Re: Kadareja fut hundët në politikë
Balada a Nenes
Ne mbremje u kthye ai ne shtepi
i lodhur, i ngrysur, me traktet ne gji.
Mesnates se shurdher, se erret, se shkret’
do ngjise ai traktet kudo ne qytet.
-Mesnates ti sonte, o nene, me zgjo!
-Mir’, biri nenes, fli, bir! – tha ajo.
Ai si i vdekur ne gjume! ra pastaj
dhe nena mbi te nuk i ndan syte e saj.
Shikon ajo traktet dhe lutet mbi te
<<Fli, biri i nenes, se ora s&#8217;eshte nje.>>
Akrepi leviz, me ngadale leviz
pas perdesh, pas xhamash: e zeze nata pis.
Ne enderr ai buzeqesh e po sheh,
nje fushe te bukur, nje qiell pa re.
Dhe nena e tij me te bardha vallezon,
ne fushe te sahatit me dore tregon.
Akoma akrepi s&#8217;ka shkuar ne nje,
ndaj nena s&#8217;e zgjon, ndaj akoma po fle.
Por befas ne fushe u degjua qe larg
nje krisme perreth: trak a trak, trak a trak!
Dhe nena u zhduk si ne mjegull atje,
sahati i thyer sec ra permbi dhe.
I mbytur ne djerse u zgjua ai
<<O nene>>, dhe doren e vuri ne gji.
Atje trakte s&#8217;ka. <<O nene ku je!>>
Pas perdesh, pas xhamash po gdhin dite e re.
<<O nene!>>, por nena nuk eshte me perqark
diku mitralozi troket: trak a trak!
Dicka neper mendte atij shpejt I erdh&#8217;
u hodh drejt nga porta: kuptoi e u zverdh.
Ne dor&#8217; revolverin, ne rrugen e shkret&#8217;
vrapoi n&#8217;erresire, kudo ne qytet.
<<O nene, o nene, o nene, ku je!!!!>>
Ja, zbardhin mbi mure ca trakte atje.
Vrapon, po nuk duket gjekundi ajo,
&#8230;<<Ndal!>> ndihet tek-tuk. Vrapo shpejt! Vrapo!
N&#8217;agim afer pyllit, ne an&#8217; te nje perroi
pas drureve ai u mbeshtet e vajtoi.
&#8230;Qe biri te flinte i qete gjer n&#8217;agim,
mesnata per nenen s&#8217;do kete mbarim.