Këshilli Europës: Zgjedhjet e 28 qershorit, progres i dukshëm

Këshilli Europës: Zgjedhjet e 28 qershorit, progres i dukshëm

europeancouncilbuilding-300x223.jpg
Pas OSBE dhe Komisionit Europian, edhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës thekson se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri shënuan një progres të dukshëm. Sipas këtij institucioni aplikimi i procedurave të reja si regjistrimi dhe identifikimi i votuesve, adaptimi i një sistemi ligjor të përmirësuar dhe një sërë risish të tjera, i bëjnë këto zgjedhje të vlerësohen mjaft pozitive.
Gjithashtu në raportin e publikuar sot në faqen zyrtare të Këshillit të Europës, theksohet se janë vërejtur përmirësime edhe në funskionimin e KQZ. Komisioni Ad hok vlerëson qetësinë e vërejtur gjatë ditës së zgjedhjeve dhe mirëorganizimine tyre, duke vërejtur se nuk u shënua asnjë incident apo rast dhune. Ad hoc konsideron gjithashtu se amendimet në Kushtetutë dhe Kodi i ri elektral i aprovuar me konsensus nga dy partitë kryesore, solli një përmirësim të dukshëm të legjislacionit elektoral në Shqipëri.
Duke theksuar përpjekjet e mëdha të bëra nga autoritet për të përfunduar procesin e identifikimit të votuesve në vend dhe lëshimin e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, Ad hoc me keqardhje vlerëson se kjo çështje u bë një nga temat kryesore gjatë fushatës elektorale, duke lënë mënjanë çështjet që shqetësojnë qytetarët shqiptarë e që duhet të jenë në qendër të debatit. Ad hoc vlerëson se zgjedhjet e 28 qershorit, në një masë të madhe nuk morën parasysh, prezencën e ulët të grave në parlament.
E po kështu vlerëson me keqardhje se roli i gruas në jetën politike shqiptare vazhdon të mbetet i limituar. Komisioni Ad hoc rekomandon se, për zgjedhjet e ardhshme, procesi i numërimit të votave të përmirësohet në mënyrë të ndjeshme dhe të rritet numri i komisionerëve të numërimit të votave. Ad hoc në bashëkpunim me Komisionin e Venecias fton autoritet në Shqipëri, të përmirësojë sistemin ligjor e të rrisë kapacitet e administrimit elektoral. Komisioni rekomandon ndër të tjera edhe krijimin e një administrate të paanshme dhe profesioniste elektorale; përfshirjen e më shumë grave në listën e kandidatëve; rishikimin e Kodit Elektoral në bazë të standarteve ndërkombëtare.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22766. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22766
 
Top