Këshilla për festa të shëndetëshme - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Atmosfera e festave të fundvitit (Krishtlindjet dhe Viti i Ri) është e pranishme. Miliona njerëz nisen në udhëtim me tren, aeroplan, automobilë, për të festuar bashkë me miqtë, të dashurit a të afërmit e tyre.

Por kjo do të thotë se gjatë udhëtimeve ata pritet të shoqërohen edhe nga mikrobe e viruse. Për të mos lejuar që këta parazitë të prekin gëzimin e festave, ekspertët këshillojnë:
- Larjen e duarve
- Larjen e duarve (dhe)
- Larjen e duarve
Në avion ose tren të mbushur plot, njerëzit vazhdimisht prekin sipërfaqe që njerëz të tjerë i kanë prekur. Kollitja dhe teshtitja – e bëjnë më të lehtë transferimin e mikrobeve dhe viruseve.
Kur sapuni dhe uji nuk janë gjithmonë në dispozicion, një gazrë e lagur me alkool duhet të mbahet me vete në çantë gjatë një udhëtimi, dhe aplikimi i saj në duar çdo 30 minuta, ose pas shkuarjes në banjë ose pas prekjes së një sipërfaqeje, është e këshillueshme, ashtu si edhe fshirja e tavolinës, tabakasë, dhe mbështetësve së karrigeve – sipërfaqet më të ndotura me baktere e viruse në aeroplanë, trena e autobusë.
Gjithahstu këshillohet, shmangia e udhëtarëve që duken të sëmurë – që kanë teshtitje ose kollitje. Edhe mbajtja e dorës përpara gojes e hundës gjatë kollitjes a teshtitjes, nuk duhet harruar.
Në fund nuk duhet harruar, se stina e festave është stinë e gripit, prandaj nuk është shumë vonë për një vaksinë.

b.gif
 
Top