"Kam mesuar..."

Megg

Carpe Diem
Kam mësuar se sado të përkujdesesh për të tjeret,s’është e thënë të ta kthejnë po njëlloj përkujdesjen.
Kam mësuar se duhen vite për të ndërtuar besimin dhe fare pak sekonda për ta thyer.
Kam mësuar se sado të mirë të jenë miqtë, herë pas here do të të lëndojnë por duhet t’i falësh ata.
Kam mësuar që nuk ka rëndësi çfarë ke në jete por kë ke. Kam mësuar se nuk duhet të shkatërrosh kurrë një shfajësim më një justifikim.
Kam mësuar se duhet gjithmonë të krahasohesh me më të mirën që bëjnë të tjerët.
Kam mësuar se duhet një kohë e gjatë që të bëhem njeriu që dëshiroj të jem.
Kam mësuar që duhet të largohesh nga njerëzit e zemrës me fjalë dashurie pasi mund të jetë hera e fundit që i shikon.
Kam mësuar që mund të vazhdosh shumë më përpara edhe kur thua që s’mundesh më.
Kam mësuar që jemi përgjegjës për atë që bëjmë, pavarësisht si ndjehemi.
Kam mësuar që ose ti kontrollon sjelljen tënde ose ajo të kontrollon ty.
Kam mësuar që ndonjëherë personat që mendoje se do gëzonin nga mundja juaj, janë ato që mund t’ju ndihmojne të ngriheni sërish.
Kam mësuar që kur jam i nevrikosur kam të drejtë të jem i nevrikosur por nuk kam të drejtë te jem i pashpirtë.
Kam mësuar që një miqësi dhe dashuri e pastër rritet edhe në distanca të mëdha.
Kam mësuar që një njeri dhe pse nuk të do në mënyrën që ti kërkon nuk do të thotë që nuk të do me maksimumin e tij.
Kam mësuar që të maturohesh ka të bëjë me eksperiencat dhe çfarë ke mësuar prej tyre dhe jo me ditëlindjet që ke kaluar.
Kam mësuar që nuk është mjaftueshem të falësh nga të tjerët, shpesh duhet të falësh veten tënde.
Kam mësuar se sado e plagosur të jetë zemra jote, bota nuk ndalon për pikëllimin tënd.
Kam mësuar që rrethanat e jetës mund të kenë ndikuar në atë çfare jemi, por ne jemi përgjegjës për atë çfarë do bëhemi.
Kam mësuar që një person i pasur nuk është ai qe ka shumë por ai që kërkon pak.
Kam mësuar që s’kemi përse ti zëvendësojmë miqtë vetëm se ato kanë ndryshuar.
Kam mësuar që s’duhet të jesh aq i egër për të zbuluar ndonjë sekret sepse mund të të ndryshojë jetën përgjithmonë.
Kam mësuar që çertifikatat e varura në mur nuk të bëjnë njeri më të mirë.
Kam mësuar që personat për të cilët përkujdesesh më shumë në këtë botë, largohen shumë shpejt.
Kam mësuar se njerëzit harrojnë atë çfarë them apo bëj, por nuk harrojnë si i bëre të ndjehen.
 

gangsterja

Primus registratum
Ndersa un kam mesuar mos e shiko nje person nga paraqitja e jashme apo nga bukuria,por shikoji thesarin qe mban ai person brenda shpirtit te tij.Mos zi shoqeri me njerezit qe te kane zili dhe mos bie ne kurthin e tyre.
Mos u trego tip i hapur qe ne takimin e pare se atehere do te flasesh shum shpejt respekto me mire nje person qe ka mendime te ndryshme me ty sesa ai qe gjoja te mban krahe.
Respekti me njerezit e gabuar,
defekti qe duhet eliminuar.Mesova se njerezit ne ditet e sotme te shohin interesin,menyren e veshjes,e te bejne si shefat e botes.Mesova qe te mos vuaj per nje person kur ai nuk e meriton dhe te harroj te kaluaren per te filluar nje jete te re.Duhet te kem besim vetem tek vetja dhe mos te merrem me mendimin e te tjereve,apo kur te shohin me inat.
 
Top