BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Komikja Joan Rivers është lidhur me aparate për ta mbajtur gjallë, pasi zemra e saj ndaloi gjatë një operacioni të kordave të zërit të enjten e shkuar.
Vajza e saj, Melissa Rivers, ka treguar se mjekët e kanë lidhur për aparatesh që të qëndrojë gjallë dhe i ka falënderuar fansat për mbështetjen.

“E di se nëna ime do të ishte jashtëzakonisht e gëzuar për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe dua t’i falënderoj të gjithë ata që luten për ne”, ka thënë Melissa.
81-vjeçarja Joan ndaloi frymëmarrjen dhe pësoi arrest kardiak kur iu nënshtrua një operacioni rutinë të kordave të zërit.
Mjekët kanë frikë se nëse zgjohet ajo do të mbetet një invalide e përhershme, duke qenë se ka pësuar një dëmtim serioz të trurit.
