Kamate-Fajde ?!Si dhe Pse?

ShkodraniNY

Primus registratum
Kamate-Fajde ?!Si dhe Pse?

C'mendim keni per Kamaten - Fajdeja ?

Si funksionon ajo?
Pasojat e kametes ne Shqiperi,Si dhe Pse?

1997- njolle e zeze ne shpirterat dhe trupat e Shqiptareve.Mos e harroni!.

Le te diskutojme.
Ju flm. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

ShkodraniNY

Primus registratum
Re: Kamate-Fajde ?!Si dhe Pse?

Pse mos valle mendoni se kamata eshte nje produkt i ekomomise dhe nje element baze i saj?

Une jam kundra kamates dhe do ta quaja :

Kamata eshte e kunderta e bamiresise.

Por mos e ngaterroni me tregtine.

Keto jane dy gjera krejt te ndryshme.
Mund ta shqyrtojme. :book:
 

dirty vegas

Primus registratum
Re: Kamate-Fajde ?!Si dhe Pse?

Kamata s'esht gjthmon fajde ...dhe s'esht gjo e keqe, prandaj mos e barazo me fajdet n'shqipri.
 

ShkodraniNY

Primus registratum
Re: Kamate-Fajde ?!Si dhe Pse?

NJoftim:

Se shpejti do hapen perseri FAJDET ne albania.

Do ta shihni se perseri do i shtiem parat aty /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ky popull jemi ne !
 

leo110

Primus registratum
Re: Kamate-Fajde ?!Si dhe Pse?

Qe t'i pergjigjesh temes duhet me njoh ne thellesi konceptet mbi te cilat ushtrohet debati.

C'eshte kamata ???
Dhenia e parave me interessa [kapitali fillestar(C) + x% interes(i) mbi C-ne]

Nuk eshte e njejta gje qe bejne bankat ne rruge legale, ne Shqiperi e gjetke?
Po.

Cili eshte ndryshimi mes kamates dhe finacimit/investimi nga/tek bankat?
Interesat jane shume te larte tek kamata.

Pse jane te larte interesat?
Sepse zgjedhin kete rruge individet(e jo vetem) qe jane te rifiutuar nga bankat(nuk mbushin kriteret per financim, kane nivelin e riskut te larte ose per ato qe investojne interesi bankar eshte i ulet), keshtu qe ngelet alternativa "kamata", aty ku kerkesa dhe oferta per parà nderpriten ne nje çmim(interes) shume te larte.

Duhet te ushtrohet kamata?
Jo, eshte e ndaluar me ligj.
Ne te vertete eshte e ndaluar dhenia e parave me interesa mbi nje nivel te caktuar, i variushem sipas nivelit te interesit legal (max. 50% me shume e interesit legal,ex. 6%=interesi legal => max=9%).

Mund te jetoje ekonomia pa interesa mbi parane?
Jo.
Pse?
Flm interesave ushtrohet politika monetare mbi nje shtet, jane interesat ata qe kane ate rolin e amortizatorit mbi nje ekonomi ne ekspansion apo reçension, interesi mbi parane(fitimi) eshte mekanizmi qe ve ne levizje tek njeriu jo vetem anen materiale, por edhe ate morale.

Ketu vlen te thuhet, "gjella me kripe e kripa me karar".
 

Financieri

Primus registratum
Re: Kamate-Fajde ?!Si dhe Pse?

Pa kredi nuk merr dot fryme ekonomia e nje vendi. Kredite e bankave jane shume te rendesishme sepse sherbejne si ure lidhese midis kursimeve te individeve dhe nevojave te bizneseve per kapital. Nje banke dhe nje skeme piramidale jane dy gjera krejt te ndryshme qe nuk mund te krahasohen fare.

Skemat piramidale vinin era mashtrim qe nje ore larg. Ne mos gabohem tek Xhaferri fusje 100 dollare edhe merrje 300 pas tre muajsh. I bje qe ai te te paguante 200% interes ne muaj ose 8000% interes ne vit :rolleyes: Di ndonje banke ti qe merr ose jep para me kete norme interesi?
 

leo110

Primus registratum
Re: Kamate-Fajde ?!Si dhe Pse?

Fillimisht postuar nga Financieri:
[qb] Nje banke dhe nje skeme piramidale jane dy gjera krejt te ndryshme qe nuk mund te krahasohen fare. [/qb]
Thoni ju(po si themi ne /pf/images/graemlins/laugh.gif ), logjika e funksionimit eshte e njejta, qe te dyja japin parà me interesa dhe mbeshtesin fitimin duke arbitruar mbi keto interesa, apo jo.

Ndryshimi qendron nga ana legjislative, niveli i interesave qe ushtrohen,etika profesionale dhe pergjegjesia(soliditeti) faktike mbi sistemin ekonomik te nje vendi.
Problemi lind kur legalizohen ose kur kihet indiference nga autoritetet mbi keto skema.
 

Financieri

Primus registratum
Re: Kamate-Fajde ?!Si dhe Pse?

Do te te shpjegoj ne detaj se si funksionon nje banke dhe se si funksionon nje piramide qe ta kuptosh ndryshimin.

Nje banke merr para me hua nga publiku duke pranuar depozita. Ne shkembin per depoziten qytetari i thjeshte merr njefare norme interesi. Per shembull, ketu ne Amerike kjo norme tani eshte rreth 2%. Parate qe mbledh, banka nje pjese i jep me kredi dhe nje pjese i investon ne bono thesari (pra ja jep me kredi shtetit). Ata qe marrin kredi nga banka paguajne norma te ndryshme interesi ne varesi te rrezikshmerise qe paraqesin por asnjeri nuk do te paguaj me pak se 5%. Interesi qe paguajne kreditoret perfaqeson te ardhurat e bankes. Interesi qe u paguhet depozitoreve perfaqeson shpenzim per banken. Diferenca, pra 3 perqindshi(5% - 2% = 3%)eshte fitimi bruto i bankes. Nga keto do te hiqen shpenzimet e tjera te bankes si rrogat, amortizimi,qiraja, etj, etj, etj. dhe do ngelet nje fitim neto per pronaret (aksioneret)e bankes.

Piramida funksionon ndryshe. Sudja del ne rruge dhe premton 75% interes ne tre muaj te themi. Del nje debil (le ta quajme debilin Hason), dhe i jep
Sudes 100 dollare me hua. Jo vetem kaq, Hasoni shkon ne klub dhe i thote edhe Zyberit dhe Kristaqit se cfare ka po bon Sudja. Zyberi dhe Kristaqi hezitojne pak po pas nje muaji edhe ata i fusin nga 100 dollare per koke. Tani Sudja ka 300 dollare. Vjen fundi i tremujorit dhe Sudja i jep Hasonit 175 dollaret qe i ka borxh (100 jane paret qe i mori Hasonit kurse 75 jane nga paret e Zyberit dhe Kristaqit). Nderkohe Sudja vazhdon te terheqi depozita nga lyfa te tjere dhe me parate e tyre do te paguaj Zyberin dhe Kristaqin kur tu vije atyre rradha per tu paguar pas nji muaji. Sic e shikon, Sudja nuk i jep parate e depozitoreve me kredi por vetem i leviz paret verdalle duke ja dhene paret e njerit tjetrit. Ajo s'ka se si t'i jape parate me kredi sepse asnje biznesmen nuk ka luajtur nga ment qe te marri kredi me interes mbi 75% per tre-muaj (thjesht s'ka biznes aq fitimprures!). Pra Sudja nuk ka te ardhura ne forme interesi nga kreditoret, sepse s'ka kreditore. Ka vetem depozitore dhe pranndaj ka vetem shpenzime. Ajo operon me humbje. Por kjo gje nuk e shqeteson Suden fare sepse per sa kohe qe numri i depozitave vazhdon te rritet ajo do te vazhdoje te kete para per te levizur verdalle. Ne momentin kur ajo e kupton se nuk mund te terheqi me depozita te reja(pra kur i futen te gjithe lyfat gjithe paret qe kishin), Sudja (ose shefi i Sudes) merr tufen me pare edhe iken jasht shteti. Dhe depozitoret qe i futen paret te fundit digjen. Ja vlen te permendet se, edhe po u kap shefi i Sudes me gjithe paret qe mori me vete, prape s'do te dali per t'i kthyer paret gjithe depozitoreve, sepse pjesa me e madhe e parave u jane paguar depozitoreve te pare ne forme interesi. Ne qofte se do te lexosh me shume per skemat piramidale google: "Ponzi schemes".
 

leo110

Primus registratum
Re: Kamate-Fajde ?!Si dhe Pse?

Per skemat piramidale mjafton te perdoresh termin 'skema Ponci' dhe nje qe njeh financen ka kuptuar per çfare bohet fjale.

Tek postimi i imi i fundit ne tre rrjeshta kam sintetizuar ndryshimin mes tyre.

Mendoj qe nuk mund te ekzistoje sot risku 'piramida', jo vetem qe nuk mund te lejohet nga shteti, por edhe masa/populli tani eshte e/i vetedijshme per ç'behet fjale.
Mund te themi qe edhe sistemi bankar po riperterihet e konsolidohet e nuk len hapesire per "financiere" ordinere.

Sa per kamaten, ekziston gjithkund(ilegale), por prek nje perqindje shume te ulet individesh(kur nuk shihet zgjidhje financimi per nje problem urgjent, nga halli, mund te shkohet tek kamata, si cjapi te kasapi).

Piramidat dhe kamata, nuk jane te vetmet forma mashtrimi financiar dhe, nqs sot ne Shqiperi mund te kete ndonje forme mashtrimi financiar(per masen) duhet te kete ndonje forme/trajte te ndryshme nga ato te mesipermet.

Kush njeh ndonje forme te re qe i vjen "profumi" mashtrim le t'a shtroje e t'a diskutojme.
 
Top