Kafeja forcon kujtesen tek femrat

enton

Primus registratum
Kafeja forcon kujtesen tek femrat

Kafeja forcon kujtesen

Disa zbulime te koheve te fundit nga fusha e mjekesise.

Kafeja forcon kujtesen

Shkencetaret e qendres kerkimore prane universitetit te Kalifornise thone kafeja forcon kujtesen, por vetem tek grate. Ata thone se grate qe pijne kafe gjate jetes se tyre kane nje kujtese me te forte kur ato behen te moshuara.
Rezultatet e studimit tregojne se gra te moshes 80 vjecare qe kane filluar te perdorin kafe qe ne moshe te re ua kalojne shume here persa i perket fuqise mendore, simotrave te tyre qe nuk kane perdorur kafe. Shkencetaret mendojne se kafeina jo vetem forcon kujtesen por edhe e permireson ate. Ata arriten ne kete perfundim pas studimit te gjendjes se nje numri grash te cilat pranuan te perdorinin nga 1 deri ne 5 filxhane kafeje ne dite per nje muaj rresht.
Interesant eshte fakti se tek burrat kafeja nuk ka te njejtin efekt. Burrat ne pergjithesi perjetojne nje renie te kujteses, dhe ulje te aftesise se te menduarit pas moshes 60 vjec. Por tek grate e moshuara qe pijne kafe duket se truri funskionon me mire. Shkencetaret gjithashtu vune re se pirja e kafese dhe kujtesa e forte tek grate nuk lidhet aspak me moshen, shkallen e arsimimit ose me terapine per zevendesimin e hormoneve, per te cilen eshte provuar se ndihmon fuqine mendore.

Metode e re kunder dhimbjeve ne shtyllen kurrizore

Dhimbjet therrese te kurrizit mund te jene paralizuese. Qindra mijera njerez u nenshtrohen nderhyrjeve te ndryshme ne shtyllen kurrizore per ti shmangur ato. Por nje menyre e re kirugjike ben qe njerezit te mos ndjejne kurre me dhimbje te tilla.
Para dy vjetesh, prekja e gishtave te kembeve per Sharon DiHaworth ishte dicka e pamundur. Gjate nje aksidenti, ajo demtoi rende nje ruaze te shtylles kurrizore. Ajo thote se dhimbjet ishin te tmerreshme. Terapia fizike nuk dha asnje rezultat.Ne ketë faze, shume paciente i nenshtrohen procedures se quajtur bashkimi i kollones, ku ruaza lidhet me kocken.
Por disa kirurge, si Rick Delamarter kane zgjedhur nje tjeter menyre duke zevendesuar plotesisht ruazen e demtuar me nje disk artificial. Ky eshte nje operacion i lehte qe nuk zgjat shume. Tani per tani kjo metode ndodhet ne fazen eksperimentale dhe kryhet vetem ne pak spitale ne Shtetet e Bashkuara.

Menyre e re dhe me e shpejte per diagnostikimin e Sides.

Agjencia amerikane e ilaceve miratoi perdorimin e nje metode te re e te shpejte per diagnostikimin e te prekurve nga virusi HIV. Menyra e re eshte provuar si e sukseseshme ne 96 perqind te rasteve. Duke perdor nje pike gjaku, nepermjet kesaj analize punonjesit e shendetesise mund te percaktojne brenda 20 minutave nese personi eshte i prekur nga virusi HIV ose jo. Procesi i diagnostikimit kushton rreth 20 dollare. Aparati eshte prodhuar nga firma OraSure ne Pensilvani.
(c)korcavizion.com
 

Raif

Primus registratum
Re: Kafeja forcon kujtesen tek femrat

Pirja e kafes ndikon ne shtypjen e gjakut.
Personat (femra apo meshkuj) te cilet e kan shtypjen e lart te gjakut nuk duhet te perdorin kafe, kurse personat qe kan shtypje te ulet te gjakut, mund ta perdorin dhe ju ban mire.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Kafeja forcon kujtesen tek femrat

Po mua qe kafja me ben dem :confused:
Nuk e kam pi ndonje here. Por nje here qe
sa per ti shijuar shijen e kam provuar
me ka bere keq. /pf/images/graemlins/frown.gif
Nga se vjen kjo?
 

Ema

Goddes
Re: Kafeja forcon kujtesen tek femrat

Prandaj sa s'pi kafe une kam humbur kujtesen fare /pf/images/graemlins/smile.gif !
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Kafeja forcon kujtesen tek femrat

Une dija qe kafeja te ndihmon te tretje por jo ne kujtese, qepa te ndihmon per kujtesen, po kush ka guxim te haje nje kokerr qepe cdo dite ??!!
 

Ema

Goddes
Re: Kafeja forcon kujtesen tek femrat

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb]Une dija qe kafeja te ndihmon te tretje por jo ne kujtese, qepa te ndihmon per kujtesen, po kush ka guxim te haje nje kokerr qepe cdo dite ??!![/qb]
Une! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Kafeja forcon kujtesen tek femrat

E shof, vje ere deri ktu /pf/images/graemlins/laugh.gif :tipsy: .
 

Ema

Goddes
Re: Kafeja forcon kujtesen tek femrat

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb]E shof, vje ere deri ktu /pf/images/graemlins/laugh.gif :tipsy: .[/qb]
eDHE HUDHRA MO /pf/images/graemlins/smile.gif
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Kafeja forcon kujtesen tek femrat

Ju zocka lerini lloqet se do jua fshij postimet! :tipsy:
 

Guest
Re: Kafeja forcon kujtesen tek femrat

kam degjuar qe shum kafe te ben impotent
hAJT bye
 

joetisti_

Locus omnem
Atehere le te pijne shume kafe. Le t'u vije ne kujtese se djemte duan gjithmone te kene te bejne me bukurine e tyre. Me bombasticitetin e tyre...
 
Top