Kërkesat dhe afatet e aplikimit për lotarinë amerikane

Kërkesat dhe afatet e aplikimit për lotarinë amerikane

U.S Program of Green Card 2011, në faqen zyrtare të internetit jepen kriteret që kërkohen</p>


Lotaria amerikane “U.S program of Green Card 2011 ka çelur procedurat për aplikim. Sipas informacioneve zyrtare të dhëna nga Departamenti i Shtetit në uebsajtin në internet, njoftohen të gjithë të interesuarit për afatet që duhet të respektojnë, për kriteret, mënyrën e plotësimit të formularit, si dhe metodën më të mirë për të paraqitur një foto sa më të mirë shoqëruese.
U.S Program of Green Card 2011, sipas këtij programi parashikohen të jepen viza emigrimi për rreth 50 000 persona sipas një përzgjedhjeje të rastësishme të kompjuterit. Aplikimi duhet të bëhet vetëm në faqen zyrtare të emigrimit kombëtar amerikan.
Sipas të dhënave për aplikimin për Lotarinë Amerikane, regjistrimet nisin duke filluar nga data 2 tetor 2009 dhe deri në 30 nëntor 2009.
Seksioni 203 (c) i Aktit të Emigracionit të vitit 1990 vë në dispozicion për çdo vit një maksimum prej 50 mijë vizash emigrimi për qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mund të përzgjidhen në mënyrë të rastësishme prej sistemit kompjuterik të programit të lotarisë.
Departamenti i Shtetit ka vendosur në zbatim sistemin e regjistrimeve të lotarisë elektronikisht, duke filluar që nga lotaria e vitit 2005, në mënyrë që ta bëjë procesin më efikas dhe më të sigurt. Departamenti përdor teknologji speciale për të identifikuar ata që kryejnë mashtrim për qëllime emigrimi ilegal apo për ata që regjistrohen disa herë.
Gjithmonë ka pasur njoftime për të bërë kujdes, pasi janë evidentuar herë pas here që ka pasur shembuj në faqe interneti të ndryshme. Këto uebe skanë qenë të rregullta duke mashtruar, janë paraqitur si faqe zyrtare të qeverisë së SHBA-së. Disa nga këto faqe kanë përfituar para duke “plotësuar” formularin e aplikimit të lotarisë. Ndërkohë që nuk ka asnjë pagesë për të plotësuar Formularin Elektronik të Lotarisë Amerikane.
Regjistrimet duhet të përfshijnë emrin, datën dhe vendin e lindjes të bashkëshortit(es) tuaj dhe të gjithë fëmijëve-natyralë, si dhe të gjithë fëmijëve ligjërisht të adoptuar ose të bashkëshortit(es), që janë të pamartuar dhe nën moshën 21 vjeç (përveç fëmijëve që kanë shtetësi amerikane, ose që kanë rezidencë ligjore të përhershme), edhe në qoftë se ju nuk jeni më i martuar ligjërisht me prindërit e fëmijës, edhe në qoftë se bashkëshortja apo fëmija nuk banojnë me ju apo nuk do të emigrojnë me ju duhen përfshirë. Në formular duhet të plotësohet informacioni mbi bashkëshortin, emri, data e lindjes, gjinia, qyteti i lindjes, vendi/shteti i lindjes, fotografia.
Në qoftë se nuk përfshini bashkëshortin(en), do të rezultojë në skualifikimin e aplikantit principal dhe refuzimin e vizës për të gjithë pjesëtarët e familjes që aplikojnë në kohën e intervistës për vizë. Informacion tjetër që duhet të jepet mbi fëmijët është: emri, data e lindjes, gjinia, qyteti i lindjes, vendi/shteti i lindjes, fotografia. Për informacion më të detajuar të interesuarit duhet të klikojnë në adresën: http://travel.state.gov/visa/immigrants/types/types_1322.html.</p>


Fotografia</p>


Fotografia duhet të jetë një imazh dixhital ose e skanuar dhe duhet të ketë këto specifikime, ndryshe aplikimi nuk do të pranohen:
Specifikimet e përbëra të fotografisë:
Pozicioni i kokës:
Personi që fotografohet duhet të jetë me fytyrë drejt aparatit;
Koka e personit nuk duhet të jetë e vendosur lart, poshtë ose anash;
Koka e personit duhet të mbulojë rreth 50% të sipërfaqes së fotografisë.(Shqip)</p>
HuK-dj7XnDQ

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23511. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23511
 
Top