Kamata (Ribaja)...

Rejhana Çekrezi

Primus registratum
Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të plotfuqishëm. Paqja dhe shpëtimi i Tij, dhe salavatet tona qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, familjen dhe shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Sot dua të shkruaj për kamatën, dispozitat e saj,dhe për urtësitë e ndalimit të kamatës….
Ribaja në gjuhën shqipe do të thotë shtesë. Këtu nënkuptohet shtimi I kapitalit, i madh apo i vogël qoftë. Allahu në kuranin famëlartë thotë:
“Nëse pendoheni, ju keni pasuritë tuaja, nuk duhet të bëni padrejtësi e as t’ju bëhet.” (El-Bekare, 279)
Po kaloj tek dispozitat e saj... Kamata është e ndaluar në të gjitha fetë hyjnore, është e ndaluar në hebraizëm, Krishtërim dhe ne Islam. Në Dhiatën e Vjetër përmendet:
“Nëse i jep hua dikujt nga populli yt, mos kërko prej tij fitim për pasurinë tënde. (Verseti 25, kapitulli 22 I librit të Eksodit).
“Nëse vëllai yt ka nevojë për diçka, ndihmoje atë…mos kërko prej tij as fitim, as dobi. (Verseti 35, kapitulli 25 nga libri I Levit).
Kurani u jep përgjigje këtyre në suren En Nisa, ajeti 161:
“Dhe marrjen e kamatës prej tyre, nga e cila janë ndaluar.”
Në Dhiatën e Re thuhet: “Nëse i jepni hua dikujt, prej të cilit parashikoni ndonjë shpërblim, çfarë merite do të keni? Por bëni mirësi dhe jepni hua pa pritur përfitim për këtë. Atëherë shpërblimi juaj do të jetë I mirë”. (Verseti 34, kapitulli 6, Ungjilli I Lukës).
Skuperi ka thënë: “Kush thotë se kamata nuk është mëkat, konsiderohet ateist, jashtë fesë”.
Papa Poti ka thënë: “Kamatëmarrësit e humbin nderin e tyre në këtë jetë dhe nuk duhet të qefinosen pas vdekjes”.
Në periudhën mekase zbriti ajeti kuranor:
“Dhe çka të jepni nga pasuria për tu shtuar e rritur (me kamatë) në pasurinë e njerëzve, ajo nuk do të shtohet te Allahu, ndërsa çka të jepni sadaka (bamirësi) me qëllim që ti afroheni Allahut, të tillë janë ata që u shumëfishohet (shpërblimi).” (Er;Rum, 39)
Fundi me të cilën mbylli këtë dispozitë ishte ajeti kuranor:
“O ju që keni besuar! Ta keni frikë Allahun dhe hiqni dorë nga kamata, nëse jeni besimtarë të vërtetë. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë juve ju është shpallur luftë nga Allahu dhe I dërguari I Tij. Nëse pendoheni, atëherë ju takon kapitali fillestar. Në këtë mënyrë, nuk dëmtoni askënd e as ju vetë nuk dëmtoheni”. (El-Bekare, 278-279)
Siç e shohim në bazë të ajeteve kuranorë kamata është e ndaluar rreptësisht dhe në formë të prerë. Kamata është një prej mëkateve të mëdha. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejra se Profeti (a.s) ka thënë: “Largohuni prej shtatë shkatërrueseve”. I thanë: “Cilat janë ato, o i dërguar i Allahut?” Profeti (a.s) tha: “T’i bësh ortak Allahut; magjia; vrasja, të cilën e ka ndaluar Allahu i Lartësuar, përveç me të drejtë; ngrënia e kamatës; ngrënia e pasurisë së jetimit; dezertimi nga fushëbeteja dhe shpifja ndaj grave të ndershme e besimtare”.
Në një hadith Sahih;[Es Silsiletu Es Sahiha 1033] thuhet: “Një dërhem kamatë është më i rëndë (si gjynah) tek Allahu se tridhjetë e gjashtë vepra imoraliteti”. Gjithashtu në një tjetër hadith Sahih; [Sahih El Xhami, 3533] thuhet: “Kamata është shtatëdhjetë e tre llojesh, më e lehta e tyre është sikur të martohej njeriu me nënën e tij”.
Subhanallah... shikoni se çfarë dënimit ka kamata o vëllezër dhe motra të nderuara... E lusim Allahun e plotfuqishëm të na ruajë nga dënimi i zjarrit dhe të na largojë prej atyre veprave ku Allahu (xh.sh) mund të mos jetë i kënaqur… Ju përshëndes me përshëndetjen më të ngrohtë islame Es-selamualejkum ve rahmetullahi ve berekëtuhu...
 
Top