Kërkon dëbim nga SHBA-ja, jeta e shtrenjtë

Kërkon dëbim nga SHBA-ja, jeta e shtrenjtë

Derisa disa njerëz bëhen copë e grimë për të arritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një emigrant nga Guatemala ka shkuar në stacion policor dhe kërkuar nga policët e shtetit amerikan Massachusetts ta dëbojnë në shtetin e tij, sepse në SHBA nuk po ia zë muaji muajin.
Policia ka thënë për mediat amerikane se ka arrestuar aty për aty 29-vjeçarin Carlos Boc i cili ka pranuar se ka jetuar me identitet të huaj në SHBA.</p>


Boc u ka thënë policëve se dëshiron të kthehet në Guatemalë, por nuk ka para të mjaftueshme për biletë. U ka thënë se është i papunë dhe ka frikë se nuk do të arrijë të mbijetojë dimrin. Në SHBA ai kishte ardhur para 13 vitesh.</p>


/ Telegrafi / KosLAB / </p>

Ky artikull eshte marre nga: http://koslab.blog.al/?p=54. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://koslab.blog.al/?p=54
 
Top