Kërkohet largimi i Maradonës
Nje pjese e madhe e argjentinasve mendojne se Diego Maradona duhet te largohet nga drejtimi i skuadres kombetare dhe kete perfundim e jep nje sondazh i bere dje. Sipas ketij sondazhi te kryer te 442 vete, 67 per qind mendojne se ish-kapiteni i Argjentines, kampione e botes ne Meksike 86 duhet te largohet nga drejtimi i skuadres kombetare, ndersa 22 per qind e mbeshtesin ate. Argjentina nen drejtimin e Maradones ka humbur kete vit kater nga gjashte ndeshjet per eliminatoret e kupese se botes-2010, zona e Amerikes Latine dhe ndodhet aktualisht ne vendin e peste ne zonen e Amerikes Latine, qe nuk e kualifikon direkt per ne boterorin e Afrikes se Jugut. Argjentina luan dy ndeshjet e fundit eliminatore me Perune me 10 qeshor ne fushen e saj dhe me Uruguajin kater dite me vone ne Montevideo. Per keto dy ndeshje Maradona la perzgjedhur 18 futbolliste, ku nuk jane shmangur befasite. Ne skuader jane thirrur mesfushoret Pablo Aimar dhe Di Maria qe luajne me Benfika te Lisbones dhe Lucho Gonzales qe kete sezon ka kaluar te Olimpik Marseje. Per here te pare ne skuadren e Argjentines perfshihen mbrojtesi i ri Insua (Liverpul) dhe sulmuesi Higuain (Real Madrid). Ky i fundit me nenshtetesi te dyfishte, franko-argjentinas, nuk kishte pranuar qe te luante per Francen duke pritur rastin e aktivizimit me skuadren dy here kampione te botes. Jane rikthyer te skuadra e Argjentines, futbollistet e Njukasellit, Colochini dhe Jonas Gutierrez, si dhe ai i Mancester Sitit, Zabaleta. Nderkohe ashtu sic kishte deklaruar, Maradona ka lene jashte skuadres per dy ndeshjet e fundit eliminatore, mbrojtesin veteran te Interit, Javier Zaneti, mesfushorin e Realit te Madridit, Gago dhe sulmuesin e Lionit, Lisandro Lopez.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23125. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23125
![maradona-new-218x300.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2Fmaradona-new-218x300.jpg&hash=e335b9b26a148d628af3d71f183e17cf)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23125. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23125