Ka shumë këngë që na shoqërojnë në jetë

përkthyer nga Xixellonja

Ka shumë këngë që na shoqërojnë në jetë, por janë të pakta ato që të detyrojnë të ndezësh një cigare, ta thithësh gjatë, është si të mbyllësh një plagë me një teh, të mbushësh një boshllëk në kraharor.

Me këtë lloj muzike dua të merrem. Me muzikën që ka aq bukuri sa nuk të lë të jesh i qetë. Që i kërkon dicka me shumë jetës, që lind në shpirt një ndjenjë të paplotësuar, tamam sikur jeta të mos na mjaftonte, sikur të kishim humbur thelbin e saj. Të bën të shikosh dicka që e dëshiron aq shumë sa pranon dhe të vuash, që na ka lënë jetimë përgjithmonë. Dicka që e kanë gjetur vetëm të mëdhenjtë, nostalgjinë e një perqafimi, si ngushëllim i mungesës që do vinte më pas. Kështu kam filluar.

Për të afruar jetën me atë që duhet të kish qenë në realitet.

Muzika e imagjinuar e ndërron gjeografinë, zhduk cdo gjë tjetër të bën të kapësh timonin e makinës e të ulërasësh si i cmendur në mes të natës, të bën të thuash << Ikim, ikim>>, të frikëson, e kush e ndjen bëhet i fortë tamam si ai që arrin të japë dashuri. Fjalët shërbejnë, kanë rëndësi. Një zë mund të jetë një stinë, hëna një ftesë, e rruga një thirrje. Poezia janë fjalët që të rrëmbejnë, ato që të tregojnë, ato që kanë një botë brenda. Kështu duhet të jetë.

Të luash muzikë është gjë tjetër.

Ia dëgjova një violinisti të vjetër kuban: <<La musica me riconfuerta>>. Muzika të ngre lart, ose të cmend. Ështe shoqe rruge, tamam si qentë endacakë që të ndjekin, e kur je në vështirësi të kapen pas pantallonave me dhëmbe. Nuk mund të thuash që je padroni, e megjithatë ata stë lenë rehat, stë humbin nga sytë, stë lënë vetëm. Kështu është.

Ka pak gjëra që të shpëtojnë, gjëra te brendshme, që kur si kemi më e ndjejmë veten tamam të humbur. Besoj se muzika të bën me fat. Është një mënyrë për të marrë mbrapsh atë që kemi dhënë në jetë.”

(nga Non si muore tutte le mattine di Vinicio Capossela)

Nëse artikulli ju pëlqen na ndihmoni ta shpërndajmë, ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Archiviato in:Lart & Poshtë, Muzikë Tagged: vinicio capossela
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4059