Judy Dench, zonja e kinemasë britanike

Judy Dench, zonja e kinemasë britanike

I ka qëlluar shpesh që të dashurohet me rolet që ka interpretuar, por sipas disave, ajo është në fakt dashuria e vërtetë e njërit prej personazheve më shik të kinematografisë britanike, 007-ës, ose James Bond-it. Sigurisht e kemi fjalën për shefen e shërb</p>


Kjo zonjë në moshë të nderuar e me flokë krejtësisht të bardhë, por me një hir të veçantë, cilësohet edhe si një nga “thesaret” britanikë. Veç kësaj, ajo është ndër aktoret më të pëlqyera dhe të respektuara në të gjitha rrethet dhe nga të gjitha shtresat. Ajo është si vera, sa më e moçme, aq më e fisshme dhe më e suksesshme. “Mosha që kam është e madhe, por pleqërinë nuk e kam pasur kurrë problem për rrudhat apo format e padëshiruara që i fal trupit. E vetmja gjë për të cilën nuk më pëlqen është se njeriu nis të harrojë dhe të ngatërrojë ngjarjet. Sigurisht ato të jetës së përditshme, sepse të së shkuarës i ka të skalitura në memorie”, thotë Dench, që mund ta konsiderojë veten një plakë me të vërtetë të mrekullueshme. Shumëkush do të kishte dashur që të plakej si ajo, por sigurisht jo të gjithë e kanë atë fat. Një nga armët e forta të Judy-t është se konsiderohet si një grua e paepur, që e shfaq forcën e karakterit dhe energjinë në të gjitha drejtimet në art dhe në jetë. Ajo është një aktore në kuptimin më të mirë të kësaj fjale: e këndshme, me humor, me një mimikë të mrekullueshme, ekspresive, prekëse. Filmi i fundit në të cilin ka interpretuar është një film eksperimental me emrin: “Rage” (”Inati”). Aty ajo interpreton me 19 aktorë të tjerë britanikë. Është projekti i saj më i fundit, por jo i fundit edhe pse karriera e saj filmike ka filluar relativisht vonë. Judy është aktualisht 74 vjeçe. Kur zakonisht për shumë aktore ka perënduar ylli i famës, ajo e nisi një rrugë të tillë me një film që mori 6 kandidatura për “Oscar”. “Ishte diçka e papritur, befasuese dhe e gëzueshme njëherazi. Ishte thuajse aksidentale. Qëlloi që regjisori i filmit “Iris” më kishte parë në një serial që luaja në ato vite dhe vendosi që të interpretoja rolin e shkrimtares së mrekullueshme britanike, Uris Murdoch. Të mendosh që kjo famë në moshë kaq të vonë i erdhi pas një karriere shumë të vakët në të ri. Thuajse të gjithë regjisorët kur ishte në kulmin e moshës i kishin thënë se fytyra e saj kishte shumë kombinime të gabuara dhe se ajo nuk do të arrinte kurrë që të merrte role të rëndësishme, por vetëm dytësore. Por Judy dukej që nuk ishte e mërzitur aspak nga një konstatim i tillë. “Kinematografia më ka pëlqyer gjithmonë, por nuk kam pasur ëndrra të mëdha. Teatrin ama e kam dashur gjithmonë”. Dashuria e Dench për aktrimin i ka rrënjët në fëmijëri dhe më pas ishte një pasion që u kultivua edhe në shkollën e mesme. I ati i saj ishte mjek, ndërsa e ëma irlandeze. Kishte edhe dy vëllezër më të rritur. E gjithë familja ishte në fakt një familje aktorësh amatorë, që e pëlqenin dhe e përjetonin shumë teatrin. Për këtë arsye Judy vendosi që të shkollohej për dramë në Londër. Pas mbarimit të shkollës pati gjithmonë role jo shumë të rëndësishme në teatër dhe më pak të rëndësishme në kinematografi. Por pavarësisht se ishte deri diku moskokëçarëse, mospëlqimi apo vëmendja e regjisorëve ndaj saj e bënë paksa të pasigurt për të vazhduar të kërkonte e mbi të gjitha për të qenë ambicioze. Kjo bëri që të ishte shumë e pasigurt për profesionin e aktores, sepse me të mbaruar një projekt, nuk dihet se kur do të niste tjetri. Megjithatë thotë që ka pasur punë thuajse në mënyrë të vazhdueshme. Sigurisht që periudhën më të zënë e ka pasur pasi kaloi të 50-at, sepse siç duket kishte lindur për të interpretuar role zonjash e jo vajzash. Edhe sot e kësaj dite ajo është shumë aktive, vetëm se tani ofertat janë jashtëzakonisht të mira dhe shpesh i qëllon që të ketë dy ose tri projekte menjëherë. “Kjo është periudha më e zënë me punë e jetës sime. Ndonjëherë më vjen keq që nuk jam më shumë e re, por ta dini që nuk refuzoj asnjë rol. Në këtë pikë kam qenë me shumë fat, sepse më propozohen vërtet role të cilat nuk mund ti kthej mbrapsht”. Dench dëshiron shumë që të ketë rreth saj atë atmosferë që kishte kur ishte fëmijë, pra të rrethohet nga njerëz që e duan dhe luajnë në teatër. Në teatër ajo ka luajtur vitet e fundit në disa drama dhe komedi të njohura të Shekspirit. Pikërisht loja e shfaqjeve të tilla nisi ti jepte pak nga pak statusin e “thesarit kombëtar”. Erdhi një ditë kur publiku binte në dashuri me të gjitha rolet e interpretuara nga Dench dhe konsideratat e kolegëve ishin të jashtëzakonshme. Asaj sigurisht që nuk i pëlqen kur ia përmendin vlerësimet që të tjerët kanë për të, por nga ana tjetër thotë se të gjithëve na bëhet qejfi që ta ndjejmë veten të vlerësuar dhe të çmuar sidomos nga kolegët, pra personat me të cilët punojmë. Kur e pyesin se si ndihet me konsideratën “thesar kombëtar”, Dench përgjigjet se ky krahasim i duket shumë i pluhurosur dhe i krijon alergji. Por a ka luajtur ajo ndonjë rol që mund tia prishte këtë reputacion prej koloseje? Ajo mendon se ka sigurisht role për të cilat sot i vjet turp, jo sepse i ka interpretuar keq, por sepse mund të kenë qenë mediokër dhe të parëndësishëm dhe mbi të gjitha nuk mbahen mend nga publiku. “Për mua, role të tilla janë të vdekura, dhe të vdesësh në art është shumë më keq se të mos kishe lindur kurrë”. Ndryshe nga shumë bashkëmoshataret e saj, ajo nuk ka hequr dorë kurrë nga rreziku në rolet që ka interpretuar. Kështu, në moshën 70-vjeçare ka interpretuar nudo. “Isha shumë nervoze kur më duhej ta interpretoja këtë pjesë. Ju nuk mund ta imagjinoni se si ndihet njeriu në pleqëri në lidhje me trupin. Zakonisht në mosha të avancuara njerëzit i humbasin lidhjet me fizikun e tyre, nuk e eksplorojnë dhe nuk e njohin më. Edhe me mua kishte ndodhur diçka e tillë, ndaj më dukej se isha në prag të një të panjohure shumë të madhe, nga e cila më e çuditur do të mbetesha vetë se sa publiku. Por më thanë se doli mirë dhe unë e besoj, jo sepse më gënjen mendja se njerëzit kanë lënë kokën për fizikun e një 70-vjeçareje, por se askush nuk shkroi ndonjë rresht kundër këtij eksperimenti që mund të më kishte kushtuar shumë. Por në fund të fundit unë e bëra në emër të guximit dhe dëshirës për të eksperimentuar deri në kufijtë e së pamundurës”. Një nga arsyet që ajo është e famshme, përveç roleve të mëdha që ka luajtur, është edhe interpretimi në serialë komedish. “E qeshura është një nga armët që i bën njerëzit më për vete. Nëse do ta fitosh një zemër, nuk ka gjë më të mirë e më të mençur që mund të përdorësh se sa të qeshurën. E qeshura ka qenë edhe frymëmarrja e karrierës së saj. Judy ka luajtur në shumë filma, por për hir të së vërtetës ajo ka qenë për shumë kohë e famshme vetëm në ishullin britanik. Filmi që e lançoi më shumë se të tjerët në skenën ndërkombëtare është edhe një tjetër “thesar kombëtar”: “007″. Aty ajo është personazhi më misterioz dhe me personalitet më të fortë nga të gjithë. Është gruaja e hekurt që qëndron në krye të shërbimeve sekrete britanike, MI6, dhe që ka në varësinë e saj të gjithë spiunët e Madhërisë së saj, përfshi James Bond. A i ka pëlqyer asaj vetë ky rol? Sigurisht që i ka pëlqyer, sepse Dench është feministe në thelb dhe një rol i tillë i përshtatej shumë. Por sipas saj, ajo nuk është nga ato feministet që kërkojnë denatyralizimin e femrës. Ajo është e mendimit se edhe femrat kanë shumë gjëra për të thënë dhe për të bërë dhe se për këtë arsye atyre duhet tu hapet rruga dhe jo të pengohen siç ka ndodhur, dhe pjesërisht ndodh edhe sot në shoqërinë moderne. Me këto lloj mendimesh, shumëkush mendon se ajo mund të ishte bërë edhe politikane. “Nuk e di nëse do të isha bërë politikane e mirë, por ajo çka më nervozon shumë është padrejtësia. Rasti i luftës në Irak më ka nervozuar shumë dhe jam ende shumë e zemëruar edhe për sa po ndodh në Afganistan e për jetët e ushtarëve britanikë që vazhdojnë të humbin vazhdimisht. Por nuk jam optimiste as për konservatorët që kanë shanse që ta marrin pushtetin në zgjedhjet e v
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22714. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22714
 
Top