Këshilltarët bashkiakë, relacion për dokumentin e Tiranës

Këshilltarët bashkiakë, relacion për dokumentin e Tiranës

Plani rregullues i kryeqytetit u prezantua, shqyrtua dhe u diskutua nga një pjesë e mirë e anëtarëve të Këshillit Bashkiak.

Vërejtjet, sugjerimet, ankesat e anëtarëve do të depozitohen këto ditë pranë sekretarisë së institucionit

Prezantimi u bë në mungesë të kryetarit të bashkisë, nga administratori i institucionit, Dritan Agolli. Për rreth 60 minuta, Agolli prezantoi planin dhe për më shumë se tre orë anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë dhënë vërejtjet, kanë kërkuar shpjegimet e madje kanë debatuar edhe me tone të ashpra lidhur me dokumentin më të rëndësishëm për qytetin e Tiranës.

Pas mbylljes së mbledhjes dhe pas diskutimeve të gjera, është gjetur gjuha e përbashkët mes “kolegëve” për të mirën e qytetarëve të Tiranës, në dobi të përmirësimit dhe zhvillimit të kryeqytetit, të cilësuar tashmë si “metropolitan” dhe avangardë.

Konkretisht, rreth orës 11:00 të mbrëmjes së të hënës, është rënë dakord që veç vërejtjeve dhe sugjerimeve të dhëna publikisht, anëtarët e Këshillit Bashkiak të përgatisin një relacion për të gjitha sugjerimet, ankesat, anekset që i duhen bashkangjitur dokumentit të Planit Rregullues të kryeqytetit si dhe shtojcat e nevojshme. Relacionet personale do të depozitohen pranë sekretarisë së Këshillit Bashkiak e më pas, do të përgatitet një relacion i gjerë, që do ti bashkëngjitet Planit Rregullues të kryeqytetit.

Kërkesat

Shpjegimet dhe kërkesat prioritare për këshilltarët bashkiakë, në cilësinë e të zgjedhurve nga banorët e Tiranës, ishin kryesisht lidhur me zhvillimin e qytetit. Popullsia e madhe që pritet të pushtojë kryeqytetin deri në vitin 2020, duhet strehuar, i duhen krijuar kushtet për të jetuar me lehtësira, arsim, punësim, shërbim shëndetësor e mbi të gjitha pa prishur rregullin e duke ofruar sipërfaqe të gjelbra, zhvillim por edhe argëtim. Sipas Agollit, mendohet që numri i popullsisë së kryeqytetit në vitin 2020, të jetë mbi 1 milionë e 40 mijë banorë dhe në këtë kuadër është menduar që pjesë kryesore e Planit Rregullues të jetë zgjidhja që do ti jepet sektorit të arsimit, punësimit, strehimit. Në këtë koncept, plani rregullues është konceptuar policentrit, i zgjeruar nga Paskuqani deri në Farkë. Sipas Agollit, kjo nuk do të thotë se vendimmarrja për ndërtimet në komuna do të jetë e Bashkisë së Tiranës, ajo do të vazhdojë të jetë nën “diktatin” e komunarëve. Por ky dokument është orientues dhe rregullator lidhur me zhvillimin e qytetit nga qendra në periferi.

Vërejtjet

Dokumenti i Planit Rregullues të qytetit është parë në sipërfaqe nga anëtarët e Këshillit Bashkiak. Për këtë atyre u është dashur një kohë më e gjatë për të reflektuar dhe për tu konsultuar edhe me specialistë arkitektë, apo të urbanistikës. Gjithsesi, me njohuritë e përgjithshme që zotëron çdo anëtar i Këshillit Bashkiak, disa nga vërejtjet e tyre kryesore kanë qenë lidhur me përcaktimin e ruajtjes së traditës së qytetit, duke nisur nga ndërtesat e ulëta, përcaktimi i zonave që do të mbeten të paprekura dhe sqarimi i interesave të pronarëve ndërtues lidhur me moscenimin e hapësirave për qytetarët, mjediset, këndet e lojërave për fëmijët apo sipërfaqet e gjelbra.

Po ashtu, transporti alternativ, tramvaj, burimet alternative të energjisë që do të përdoren në qytetin e së ardhmes, si dhe ambientet argëtuese, si stadiumi, kanë qenë disa nga temat për të cilat nevojiten përgjigje të avancuara dhe më të thelluara. Ashtu siç u shpreh dhe një prej anëtarëve, Njazi Kosovrasti: “Hapësirat e pasqaruara bëhen shkak për abuzime në të ardhmen”.(Shqip)

LjN5P764S2U

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24996. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24996

Top