JETA JONE E QELLIMI SAJ.........

Sweety el

Locus omnem
SI E KONCEPTONI JU JETEN ,? CFARE ESHTE JETA PER JU ? CILI ESHTE QELLIMI I NJEREZIMIT PER JETEN? KA SHUME PYETJE RRETH JETES.
A E DIME SE CFARE ESHET JETA NE TE VerTet OSE SI E ARGUMENTOJME APO SHOHIM NE JETEN TONE ?.
A MUND TE ME THONI MENDIMET TUAJA , E TE DISKUTOJME MBI TO ?
 

Megg

Carpe Diem
''Jeta eshte nje rruge e gjate e veshtir gjer te vdekja''-ka thene nje i dishem,,,per mua eshte fruti i botes sepse vete fjala jete te ben te shijosh cdo mundesi & bukuri te kesaj...si ta quaj....egzistence.......
 

Studenti

Forumium maestatis
Jeta eshte njeri nga stacionet e rruges tone te gjate. Stacioni para se te dalim ne kete jete ishte barku i nenes apo nese shkojme me para spermatozoidi, tani jemi ne kete stacion, vdekja eshte stacioni i ardhshem pas vdekjes te shohim se ne cilin stacion do ndalemi!
 

policia

Forumium maestatis
kjo eshte nje teme qe mua me trishton ne fakt...
te mendosh per jeten, sakrificat qe ben, lodhjen, lumturine, zhgenjimet, lotet, perpjekjet dhe cdo gje tjeter dhe ne fund cfare fiton?! une them qe nuk fiton asgje...
me duket ndonjehere si nje loje e hidhur qe jemi te destinuar ta luajme te gjithe, fundi nuk me pelqen, eshte zgenjyes...
 

Sindroma

lv sx sx
Jeta ne Toke eshte nje prove, test, mision, sipas njerezve te ndryshme. Mendohe me shume se 6 bilione te mbledhur ne kete planet, te ligj e te mire, me mundesi te ndryshme, e ardhmja eshte krijim i mendjes. Ne kete jete toksore nuk fitojne te gjithe. Jane njerezit qe kane shkatruar natyren i kane krijuar dhimbje Nenes Toke dhe shume do te vuajne. Per te gjithe ne mjafton te krijojme gjera te bukura, ta duam Nenen Toke, Krijuesin e saj dhe jeta do vazhdoje, per aq sa ky planet egziston ne kete forme, jeta mund te ndryshoje nga momenti shpresoj per mire.
 

Sweety el

Locus omnem
Lumturohemi me faktin qe jetojme ne kete jete, qe na pushton fort nen krahet e saj dhe na dhuron emocione te paimagjinuara, embelsohemi me freksine dhe aromen e puthjeve qe na dhuron dashuria e jetes sone, meditojme dhe enderrojme per dicka me shume, gjithmone me shume, sa here i afrohemi nje pragu me te larte, perseri nuk ngopemi me deshiren per te shkuar me tej, kjo eshte te jetojme si njerez, te llogjikojme si njerez, te edukohemi si njerez dhe te enderrojme dhe veprojme si te tille.

Jetojme, perse jetojme
icon_question.gif

Qellimi i gjithesecilit eshte te leme "gjurme" ne kete toke. Te ndihet emri yne ne kete jete, te mundohemi qe nepermjet inteligjences, zgjuarsise, kureshtjes, hamendesise, ironise, kenaqesise, dashurise, praktikes dhe veprave tona, te luftojme per nje jete me te mire. Jetojme qe brezat qe vijne ta shohin me nostalgji punen dhe veprat e te pareve te tyre, dhe te luftojne dhe ata qe jeta e pasqyruar ne shpirtin e stermunduar te nje brezi te meparshem, te gjeje perkrahje, mbeshtetje dhe te mos sugjestinohet nga frika e ekzistences se nje pesimizmi qe kerkon te shuaje nje planet te tere.

Pse kemi lindur ne kete bote
icon_question.gif

Shpesh gjykojme se lindja jone ka qene e kerkuar nga te tjere dhe jo nga ne, shpesh hidherohemi me faktin qe ne jemi pjelle e nje ngjarje te emetuar nga shkarkime te fuqishme emocionale dhe erotike, qe pushtuan nje nate vere, dimri, vjeshte apo pranvere mendjet apo zemrat e prinderve tane. Shume here e shohim jeten te mbeshtjelle nga ajo guacka e ledhatuar e duarve te prinderve, e sjelljes se influencuar te ambjentit perreth, dhe shpesh nxitojme ne arritjen e konkluzioneve te personalizuara nga nje llogjike e paster e pa sterilizuar dhe pasterizuar me pare nga shoqeria qe na embelson apo hidheron me fjalet dhe veprimet e saj.

Kemi lindur ne kete bote, per ti sherbyer te mires se njerezimit, edhe pse egoja njerezore, kerkon qe ne rradhe te pare te arrije te mirat individuale, perseri kjo gje e pare ne nje kendveshtrim me te gjere, dhe me te fokusuar, gjithe perpjekja e tij, gjithe ai vullnet, sakrifice, force te vendosura dhe te ofruara ne shoqeri, kane nje rol shume te rendesishem, ate te cuarjes se shoqerise drejt principeve me te larta te jeteses. Njeriu per njerine eshte bishe, por eshte pikerisht kjo bishe e stervitur inteligjente, qe ne saje te zgjuarsise se saj arrin te emetoje me force, zjarr, dashuri, dhembshuri dhe zemergjeresi, e ne te njejten kohe behet burim i nje ndjenjeje te nje cmire te jashtezakonshme ne syte e personave te tjere, duke i bere ata te gjykojne mbi jeten e tyre, dhe te kerkojne me shume, duke nxitur tek ata shpirtin ambicioz, deshiren per te arritur dicka me te mire, per te arritur edhe ata majat.

Ambicje e kushtezuar nga nje fakt pozitiv per mbare njerezimin, duam te korrim suksese, duam te jemi te paret, duam qe askush te mos jete mbi ne, dhe te jemi ne ata qe komandojne, e pra nese cdo kush synon majat atehere edhe e ardhmja do te jete me e mire, se ne saje te ketyre perpjekjeve te gjithsecilit per te bere dicka me te mire per jeten e tij, ne menyre te pandergjeshme ai krijon mundesira te reja, dhe shpresa te reja per brezat e ardhshme.

Jetojme, luftojme, krijojme, ndertojme, nje te ardhme qe te jete shembull per te gjithe, edhe pse shpesh e lyer me gjakun e kuq te sakrificave njerezore, kjo e ardhme duhet te jete e denje per brezat qe do te vijne.

Jetojme per te ndihmuar ate qe ka me shume nevoje. Shpesh hidherohemi duke pare mijra persona te lenduar, persona te deshperuar, persona pa familje, pa strehe, pa te ardhme, pa para, pa pranine e nje njeriu te dashur, qe ti shtrengoje fort ne gjirin e tij dhe ti japi ngrohtesi. Jetojme ne nje jete qe eshte shume kapricioze dhe qe nuk te afron prane vetes, por te qendron e ftohte, e eger, e ashper, e dhunshme, shpesh e pafajshme ne sjelljen e saj, dhe e kushtezuar nga veprimi i disa personave qe deklarojne se jane ata qe do ti vijne ne ndihme paqes, mirekuptimit, tolerances, dashurise dhe nje te ardhmeje me te mire.

Duam te jemi te lumtur, duam te jemi te paret, duam te arrijme cdo gje qe enderrojme dhe deshirojme, duam te duhemi, duam te na jepet ngrohtesi, duam qe te gjejme mirekuptim, po valle ku po i kerkojme keto? Nese nuk alternojme vizionin e fantazise se llogjikes sone me dashurine e emetuar me force, zjarr dhe pasion nga zemra jone, atehere jeta do te jete vetem nje vazhdueshmeri e njetratshme e nje vije fundi i se ciles eshte toleranca zero.

Jeta eshte e bukur, jeta eshte e dashur, jeta eshte e mbushur plot gezim e hare, por qe te arrish te futesh ne zemren e saj, ne te privilegjuarit e saj, duhet qe me pare te shikosh ne brendesi te vetes, dhe te kuptosh se cfare kerkon vertet te arrish ne te, cili je dhe si mund ta vesh zgjuarsine tende ne te mire te cdo kujt qe te rrethon, duke i bere mire vetes, por ne te njejten kohe duke i dhuruar dashuri, paqe dhe miresi dhe personave qe te rrethojne.

Mos e shikoni jeten si nje placke qe mund ta bleni dhe ta hidhni kur te doni, ajo eshte e vyer, e shenjte dhe e dlire. Portat e saj jane te hapura, por me pare duhet ti gjeni ato, per te arritur ate qe te gjithe deshirojme, nje te ardhme me te mire dhe me te lumtur, paqe, harmoni, dhe gezim.
 

Sweety el

Locus omnem
Shume njerez meditojne ne lidhje me keto pyetje. E mundet qe njerez te ndryshem te pergjigjen ne menyra nga me te ndryshmet. Disa mund te thone se qellimi i jetes eshte te fitojne sa me shume pasuri. Le te supozojme se arriten te kene gjithe pasurine qe deshen, e cfare pastaj? Cili do te jete qellimi jetes se tyre ne kete pike?

Ne qofte se qellimi i jetes eshte te behesh i pasur, atehere nuk do te kishte me asnje qellim pasi te behesh i pasur.
Fakti eshte se njerezit kur arrijne qellimin e tyre per arritjen e pasurise ne kete jete humbin qellimin e jetes pas kesaj dhe kalojne ne tension te vazhduar duke vuajtur nga ndjenja e pavlershmerise se jetes. E si mundet atehere te konsiderohet pasuria qellimi i jetes? A mund te na garantoje pasuria per t'u ndjere i lumtur? Sigurisht qe jo.

Nje femije 5 vjecar sigurisht qe do te preferoje te kete nje loje te re sesa nje depozite te majme bankare. Nje adoleshent vlereson po ashtu me se shumti filmat, lojrat me video, pizat, shoqerimin me shoket, etj. Nje 80 vjecar nga ana tjeter preferon me mire te shpenzoje pasurine sesa ta mbaje per me vone, apo jo?! Pra duket se paraja nuk eshte qellimi ijetes se njeriut ne gjithe etapat e jetes se tij.



 

Sweety el

Locus omnem
Qellimi kryesor ne jete eshte qe te jetojme me mire!

Qe te marrim prej dikujt, duhet te japim.
Qe te na duan, duhet te duam.
Qe te jesh i pritur, duhet te jesh mikprites.
Qe te jesh i degjuar, duhet te dish te degjosh.
Te jesh gjithmone i shoqeruar, duhet te jesh bujar dhe zemercelur.
Qe te jesh i kuptuar, duhet ne vete te jemi tolerant.
Qe te jetosh ne nje atmosfere te qete, duhet ne vete te jemi te qete dhe i shtendosur.
...Dhe keshtu e ka jeta. cdokush korre ate cka mbjell.
 

gangsterja

Primus registratum
Jeta eshte e shkurter dhe njerzit bejne lufte per ekzistence,jeta eshte e bukur per ate qe din per ta shijuar si edhe me tutje per ta vazhduar.Qellimi i saj eshte te luaje me fatin tone si edhe te na komandoje ashtu sic i pelqen,mire ose keq duhet ta vazhdojme mbasi ne jemi krijesa dhe duhet te luftojme per ekzistence.
 

mirdita

Papirus rex
Jeta esht nje vizatim pa gom thjesht esht nje rrug e shkurter por qe deri sa te mberrish deri tek fundi i asaj rruge shohim shum gezime,hidherime etj.Thjesht jeta esht e shkurter dhe mundoheni ta jetoni te lumter
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Jeta eshte e shkurter dhe njerzit bejne lufte per ekzistence,jeta eshte e bukur per ate qe din per ta shijuar si edhe me tutje per ta vazhduar.Qellimi i saj eshte te luaje me fatin tone si edhe te na komandoje ashtu sic i pelqen,mire ose keq duhet ta vazhdojme mbasi ne jemi krijesa dhe duhet te luftojme per ekzistence.
 
Top