Këngë të Veriut me tekste

Artin

Papirus rex
Delja rudë - Kërçovë

Ti moj delja, delja rudë
as ma fal nji qengj të butë
n’verë, n’verë, aman

Qengj të butë lara-lara
sa t’i dal’ lalës përpara
n’verë, n’verë, aman

Sa t’i dal’ lalës përpara
bashk’ me qengjin lara-lara
ta kullosim nëpër ara
n’verë, n’verë, aman

Nëpër ara, n’mal e n’fushë
bashk’ me lalën gush’ më gushë
n’verë, n’verë, aman

 

Artin

Papirus rex
Prengë Gjeloshi

Preng’ Gjeloshi ngjesh alltinë
Po na i lëshon delet n’at’ rudinë
S’ma dron Kuçin kurr’ ndoj grimë
Kurr’ ndoj grim’ shkjan’ nuk e drue
Rranx’ njaj rrethit jam ngujue
Tu’ i ra fyellit, tue këndue
Me martinën tue luftue
Vijn’ lacanat tue lotue
Mbet’ çobani në bjeshk’ për mue
Për këto troje tue luftue

 

Artin

Papirus rex
Ngjarja ka ndodhur mes viteve 1927-1929.
Kamber Loshi ishte një prijës i njohur i çetave kaçake të Drenicës.

Kënga e Kamber Loshit
Këndon: Dervish Shaqja
_____

Kamber Losh, o Kamber Sejdia
Çohu bre djalë, t’ka rrethu’ Serbia

Po pisket Kamber Sejdia
Delni shokë, ra tan’ shoqënia

Delni shokë, ra tan’ shoqënia
Bini djem se u vra Fazllia

Naçallniki po i çon fjalë
Ti Kamber këke budallë

Ai prefekti fjal’ i ka çue
Kamber Loshit për me u dorëzue

Tri sereze t’kem’ rrethue
Me pas’ krahët me fluturue

Me pas’ krahët me fluturue
Prej Belicës s'mundesh me pështue

Kamber Loshi po i çon fjalë
Ty prefekt mos t’kofsha falë

Nuk t’bi n'dorë sa t’jem gjallë
Pa m’ra mue zjarri n’qafë

Pa m’ra zjarri, haj’ medetë
Kan’ luftue tri dit’ e tri netë

Nja tri ditë kan’ luftue
Kamber Loshi asht varrue

Shokëve t’vet na u ka kallëzue
Çohuni shokë, ju n’mujshi me pështue

Fort Kamberi asht varrue
Pun’ e madhe nuk muj t’vi’ me ju-e

Jan’ ba gati, shokët jan’ dalë
Thërret Kamberi - More Muratë

Merre vëlla - i ka than’ - kët’ sahatë
Merr sahatin, merre kutinë

Merr sahatin, merre kutinë
Mo’ Kamber, jo duhan nuk pinë

Merri vëlla, ç’ke, vet’ t’i kam lanë
Mo’ Kamber, jo në gjys’ s’po i ndanë

Jan’ ba gati, të tan’ jan’ dalë
Po don Belica në flak’ me u kallë

Qyq e vetë n’kolib a’ ndalë
Kur e ban zoti sabahë

Naçallniki apet po i çon fjalë
O Kamber, fort këke budallë

Pse po i merr dhe vëllaznit n’qafë
Mue tash topat që m’kan’ardhë

Po du’ shpinë me ta kall n’flakë
Kalle n’flak’ more, qitja tymin

Kalle n’flak’ edhe qitja tymin
Sa t’jem gjallë, s’ta jap dorëzimin

 
Last edited:
Top