Re: Kam nje pyetje??
degjo Xeni une jam nje studente ne gjermani dhe pak a shume i di keto pune.Nqs ty ti kane pranuar dokumentat nuk do te thote patjeter se do te te pranojne edhe ne fakultet.Se gjermanet si rregull nuk ia refuzojne asnjerit te drejten per te studiuar.Por nqs notat e tua jane te mira atehere po qr ke shanse te mira.Une nuk e di se ne cilin qytet do te studiosh ti por mua me ka ndodhur keshtu:une aplikova ne universitetin e hamburgut dhe ato me sollen pergjigje se mua me kishin pranuar,por meqenese shkollat shqiptare nuk njihen e nuk kane asnje lloj kontrate me shtetin gjerman,duhej qe une me pare ti nenshtrohesha nje provimi per gjuhen dhe te beja 6 muaj kurs parauniversitar qe quhet"studienkolleg" pas ketij kursi do aplikosh prape per ne uni por poastaj nuk ka probleme per te te pranuar.Per sa iperket provimit te gjuhes duhet te pakten te zoterosh Mittelstufe 1.Une per vete kam ardhur ketu qe para se te behej provimi i gjuhes dhe e kam mesuar gjuhen ketu neper kurse private(qe me thene te drejten jane goxha te shtrenjta)une provimin e kam marre dhe po ashtu edhe lejeqendrimin per 1 vit.Me vizen e me shkollen nuk do kesh asnje problem por i vetmi problem eshte ana financiare.normalisht si student duhet te kesh ne dispozicion 6500 euro ne vit ne banke sepse aty do bazohen atoqe ti mund te mbijetosh ne gjermani.por edhe po nuk i pate futi ne banke pa afat(mundesisht tek Pro Credit Bank,se e ka qendren ne gjermani)pastaj para se te ikesh i terheq e ben cfare te duash.vetem se ato leke do te te duhen dhe edhe kur te shtysh vizen tek zyra et huajve duhet tu cosh ose vertetim bankar qe ti ke lek ne nje banke gjermane ose psh sic e bera une :une u cova vertetimet se kisha marre nga western union para nga prinderit cdo muaj.Dhe u thashe se me financojne prinderit.Une nuk e di se ne cfare faze te pregatitjes se dokumentave je por gjithsesi po pate ndonje pyetje ose ndonje gje me shkruaj se do te me behej shume qejfi te te ndihmoja. me respekt Janina