Jo Patriotizem, por Ndihme Humanitare!

Jo Patriotizem, por Ndihme Humanitare!

Ne nuk duhej te merremi me Patriotizem, Nacionalizem, Shovinizem, Racizem dhe Fashizem, por me shume duhej te ndihmojme njerezit e varfer neper fshatrat e Kukesit, Shkodres, dhe shume e shume fshatrave te tjera ne Shqiperi.
Ca te beje nje njeri i cilit i kan vdekur femijte me Patriotizmin? Aj nuk ka nevoj per Nacionalizem, por per buke.
Ndaj ju them, leni keto fjale per "Bashkim Kombetar" etj dhe filloni te ndihmoni familjet e varfera ne Shqiperi.
Dhe nese mendoni se une dua tu shes mend, atehere mund tu them, qe une vet i jap nje shoqate zvicrane para per tu ndihmuar familjet e varfera ne Shqiperi.
U bej thirrje te gjitheve, te cileve Nacionalizmi ua ka mbyllur syte, qe te mos bejne shume llafe per Patriotizem etj, por te bejne nje veper humane dhe te ndihmojne ato te cilte e kane me te vertete nevoje.
Sepse vetem keshtu mund te beni nje gje vertete te mire.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Jo Patriotizem, por Ndihme Humanitare!

Fillimisht postuar nga ReBeL:
[qb] Ne nuk duhej te merremi me Patriotizem, Nacionalizem, Shovinizem, Racizem dhe Fashizem, por me shume duhej te ndihmojme njerezit e varfer neper fshatrat e Kukesit, Shkodres, dhe shume e shume fshatrave te tjera ne Shqiperi.
Ca te beje nje njeri i cilit i kan vdekur femijte me Patriotizmin? Aj nuk ka nevoj per Nacionalizem, por per buke.
Ndaj ju them, leni keto fjale per "Bashkim Kombetar" etj dhe filloni te ndihmoni familjet e varfera ne Shqiperi.
Dhe nese mendoni se une dua tu shes mend, atehere mund tu them, qe une vet i jap nje shoqate zvicrane para per tu ndihmuar familjet e varfera ne Shqiperi.
U bej thirrje te gjitheve, te cileve Nacionalizmi ua ka mbyllur syte, qe te mos bejne shume llafe per Patriotizem etj, por te bejne nje veper humane dhe te ndihmojne ato te cilte e kane me te vertete nevoje.
Sepse vetem keshtu mund te beni nje gje vertete te mire. [/qb]
Eshte vertete keq te merresh me shovinizem fashizem, racizem, komunizem e nacionalsocializem kur nuk ke buke per te ngrene. Ti qe jeton ne Zvicer duhet ta dish me mire se zviceranet merren perdite me keto tema ngaqe nuk e kane barkun bosh, por i fryhet perdite e me shume nga puna e te huajve. Prandaj cuditem qe ti qe jeton atje nuk e kupton se patriotizmi dhe nacionalizmi konstruktiv jane pjese e identitetit personal dhe aspak fenomene te listes se zeze.

Eshte krejt irracinale te zihemi se kush i zgjeron kufinjte e Shqiperise me llafe dhe une te jap te drejte qe secili nga ne duhet te japi kontrubutin elementar ne zhdukjen se pari te vdekshmerise nga buka e gojes qe po rritet ne Shqiperi dhe se dyti te varferise tone kolektive ekonomike e me keq akoma morale.

Ne kete aspekt mendoj se albforumi, si media e lire ka kontrubuar me se shumti ne lirine e fjales sone dhe kjo eshte arritje e vlerave morale. Ne nje medium te tille pritet te kete mendime te tejskashme, por per me aq kohe sa kam une ne kete forum them se ai ka kontribuar pozitivisht. Dhe nje nga vlerat e medha te humbura tonat, patriotizmi dhe nacionalizmi konstuktiv jane vlerat me te spikatura te arritura ne kete forum. Mendoj se kontributi ne para, sic ben ti eshte shume i vlefshem dhe te gjithe duhet te nxiten nga veprimi yt nese nuk kane bere nderkohe te njejten gje.

Po nuk duhet te harrojme se vlerat morale mbi te cilat njerzit ndertojne jeten e tyre jane te shenjta. Jeta nuk ka vleren e jetes se perditshme pa keto shtylla te barazpeshes individuale, te instikteve te perditshme mbi te cilat njerzit veprojne. Ne kete kuptim e ritheksoj se kalitja e ketyre vlerave te humbura tek shqiptaret sic eshte dashuria per dheun e gjysherve, per vendin e tyre ze nje peshe te madhe. Secili nga pjesmarresit ne forum, bile pikerisht edha ata qe pretendojne te kunderten, kane kontrubuar ne patriotizmin, se paku KANE SHKRUAR NE GJUHEN SHQIPE!
 

ReBeL

Primus registratum
Re: Jo Patriotizem, por Ndihme Humanitare!

Nuk duhej te flasesh shume per moral, por duhej te veprosh. Sepse ça eshte morali, askush nuk mund ta thote. Siç thoshte Nietsche, secili njeri ka moralin e tij individual. C'ka do te thote qe secili njeri di se ça eshte moral.
Mos fol shume per filozofi, por tregom se ça bejne qeveria shqiptare, shoqatat joqeveritare (NGO), shqiptaret ne Diaspore, etj.
 

ReBeL

Primus registratum
Re: Jo Patriotizem, por Ndihme Humanitare!

Nuk duhej te flasesh shume per moral, por duhej te veprosh. Sepse ça eshte morali, askush nuk mund ta thote. Siç thoshte Nietsche, secili njeri ka moralin e tij individual. C'ka do te thote qe secili njeri di se ça eshte moral, por askush nuk mund te tregoj se ça eshte morali, sepse morali eshte nje gje apstrakte, qe nuk shpjegohej aq lehte.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Jo Patriotizem, por Ndihme Humanitare!

tema spostohet tek "SHqiperia dhe e ardhmja e saj"
 

ReBeL

Primus registratum
Re: Jo Patriotizem, por Ndihme Humanitare!

E po perse jo?

A nuk eshte kjo teme per shqiperine dhe a nuk perballet shqiperia me keto probleme dhe pytje?
 

Profeti Drejt

Primus registratum
Re: Jo Patriotizem, por Ndihme Humanitare!

Majmunerit kane nevoje vetem te hane, njerzit hane per te mbajtur shpirtin, por kane nevoje per kulture me teper se per buke.
 

k_a1983

Primus registratum
Re: Jo Patriotizem, por Ndihme Humanitare!

Ti profet i drejte mund te flasesh keshtu se s'ke pare dot se si eshte te mos kesh asnje kafshate buke per te ngrene.
Si mund te konsumosh e te krijosh kulture, nese je duke vdekur nga uria.
 

Xhaferr

Primus registratum
Re: Jo Patriotizem, por Ndihme Humanitare!

jam dakort qe ne duhet te ndihmojme shqiptaret ne shqiperi. por ama te ndihmosh bashkatdhetaret e tu do te thote te jesh nacionalist dhe patriot. nuk e di pse e zhvleftesoni keto cilesi si te keqija.
 
Top