Kalo: Këtë vit nis Akreditimi i institucioneve shëndetësore
Drejtori i Qendrës së Akreditimit, Kalo pohoi se spitalet që nuk kanë standardet minimale nuk duhet të liçensohen. Do ti ndëshkojë vetë tregu

Të gjitha institucionet shëndetësore në vendin tonë do të nisin procesin e Akreditimit në fillim të vitit 2010. Institucionet që nuk do të përmbushin standardet nuk do të akreditohen dhe tregu do të jetë ai që do ti ndëshkojë nëse nuk realizojnë standardet.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Cilësisë dhe Akreditimit, Isuf Kalo shpjegoi në intervistën për “Shekullin” se çfarë do të kuptohet me Proces Akreditimi, deri ku ka arritur ky proces dhe cilat janë standardet që duhet të plotësojnë institucionet shëndetësore.

Tashmë flitet për Akreditim të institucioneve shëndetësore, deri ku ka arritur ky proces dhe çfarë parashikon ky proces?

Çështja e Akreditimit është një koncept i ri në parim në sistemin tonë shëndetësor.

Akreditimi në institucionet shëndetësore janë pjesë e strategjisë që kur u krijua Qendra Kombëtare e Cilësisë dhe e Akreditimit, pasi menduam se ka ardhur koha për akreditim dhe kjo u realizua së pari duke u institucionalizuar si koncept. Ajo që është bërë deri tani është se u krijua struktura, koncepti dhe sidomos mjeti që do të kryhet akreditimi dhe mjetet kryesore janë standardet.

Akreditimi i institucioneve është konfirmim i kompetencës profesionale para qytetarëve dhe pacientëve. Nëse ky institut është i aftë dhe i ka gjithë cilësitë e duhura për të kryer atë që pretendon. Mirëpo ky pretendim do bëhet mbi baza objektive dhe jo mbi baza deklarative dhe që të bëhet mbi baza objektive duhet matur dhe për të matur cilësinë e institucioneve duhet seriozitet.

Pasi janë realizuar standardet ku në fillim janë bërë standardet e spitaleve dhe më pas janë bërë standardet e kujdesit parësor, më pas standardet e stomatologjisë dhe laboratorëve.

Janë set standardesh ku vetëm spitalet kanë 262 standarde për të plotësuar. Ideja e akreditimit të spitaleve është që ato të vlerësojnë jo vetëm një fushë të caktuar, por në tërësinë e shërbimeve të tij. Në secilën fushë ka një numër treguesish se si do maten dhe do vlerësohen.

A keni pasur ndonjë spital në projekt pilot për të parë se sa i realizojnë standardet?

Në fakt kemi pasur 12 spitale të mëdha në projekt pilot për të parë arritjen e standardeve.

Praktikisht për këtë është dashur që të kemi disa njerëz që të dinë të vlerësojnë standardet. Këta njerëz janë trajnuar për këtë. Standardet janë një pasqyrë që i thonë institucioneve ja ku jeni.

Sipas këtij pilotimi spitalet i plotësonin standardet?

Sipas vetvlerësimit të tyre ka shumë për të bërë. Spitalet janë të ndryshme dhe dikush ishte më mirë në njërin drejtim dhe dikush më mirë në një drejtim tjetër çka na jep ne të vlerësojmë se secili nga ato standarde është i arritur pasi nëse është arritur në një vend mund të arrihet edhe në tjetrin por sidoqoftë mund të them se plotësisht asnjëri nga spitalet nuk i plotësonte të gjitha standardet.

Ne nuk presupozojmë që spitalet tona janë gati që të akreditohen. Vet akreditimi është një proces që pasi do të vetëvlerësohen do ketë një afat për ti plotësuar standardet dhe më pas akreditohen.

Cili është afati i akreditimit?

Unë them që spitalet tona këtë vit që po vjen mund të fillojnë procesin e akreditimit që do të thotë që spitalet do të fillojnë të kontaktojnë me qendrën tonë. Në fillim ne do t’u japim setin e standardeve dhe do t’ua shpjegojmë se si do maten.

Tashmë është me ligj që institucionet shëndetësore do t’u nënshtrohen akreditimit. Tashmë Instituti i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor një ndër pikat që do të ketë me kontratat e spitaleve ka të bëjë pikërisht me akreditimin e tyre. Them që vitin e ardhshëm nisin zyrtarisht akreditimin.

Nëse institucionet shëndetësore nuk do ti plotësojnë standardet si do të aplikohet me këto institucione?

Procesi i Akreditimit është proces i përmirësimit të vullnetshëm i standardeve. Mund të them se nëse spitalet nuk do t’i plotësojnë standardet nuk do të kenë certifikatë nga institucioni ynë por nuk do ti mbyllim. Ne do t’u lëmë kohën e mjaftueshme që të përmbushin këtë proces.

Kjo nuk do të jetë një garë për ta por një obligim që do të jetë pa frikën e ndëshkimit. Thjesht atyre do t’u vonohet akreditimi nga ana jonë por do t’u jepen shanse në fazat pasardhëse për akreditim.

Cilat janë standardet në mënyrë të përgjithshme që duhet të plotësojnë institucionet shëndetësore?

Standardet i kemi ndarë në tre kategori që janë standardet minimale të cilat janë të detyrueshme dhe pa këto standarde minimale institucionet nuk duhet të licensohen qoftë private apo shtetërore pasi janë shumë të rrezikshme për popullatën. Nivel tjetër më i lartë janë standardet optimale.

Ne do kemi edhe disa standarde të tjera që janë ato të ekselencës por kryesisht do të punohet me standardet optimale. Këto standarde do t’i duhen edhe Ministrisë së Shëndetësisë pasi ajo ka në dorë licensimin e institucioneve shëndetësore.

Çertifikata e akreditimit është një dokument që do të vihet në muret e çdo spitali dhe pacienti është ai që e shikon nëse duhet të marrë shërbim në një spital të pa akredituar apo jo. Pra ndëshkimin do ta bëjë vet tregu ndaj spitaleve që nuk do të arrijnë standardet. Por është edhe ISKH-ja ajo që bën ndëshkimin e cila nuk jep bonuse ndaj spitaleve që nuk i kanë arritur standardet.

Akreditimi mbi të gjitha është një ndihmë për qytetarët të cilët duhet të dinë se ku duhet të shkojnë dhe të jenë të sigurt aty ku shkojnë. Ata mund të gënjehen nga reklamat, opinionet apo edhe nga mashtrimet por akreditimi është ai që u jep siguri pacienteve.(shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26143. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26143