Ka ardhur momenti te rishkruajme historine tone!!!

alinos

Forumium maestatis
Ka ardhur momenti te rishkruajme historine tone!!!

Pas periudhes komuniste, shumekush e kuptoi se historia ishte rishkruar sipas orekseve komuniste dhe se ngjarjet jane shtremberuar per t'iu pershtatur politikave te atyre ne pushtet. A mund te fillojme ta rishkruajme historine sot?

Sillni ngjarje dhe fakte historike ne formen e paraqitur nga komunistet dhe me pas ne ate qe ju pretendoni se eshte e verteta!
 
E

EL-DIABLO

Guest
Re: Ka ardhur momenti te rishkruajme historine tone!!!

Shprehjen e Hitlerit besoj e ke degjuar "Te fitoj luften une njehere se historine e bej ashtu si dua vete" per kete teme ne fakt duhet te pergjigjen persona mbi 80 vjec qe kane qene ne moshe te pjekur kur kane ndodhur ngjarjet por per mendimin tim njerezit le te besojne versionin qe ju pelqen dhe ju duket me llogjik per ngjarjet se tani historiane nuk jemi Paskal Milo me sa di une eshte nje nga te miret ... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

brojan

Primus registratum
Re: Ka ardhur momenti te rishkruajme historine tone!!!

komunistet thone ne veri luftuam reaksionin, ne fakt jugu pushtoi dhe dhunoi veriun!
 

dionizi

Primus registratum
Re: Ka ardhur momenti te rishkruajme historine tone!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
komunistet thone ne veri luftuam reaksionin, ne fakt jugu pushtoi dhe dhunoi veriun!

[/ QUOTE ]JU zotri keni pikpamje te cuditshme me keto qe po shkruan besoj se zgjidhe per mendimin tend eshte lufta civile, nuk e di qe shumica e oficerve te sigurimit ne ate koh ishin nga veriu ne jug nuk e di te kaluaren tende me sistemin komunist por shum njerez e familje ne jug u interrnuan u burgosen vdiqen burgjeve njelloj si ne veri dhe gjith shqiperia ishte e zhytur ne kete llum si veriu edhe jugu, perandaj me vjen keq qe ke urrejtje per jugun komunistet e asaj kohe ishin nga gjith vendi. qe te futem ne tem ne moshen 15 vjec po kthehesha nga shkolla me autobuz dhe ne aooutobuz ishin dy oficera te ulur nga TIRANA dhe ne nje moment hyn dy pleq nga rrobat dukesh qe sa kishin dalur nga burgu njeri nuk shihte me nga syte dhe tjetri nuk ecte dote ne momentin qe gith autobuzi kishte ngrir nga pamja qe po shikomte njeri nga oficeret tha me ze te lart kehstu e meritojn te vdesin keta funderina trdhetar, aty ishte kontakti im i pare me te verteten e asaj kohe 1 vit me von ishte muji gusht isha tek gjyshja ne fshat dhe ne oren 7 te mengjesit degjova zhurme ne qender dhe vrpova te shikoja kur harrita ne qender pahs aty dy b.c te policise dhe 5 cuna te rrinj ne mes te njerzve qe po i peshtynin dhe qellonin me grushta dhe shqelma dhe pyeta dike c'po ndodh dhe mesova se keta cuna nga durrsi e tirrana i kishin kapur duke tentuar te arratiseshin ne drejtim te italis kishin veshur vetem mbathje dhe fytyrat dhe syte e tyre ishin te ajtura dhe te nxira nga te qelluarit dhe po iconin ne cdo fshat dhe ne mbremje isoollen sarand te gjite njerzit i peshtynin dhe i gjuanin te gjith keta cuna ishin nipa nga lukova.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Ka ardhur momenti te rishkruajme historine ton

EDITORIAL

Për një emër shkolle!



Blendi Fevziu



Një shkollë periferike e kryeqytetit shqiptar mban ende pas 15 vitesh emrin e Haxhi Qamilit, njërit prej personazheve më groteskë e padyshim më problematikë të historisë së Shqipërisë moderne. Ky ishte në thelb lajmi që një e përditshme botoi pak ditë më parë, duke iu referuar shkollës 8-vjeçare të fshatit Sharrë dhe që padyshim, ishte një zbulim për shumë nga ne. Pa e kuptuar dhe pa e ditur, protagonisti i një maskarade në orët e para të pavarësisë shqiptare, u shfaq sërish, tashmë, 15 vjet pas dënimit kolektiv të aksionit të tij, me po atë imazh komik. Nuk e di pse, por padyshim që për çdo nxënës të asaj shkolle është diçka shumë e rëndë që t’i përgjigjet çdo kuriozi me frazën standard: “Kam filluar studimet e para në shkollën “Haxhi Qamili!”

Kjo gjë bëhet akoma më e rëndë jo thjesht për këtë fakt, jo thjesht për personazhin në fjalë, por për harrimin dhe mungesën e vëmendjes që shoqëria shqiptare po rrëfen prej 15 vjetësh për një fenomen të tillë në përgjithësi. Ky në fakt nuk është një rast episodik. Një nga rrugët kryesore të Pogradecit mban ende emrin: “24 Maji”, duke përkujtuar një tjetër ngjarje të dyshimtë të historisë së Shqipërisë, Kongresin e Përmetit, ose instalimin e diktaturës komuniste në vend!

Për të shkuar më tej, vetëm një vit më parë, një studiues i vëmendshëm shënonte faktin se të gjitha aktet që nxjerr shteti shqiptar vijojnë të ruajnë një numër rendor që fillon nga akti bazë i Kongresit të Përmetit, pra nga 24 Maji 1944. Diktatura Komuniste e fshiu trashëgiminë 32-vjeçare të shtetit shqiptar, ndërsa Shqipëria pluraliste po vijon po këtë traditë. Në vend që akti i parë i shtetit, ai që mban numrin 1 të jetë akti i shpalljes së pavarësisë, duke ndjekur më pas numrat rendorë që i korrespondojnë, ne po vijojmë të njohim si fillimin e shtetit shqiptar 24 majin 1944, ose ditën e parë të diktaturës komuniste.

Ka plot raste që mund të shkojnë në këtë drejtim dhe që nuk limitohen vetëm në këtë kohë. Pothuajse të gjitha rrugët dhe shkollat e Shqipërisë mbajnë emra dëshmorësh, shumë prej tyre, njerëz të pashkolluar, ose të vrarë në rrethana shumë të paqarta. Shqipëria është i vetmi vend i botës, njerëzit e rëndësishëm të së cilës nuk gjenden në asnjë shkollë apo rrugë, për faktin e thjeshtë se nuk janë vrarë, por kanë vdekur në shtrat, edhe pse shumë prej tyre kanë dhënë dhe kanë investuar për këtë vend shumë më tepër sesa plot anonimë, emrat e të cilëve vijojnë të qëndrojnë mbi dyert e shkollave apo në tabelat e rrugëve. Po i referohem një fakti të thjeshtë, marrë nga Fjalori Enciklopedik Shqiptar i vitit 1985-së. 63 % e rrugëve të Tiranës mbajnë emra të dëshmorëve të luftës së dytë botërore! Asgjë më absurde se kjo nuk mund të ketë dhe vështirë të gjesh një vend të dytë, që një keqkuptim të tillë nuk e ka ndrequr ende. Ka plot figura të rëndësishme të historisë apo kulturës shqiptare, që për arsye të problemeve që komunizmi ka pasur me ta, nuk figurojnë askund. Emrat e Mithat Frashërit, Mehdi Frashërit, Faik Konicës etj, vijojnë të qëndrojnë ende në periferi të kujtesës dhe të vuajnë harrimin me të cilin komunizmi i dënoi për më shumë se një gjysmë shekulli. Aq e madhe është harresa ndaj tyre, sa edhe përmendoret në vend që të shtohen, po rrallohen përditë. Siç ishte rasti i bustit të Naum Veqilharxhit që disa ditë më parë, u vodh, u pre dhe u shit për t’u shkrirë bronzi! Gjëra kaq makabre, vështirë se imagjinohen në një vend tjetër të civilizuar, kudo në botë.

Fatkeqësisht, Shqipëria nuk ka pasur kohë të rishikojë dhe të ndreqë një pjesë të historisë së saj dhe si pasojë, një simbiozë e çuditshme vijon të jetë pjesë e shoqërisë, duke krijuar më shumë kaos në këtë drejtim dhe duke e bërë gjithçka edhe më qesharake.



marre nga gazeta Tema, date 24 gusht 2006
http://www.gazetatema.net/arkiva/24gusht2006.html
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ka ardhur momenti te rishkruajme historine ton

Megjithatë ka disa historianë aktualë të cilët kanë pasione personale të cilat rrezikojnë shkrimin e historisë për të ardhmen. Mbetet të shkruhen shumë variante e njeriu të zgjedhë atë që i duket më i besueshmi ose të heqë një të mesme mes varianteve.

Meqë jemi tek historia do t'ju këshilloja librin historik mbi Shqipërinë e shqiptarët të francezit Serge Métais, mjeshtër konferencash për shkencat ekonomike, tashmë biznesmen në Ballkan e që i përkushtohet historisë.

Libri i tij titullohet "Histoire des Albanais: Des illyriens à l'indépendance du Kosovo" (Historia e shqiptarëve: nga ilirët tek pavarësia e Kosovës).
 

The_Meditator

Primus registratum
Re: Ka ardhur momenti te rishkruajme historine ton

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Megjithatë ka disa historianë aktualë të cilët kanë pasione personale të cilat rrezikojnë shkrimin e historisë për të ardhmen. Mbetet të shkruhen shumë variante e njeriu të zgjedhë atë që i duket më i besueshmi ose të heqë një të mesme mes varianteve.

Meqë jemi tek historia do t'ju këshilloja librin historik mbi Shqipërinë e shqiptarët të francezit Serge Métais, mjeshtër konferencash për shkencat ekonomike, tashmë biznesmen në Ballkan e që i përkushtohet historisë.

Libri i tij titullohet "Histoire des Albanais: Des illyriens à l'indépendance du Kosovo" (Historia e shqiptarëve: nga ilirët tek pavarësia e Kosovës).

[/ QUOTE ]

po ky ka qene gjithmon problemi jone.do mbeshtetim koken tek perendimoret ne per shkrujtjen e historise sone.ne vet si shqiptare e kemi perdhosur historine si mos me keq ,e jo me dava francezet e dreqit qe jan mjeshtra e perdhosjes . /pf/images/graemlins/smash.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ka ardhur momenti te rishkruajme historine ton

E po hajt te mbeshtetemi tek turku tani, te nxjerrim Skenderbeun tradhtar dhe Hamzain patriot. /pf/images/graemlins/smirk.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ka ardhur momenti te rishkruajme historine ton

A duhet ta rishkruajme historine tone nga fillimi, apo vetem qe nga krijimi i shtetit shqiptar ne 1912??
 

kurkushi

Primus registratum
Re: Ka ardhur momenti te rishkruajme historine tone!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Pas periudhes komuniste, shumekush e kuptoi se historia ishte rishkruar sipas orekseve komuniste dhe se ngjarjet jane shtremberuar per t'iu pershtatur politikave te atyre ne pushtet. A mund te fillojme ta rishkruajme historine sot?

Sillni ngjarje dhe fakte historike ne formen e paraqitur nga komunistet dhe me pas ne ate qe ju pretendoni se eshte e verteta!

[/ QUOTE ]
Jo s`mundemi kurrsesi as sot te fillojme te rishkruajme historine tone shqiptare.Dhe perse?
Sepse,ne kohen e komunizmit historia jone u shkrua sipas diktatit komunist,gjersa sot do te shkruhej sipas atij dobiçist,dhe dihet qe asnjera nuk e lejon te thuhet e verteta e vertete mbi ne shqiptaret...
 

hawk

Primus registratum
Re: Ka ardhur momenti te rishkruajme historine tone!!!

Ne kohen e xhaxhit kishte vetem nje linje historie te diktuar nga Enveri dhe te shkruar nga babai i G.Pollos.
Perse te mos kete versione apo mendime te ndryshme?!
Personalisht me pelqen versioni(nese mund ta quajm keshtu)i Tajar Zavalanit.Ka dhe te tjere te cilt i mirepres sidomos kur jane derivat i njerezve te paimplikur ne lojra interesash te ndryshme.Historia eshte relative sepse interpretimet jane te tilla edhe pse fakti eshte nje dhe i vetem.
Disa padrejtesi historike banale duhen rishikuar.Jemi ne pluralizem,demokraci ku cdo njeri eshte i lire te beje kekrime dhe te ndricoje historine me fakte te reja.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Ka ardhur momenti te rishkruajme historine ton

A ka ardhur koha ta rishkruajme Historine? Tek Historia jone momentalisht nuk eshte problemi kryesor "rishkrimi" por "mnijetesa". E vertete qe per 50 vjet kishim nje Histori te censuruara. Por ja me ne fund na erdhi demokracia dhe kemi 15 vjet qe Historia po PERDHUNOHET sistematikisht. Dhe nuk i kane lene "vrime" pa e shkerdhyer. Sot mjafton te takosh 5 njerez rruges qe te degjosh pese variante te ndryshme historie qe nga Iliret e deri tek rrezimi i bustit ne Tirane. Nuk ka ngele turli historish pa u thurur e pa u shthurur. Sot eshte fare normale te degjosh variante historish filogreke apo filoserbe, filoamerikane apo fileturke. Nuk ka ngel hero pa u perdhosur dhe nuk ka ngel ndyresire pa u hyjnizuar. Edhe corba e derrave eshte me e shijshme dhe me e bukur se kjo lloj corbe historish qe po na serviren lart e poshte.
Ke te permendesh me pare?
Ata qe na nxjerrin 500 vjet si vite vellazerimi me turqit? T`i degjosh thua turku me shume na do ne se veten e vet.
Adhuruesit e Amerikes? T`i degjosh thua "Me shume na do Amerika ne se ne veten tone".
Sot nuk mungojne as parrullat filoserbe. Qe nga e famshmja "S`kemi pune me Kosoven" (kete kane arritur t`a thone edhe njerez te permendur) e deri tek me "modestet" qe thone "E duam Kosoven pa kosovare".
Per te mos permendur filogreket se keta i kane rrenjet e thella. Qe nga fshatari analfabet qe s`ka dale ndonjehere nga katundi i vet e deri ne rang kryeministri.
Prandaj para parrulles "Te rishkruajme Historine" une do te preferoja parrullen "Te shpetojme Historine".
Megjithate e kam te qarte kjo gje nuk behet me "deshire" por me "vullnet", dhe kete "vullnet" mund ta ushtroje vetem shteti....qe tek ne "ka ikur ne drejtim te paditur".
 

hawk

Primus registratum
Re: Ka ardhur momenti te rishkruajme historine ton

Ajo gje behet me ndergjegje dhe me pune kerkimore.
Liria e 15 viteve te fundit na ofron mundesine per te rishikuar duke ruajtur historine tone.Ti kundershton censuren,pra dhe historine e censuruar.Nese je per nje histori pa censure dhe afer te vertetes duhet te pranosh faktet e reja te cilat gjenden ne interpretime te ndryshme por jo te interpretuara(faktet) ne menyra te ndryshme.
Historia pasurohet me gjetje te reja pra eshte nje shkence ne evolim,qe ndryshon.Ketu nuk flas per data e te dhena te tjera fikse por per fakte te reja qe zbulohen...p.sh e dime nga historia se SHBA hyri ne luften e II boterore pas sulmit surprize te japonezeve.Data 7 dhjetore mbahet si nje date historike dhe kete nuk e luan topi,por ate surprizen e sulmit faktet e reja e hedhin poshte.Pra te pelqen versioni i vjeter i bazuar tek censura apo i riu i bazuar ne fakte ?!
Me kete nuk desha te dal nga tema duke diskutuar faktin e siperpermendur por thjeshte nje shembull ndryshime ne interpretimin historik te bazuar ne fakte.
Mirepresim cdo fakt te ri per historine tone ose nderkombetare,ne rast te kundert vrasim historine duke e censuruar.Ne vend qe ta shpetojme e perdorim sipas qefit ate sic u be per 50 vite dhe vazhdon akoma te behet por nuk mungojne fakte te reja te cilat pasurojne historine.Te rreme apo jo kete mund ta gjykojne ekspertet ose edhe ti nese merresh me studime dhe je i lire ti botosh ato per hire te se vertetes te cilen e kekron aq shume.
Tjeter gje nese nuk te pelqejne faktet...jo nuk do te thote qe nuk jane me pak te verteta.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Ka ardhur momenti te rishkruajme historine ton

arita deri tek e 6-ta un, zoti hawk /pf/images/graemlins/shrug.gif

po mir ti nese e din SHPREHU...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ka ardhur momenti te rishkruajme historine ton

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
kush esht qyteti me i lasht n'Shqiperi...?

[/ QUOTE ]

E ke llafin për qytet që vezhdon të banohet apo që nuk banohet më?

Megjithatë bëhet fjalë të jetë Durrësi (Durrachion që është tjetër e më i vjetër se Epidamnos).
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Ka ardhur momenti te rishkruajme historine ton

hawk... shko mer loqe ngre bythet n'ajer e falu ate boj

se me çave trapin jo per gjo
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Ka ardhur momenti te rishkruajme historine ton

Kontrapedali... un kam degjuar per Maliqin... esht e vertet ?
 
Top