Re: Kadareja fut hundët në politikë
Kush kerkon te meosje mbi theniet, mendimet dhe intervistat e Kadarese, por dhe mbi kritike qe kane lidhje me te e me temat qe ai shtjellon, le te ndjeke si vijon artikulli ne Rimëkëmbja: (Mestitujt jane me te zeza. VINI RE! para se te ngerdhesheni kunder Baletes, shikoni mire citimet apo "footnotes" qe ai perdor, cka verteton korrektesine dhe vertetesine e shkrimit te tij studimor!)

“KADAREIADA”, “SHERRIADA KADARE” DHE KADAREJA I SHERRIT
(22 Qershor 2004)
“Revanshizmi shqiptar”, pjellë e mëkatimit të pandershmërisë intelektuale
Është i pamjaftueshëm shpjegimi që u dha më lart me paragrafet e cituara nga “Poshtërimi në Ballkan”, ku përligjet revanshizmi serbomadh mbi shqiptarët si nxjerrje e dufit antiosman.
Kadareja na shtyn drejt një shpjegimi tjetër: “Sot opinioni botëror, me të drejtë i kërkon shqiptarëve të mos bien në kurthin e radhës, me fjalë të tjera, të mos kërkojnë ata vet revansh ndaj serbëve të pafajshëm për 80 vitet e tyre të errta. Pa këtë mirëkuptim, cikli i hakmarrjes do të ishte pafund”. Pra, është një mision në shërbim të politikës ndërkombëtare, jo “pajtimi me Drashkoviçin”, që shtyn më shumë Kadarenë të shkruajë kështu. Po sa mund të jenë vallë “serbët e pafajshëm” në numër që mund të rënkan viktimë e revanshit imagjinar të shqiptarëve? Ose të paktën sa di Kadareja për të tillë? Apo Ismaili do të përdorë përsëri metodën marksiste të analizës klasore dhe të shpallë se vetëm elitat serbe të kohës kur janë bërë krimet kundër shqiptarëve kanë faj, kurse serbët e tjerë janë të pafajshëm. Po Drashkoviçin ku do ta fusë: te këto elita serbe, apo te “serbët e pafajshëm”? Kadare nuk mund të mos e vejë re taktikën djallëzore për të paraqitur punën sikur fajet i kishte vetëm Milosheviçi e regjimi i tij, ndërsa Serbia dhe politikanët pas Milosheviçit nuk paskan faj.
Mirëpo dokumentet e shkruara dëshmojnë se Drashkoviçi, Koshtunica, etj. janë shfaqur si shovinistë edhe më të hapur se Milosheviçi kundër shqiptarëve dhe të tjerëve qysh në kohën e Titos! Janë shumë kuptimplote fjalët e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës , Kol Berisha, : “Toka serbe sikur nuk e do demokracinë,qoftë edhe ajo e tipit Xhinxhiç” (intervistë në “Bota Sot”, Prishtinë 20 Prill 2004).
Branimir Anzulloviç në “Serbia qiellore” kujton se në protestat trimujore në vitin 1996 kundër Milosheviçit, ku Drashkoviçi ishte njëri nga tre drejtuesit kryesorë, njerëzit dilnin me portrete të Njegoshit dhe “ishin të zemëruar me Milosheviçin jo pse kishte filluar luftën, por pse nuk e kishte fituar Zoran Xhinxhiç dhe Vuk Drashkoviç nuk jepnin një alternativë ndaj politikës së Milosheviçit. Ata nuk shprehnin pakënaqësi për politikën e Serbisë së madhe…këmbëngulja e Drashkoviçit në nacionalizmin e tij luftarak, duke përfshirë dhe thirrjet për një luftë të re, (që Serbia e shpërtheu në Kosovë më 1998-99 A. B.) e bënin atë një alternativë edhe më të keqe se ajo e Milosheviçit” (fq.175-76)
Revanshizmi historik i shqiptarëve në të kaluarën dhe rreziku i revanshizmit shqiptar sot sajohen për të fajsuar shqiptarët që nuk kanë asnjë faj dhe për të shfajsuar serbët që nuk duan të njohin e të lajnë asnjë faj. Mjerisht për këtë ndihmon me shkrimet e tij edhe “Nderi i Kombit” shqiptar Kadareja i cili me tezën e “revanshit të ndërsjellë” trajton edhe marrëdhëniet shqiptaro-greke.
Analisti Mehmet Elezi më 29 Maj 2004 ka shkruar në gazetën “55” diçka të kundërt me Kadarenë, ndonëse nuk i referohet gjëkundi atij : “Shqipëria nuk ka bërë asnjë luftë në shkallë rajoni. As në 10 vjet, as në 1000 vjet. Nëpër tekstet e nëpër fjalime ndodh që mburremi me këtë fakt. Gjykuar me syrin e atëhershëm e jo të sotëm, nuk e di nëse duhet me u mburrë apo jo. Por kjo është cështje tjetër, le t’ua lëmë historianëve”. Ne kemi thënë me kohë se nuk duhet të mburremi që nuk kemi bërë asnjë luftë, por jemi tkurrur gjithnjë. Na vjen mirë që dhe një tjetër përpiqet të gjejë një përgjigje për këtë pyetje.
Po Kadareja nga i gjeti revanshet shqiptare ndaj sllavëve e grekëve kur shqiptarët, sipas Elezit, ka 1000 vjet të paktën që nuk kanë bërë luftra për të marrë ndonjë gjë nga ajo që u është rrëmbyer paraardhësve të tyre nga ardhacakët në Ballkan? Teza e Kadaresë për “revanshizmin shqiptar” është qesharake dhe dëshpëruese njëkohësisht. Revanshi milosheviçian edhe pse nisi në Kosovë kundër shqiptarëve u kthye në revansh ndaj gjithë popujve të ish-Jugosllavisë, meqenëse këta gjatë regjimit titits kishin shkundur disi peshën e rëndë të hegjemonizmit serb të kohës së Karagjorgjeviçëve. Ky revansh prodhoi katër luftra të tmerrshme në 10 vjet. Ndërsa përpjekjet që kanë bërë shqiptarët në Kososvë për lirinë e tyre kombëtare e tani për pavarësinë e Kosovës edhe nëse shoqërohen në ndonjë rast me shpërthime dhune si ato të 17-18 Marsit 2004 , kurrsesi nuk mund të cilësohen si “revansh shqiptar”, sikurse tenton Kadareja. Po të cilësohen kështu, bëhet loja e serbëve.
Prandaj Kadareja mëkaton edhe më rëndë në shkrimin “Riparimi i së keqes” kur thekson : “ Historia e raporteve shqiptaro-serbe është në radhë të parë një kronikë e gjatë revanshi. As njëra palë as tjetra palë s’janë në gjendje ta shpjegojnë atë që ka ndodhur. I pengon mosnjohja. Në radhë të parë e vetvetes. Pastaj e tjetrit. I pengon sedra e sëmurë ballkanase. Keqkuptimet tragjike”.
Me kaq në mendjen e vet Kadareja kujton se arrin të fshijë vulat tragjike historike dhe rrjedhojat aktuale të armiqësive shqiptaro-serbe. Punë që s’bëhet kjo, jo vetëm nga Kadareja po askush. Agathoni 445 vjet para Krishtit thoshte:“E vetmja gjë që as Perëndia nuk mund ta bëjë është të zhbëjë atë që është bërë”.( Fjalori i citimeve, Oksford 1999 fq.6). Mirëpo Ismail Kadaresë i ka shkrepur në kokë të zhbëjë gjëra që janë bërë, armiqësitë shqiptaro-serbe, me disa magjira, duke i shpallur ato keqkuptime tipike ballkanase nga mosnjohja e vetes dhe tjetrit dhe nga sedra e sëmurë, pa kërkuar më parë mënjanimin e shkaqeve materiale të armiqësive.
Kadaresë mund t’i pëlqejë të thotë se nuk ka pasur ndonjëherë armiqësi shqiptaro-serbe. Por këtë problem e kanë trajtuar edhe të tjerë, njerëz të ditur, studiues të interesuar e seriozë dhe spekulues që natyrisht nuk janë në një mendje gjithmonë.
Kol Berisha në intevistën dhënë gazetës “Bota Sot’ më 20 Prill 2004 u kujton lexuesve mendimin e Edit Durhamit se populli serb e sheh kishën serbe si institucion politik jo fetar dhe pastaj shton se pikërisht në kishën ortodokse bëhet politika e shtetit serb se kjo kishë ka bërë shumë për nxitjen e urrejtjes serbe ndaj popujve të tjerë , sidomos ndaj shqiptarëve. K. Berisha thekson : “Tani e shtatë shekuj ajo punon për ndërtimin e një etnopsikologjie të atillë që dallon nga popujt e tjerë, etnopsikologji, themelet e së cilës gjenden në mitomaninë dhe orekset mesjetare. Është shumë vështirë të presësh nga ajo kthim mbrapa nga rruga e djallit”. Shqiptarët nuk kanë pasur kurrë një institucion homolog apo të përafërt që të krijojë tek ata psikologjinë e revanshit ndaj serbëve.
Në librin “Serbia qiellore” Branimir Anzulloviç bën fjalë për ‘’mitin e hershëm të urrejtjes” që u përdor si gjethe fiku për të shpjeguar masakrën e serbëve në Srebrenicë në vitin 1995. Ai e cilëson autorin amerikan Robert D. Kaplan si njërin nga përhapësit më entuziastë të këtij miti nëpërmjet librit të tij “ Fantazmat ballkanike: një udhëtim në histori”, botuar në vitin 1994, për të cilin është thënë se e lexoi ish-Presidenti Bill Klinton kur vendosi të merrej seriozisht me problemin e Kosovës. Dihet se në prag të bombardimeve të NATO-s në Kosovë u botua dhe luajti rol me rëndësi edhe libri i historianit e publicistit britanik Noel Malkolm “Kosova. Një histori e shkurtër”. Noel Malkolmi radhitet tek autorët që nuk besojnë se ka pasur shumë armiqësira të pandërprera shqiptaro-serbe dhe se nuk janë urrejtjet historike që shkaktuan luftrat në Ballkan, por gjeopolitika.
Por arsyetimet e Anzulloviç, Malkolm e atyre që mendojnë si këta nuk mjaftojnë për të mohuar krejtësisht tezën e Kaplan as për të mbështetur plotësisht dëshirën e Kadaresë që të fshihen nga analet historike armiqësitë shqiptaro-serbe ose ndërballkanike në përgjithësi dhe të mbeten vetëm gjurmët trishtuese të keqkuptimeve, mosnjohjes, sedrave të sëmura, që u shëruakan me receta të lëshuara nga shërues që u ndizet truri nga dëshirat e mira.
Anzulloviç vëren se modelin për tezën e tij Kapllan e ka marrë nga një libër i mëparshëm proserb (ndonëse Kaplan nuk është proserb) i gazetares britanike Rebeka Uest “Qingji i zi dhe fajkoi i hirtë.Një udhëtim nëpër Jugosllavi” botuar në Britaninë e Madhe në vitin 1936 dhe në serbisht për herë të parë në vitin 1989 në prag të fillimit të fushatës së Milosheviçit. Anzulloviç shpjegon se ribotimi i këtij libri ishte paraprirë nga shumë botime librash me të njëjtën frymë gjatë një dhjetëvjeçari për të përgatitur veprimet ushtarake serbe duke përhapur mendimin se serbët ishin një popull superior, por të nëpërkëmbur nga fqinjët e liq” (fq. 171). Dihet se tezën e urrejtjes historike për serbët e të viktimizimit të përhershëm të serbëve e përpunoi dhe e imponoi në mënyrën më agresive Akademia e Shkencave e Serbisë në Memorandumin e saj famëkeq të vitit 1986.
Misha Gleni në studimin e tij prej 700 faqesh “Ballkani” botim anglisht 1999 perceptimin perëndimor për Ballkanin e jep me këto fjalë :” Arsyetohej se aq të fuqishme dhe të qëndrueshme për një kohë të gjatë ishin traditat e armiqësisë në Ballkan, sa kishin zënë vend në formimin gjenetik të banorëve të rajonit” (fq.xxiv). Sipas dëshirës së Kadaresë mund ta zbehim disi këtë vlerësim perëndimor me fjalët e Anzulloviçit “Mitet dhe rrenat janë përdorur për të justifikuar politikat e painformuara dhe për të fshehur padijeninë dhe amoralitetin e atyre që i bënin” (fq.180). Por përsëri nuk mund të mohohen armiqësitë.
Para Rebeka Uest në Ballkan ka pas udhëtuar anglezja tjetër Edit Durham, e cila ka shkruar më tepër dhe më me autoritet. Durham nis studimin mbi “Historinë e popujve” të rajonit me Aleksandrin e Madh ( që e quan shqiptar jashtë çdo dyshimi), Pirron e Epirit dhe me vlerësimin :”Në Ballkan historia përsëritet me një rregullsi të çuditëshme. Popujt e këtij gadishulli kurrë s’kanë arritur të lajnë hesapet me njëri tjetrin deri në fund, sepse ngaherë janë thyer nga një armik i përbashkët”. (Brenga e Ballkanit “ fq,8) Nuk mund të themi se ky vlerësim nuk hyn më në punë kur bëjmë analiza. Edhe më e vlefshme është të mbajmë parasysh vlerësimin tjetër të saj “…pikësynimi i shumë shteteve të Ballkanit është që të shpërngulin njerëzit që janë të një popullsie tjetër” (fq.217).
Më së miri kjo u vërtetua në Kosovë në vitin 1999. Për të mbërritur këtu qysh nga koha e “Naçertanies” ( mezi i shekullit XIX) në Serbi nuk kanë reshtur planet, programet, veprimet kishtare, akademike, politike, ushtarake agjenturore, diplomatike për serbizimin e Kosovës nëpërmjet asimilimit , dëbimit ose masakrimit të shqiptarëve. Janë të njohura tashmë spastrimet etnike të popullsisë shqiptare të mbi 600 fshtarave shqiptare rreth Nishit në çerekun e fundit të shekullit XIX. Ne shqiptarët heshtim sot për këtë, nuk paraqesim pretendime, megjithëse janë ngjarje që nuk kanë ndodhur në kohëra biblike. Janë të njohura genocidet e vazhdueshme serbe në Kosovë pas vitit1912. Për kët ne shqiptarët flasim pa kurfraë fryme revanshi, por vetëm për kujtesë historike e retorikë, aq sa të mos bezdiset bota. Janë të njohura dy elaboratet famëkeqe ( 1937, 1944) të Vaso Çubrilloviçit, por dhe për këtë në kujtohemi vetëm kur na duhet pakëz retorikë.”patriotike” midis vedi.
Kol Berisha tërheq vemendjen në faktin se Akademia Serbe e Shkencave në vitin 1986 bëri të njohura pjesë nga Memorandumi i saj famëkeq i cili shtronte bazat e politikës së Milosheviçit dhe lëshonte udhëzimet për luftrat që do të bënte ushtria serbe më pas. “Ndërkaq-shprehet Kol Berisha- në gushtin e vituit 2003, kryekreatori, kryeskenaristi dhe kryeregjizori i asaj politike, Kisha Ortodokse Serbe…nxorri në shitje ( shpërndau në formë trakti) pamfletin tjetër “Memorandumi për Kosovën dhe Metohinë, por kësaj radhe me cilësinë e autorit”. Shqiptarët as kanë pasur as kanë një mekanizëm të ngjashëm me këtë “sinonim të së keqes “ (cilësim i Kol Berishës) që të akuzohen se po bëkan tani revanshizëm kundër serbëve, meqenëse u dogjën disa çatit të çerdheve të gjarpërinjëve në Kosovë. Tani për ironi janë pikërisht spastruesit më të mëdhenj etnikë në Ballkan, serbët, që ankohen se janë viktimë e kësaj të keqeje në Kosovë. Dhe si për t’u dhënë atyre argument Ismail Kadare tenton të vejë shenjë barazimi në revanshizmin serb me atë shqiptar, por duke mohuar bazën për armiqësi.
Edhe Kadareja e di që armiqësitë shqiptaro-serbe nuk vijnë nga “keqkuptimet”
Kur është marrë me historinë e popujve të Ballkanit, Durhami është ndalur në faktin që : “Sllavët vërshuan pa numër dhe u hëngrën me vendasit për trojet, i detyruan këta të fundit të merrnin malet, krejt si saksonët me bretonët dhe krijuan fshatrat e tyre në fusha të valëzuara e të ujitura mirë…Këtu e ka zanafillën armiqësia e fortë midis sllavëve dhe shqiptarëve, që sot është bërë çështje e ditës …Kjo është e ashtuquajtura armiqësi e madhe e Ballkanit” ( fq. 9). Pastaj bëhet fjalë për armiqësitë e tjera që vijuan me ardhjen e bullgarëve, turqëve…
Pra, nuk është mosnjohja e vetes dhe e tjetrit dhe sedra e sëmurë që vuri bazën e armiqësive në Ballkan, sikurse shkruan Kadareja në “Riparimi i së keqes” krejt ndryshe nga ajo që ka theksuar vet dikur: “Sllavët erdhën në gadishull jo me legjione, me administratë dhe sundimtarë si romakët, por u dyndën dalëngadalë, një popullsi e tërë, me gra e me fëmijë. Kjo popullsi duke qenë shumë më e madhe se popullsia ilire dhe sidomos në saje të fëmijëve e të grave në shumë zona vendosi gjuhën e saj. Dyndja sllave në Ballkan ka qenë tronditëse për fiset ilire. Sllavizimi i tyre nuk është bërë pa dhimbje”.
Kadareja i ka shkruar këto në “Autobiografia e popullit në vargje” ku analizon folklorin shqiptar, sidomos epikën e ciklit të këngëve të Kreshnikëve, që është dëshmia gojore e përplasjeve të mëdha shqiptaro-sllave, e vështirësive me të cilat një pjesë e ilirëve i rezistuan tjetërsimit dhe sot përbëjnë atë që quhet komb shqiptar. Pra, as në të shkuarën, as sot shqiptarët nuk janë penguar nga mosnjohja e vetes dhe e serbëve, apo sllavëve të tjerë.
Kadareja e ka ditur fare mirë se çfarë ka shkruar poeti Gjergj Fishta për përplasjet historike shqiptaro-sllave. Kadareja e ka ditur vargun e Fishtës se [/i]"shqiptarë e shkje në mni të shoqi shoqit kanë le (lindur)"[/i]. Nuk ka qenë mosnjohja e vetes dhe e poetikës fishtiane që e bëri Kadarenë të shkruante në vitet 1970 : “ Përpjekja tepër ambicioze e klerikut reaksionar Gjergj Fisha për të krijuar në bazë të rapsodive dhe këngëve epike të veriut, një epos unikal jo vetëm në letërsinë shqipe por dhe në atë ballkanike dhe europiane dështoi për disa arsye. E para sepse Fishta si shkrimtar reaksionar ishte kryesisht i huaj për shqiptarin dhe aspiratat e popullit. E dyta i ashtuquajturi epos i tij ishte i përshkruar nga kreu në fund nga një frymë shoviniste antisllave, krejt e huaj dhe e papranueshme nga muza shqiptare” (I. Kadare. “ Autobiografia e popullit në vargje” Vepra letrare v.12. 1981, fq.144)
Këto fjalë janë botuar në vitin 1981. Nuk po hyj në komente për këto sepse zotëri Petraq Kolevica i ka vënë pikat mbi “I” kur ka theksuar se : ”të gjitha ç’ka shkruar Kadare kundër të madhit Gjergj Fisha s’vlejnë më shumë se një njollë turpi për atë që i shkroi”.( P. Kolevica “Autobiografia e Ismail Kadaresë në vargje”, 2002 fq.50). Kadareja edhe më pas nuk ka bërë ndonjë përpjekje dinjitoze për ta kruajtur e zbehur disi këtë njollë turpi të pashlyeshme. Në vitin 1991 Ismaili i thoshte Remzi Lanit: ”Jam i bindur se Fishta do të ngjitet në panteonin shqiptar, por kurrë mbi Naimin...”. Pra, me atë sedër të sëmurë që sulmonte Fishtën më 1981 përpiqej të ngjallte xhelozi midis të vdekurish dhjetë vite më vonë. Po atë vit deklaronte para studentëve: “Në Shqipëri ka një keqkuptim për Fishtën, se njerëzit nuk e dinë, nuk e njohin. Kur ta lexojnë do ta shikojnë se ky është një ndër shkrimtarët e zakonshëm shqiptarë. Ky është një shkrimtar i varfër nga ana artistike. Në veprën e tij ka një nivel të ulët, një nivel që s’i afrohet kurrsesi Migjenit”.( cituar sipas P.Kolevica”Autobiografia e Ismail Kadaresë në vargje” 2002 fq. 50). Përsëri Kadareja ka tentuar të nxjerrë dufin e tij duke nxitur “xhelozi midis të vdekurish”.
Në përgjithësi krahasime midis njerëzve të poezisë e letërsisë, apo artit nuk ka përse të bëhen. Fishta dhe Migjeni janë më të pakrahasueshmit midis tyre, sepse i pari është poeti e shkrimtari i çështjes kombëtare, i dyti poeti e shkrimtari që është marrë vetëm me aspektet shoqërore të jetës së shqiptarëve. Dhe Kadareja e ka sulmuar të parin pikërisht atje ku ai ngjitet më lart, pa pritur ardhjen e Kadaresë, në panteonin e historisë shqiptare duke ua dhënë shqiptarëve në vargje historinë e tyre, me lavdinë e fatkeqësitë e saj, pa i rënë në qafë as armikut të tyre shekullor, pa kurrfarë “fryme shoviniste antisllave” që i ngjit Kadareja sipas frymës antishqiptare të propagandës sllave.
Kur lexojmë tani “Poshtërimi në Ballkan” dhe “Riparimi i së keqes” vërejmë me keqardhje se Kadareja nuk është ndarë nga mendësitë me të cilat ka akuzuar dikur Fishtën për “frymë shoviniste antisllave” përderisa tenton që ta pjestojë ”kompleksin e fajit” midis shqiptarëve e sllavëve për gjjthçka të rëndë e tronditëse që ka ndodhur në historinë e marrëdhënieve të tyre shekullore. Fishta në “Lahuta e Malcisë” nuk e sajoi por e shpjegoi më mirë se gjithkush nëpërmjet artit të fjalës e teknikës së vargut historinë, duke treguar edhe respektin e duhur për armikun. Kadareja rreket kot të përfitojë një indulgjencë serbe për shqiptarët duke shkarkuar tërë akuzat mbi "feudalët mizorë" shqiptarë, mbi poetin "reaksionar shovinist antisllav" Fishta, mbi “diktaturën komuniste”, apo mbi shqiptarët e Kosovës “mosmirënjohës ndaj çlirimtarëve të tyre”, mbi mosnjohjen e vetvetes e të tjetrit dhe sedrën e sëmurë të ballkanasve.
Është historikisht e pasaktë, politikisht e padrejtë dhe moralisht e papranueshme një modë e keqe që e kanë përqafuar kategori të caktuara intelektualësh shqiptarë që argumentojnë qëndrimet e tyre me ca të shara vend e pa vend për sundimim shekullor osman, apo për diktaturën komuniste. Tani që i ka shkrepur të dalë kundër bashkimit kombëtar të shqiptarëve edhe Adem Demaçi çirret :”Egoizimi shtazarak për pushtet i udhëheqjes komuniste të Shqipërisë dogji shanset për bashkimin klasik të populllit tonë” ( Intervistë në gazetën “Koha Jonë” Tiranë , 10 Qershor 2004). Udhëheqja komuniste shqiptare ka mbajtur vërtet qëndrime që të sjellin në mendje tradhtinë kombëtare, por ama “shanset për bashkim kombëtar” nuk i dogji ajo në vitin 1945. Ishte politika e diplomacia ndërkombëtare që nuk kishte lënë asnjë shans të tillë edhe sikur Enver Hoxha të sillej si ultranacionalist. Shanset më të mira për bashkim kombëtar janë krijuar pikërisht tani, në ditët tona. Por, pikërisht tani Demaçi e plot të tjerë dalin kundër bashkimit kombëtar. Pikërisht tani mund të bëhet fjalë për djegie shansesh të bashkimit kombëtar nga vet shqiptarët.
Aleksa Gjillasi kur kundërshton Noel Malkolmin i kujton këtij, por ua thotë edhe të tjerëve, se: “Janë rrënjosur në shekuj armiqësia kundër Kishës Ortodokse Serbe dhe shtypja e fshatarëve serbë nga feudalët shqiptarë e sejmenët e tyre” (“FA” Shtator-Tetor 1998). Kur Kadareja pajtohet me këto, serbët nuk zbuten po egërsohen dhe armiqësia nuk paksohet por rritet, të paktën nga ana e tyre.
Gjillasi duke polemizuar para 6 vitesh me Malkolmin nëpërmjet revistës amerikane “Foreinj Aferz” (organ i mekanizmit të fuqishëm Këshilli për marrëdhëniet me jashtë) i ka mospërfillur paraprakisht analizat dashamire që bën Kadareja ndaj serbëve në vitet 2003-2004. Gjillas e kundërshton Malkolmin kur mohon ndikimin e urrejtjeve historike duke thënë se: “liderët e tri palëve në Bosnje, sado të ligj të ishin, nuk mund të kishin bërë për vete shumicën e popujve të tyre për qëllimet e tyre shoviniste nëse në kujtesën e tyre do të ishin fshirë kujtimet për armiqësi e hakmarrje”. Ka një të vërtetë këtu. Gjatë LDB, për të mos shkuar më mbrapa në histori boshnjakët myslimanë, kroatët e serbët i kishin vrarë me qindra mijë vetë në përleshje midis tyre.
Gjillasi thotë edhe kështu :“ Ai (Malkolmi) mund të ketë të drejtë se misioni kryesor i feudalëve shqiptarë ishte etja për pushtet e përfitim financiar sesa intoleranca fetare dhe etnike. Por shtypja nuk mund të jetë e mundur sikur të mos të kishte mbështetje etnike, racore dhe sikur serbët të mos konsideroheshin një grup i ndryshëm më inferior”. Në fakt me këto trillime për sjelljet e shqiptarëve Gjillas ka pasqyruar mentalitetet dhe veprimet serbe kundër shqiptarëve. Për të pohuar këtë vlen kundërshtimi që bën Malkolmi se që nga beteja e Kosovës e vitit 1389 e deri në mesin e shekullit XIX nuk ka pasur përleshje etnike midis shqiptarëve e serbëve. Dhe nuk mund të kishte, sepse të dy palët ranë nën sundimin e Perandorisë Osmane. Pra, kur u shemb kjo Perandori, serbët nuk kishin hak e revansh për të marrë ndaj shqiptarëve, sikurse do ta bëjë të besueshme Kadareja duke rënë në pozitat e Drashkoviçit apo dhe të Predrag Simiçit që ka formuluar edhe tani vonë tezën se “të këqijat në Ballkan filluan me myslimanizimin e shqiptarëve”.
Ashtu si shkruan Kadareja tani, edhe pse mohon shkaqet serioze të armiqësisë shqiptaro-serbe, i jep “argument” Gjillasit që mbrohet para Malkolmit me “argumentin” se: “shqiptarët tani, (1999) e ndjejnë veten si të nënshtruar ndaj një sundimi të huaj, sikurse serbët e ndjenin në shekujt e sundimit shqiptar mysliman”. Pra del tek ajo që parashtron Kadareja se marrëdhëniet shqiptaro-serbe qenkan “një herë ma hipe, një herë ta hipa”, punë revanshesh me radhë.
Prandaj nuk mund të ketë sukses të vërtetë intelektual e politik propaganda e Kadaresë për të mohuar armiqësitë shqiptaro-serbe, ose falsifikuar shkaqet e këtyre armiqësive. Është e vërtetë se armiqësitë mund të krijohen lehtë edhe nga keqkuptime, paragjykime, paaftësi politike. Por armiqësitë nuk mund të zhduken lehtë përsa kohë që vazhdojnë shkaqet objektive që i krijojnë. Armiqësitë nuk marin fund shpejt e lehtë me iluminizëm, as me sakrifica të njëanëshme. Fatos Lubonja duke ndjekur të njëtën vijë mendimi si Kadareja u është lëpirë serbëve më tepër sesa e lejon edhe dinjiteti i një intelektuali kozmpolit kur në një intervistë në “Danas” të Beogradit pyetjes “Si i shihni marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve në t’ardhmen” i është përgjigjur : “Unë i përkas atyre që besojnë në aspiratën iluministe të njerëzimit për një botë demokratike dhe të paqes, në nevojën në rritje për bashkpëunim ndërkombëtar në atë që studiuesi Raimond Aron e ka quajtur “fara e ndërgjegjes universale”. Ky besin dikton tek unë edhe mbështetjen e atyre vizioneve drejt të ardhmes të cilat, kërkojnë ndërtimin e atyre politikave dhe qëndrimeve që diktojnë sa në rileximin ndryshe të së shkuarës aq edhe në interpretimin e realitetit…Vështruar nga kjo perspektivë unë besoj se shqiptarët dhe serbët në terma afatgjata do ta shohin nesër njëri tjetrin ashtu siç e shohin sot njëri tjetrin gjermanët dhe francezët…”(gazeta “Korrieri” 17 Qershor 2004).
Sikur të gjithë shqiptarët si me magji të mendonin e vepronin si thonë Kadareja, Demaçi, Lubonja e të tjerë si këta, armiqësia shqiptaro-serbe nuk do të merrte fund sepse serbët nuk janë të përgatitur për një gjë të tillë dhe mbase do të nxiteshin të bëheshin dhe më arrogantë. Koha dhe ngjarjet nuk do t’u japin të drejtë këtyre intelektualëve që më shumë përpiqen të duken interesantë për dallkaukët ndërkombëtarë apo të tërheqin vemendjen e serbëve e miqëve të tyre. Për një kohë të gjatë zhvillimet do t’u japin më shumë të drejtë atyre që realitetin e perceptojnë si Kol Berisha që i thotë gazetës “Bota Sot” : “ …sikundër të gjithë shqiptarët e tjerë të Kosovës edhe unë e familja ime në lëkurën tonë kemi përjetuar disa nga ato format e vrazhdëta të dhunës…dhe nëse nisemi nga ky prizëm edhe unë kam arsye të mos pajtohem me të ashtuquajturin diskriminim pozitiv, por përkundrazi do të duhej të angazhohesha për një diskriminim vërtet negativ të serbëve në kuptimin e plotë të fjalës..”.
Janë fjalë kot ato që shkruan Kadareja : “ Janë të gjitha shenjat që pala shqiptare po e kupton e para se revanshi i saj jo vetëm është i dëmshëm për atë vet, por edhe i pamundur”. Kadareja ende nuk paska vënë mend nga bllofi që bëri kur sulmoi fillimin e luftimeve nga UÇK-ja në Maqedoni në vitn 2001. Atëherë ai turfullonte : “Dua të theksoj këtu që shqiptarët kanë plotësisht të drejtë të kërkojnë të drejtat e tyre. Por është e papërfytyrueshme se si këto të drejta mund të kërkohen duke rrëmbyer armët dhe bombat” ( “Ekstremistët në Maqedoni, këlyshë të Enver Hoxhës” gazeta “Shekulli” 10 Mars 2001). Ajo që ishte e papërfytyrueshme për Kadarenë u bë realitet. Për inat dhe për turp të Kadaresë koha tregoi se duke rrëmbyer armët e bombat shqiptarët në Maqedoni arritën disa të drejta që u mohoheshin kur i kërkonin me qaravitje dhe bashkësia ndërkombëtare vetëm atëherë filloi t’ua vinte veshin edhe psherëtimave të tyre të përsëritura.
Prandaj, përderisa në qëndrimet e palës shqiptare nuk bëhet fjalë për revansh, por për kërkim të drejtash, arsyetimi i Kadaresë kundër demonstratave të Marsit 2004 në Kosovë është insinuatë e akuzë kundër shqiptarëve. Kështu mund të jetë e interesuar t’u bëjë pak trysni shqiptarëve ajo pjesë e diplomacisë ndërkombëtare që kërkon të favorizojë me çdo kusht serbët.
Kadareja thotë se Tirana e Prishtina tashmë e kanë kuptuar se nuk marrin dot hak. “Beogradi është ende pas”. Kjo do të thotë se shqiptarët tashmë kanë kapitulluar. Beogradi bën naze dhe kërkon të zhvasë më shumë. Pra përsëritet historia e Rambujesë. Kjo nuk do të thotë se shkohet drejt shuarjes së armiqësisë, por drejt nxitjes së saj. Këtë po e bën edhe diplomacia europiane për të cilën vet Kadareja ka thënë “Europa nuk është aq e dhembshur, as aq e mençur siç mund të mendohet. Si të mos mjaftonin fajet e saj të kaluara, disa prej të cilave na kanë kushtuar aq shtrenjtë ne shqiptarëve, ajo vazhdon ende sot të bëjë gabime” ( intervista në “Zëri i Rinisë” Shkurt 1991). Edhe në “Poshtërimi në Ballkan” në vitin 2003 Kadareja është ankuar se Europa po kujdeset më shumë për Serbinë dhe nëpërkëmb Shqipërinë. Atëherë si ta perceptojmë këmbënguljen e Ismail Kadaresë për të mohuar e fshehur të vërtetën se ...
Ngjarjet e Marsit zbuluan anën e errët të politikës ndërkombëtare në Kosovë
Ballkani nuk shpëton dot nga nofka e “pjesës së mallkuar të Europës” duke i trembur vetëm shqiptarët, siç bën Kadareja kur thekson: “Që në Kosovë humbën vetëm shqiptarët, kjo është fare e qartë” edhe pse e ditka se “në Kosovë humbën të gjithë...humbi idea e mirëkuptimit dhe bashkëjetesës. Humbën liritë demokratike e humaniste europiane”. Të gjitha këto ende nuk kishin bërë as hapat e para të vendosjes në Kosovë. Bashkëjetesa shqiptaro-serbe ishte dhe mbetet fiktive dhe iluzore, edhe sikur më 17-18 Mars të mos kishte ndodhur asgjë nga ato që ndodhën, po vetëm të ishin bërë shëtitje e zbavitje në rrugët e Kosovës. Kol Berisha numëron plot fakte që vërtetojnë se serbët nuk ia dinë kujt për nder që bashkësia ndërkombëtare ka sajuar në dobi të tyre dhe në dëm të shqiptarëvet “diskriminimin pozitiv të pakicës”. Serbët nuk kënaqen që kanë 20% të deputetëve në Kuvendin e Kosovës ( katër herë më shumë se u takon), që janë lejuar të kenë edhe pushtet paralel në Kosovë, që kanë bërë ndarje faktike ne Kosovën veriore, që prania ndërkombëtare në Kosovë përdoret kryesisht për plotësuar tekat e tyre etj.
Kur ende nuk kishte përfunduar fushata e NATO-s në Kosovë intelektuali i ri kosovar Fadil Hysaj shprehej në gazetën “Shekulli” të datës 21 Maj 1999 se lufta: “...me Kroacinë ishte më tepër marrëveshje sesa luftë, pastaj shpërtheu në Bosnje, me një mllef dhe urrejtje patologjike, pastaj për të ardhur në Kosovë në formën më të përkryer. Në qoftë se në Bosnje u zhvillua luftë me një intensitet të paparë, në Kosovë kjo luftë kishte ftohtësinë e demonit dhe organizim superior të të gjitha niveleve... Nuk di se çfarë do të kishte ndodhur më shumë sikur të kishte pasur vonesë si në Bosnje, me siguri ky numër i madh të dëbuarish nga Kosova kishte me qenë numër të vdekurish. Sigurisht urrejtja ndaj shqiptarëve ka qenë shumëfish më e madhe, sepse kjo është një urrejtje etnike jo vetëm religjioze, siç ishte në Bosnje”.
Prandaj Kadareja nuk ka përse alarmohet se më 17-18 Mars doli dhe një herë në shesh një e vërtetë, që janë përpjekur ta mbulojnë e ta manipulojnë ndërkombëtarët për bashkëjetesën shqiptaro-serbe.
Kadareja është i vetëdijshëm dhe në shkrimin “Riparimi i së keqes”, në një farë mënyre, e pranon që gjatë këtyre 5 viteve pranie ndërkombëtare në Kososvë “paanësia (e ndërkombëtarëve) është cënuar në dëm të Shqiptarëve”. Për këtë nuk duhet të habitet askush, sepse kjo paanësi ka qenë historikisht e cënuar në dëm të shqiptarëve. Ishte shumë e cënuar deri në fillimin e bombardimeve, siç e dëshmoi Konferenca e Rambujesë. Mbeti e cënuar gjatë fushatës së bombardimeve, sikurse dëshmon vet ish-kryekomandanti i NATO-s, gjenerali amerikan Uesli Klark në librin e tij “Të bësh luftë moderne” SHBA 2001.
Klark shpjegon: ”Ajo që po bënim në Kosovë ishte luftë e kufizuar, me mjete të kufizuara, me pikësynime të kufizuara. Ishte diplomaci shtrënguese, përdorim i forcave të armatosura për të imponuar vullnetin politik të anëtarëve të NATO-s mbi Republikën Federale të Jugosllavisë, ose më konkretisht mbi Serbinë... Gjatë fushatës në Kosovë ne vumë re tërë ngurimin historik të shteteve demokratike dhe të udhëheqësve të tyre politikë të përdorin forcën, ose kërcënimin për përdorimin e forcës dhe për të vënë në rrezik jetë njerëzish.”(fq 418,419). Klarku pohon se ushtarakëve amerikanë u kërkohej të mos e përdornin as fjalën "luftë", ndonëse po bëhej luftë. Ka një ndryshim shumë të madh me qëndrimin që mbahet në rastin e Irakut tani kur politika amerikane e thotë me krenari se po bën luftë.
NATO ndërhyri më në fund në Kosovë kundër Serbisë se e kishte të qartë atë që përshkruan Fadil Hysaj, se liderët më seriozë në Perëndim, sidomos ata amerikanë e britanikë, e kuptuan që vonesa si në Bosnje do të sillte pasoja më të rënda se në Bosnje, se çështja shqiptare në Ballkan do të kthehej në një çështje të dytë palestineze. Por, menjëherë pas mbarimit të fushatës ajrore të NATO-s kundër Serbisë në Perëndim filluan të buçisnin zërat për kotësinë e kësaj fushate. Qysh në vitin 2000 në SHBA u botua libri “Fitorja boshe e NATO-s”, një përmbledhje studimesh të specialistëve amerikanë që synonin të provonin se bombardimi i Serbisë kishte qenë i padrejtë, i papërligjur, i padobishëm, i rrezikshëm, i dëmshëm për vet Perëndimin.
Redaktori përgjegjës Ted Karpenter bënte të tij tezën serbe se: “ndërhyrja e NATO-s forcoi pozitat e UÇK-së dhe forcoi gjasat për Shqipërinë e madhe që është ankthi i Maqedonisë e Greqisë” (fq,4). Kristofer Lein theksonte se : “Rambujeja tregoi si nuk duhet bërë diplomacia” dhe akuzonte SHBA “ se praktikisht morën anën e shqiptarëve në një luftë civile” (fq15). Në Kosovë nuk bëhej aspak luftë civile por luftë agresive nga Serbia e për çlirim kombëtar nga shqiptarët..
Xhejms Xhorxh Jatras shkonte më tej në fajsimin e shqiptarëve : “ …është e saktë të thuhet se nacionalizmi etnik shqiptar jo tolerant në Kosovë ishte pedana nga e cila Milosheviçi kërceu drejt pushtetit” (fq. 23) dhe ankohej se : “në Rambuje serbëve ua vendosën shumë lart stekën që duhej të kapërcenin”( fq.24) Madje sipas këtij studiuesi me mbiemër grek : “nuk ishte i saktë mendimi se Milosheviçi ishte një nacionalist i përkushtuar, i betuar të krijojë Serbinë e Madhe”, prandaj :” lufta kundër Serbisë nuk u bë në interes të Amerikës por ishte hakmarrje e Medlin Ollbrajt dhe Bill Klintonit” (fq.27, 28). D. Bandou trajtonte: “hipokrizinë në të gjitha nivelet të fushatës së NATO-s”. Karpenter vajtonte dëmin e bërë në marrëdhëniet me Kinën e Rusinë. Stenli Kober tërhiqte vemendjen për precedentet e rrezikshme ndërkombëtare që kishte krijuar lufta në Kosovë.
Në krahasim me precedentin që ka krijuar ndërhyrja në Irak, fushata e NATO-s në Kosovë duhet konsideruar edhe më e përligjur se atëherë. Megjithatë për pavarësinë e Irakut flasin të gjithë, duke përfshirë vet Presidentin amerikan. Kurse fjalët "pavarësi e Kosovës" i shmangin të gjithë dhe flitet vetëm për ca “standarte” që duhen plotësuar para se të flitet për një “status në tym”.
Majkëll Radu është marë gjërë e gjatë me koston e rrezikun e krijimit të "Shqipërisë së Madhe" në Ballkan. Ndërsa Xhon J.Mershaimer ka trajtuar variantet e mundësitë e copëtimit të Kosovës.
Kështu është shfaqur me kohë ajo që e shkruan saktë Kadareja në “Riparimi i së keqes” se shkak i parë i anësisë që tregon Perëndimi tani në favor të serbëve e dëm të shqiptarëve është “njëfarë pendimi për bombardimin e Jugosllavisë ( Serbisë) dhe shkak i dytë është “ ndikimi i valës së racizmit antishqiptar që fatkeqësisht është përhapur vitet e fundit në Europë”. Asnjëri nga këto shkaqe nuk është rrjedhojë e paaftësisë së shqiptarëve për të nderuar çlirimtarët e tyre, as i gabimeve që kanë bërë shqiptarët, as i trazirave të 17-19 Marsit 2004.
Prandaj nga këto ngjarje në të vërtetë nuk humbën ndonjë gjë të madhe shqiptarët. Humbi shumë demagogjia e përdorur deri tani, falsiteti politik dhe u zhgënjyen ndërkombëtarët, që kujtonin se presionet e tyre kishin arritur ta rikthenin psikologjinë kolektive të shqiptarëve në Kosovë në ditët kur rezistenca pasive ndaj pushtimit serb dukej se kishte mposhtur përgjithmonë vullnetin e shqiptarëve për të ngritur krye.
Në Kosovë u vu sërish në provë pafuqia e demagogjisë për zgjidhjen e çështjes shqiptare nëpërmjet “ideve humaniste europiane”.
Këtë demagogji ndërkombëtare, që ka nisur qysh nga dita e parë pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, për të përkëdhelur serbët e fajsuar shqiptarët e ka sfiduar bukur Elida Buçpapa nëpërmjet titullit të një shkrimi: “Një pyetje Europës - Pse për gjithë katastrofën në Ballkan po gjykohet vetëm Milosheviçi, për 17-18 Marsin po fajsohet gjithë populli i Kosovës?” ( gazeta “Bota Sot”, Prishtinë, 23 Prill 2004). Ja, kjo pyetje duhej të ishte e duhet të jetë tema e një shkrimtari shqiptar si Ismail Kadareja dhe jo fajësimi i shqiptarëve.
Demagogjinë e cinizmin ndërkombëtar na e zbulojnë edhe fjalët e shefes së delegacionit të BE për Europën Jug-lindore, zonjës gjermane Doris Pak, kur qorton diplomacinë ndërkombëtare se po harron Kosovën: ”Nuk shoh askënd në politikën ndërkombëtare që përpiqet seriozisht ta afrojë drejt një zgjidhjeje çështjen e Kosovës”( gazeta “Dita” 9 Qershor 2004). Intervistën që Doris Pak ka dhënë për “Dojçe Vele” e kanë pasqyruar disa gazeta të Tiranës më 9 Qershor 2004, duke nxjerrë më në pah kënaqësinë e saj që “Shqipëria nuk nxit turbullira në Kosovë po luan rol qetësues", qortimin e Pak drejtuar Beogradit se nuk mbështet bashkëjetesën e shëndetshme në Kosovë si dhe kërkesën e saj që “plotësimi i standarteve të ecë paralelisht me zgjidhjen e statusit të Kosovës”.
Ndërsa kur lexon shkrimin “Riparimi i se keqes”, vëren se Kadareja është tejet i prirur të fajësojë vetëm shqiptarët për ato që ngjanë më 17-18 Mars 2004 dhe parapëlqen që të trajtojë tërë problemin në të kundërt, vetëm europiançe: “Është thënë edhe herë të tjera se procesi i europianizimit të gadishullit përkon plotësisht me interesat shqiptare dhe kërkon si gjënë më të natyrshme që shqiptarët të vihen në pararojë të këtij procesi”. Gjëra të tilla janë thënë e stërthënë deri në mërzi nga pushtetarët, politikanët, intelektualët e propagandistët shqiptarë. Këtë demagogji të re e kanë përdorur pa pushim edhe Fatos Nano e Sali Berisha e politikanë të tjerë sa herë u është dashur t’i bëjnë bisht mbajtjes së një qëndrimi të qartë për çështje të bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Nuk ka fare logjikë politike që t’u kërkohet pikërisht shqiptarëve të jenë avangardistë për europianizimin e Ballkanit, kur vet Europa i trajton ata si më të lënët pas dore në Ballkan, i shpall si të fundit që do të futen në Europë. Shqiptarët duhet të bëjnë atë që u takon së pari: të vetmbrohen, të kërkojnë zgjidhjen e çështjes së tyre kombëtare, pastaj të bëhen avangardistë të europianizimit të rajonit.
Kadareja pajtohet me trajtimin që po i bën gjithnjë e më shumë Europa problemit shqiptar dhe fatit të shqiptarëve në funksion të përkëdhelive të reja për politikën serbe dhe për serbët duke krijuar një grupim më të ngushtuar popujsh, vendesh e problemesh nën emërtimin “Ballkani perëndimor”. Vet Ismaili e thotë: “Ballkani perëndimor është cepi i fundit i Europës që po mbetet ende jashtë kontinentit mëmë”. Pse të ndodhë që shqiptarët të bëjnë pjesë në këtë cep? Gjeografikisht në Ballkanin Perëndimor është edhe Kroacia, madje edhe pjesë të Greqisë, ndërsa Serbisë nuk i takon të jetë në Ballkanin perëndimor. Ky emërtim është sajuar që problemi shqiptar të trajtohet në varësi të problemit serb.
Edhe gjatë 15 viteve të tranzicionit demokratik Shqipëria e shqiptarët janë parë nga Europa në funksion të politikës së tyre ndaj Serbisë, sikurse u panë gjatë Luftës së Dytë Botërore e më pas kur u bë ndarja e zonave të influencës midis komunizmit e Perëndimit. “Ballkani perëndimor” është një vazhdimësi e marrëveshjeve të Jaltës dhe të gjithë marrëveshjeve të tjera sidomos të atyre që janë bërë në takimet e nivelit më të lartë sovjeto-amerikane e ruso-amerikane në Maltë, Rejkjavik dhe më së fundi në Lubljanë. Prandaj Shqipërisë i janë krijuar aq shumë telashe gjatë 15 viteve të fundit, duke përfshirë edhe tragjedinë e vitit 1997 që Shqipëria e shqiptarët të mbeten jashtë rrjedhës së madhe të ndryshimeve europiane dhe që problemi shqiptar të mbetet i lidhur ngushtë me rregullimet që duhen bërë me Serbinë. “Ballkani perëndimor” është nocion fiktiv e problem fiktiv i krijuar sepse diplomacia ndërkombëtare nuk ka strategji të përcaktuar se si do të zgjidhë çështjen e Bosnjes dhe çështjen shqiptare e maqedonase.
Studiuesi amerikan i marrëdhënieve ndërkombëtare, Deivid Fromkin në librin “Udhëkryqi kosovar” (1999 fq.103) kur analizon punën e diplomacisë ndërkombëtare në Ballkan shkruan: “Do të bëhej shumë shpejt e qartë se Kongresi i Berlinit kishte mbjellë farën e katastrofës. Vendimet, që ai mori për Maqedoninë, çuan në luftra ballkanike të viteve 1912-1913. Vendimet për Bosnjen çuan në Luftën e Madhe (LPB), e cila me ndërpreje ka vazhduar me furi dhe përfundoi vetëm më fundin e Luftës së Ftohtë më 1994 gjatë gjithë shekullit XX”. Po qysh nga Kongresi i Berlinit ka nisur ajo punë e keqe edhe për çështjen shqiptare, të cilën ndyshe nga rasti i Bosnjes e Maqedonisë, Kongresi nuk pranoi ta shqyrtonte. Ato që ndodhin tani në Kosovë janë rrjedhje gjaku nga plagët që u lanë hapur qysh në Berlin në vitin 1878. Diplomacia ndërkombëtare vetëm ka malcuar këto plagë.
Edhe tani që ndërkombëtarët janë në Kosovë nën flamurin e çlirimtarit diplomacia e tyre nuk po del dot nga rrethi vicioz që ka krijuar vet dhe shpreson e përpiqet a mos edhe një herë shqiptarët me mazohizëm kombëtar pranojnë të bëjnë kurban interesat e tyre jetësore, që të gjendet një zgjidhje përsëri e padrejtë dhe e përkohëshme, që përmban farën e konflikteve të ardhshme. Sidoqë t’i vlerësojë Kadareja protestat e shqiptarëve të Kosovës më 17-18 Mars ato kanë meritën e madhe se ia thanë sa nuk është vonë dhe me tonet e duhura mesazhin diplomacisë ndërkombëtare se duhet të shkpëutet nga historia e saj e errët e së shkuarës. Bashkësia ndërkombëtare pas ngjarjeve të Marsit e pa mirë rrezikun që po krijohej nga politika që ndiqte ish-kryeministri i Finlandës Harri Holker për t’u dhënë serbve maksimumin e kompensimit për atë që nuk kishte qenë në gjendje t’ua jepte ish-Presidenti i Finlandës Mati Ahtisari, gjatë misionit të pëbashkët me ish-Kryeministrin rus, Çërnomërdin, pranë Milosheviçit në vitin 1999. Prandaj u sajua sëmundja e Holkerit që ky të tërhiqej nga detyra e të plotfuqishmit të OKB-së në Kosovë, madje duke marrë krahas falënderimeve zyrtare për punë të mirë edhe qortime gazetareske për dështimet.
Në Mars të vitit 2004 bashkësia ndërkombëtare e kuptoi mirë se në Kosovë po ziente sërish kazani i pakënaqësive të atyre që kishin pritur drejtësi ndërkombëtare. Diplomacia ndërkombëtare e mori të qartë mesazhin se retë e përleshjeve (disa funksionarë ndërkombëtarë thonë të luftës) po grumbulloheshin kërcënueshëm. Këtë e pohon fare qartë dhe me shqetësim vet i sapo emëruari në postin e Holkerit, danezi Jesen-Petersen : “Është absolutisht e qartë se bashkësia ndërkombëtare nuk guxon të mos jetë më e angazhuar në Kosovë. Kuptohet se ka përparësi të tjera të rëndësishme si Iraku apo Afganistani, por unë mendoj se nëse injorojmë Kosovën ose nëse nuk angazhohemi sa duhet atje do të ishte një gabim shumë i madh dhe unë jam i sigurtë se bashkësia ndërkombëtare është e vetëdishme për këtë. Së dyti, ngjarjet e Marsit treguan gjithashtu se ekziston nevoja që të shkojmë përpara me urgjencë me të shpejtë që të ballafaqohemi me pasigurinë që rrethon të ardhmen e Kosovës. Kjo është e rëndësishme për Kosovën dhe për rajonin “ ( “Tema’ 18 Qershor 2004).
Në Kosovë nuk kanë munguar vlerësimet e menjëhershme optimiste dhe skepticizmi për emërimin e Petersenit. ( shih “Panorama” 18 Qershor 2004). Ngjarjet do të provojnë se kush ka më shumë të drejtë, optimistët apo skeptikët, ku përfshihet dhe kryeministri i Kososvës, Rexhepi (“Tema“ 18 Qershor 2004). Por gjithsesi ato që ka thënë Petersen menjëherë pas emërimit na japin provën se bien plotësisht poshtë si të pabaza vlerësimet e bëra nga Kadareja më 1 Prill 2004 se ngjarjet e Marsit 2004 kanë qenë vetëm kthim mbrapa dhe humbje për shqiptarët në Kosovë dhe nuk paskan sjellë asgjë pozitive për të nxitur bashkësinë ndërkombëtare të interesohet më shumë për Kosovën.
Tani, 3 muaj pas atyre ngjarjeve, pas largimit të Holkerit si i dështuar dhe deklaratave të para që ka lëshuar zëvendësuesi i tij Petersen del dhe më qartë sa i gabuar e dëmprurës është dhe ...
Krahasimi i pasaktë kadarean midis Kosovës e Palestinës
Do të jetë një zhvillim shumë fatkeq në diplomacinë ndërkombëtare nëse është mesazh i saj dhe jo thjesht një lajthitje shumë e rëndë e Ismail Kadaresë kur ky paralajmëron me rreptësi shqiptarët se kush sjell rifillimin e konfliktit në Ballkan “dashur pa dashur rreh të sjellë në Europë tmerrin e zgjatur të Lindjes së Mesme” dhe “Është jashtë çdo dyshimi se kjo nuk do të lejohet. Ndëshkimi do të jetë i rëndë për ata që do të shpallen fajtorë. Dhe të gjitha gjasat janë që të tillë do të kërkohen midis atyre që quhen më me peshë: serbët, që e provuan njëherë ndëshkimin.Ose shqiptarët, që ende nuk e kanë provuar.Ose të dy bashkë”.
Një kërcënim i tillë është e vështirë te jetë vetëm i Kadaresë sepse është përgjegjësi e madhe për një shqiptar, që nga mendja e tij të kërcënojë shqiptarët me bombardime si ato që bëri NATO kundër Serbisë në vitin 1999 vetëm se kërkojnë të mos lihet pafundësisht pezull çështja e tyre, vetëm se duan të dinë nëse do të jenë zotër apo qiraxhinj në shtëpinë e tyre. Pastaj, si harron Kadareja se me ato dënime që u ka dhënë Europa shqiptarëve qysh nga Kongresi i Berlinit e deri tani, shqiptarët janë dëmtuar shumëfish më tepër se serbët në vitin 1999?! Madje janë dënuar krejt padrejtësisht.
Pra, Kadareja po u thotë troç shqiptarëve: ose pranoni vetëm aq sa janë gati t’u hedhin për mëshirë çlirimtarët, që të mos zemërohen as serbët ose pastaj mbani përgjegjësinë dhe pësoni ndëshkimin që do t’ju japë Europa se po sillni Lindjen e Mesme në Europë.
Rreziku që shqiptarët të kthehen në “palestinezët e Ballkanit” nuk vjen aspak nga shqiptarët, ashtu sikurse nuk është faji i banorëve arabë të Palestinës që janë sot “palestinezët e Lindjes së Mesme”. Është faji i atyre që u kanë rrëmbyer vatrat, faji i dimplomacisë ndërkombëtare që ka ndihmuar uzurpuesit e të drejtës në dëm të atyre që u është rrëmbyer dhe shkelur e drejta. Atëherë Kadaresë si shqiptar i takon të tërheqë vemendjen e politikës e të dimplomacisë ndërkombëtare mbi rrezikun që krijohet nëse shqiptarëve nuk u lihet rrugë tjetër veprimi përveç dëshpërimit në kulm dhe luftës me mjetet më të fundit dhe jo të trembë shqiptarët se po nuk u nënshtruan deri në vetpërbuzje, vetposhtërim, deri në vettjetërsim kombëtar e njerëzor do të marrin vulën e sjellësit të modelit të Lindjes së Mesme në Ballkan. Kadareja sado të trillojë e të turfullojë nuk mund t’i bëjë shqiptarët të harrojnë filozofinë e tyre popullore “dy duart për një kokë janë”. Nëse shqiptarëve u përgatitet vetëm fati i palestinezëve nuk ka përse çuditet askush që shqiptarët t’i shohë edhe në “beteja palestineze”. Kjo mund të mos ndodhë tani, por më vonë. Edhe palestinezët për disa dhjetravjeçarë nuk luftuan me metodat e sotme, deri sa i detyruan rrethanat, deri sa filloi të mos veprojë më mbi ta narkoza e dhënë nga diplomacia ndërkombëtare.
Kadareja përulet si murg para shenjtërisë së Kishës Ortodokse Serbe
Në shkrimin “Riparimi i së keqes” Kadareja është vërdallisur shumë për të stërholluar paralelizmat midis metodave të luftës së shqiptarëve me luftën e palestinezëve që me sa duket Kadareja i gjykon sipas kritereve të sionistëve israelitë. Kadareja i akuzon shqiptarët se manipulojnë adoleshentët dhe fëmijët e tyre për t’i hedhur në veprime dhune, akuzon “manipulatorët” shqiptarë se “përdorin metoda burracake të ndikuara me sa duket nga konflikti israelo-palestinez”.
Është e turpshme që një intelektual shqiptar me pretekstin se po kërkon të shmangë manipulimin dhe edukimin e keq të fëmijëve e të rinjëve shqiptarë lëshon akuza se “fëmijët shqiptarë po i shtyjnë në krim që prek fenë e tjetrit,… po u thonë se para se të jenë shqiptarë janë fetarë…u mbjellin idenë se e keqja në Kosovë, përpara se të vinte nga Serbia diktatoriale shoviniste e neokomuniste ka ardhur nga kishat serbe”. Kadareja duke shkruar kështu trillon e mashtron njëherësh. Mjafton të lexosh pjesën e intervistës së Kol Berishës të botuar më 20 Prill 2004 në “Bota Sot” për të kuptuar sa shumë gabon, ose sa poshtërsisht spekulon Kadareja. K. Berisha thekson: “Nga ajo që kam lexuar deri më tani për serbët dhe për Serbinë kam vërejtur se gjeneratori më i madh i ultrashovinizmit dhe i të gjithë ”izmave” të tjerë që rigjenerojnë të keqen, që shkaktojnë kriza dhe nxisin, inicojnë, bekojnë dhe ndihmojnë konfliktet e armatosura ka qenë, është e do të mbetet Kisha Ortodokse Serbe”. Por Kadareja ka marrë përsipër ta zbardhë historinë e zezë politike të Kishës serbe. Kadareja do që shqiptarët të mësojnë vetëm të këqijat që ua ka shkaktuar “Serbia diktatoriale dhe neokomuniste”.
Atëherë si duhet të edukohen fëmijët shqiptarë , me këto rrena të Kadaresë apo me të vërtetat që thotë Kol Berisha? Nuk mund të ketë dyshim se K. Berisha për Serbinë e për serbët di më shumë se Ismail Kadareja! Kadaresë nuk i ka hije të harrojë se fëmijët shqiptarë duhet të mësojnë se kisha serbe bën krime e intriga kundër shhqiptarëve prej shekujsh,kurse Serbia komuniste dhe neokomuniste veprojnë vetëm qysh nga viti 1945. Në Kosovë ata që merren me edukimin masiv të fëmijëve shqiptarë nuk i ndërsejnë kundër fesë së tjetrit, as nuk përpiqen t’i detyrojnë të mendojnë se sëpari janë njerëz fetarë e pastaj shqiptarë. Përkundrazi, janë ata për të cilët përgjërohet Kadareja ose që kërkon t’i justifikojë Kadareja që sulmojnë pa pushim fenë e shqiptarëve, që të nxisin shqiptarët kundër fesë që ndjek shumica e tyre, Islamit.
Kadaresë duhet t’i vijë turp kur lëshon kundër shqiptarëve të Kosovës akuzën se bëkan luftë fetare kundër serbëve. Po të lexonte shkrimin e Kadaresë “Riparimi i së keqes”, i ndjeri Uorren Zimerman, i fundit ambasador amerikan në ish-Jugosllavi, do të tronditej pa masë e mund të kujtonte se ka të bëjë me ndonjë anëtar të ekipit të akademikëve serbë që përpiluan “Memorandumin” famëkeq në vitit 1996, ose me material propagandistik të përgatitur për Milosheviçin nga ndonjë këshilltar i tij. Në librin e tij të mirënjohur “Burimet e një katastrofe” ( botim anglisht 1996) Zimerman ka shkruar : ”Gjatë javëve të para të qëndrimit në Jugosllavi pashë se shkelja me këmbë e të drejtave të shqiptarëve nga ana e Milosheviçit ishte pothuajse tërësisht e pranueshme nga serbët dhe jo vetëm për ata që pak marrrin vesh nga punët e politikës”. Për “Memorandumin” e Akademisë Serbe ai thotë: “Ishte një potpuri mendimesh paranoiake…Por ulërimat më të mëdha ishin për çështjen e Kosovës. Gjëja më e rëndë ishte mënyra se si Meorandumi i çnjerëzonte shqiptarët e Kosovës, duke i trajtuar sikur të mos ishin gjë tjetër veçse një ushtri myslimane, e cila kishte në mendje vetëm të shkatërronte kulturën serbe” (botimi shqip, fq.17). Zimerman thekson gjithashtu se : “Milosheviçi i tha Igëllbergerit se serbëve u duhej të mbronin veten nga fondamentalizmi islamik dhe nga narkomafia në Kosovë”.(fq.59).
Ndërsa në vitin 2004, çohet “shkrimtari i madh” dhe “Nderi i Kombit” shqiptar, Ismail Kadareja, dhe i deklaron botës se “fëmijëve shqiptarë në Kosovë po u thonë se më parë se të jenë shqiptarë janë fetarë” dhe se këta fëmijë i përdorin për të luftuar ”palestinezçe”. Kadareja e kupton se të shkruash kështu do të thotë të ngazëllosh akademikët e popat serbë dhe t’ia bësh zemrën mal Milosheviçit në Hagë. Por për fat të keq Kadareja është njëri nga ata që nuk ka lënë gjë pa bërë për të përmbysur fenë e shumicës së shqiptarëve. Ai ka kohë që bën terrorizëm intelektual mbi shumicën e shqiptarëve që të braktisin Islamin. Me shkrimin “Riparimi i së keqes” Kadareja dha një provë tjetër se pjesëmarrja e kryesimi i tij në atë tubimin për “harmoninë fetare’’ që u mbajt në Tiranë në fund të vitit 2003 ka qenë një manovër hipokrite. Kadareja dëshmoi sërish me 1 Prill 2004 se është aq intolerant ndaj Islamit dhe përkatësisë fetare myslimane të shumicës së shqiptarëve sa nuk përmbahet dot dhe bie në insinuatat e akademikëve serbë e të Milosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës siç i ka përshkruar një ambasador amerikan.
Le të shkruajë si të dojë Kadareja. Njerëzit e dinë se para se të vepronte kundër shqiptarëve Serbia neokomuniste kanë vepruar kisha ortodokse serbe dhe kleri katolik serb. Madje dhe Milosheviçi ishte produkt i politikës së kishës serbe. Është e habitëshme se si Kadareja me kaq mendjelehtësi dhe kaq hapur merr përsipër të bëjë një apologji të tillë të shëmtuar të kishës serbe. Apo edhe Kadareja ka qejf të bashkohet me “Disa mendimtarë kishtarë (serbë) që hedhin tezën se mitet janë më të vërtetë se historia “(Anzulloviç,“Serbia qiellore” fq.125). Anzulloviç e cilëson Kishën ortodokse serbe si themelin e nacionalizmit serb dhe i kundërshton përpjekjet e disave për t’ua kaluar intelektualëve përgjegjësinë për zellin nacionalist të kishes serbe. Ai sqaron :“ Shën Savizmi, një ideologji e ngritur mbi shkrirjen e kishës, shtetit dhe kombit është burimi më i fuqishëm i intolerancës dhe oksidentofobisë në shoqërinë serbe”. Edhe intelektuali serbo-malazez Aleksa Gjillas, i biri i shkrimtarit e politikanit të njohur Millovan Gjillas, në një polemikë pohon: “Unë vetë nuk vuaj nga “Vatikanofobia”, sikurse thotë Malkolmi, por ai ka të drejtë se shumë serbë vuajnë nga kjo” (Revista amerikane “Foreinj Aferz” Janar/Shkurt 1999 fq 139).

shkrimi vijon...