Kërcënohen me vrasje lojtarët e skuadrës nga Am. Jugore

Kërcënohen me vrasje lojtarët e skuadrës nga Am. Jugore

portuguesa.jpg
Askush nuk beson që telashet në futbollin latino-amerikan do të ndalen. Dy zyrtar të armatosur të klubit brazilian Portuguesa të shoqëruar nga truprojet kanë kërcënuar me vrasje lojtarët e skuadrës pas disfatës. Trajneri i skuadrës Rene Simoes u shkarkua pasi që skuadra e tij pësoi dy sisfata në dy ndeshjet e fundit duke i lejuar dy skuadrat e para në tabelë që të ikin për gjashtë pikë. Portuguesa ishte duke luftuar për një vend që dërgon në elitën e futbollit brazilian. Simoes deklaroi që njerëzit e armatosur u futën në zhveshtoret e skuadrës. Ata nuk e kanë vendin në zhveshtore, futbollistët nuk u trembën në asnjë moment, paramendoni se çka ka mundur të ndodh tha ai pas sfidës.
Ministri i Sportit Orlando Silva e ka dënuar ashpër këtë akt duke theksuar që personat përgjegjës së shpejti do të dalin para drejtësisë.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/2009/08/kercenohen-me-vrasje-lojtaret-e-skuadres-nga-am-jugore/. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/2009/08/kercenohen-me-vrasje-lojtaret-e-skuadres-nga-am-jugore/
 
Top