"Kam mesuar..."

Megg

Carpe Diem
Kam mësuar se sado të përkujdesesh për të tjeret,s’është e thënë të ta kthejnë po njëlloj përkujdesjen.​
Kam mësuar se duhen vite për të ndërtuar besimin dhe fare pak sekonda për ta thyer.​
Kam mësuar se sado të mirë të jenë miqtë, herë pas here do të të lëndojnë por duhet t’i falësh ata.​
Kam mësuar që nuk ka rëndësi çfarë ke në jete por kë ke. Kam mësuar se nuk duhet të shkatërrosh kurrë një shfajësim më një justifikim.​
Kam mësuar se duhet gjithmonë të krahasohesh me më të mirën që bëjnë të tjerët.​
Kam mësuar se duhet një kohë e gjatë që të bëhem njeriu që dëshiroj të jem.​
Kam mësuar që duhet të largohesh nga njerëzit e zemrës me fjalë dashurie pasi mund të jetë hera e fundit që i shikon.​
Kam mësuar që mund të vazhdosh shumë më përpara edhe kur thua që s’mundesh më.​
Kam mësuar që jemi përgjegjës për atë që bëjmë, pavarësisht si ndjehemi.​
Kam mësuar që ose ti kontrollon sjelljen tënde ose ajo të kontrollon ty.​
Kam mësuar që ndonjëherë personat që mendoje se do gëzonin nga mundja juaj, janë ato që mund t’ju ndihmojne të ngriheni sërish.​
Kam mësuar që kur jam i nevrikosur kam të drejtë të jem i nevrikosur por nuk kam të drejtë te jem i pashpirtë.​
Kam mësuar që një miqësi dhe dashuri e pastër rritet edhe në distanca të mëdha.​
Kam mësuar që një njeri dhe pse nuk të do në mënyrën që ti kërkon nuk do të thotë që nuk të do me maksimumin e tij.​
Kam mësuar që të maturohesh ka të bëjë me eksperiencat dhe çfarë ke mësuar prej tyre dhe jo me ditëlindjet që ke kaluar.​
Kam mësuar që nuk është mjaftueshem të falësh nga të tjerët, shpesh duhet të falësh veten tënde.​
Kam mësuar se sado e plagosur të jetë zemra jote, bota nuk ndalon për pikëllimin tënd.​
Kam mësuar që rrethanat e jetës mund të kenë ndikuar në atë çfare jemi, por ne jemi përgjegjës për atë çfarë do bëhemi.​
Kam mësuar që një person i pasur nuk është ai qe ka shumë por ai që kërkon pak.​
Kam mësuar që s’kemi përse ti zëvendësojmë miqtë vetëm se ato kanë ndryshuar.​
Kam mësuar që s’duhet të jesh aq i egër për të zbuluar ndonjë sekret sepse mund të të ndryshojë jetën përgjithmonë.​
Kam mësuar që çertifikatat e varura në mur nuk të bëjnë njeri më të mirë.​
Kam mësuar që personat për të cilët përkujdesesh më shumë në këtë botë, largohen shumë shpejt.​
Kam mësuar se njerëzit harrojnë atë çfarë them apo bëj, por nuk harrojnë si i bëre të ndjehen.​
 

gangsterja

Primus registratum
Ndersa un kam mesuar mos e shiko nje person nga paraqitja e jashme apo nga bukuria,por shikoji thesarin qe mban ai person brenda shpirtit te tij.Mos zi shoqeri me njerezit qe te kane zili dhe mos bie ne kurthin e tyre.
Mos u trego tip i hapur qe ne takimin e pare se atehere do te flasesh shum shpejt respekto me mire nje person qe ka mendime te ndryshme me ty sesa ai qe gjoja te mban krahe.
Respekti me njerezit e gabuar,
defekti qe duhet eliminuar.Mesova se njerezit ne ditet e sotme te shohin interesin,menyren e veshjes,e te bejne si shefat e botes.Mesova qe te mos vuaj per nje person kur ai nuk e meriton dhe te harroj te kaluaren per te filluar nje jete te re.Duhet te kem besim vetem tek vetja dhe mos te merrem me mendimin e te tjereve,apo kur te shohin me inat.
 
Top