Kaka: Mesi është më i miri në botë

Kaka: Mesi është më i miri në botë

messi-kaka-300x195.jpg
Braziliani në radhët e Milanit, Rikardo Leite Kaka është optimist se do të jetë sërish futbollisti më i mirë në botë, por e pranon faktin se aktualisht më i miri është argjentinasi Lionel Mesi. Leo është futbollist që e bën diferencën në fushë, ka thënë Kaka dy ditë para ndeshjes ndërmjet Argjentinës dhe Brazilit, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2010, duke shtuar: Do të votoja për të gjitha ato që ka bërë gjatë një viti, duke udhëhequr Barcelonën drejt tre trofeve në edicionin e kaluar. Qëllimi im është që përsëri të fitoj këtë trofe. Ndeshja kundër Argjentinës për Kakanë do të jetë e 70-ta për kombëtaren e tij dhe nëse shënon gol, do të barazohet me Romarion dhe Zikon, me nga 11 gola në kualifikimet për Botëror. Do të ishte fantastike që golin e 11-të ta shënojë kundër Argjentinës, por janë edhe katër ndeshje tjera dhe besoj se do të arrij të ndajë vendin e parë, që do të ishte sukses i madh, duke marrë parasysh se unë nuk jam sulmues klasik.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22208. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22208
 
Top