Jo më hakmarrje tatimore ndaj biznesit
Kreu i Tatimeve, Papajani, rrëfen për “Shqip” të vërtetat mbi raportin biznes-tatime. Biseda me Berishën dhe mbështetja e Bodes. Kasat, falimenti, kriza…

Ti paguash taksat nga shtëpia ose zyra! Mjafton të kesh kompjuter me internet dhe e gjitha përfundon brenda pak minutash. Radhët e gjata në tatime dhe banka, koha e humbur për të dorëzuar formularët, stresi dhe kontaktet me tatimorin, shumë shpejt do ti përkasin së shkuarës. “Puna jonë e madhe do të jetë me deklarimin e të ardhurave personale dhe faturat”. Kreu i Tatimeve, Artur Papajani, rrëfen për “Shqip” raportet me biznesin dhe ndryshimin e mentalitetit, pasojat e krizës, falimenti dhe kasat. “Iku koha kur ndaj biznesit kishte hakmarrje tatimore”, thotë kreu i Tatimeve, i cili flet edhe për rastet e korrupsionit dhe denoncimet ndaj tij.

Z. Papajani, për herë të parë u duk se në zgjedhjet e 28 qershorit politika nuk u mor shumë me tatimet. Çfarë ndodhi?

Ndodhi një gjë normale. Në momentin kur ministri i Financave më propozoi marrjen përsipër të kësaj detyre që kam sot, u mendova shumë pak. Kjo, për faktin se nga hierarkia e Ministrisë së Financave kisha gjetur një mbështetje të vazhdueshme. Sidomos te ministri Bode kam gjetur një mirëkuptim të plotë, sepse me firmën e tij janë miratuar disa ide të miat që i kam pasur me kohë, duke punuar për organet fiskale të vendit. Kështu që nuk kisha mëdyshje për ta marrë përsipër këtë detyrë.

Por kjo nuk justifikon faktin që politika nuk preku tatimet në zgjedhjet e fundit…

E justifikon, pse me të marrë detyrën, Kryeministri Berisha më thirri në zyrën e tij dhe më tha: “Nga organet fiskale shqiptare dua ta zhduk termin politikë”. Kjo ishte një mbështetje e madhe për mua, pse kisha kohë që punoja në stafin teknik të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe vullneti i Kryeministrit krijonte ambientin e duhur për të vënë në jetë disa ide teknike që kisha për rritjen e profesionalizmit në punën e tatimeve.

Kjo periudhë është e vështirë për ju, pasi po përballeni me pasojat e krizës botërore. Si paraqitet situata?

Në fakt, trysnia mbi tatimet është vërejtur që në gjysmën e parë të këtij viti. Ishin presione ekonomike. Jemi hasur me trysninë e eksportuesve tanë. Presioni i tyre ishte i ndjeshëm. Kemi pasur vështirësi, si organ tatimor. Vështirësitë ishin reale, pse preknin marrëdhënien që ata kishin me administratën tatimore. Një marrëdhënie e vështirë, e trashëguar. Kishim problemin e rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar(TVSH) me të gjithë klasën e eksportuesve. Vonesat në rimbursim, duke pasur parasysh edhe vështirësitë që ata hasnin me krizën, ishin kthyer në shumë problematike. E zgjidhëm shpejt, duke rimbursuar në kohë. Trysnia e dytë ishin zgjedhjet e 28 qershorit. Si në çdo vit elektoral, presioni ndaj financave ishte i ndjeshëm. Kam 18 vjet në tatime dhe mund tju them se trysnia është shumë e fortë. Këtë vit, për mua ishte ndryshe, pse ndodhesha në krye të strukturës. E quajta detyrën time kryesore të ruaja profesionalizmin në të. Ishte e vetmja mënyrë për të mos iu dorëzuar politikës dhe për të zbatuar vullnetin e Kryeministrit. Kështu që konstatimi juaj se politika u mor pak ose asfare me tatimet në zgjedhje, për mua nënkupton që kjo detyrë u krye.

Reforma në tatime, term i dëgjuar shpesh nga krerët e qeverisë. Në fakt, çfarë nënkupton?

Në mbledhjen e parë të qeverisë, e cila zgjati vetëm pesë minuta (qeveria bëri betimin) u përmend edhe reforma fiskale. Kjo për ne tatimorët është shumë e rëndësishme. Jemi përpara një ndryshimi thelbësor për ne, që lidhet me tatimin mbi të ardhurat. Pjesë e rëndësishme e këtij ndryshimi është dixhitalizimi i sistemit tatimor. Këto dy detyra do ti mbajnë shumë të zëna me punë strukturat tona tatimore në 4 vitet e ardhshme. Reforma nënkupton modernizim. Shqipëria është ai vend në rajon që ka barrën më të ulët fiskale. Në këtë këndvështrim, nuk do të ndodhë gjë për një vit. Por ndryshimi i mirëfilltë është modernizimi, lehtësimi i procedurave për biznesin që paguan detyrimet tatimore. Pakësimi në maksimum i kohës për të paguar detyrimin. Me fjalë të tjera, dixhitalizim tërësor i sistemit. Këtë do ta mundësojmë nëpërmjet deklarimit elektronik të rezultateve të veprimtarisë së biznesit. Kemi kontakte me administratat e vendeve fqinje. Jemi në një nivel me ata, ose edhe më të avancuar. Kemi kontakte edhe me administrata tatimore të vendeve perëndimore dhe mund tju them se me dixhitalizimin e deklarimeve jemi në udhën e duhur. Shumë shpejt qeveria do të miratojë dhe dërgojë në Kuvend për ta kthyer në ligj detyrimin për taksapaguesit që deklarata tatimore të vendoset në internet online. Me këtë largohet përfundimisht “suporti i letrës”, mundësia që bizneset të hyjnë në marrëdhënie ryshfeti me punonjësit e tatimeve, pse gjithçka do të jetë elektronike. Deklaratat tatimore do të shikohen në kohë reale në internet dhe do të kontrollohen lehtësisht. Ky përafrim do të vendoset nga Kuvendi si detyrim ligjor dhe do të fillojë që nga 1 janari 2010.

Disa biznese janë ankuar se organet tatimore po i falimentojnë, ndërkohë që ato kanë mundësi financiare për të vazhduar biznesin. Çfarë po ndodh?

Jemi në një ekonomi tregu. Falimentimi është dukuri e tij. Ndodh dhe do të ndodhë gjithmonë, për shkak të konkurrencës në treg. Interesi ynë si administratë tatimore është të mos ketë falimentime, pse me të pakësohen bizneset, pra subjektet që paguajnë taksat dhe na japin të ardhura. Por falimentime ka dhe do të ketë. Administrata tatimore përballet këtu me një detyrim ligjor, i cili është taksativ. Ndërkohë, ka disa analistë të ekonomisë që shprehen se tatimet kanë thyer ligjin. Nuk e kuptoj nga çmotive nisen që deklarojnë një kundërsens të tillë. Në fakt, ne kemi zbatuar Ligjin e Procedurave Tatimore, i cili është i prerë. Ai thotë se në rast se një tatimpagues rezulton për tre vite radhazi me bilanc negativ, pra me humbje, atëherë administrata tatimore është e detyruar që ta çojë dosjen e tij në gjykatë për të hapur procedurat e falimentimit. Ligji, nëse tatimet nuk e zbatojnë këtë detyrim, ka sanksione për punonjësit përkatës të fiskos. Këto sanksione disiplinore fillojnë me një vërejtje të thjeshtë dhe mbarojnë me largim nga puna të atij/asaj punonjëseje, deri dhe në procedim penal. Prandaj dhe ne si administratë tatimore thjesht kemi zbatuar ligjin. Kemi dërguar në gjykatë dosjet e bizneseve që rezultojnë me bilanc negativ për tre vitet e fundit. Çfarë ndodh në gjykatë? Asgjë e jashtëzakonshme. Tatimpaguesi do të ketë provat e tij. Do ti japë gjykatës planin financiar të kompanisë, investimet e kryera dhe do të justifikojë rezultatin ekonomik të veprimtarisë së vet. Administrata tatimore nuk ndërmerr asnjë veprim penalizues me këtë rast. As i bllokon aktivitetin tatimpaguesit, as llogaritë bankare. Thjesht dërgon një dosje në gjykatë.

Si ecën deklarimi elektronik, duke pasur parasysh përdorimin e internetit nga biznesi?

Mendoj se biznesi e njeh dhe e përdor gjerësisht internetin. Nga të dhënat që kemi nga departamenti ynë i Informatikës, rezulton se faqja jonë e internetit www.tatime.gov.al klikohet mjaft dendur. Është pikërisht tek interesi i biznesit për të paguar detyrimet përmes internetit. Më parë ka ndodhur që tatimpaguesi është sorollatur me orë të tëra nëpër zyrat e tatimeve për të tërhequr deklaratën tatimore. Tani atë ai mund ta sigurojë duke e shkarkuar në më pak se një minutë nga faqja jonë e internetit. Mundësia tjetër është që deklaratën ta mbushë “online” (pra drejtpërsëdrejti në internet nga kompjuteri) nga dritarja elektronike ku ofrohet ky shërbim i yni. Me gjithë dobitë e këtij sistemi të ri, vërej se biznesi ende nuk ka besim te dixhitalizimi. Kam zhvilluar takime me shoqatat e biznesit në shumë rrethe të vendit, për ti bindur për domosdoshmërinë e përdorimit të internetit në raportet me ne. Ende bizneset hezitojnë. Deri tani, vetëm 30% e tyre i bëjnë deklarimet tatimore “online”. Ende shumica duan të shohin një letër me një vulë banke,
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24548. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24548