Jozefina Topalli shumë afër shkarkimit nga detyra.
Jozefina Topalli shumë afër shkarkimit nga detyra e saj
Jozefina Topalli, rezikon shume te shkarkohet nga detyra e saj, si kryetare e kuvendit te Shqiperise. Artikulli me posht ben ende me te qart edhe arsyet se pse mund te ndodh nje gje e tille shume shpejt.
Topalli në vështirësi, rrezikon shkarkimin nga votat e deputetëve
Deputetët e opozitës priten të votojnë në bllok, gati 55 vota. Përcaktuese votat nga shumica dhe sidomos nga deputetë të PD-së
Pozicioni i Jozefina Topallit në krye të Kuvendit të Shqipërisë duket se ka pësuar një tronditje të fortë. Mocioni për shkarkimin e saj ka gjetur mbështetje të fortë ndërpartiake dhe Topalli, pavarësisht mbështetjes së Berishës, do ta ketë shumë të vështirë rrëzimin e këtij mocioni. Për shkarkimin e kryetares së Kuvendit partitë e majta kanë lënë përkohësisht “mëritë” mes tyre, ndërkohë që zërat janë shtuar edhe brenda kampit të maxhorancës. Publikisht këtë gjë e kanë bërë demokristianët. Thuhet se nën zë mocioni ka gjetur mbështetjen e deputetëve të PBDNJ-së. Por jo vetëm. Bllokimi që Topalli u ka bërë dekreteve të presidentit Topi mund të përkthehet shumë mirë si një sfidë ndaj tij dhe kundërpërgjigjja mund të jetë votimi i mocionit, nga deputetët e PD-së që njihen si përkrahës të Bamir Topit. Në pamje të parë, 71 votat që nevojiten për shkarkimin e Topallit duken qartësisht të pamundura.
Opozita
Opozita pritet të rreshtohet në bllok, duke pasur pikërisht 55 vota për shkarkimin e kryetares së Kuvendit. Partia Socialiste, e cila ka qenë e para që shprehu qëndrimin për shkarkimin e Topallit, ka në përbërjen e vet 34 deputetë. (Ky numër mbetet i njëjtë pas largimit të Petro Koçit, për shkak se me PS-në u bashkua deputeti i PAD-së, Pirro Lutaj). Votave të socialistëve për mocionin që do të paraqitet do t’u bashkohen edhe 7 deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokrate. Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, edhe pse ka shprehur rezerva ndaj seriozitetit të kërkesës së PS-së për shkarkimin e Topallit, ka deklaruar se është “pro” çdo nisme që kërkon largimin e saj nga drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë. Gjashtë deputetëve të LSI-së do t’u bashkohen edhe votat e kreut të PDS-së, Paskal Milo, atij të PAD-së, Neritan Ceka dhe kreut të Lëvizjes për Politikë Institucionale, deputetit Petro Koçi. Mbështetje pritet që të ketë edhe nga ish-deputetët e PS-së, tashmë të pavarur, si Taulant Dedja, Durim Hushi, Durim Lamaj, Bukurosh Stafa dhe Paulin Sterkaj.
Shumica
Çelësi i suksesit për triumfin e mocionit kundër Topallit duket se do të jenë votat që do të sigurohen nga deputetët e maxhorancës për shkarkimin e saj. Nëse të 55 deputetët e opozitës do të votojnë në bllok, atëherë duhen votat e vetëm 16 deputetëve të maxhorancës, të cilat do të rrëzonin Topallin nga drejtimi i Kuvendit. Nga këto 8 vota duket se do të vijnë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokristiane, krerët e të cilit janë shprehur hapur dhe publikisht për shkarkimin e kryeparlamentares.
Kësaj nisme priten t’u bashkohen edhe votat e 3 deputetëve të Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut, të cilët gjatë këtyre dy viteve në mënyrë të vazhdueshme kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për mënyrën se si Topalli po drejton Kuvendin e Shqipërisë. Edhe ish-deputeti Spartak Ngjela pritet të votojë për shkarkimin e Topallit. Duke llogaritur 55 votat e opozitës dhe 12 votat e PDK-së, PBDNJ-së dhe Ngjelës, duket se në plan të parë mbeten vetëm 4 vota për triumfin e mocionit kundër Topallit.
Në këtë situatë decizive pritet të jenë zhvillimet brenda deputetëve të Partisë Demokratike. Sfida që Topalli i ka bërë presidentit Topi, duke i bllokuar dekretet e tij për anëtarët e Gjykatës së Lartë, pritet të reflektohet me vota kundër saj, nga deputetë jo të pakët të PD-së, të cilët njihen si mbështetës dhe përkrahës të presidentit Topi.
Mënyra e votimit
Një tjetër moment interesant i mocionit për shkarkimin e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, është mënyra se si do të votohet në sallën e Kuvendit. Gjatë mocionit të parë, të paraqitur nga opozita dy vjet më parë, pati polemika dhe debate të ashpra për mënyrën e votimit. Votimi për mocionin e parë të shkarkimit të Topallit ishte i hapur dhe kjo bëri që shumë deputetë të maxhorancës të stepeshin për ta votuar atë. Në mocionin e ardhshëm nuk përjashtohet mundësia që votimi të bëhet i fshehtë.
Gazeta Albania