Djali Adoloshent
Forumium maestatis

Diten e premte, ora 20:00 ne Stadiumin “ Qemal Stafa” ne Tirane do te celet sezoni ri futbolistik me ndeshjen Partizani - Laci e vlefshme per javen e pare te Kategorise Superiore. Ekipet pjesemarrese ne kete sezon jane: KF Skenderbeu, FK Partizani, Flamurtari FC, KF Bylis, KF Teuta, KF Vllaznia, KF Laci KF Tirana, FK Terbuni dhe FK Kukesi. Federata Shqiptare e Futbollit do te zhvilloje nje ceremoni per hapjen e ketij sezoni ku te pranishem do te jene Presidenti Armand Duka, Sekretari i Pergjithshem Ilir Shulku si edhe anetare te Komitetit Ekzekutiv te FSHF.