Jo per bes nuk jam tuj besue llomatinave tmija

Mirditor

Primus registratum
Jo per bes nuk jam tuj besue llomatinave tmija

Zot ruejna se qitash jemi tuj dal krejt na antishqiptar
E Hene, 01 Shtator 2003


DISIDENTIZMI DHE PESHTJELLIMI QE VJEN PAS

Nga Mehmet Kraja

Faik Konica, Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Bilall Xhaferri, Kasem Trebeshina, kryesisht keta jane shkrimtaret e preferuar nga studiuesit tane te letersise. Sipas bindjes tashme te ngulitur, disa syresh ishin shkrimtare disidente, te tjeret nuk ishin te tille, por regjimi komunist, per nje arsye ose per nje tjeter, per shume kohe i la ne heshtje. Tani studiuesit ngarendin per te kompensuar kohen e humbur dhe per te ndrequr nje padrejtesi. Te gjithe e thone pa perjashtim: sistemi ideolgjik ishte pengese qe veprat e ketyre autoreve te vleresoheshin drejt, qe ata ta zinin vendin qe meritonin ne Panteonin e letersise kombetare. Deri ketu, cdo gje duket ne rregull. Me pas vijne mistifikimet, shtremberimet, keqinterpretimet, abuzimet, madje edhe trillimet dhe genjeshtrat. Nje marrezi me vete ndodh atehere, kur disa prej ketyre shkrimtareve te padeshiruar nga komunizmi u atribuohet disidentizmi, madje edhe atehere kur kete nuk e kishin. Nje situate tragjikomike krijohet tani, kur keta shkrimtare, per shkak se dikur nuk i desh komunizmi, pak nga pak po transformohen ne shkrimtare te regjimeve, ne shkrimtare te preferuar edhe politikisht si ne Kosove, si ne Shqiperi, duke lene te kuptohet se disidentizmi i tyre ose ka qene i shpifur, qe domethene se nuk ka qene vlere burimore dhe e qendrueshme e vepres se tyre, ose vleresimet nga pozicionet e tanishme politike jane po aq te ideologjizuara, sa c'ishin dikur ne kohen e monizmit. Shkruesit e studimeve dhe hartimeve tona per letersine sikur kane harruar se komunizmi vertet ishte ideologji, por edhe antikomunizmi ka po ate parashenje. Atehere, perse, pra, duke dashur t'i nxjerrim te lare nga politika, po keta shkrimtare perseri i njollosim me interpertime politike, vetem duke ndryshuar pozicionin tone te vleresuesit, shpesh duke mos bere gje me shume se c'eshte heqja dhe veshja e nje rrobe me dy astare? Ne kete ngarendje per t'i bere keta shkrimtare te preferuar, studiuesit tane jo rralle bejne po ato marrezi qe i kane bere nje here e nje kohe studiuesit zyrtare te regjimeve te perparshme: shtremberojne biografite e tyre, fshehin fakte nga jeta e shkrimtareve, i interpretojne rrethanat sipas qejfit dhe tekeve, natyrisht pa harruar qe, ne kete e siper, te bejne tirada me epitete askund te mbeshtetura per vleren e vepres se tyre. Ndodh pastaj, qe, per shkak te prirjes per t'i bere keta shkrimtare te preferuar me cdo kusht, harrohen shkrimtare te tjere me vlera akoma me te qendrueshme. Per shkak te Fishtes, harrohet Mjeda, megjithqe ne pune te artit ai del vete maja e Olimpit. Ose ndodh qe biografia e Koliqit nxirret si model i njeriut te angazhuar drejt per ceshtjen kombetare. Vlerat e vepres se Koliqit jane te padiskutueshme, por biografia e tij eshte nje varr i hapur, qe nuk te pelqen t'i afrohesh dhe ta shikosh nga afer. Studiuesit e tij ketu ne Kosove, ta zeme, nuk e thone, se Koliqi, qe me 1924, per pese vjet u strehua ne Jugosllavi, madje nje pjese te "azilit" e kaloi ne Mal te Zi, i cili dhjete vjet me heret e dogji Shkodren me gjithe cka kishte. Nuk thuhet as per Martin Camajn se, gjate kohes qe jetoi ne Beograd, kishte lidhje te aferta me pushtetin e atjeshem dhe te tilla e te ngjashme. Mjafton te lexohet korrespodenca e Camajt me Krist Malokin dhe te kuptohen shume gjera. Pavaresisht nga kjo, Koliqi dhe Camaj jane shkrimtare te rendesishem te letersise shqipe, por biografite e tyre nuk kane qene, nuk jane dhe nuk mund te behen model. Disidentizmi i tyre me shume ishte aksidental, rrethanor dhe jo konceptual. Nuk ishte disidentizem qe buronte nga idete, por nga biografite e tyre. Por edhe biografite e tyre shpesh kane nje ngaterrese brenda. Camaj, bie fjala, emigroi ne Jugosllavi, sic emigruan qindra e qindra bashkevendas te tij, qe nga Kalaja e Dodes e deri ne Triepsh, te joshur nga Jugosllavia per te dale ne kete ane te kufirit dhe per ta mesyre Enver Hoxhen. Fundja, disident i mirefillte Camaj as qe u be ndonjehere. Bilall Xhaferri ishte nje emigrnt i zakonshem, nga te tillet qe me mijera iken nga Lindja ne Perendim. Pastaj Trebeshina. Nuk eshte vetem "Mekami" qe e ben te turbullt biografine e tij. Eshte edhe nje deklarate e thene me goje te vet: Une nuk jam shqiptar. Kam origjine turke dhe eshtrat e mia dua qe te prehen ne token e origjines. Pse, keshtu u bekerka disidentizmi?
 
Top