Re: Kamate-Fajde ?!Si dhe Pse?
Do te te shpjegoj ne detaj se si funksionon nje banke dhe se si funksionon nje piramide qe ta kuptosh ndryshimin.
Nje banke merr para me hua nga publiku duke pranuar depozita. Ne shkembin per depoziten qytetari i thjeshte merr njefare norme interesi. Per shembull, ketu ne Amerike kjo norme tani eshte rreth 2%. Parate qe mbledh, banka nje pjese i jep me kredi dhe nje pjese i investon ne bono thesari (pra ja jep me kredi shtetit). Ata qe marrin kredi nga banka paguajne norma te ndryshme interesi ne varesi te rrezikshmerise qe paraqesin por asnjeri nuk do te paguaj me pak se 5%. Interesi qe paguajne kreditoret perfaqeson te ardhurat e bankes. Interesi qe u paguhet depozitoreve perfaqeson shpenzim per banken. Diferenca, pra 3 perqindshi(5% - 2% = 3%)eshte fitimi bruto i bankes. Nga keto do te hiqen shpenzimet e tjera te bankes si rrogat, amortizimi,qiraja, etj, etj, etj. dhe do ngelet nje fitim neto per pronaret (aksioneret)e bankes.
Piramida funksionon ndryshe. Sudja del ne rruge dhe premton 75% interes ne tre muaj te themi. Del nje debil (le ta quajme debilin Hason), dhe i jep
Sudes 100 dollare me hua. Jo vetem kaq, Hasoni shkon ne klub dhe i thote edhe Zyberit dhe Kristaqit se cfare ka po bon Sudja. Zyberi dhe Kristaqi hezitojne pak po pas nje muaji edhe ata i fusin nga 100 dollare per koke. Tani Sudja ka 300 dollare. Vjen fundi i tremujorit dhe Sudja i jep Hasonit 175 dollaret qe i ka borxh (100 jane paret qe i mori Hasonit kurse 75 jane nga paret e Zyberit dhe Kristaqit). Nderkohe Sudja vazhdon te terheqi depozita nga lyfa te tjere dhe me parate e tyre do te paguaj Zyberin dhe Kristaqin kur tu vije atyre rradha per tu paguar pas nji muaji. Sic e shikon, Sudja nuk i jep parate e depozitoreve me kredi por vetem i leviz paret verdalle duke ja dhene paret e njerit tjetrit. Ajo s'ka se si t'i jape parate me kredi sepse asnje biznesmen nuk ka luajtur nga ment qe te marri kredi me interes mbi 75% per tre-muaj (thjesht s'ka biznes aq fitimprures!). Pra Sudja nuk ka te ardhura ne forme interesi nga kreditoret, sepse s'ka kreditore. Ka vetem depozitore dhe pranndaj ka vetem shpenzime. Ajo operon me humbje. Por kjo gje nuk e shqeteson Suden fare sepse per sa kohe qe numri i depozitave vazhdon te rritet ajo do te vazhdoje te kete para per te levizur verdalle. Ne momentin kur ajo e kupton se nuk mund te terheqi me depozita te reja(pra kur i futen te gjithe lyfat gjithe paret qe kishin), Sudja (ose shefi i Sudes) merr tufen me pare edhe iken jasht shteti. Dhe depozitoret qe i futen paret te fundit digjen. Ja vlen te permendet se, edhe po u kap shefi i Sudes me gjithe paret qe mori me vete, prape s'do te dali per t'i kthyer paret gjithe depozitoreve, sepse pjesa me e madhe e parave u jane paguar depozitoreve te pare ne forme interesi. Ne qofte se do te lexosh me shume per skemat piramidale google: "Ponzi schemes".