Këpucomania ..Një zonjë në Amerikë , ka harxhuar 1 milion dollarë për ..këpucë

Ildri

Forumium maestatis
thumbnail.php
Këro dhe lajme të tjera të "çuditshme " në falen ARGËTIM :
Vetëvrasje nga Kulla Eiffel
eifelkulla.jpg
Një turist u vetëvra në mesnatën midis të dielës dhe të hënës duke u hedhur nga kulla Eiffel, në Paris.

Ndonëse tërheqja më e madhe turistike e kryeqytetit francez ishte e mbyllur, në orën 11:30 u pa se dikush kishte mbetur ende në majë dhe zjarrëfikësit evakuan zonën, por nuk mundën të shmangnin hedhjen e turistit, për të cilin dihet vetëm se komunikonte në anglisht.

Disa qindra persona të ndodhur pranë Eiffelit dëshmuan rënien e lirë nga një lartësi prej rreth 360 metrash.

Një burim brenda policisë tha: “Nuk është hera e parë që dëgjojmë për vetvrasje nga kulla Eiffel, por është shumë e rrallë që dikush të ngjitet deri në majë fare. Viktima, mashkull rreth 30 vjeç, u pa duke u ngjitur nga struktura metalike pasi ashensorët nuk punonin në atë orë. Policët u përpoqën të negocionin, por ai kishte vendosur të vetëvritej dhe pasi u ngjit në majë, thjesht u hodh”.

Drejtuesit e kullës refuzuan të komentonin ngjarjen, duke u justifikuar me faktin se disa vetvrasje ndodhin çdo vit në Eiffel.

Inxhinjeri francez Gustave Eiffel ndërtoi simbolin e famshëm të Parisit për disa vjet me radhë, deri në përfundimin e punës në vitin 1889.

Pavarësisht masave të forta të sigurisë, që prej ndërtimit të kullës,janë dokumentuar 370 tentativa vetvrasje, 341 prej të cilave përfunduan me vdekje.
Mona Liza me perime
Aron Zaid është një piktor që nuk përdor penela si të gjithë kolegët e tij. Në vend të tyre ai përdor ushqime dhe rezultatet janë spektakolare
60-vjeçari ka risjellë disa nga kryeveprat më të mëdha botërore duke përdorur perime e fruta nga oborri i tij.

Ai ka prerë me kujdes patatet, brokujt e sallatën jeshile dhe i ka vendosur në mënyrë që të duket si Mona Lisa e Leonardo Da Vincit.

mona-liza.jpg


Gjithashtu ka rikrijuar versionet e Lindjes së Afërditës nga Sandro Botticelli dhe Dora Maar-it nga Pablo Picasso.

aferdita.jpg


portreti.jpg


Për çdo vepër i janë dashur 5 orë punë.

biri.jpg
Një milionë dollarë të shpenzuar për këpucë
Nëna e dy fëmijëve në Pensilvani, SHBA, ka një pasion të rrallë, atë të koleksionimit të këpucëve.
Siç dëshmoi Beth Shak në një revistë amerikane, ajo ka qenë e fiksuar që prej moshës 13-vjeçare dhe ka shpenzuar më shumë se një milionë dollarë për këpucë.

Aktualisht, në garderobën e saj, gruaja ka mbi 1 200 palë këpucë, çizme apo sandale, përfshi edhe 700 prej markës së famshme dhe shumë të kushtueshme “Christian Louboutins”.

Në procedura divorci, bashkëshorti i saj është paraqitur në gjykatë me një kërkesë për të bërë për vete gjysmën e pasurisë së këpucëve, gjëja më e shtrenjtë që Zonja Shak ka në zotërim.

Megjithatë, koleksionistja e çmendur është e vendosur që të ruajë garderobën e saj të paprekur.

koleksionistja1.jpg


koleksionistja2.jpg


koleksionistja3.jpg


koleksionistja4.jpg

Viti 2300, Nju Jorku nën ujë
njujork-permbytje.jpg
Në Brazil përfundoi me një marrëveshje takimi i liderëve botërorë mbi klimën. Marrëveshja u cilësua një hap gjigant nga të gjithë udhëheqësit pjesëmarrës, por nga ambientalistët u cilësua një dështim pasi sipas tyre, marrëveshja nuk arriti as të riprodhojë Protokollin e Kiotos.

Por edhe sikur liderët e të gjithë botës të bien dakort tani për të reduktuar emëtimin karbonit në atmosferë e për të shmangur efektin serrë, rritja e nivelit të oqeaneve do të vazhdojë me ritme të përshpejtuara edhe për disa shekuj.

Ky është përfundimi i studimit dhe përllogartjeve të një grupi shkencëtarësh amerikanë të cilët thanë se rreth vitit 2300 niveli i oqeaneve do të rritet me 4 metër si pasojë e shkrirjes së akujve në Polin e Veriut dhe atë të Jugut.

Nga kjo rritje rrezikojnë të zhduken dhjetra qytete, e ndër ta është edhe Nju Jorku.
 
Top