per te thene me pas qe te na jepni edhe votat" ka thene Lesi

Marre nga KOHA JONE.
 

Alesio

Primus registratum
Re: Kampionet : Vllaznia & Juventus

Juve mund Napoli-n ne San Paolo 3-1 ne ndeshjen miqesore qe u zhvillua mbreme.
Ishte nje ndeshje qe u dominua teresisht nga Juventinet.
Nedved shenoi golin e pare ne minuten 20'
ndersa Miccoli shenoi nje dopiete ne minutat 26 e 31.
Per Napoli-n shkurtoi diferencen pra golin e nderit Bernini ne minuten e 18 te pjeses se dyte.


NAPOLI-JUVENTUS 1-3 (pjesa e pare 0-3)
Shenues: Nedved (J) ne 20', Miccoli (J) ne 26' e 31' pjesa e pare.; Bernini (N) ne 18' pjesa e dyte.
NAPOLI (4-3-3): Brivio (Manitta nga 1' p.d.); Portanova (Zamboni nga 1' p.d.), Sogliano, Bonomi, Tosto (Cvitanovic nga 32' p.d.); Vidigal (Montervino nga 1' p.d.), Olive (Bernini nga 1' p.d.), Marcolin (Montezine nga 34' p.d.); Zanini (Pasino nga 1' p.d.), Dionigi (Floro Flores nga 1' p.d. e Sesa nga 5' p.d.), Savoldi (Montesanto, Quadrini, Platone). Tranier.: Agostinelli.
JUVENTUS (4-2-3-1): Chimenti; Birindelli, Ferrara (Montero nga 22' p.d.), Iuliano (Thuram nga 32' p.d.), Pessotto; Conte (Camoranesi nga 32' p.d.), Appiah; Miccoli (Del Piero nga 12' p.d.), Maresca (Davids nga 12' p.d.), Nedved (Olivera nga 12' p.d.); Di Vaio (Trezeguet nga 12' p.d.) (Buffon). All.: Lippi. ARBITRI: Dattilo di Locri.
Spektator 40.000
 
Top