Jeta dhe vdekja

Sweety el

Locus omnem
Fillimi dhe fundi, e bukura e paimagjinueshme dhe bukuria e mistershme. Ne shpesh mendojmë se do te jetojmë përgjithmonë. Por, nga një moment ne tjetrin askush nuk e di se çfarë do te ndodh. Një njeri mund te jete i gjallë ne një moment por, i vdekur ne momentin tjetër. Kjo tregon vlerat e jetës dhe te papriturat e vdekjes. Vdekja edhe e panjohura e madhe për këtë është edhe aq frikësuese. Kjo frike na mban ne larg mendimit për vdekjen, sepse na trazon lumturinë. Te gjithë ne jemi te barabartë sa i përket jetesa dhe vdekjes, ne te gjithë do te vdesim. Çdo njeri duhet te vdes por, para se te vdes a mund te jetojmë ashtu si duhet ? Te jetojmë jetën duke u kënaqur pa u bezdisur nga rrethanat. Neve na është dhëne një gjë e jashtëzakonshme, e cila është JETA, dhe ne duhet ta përdorim atë qe te përmbushim dëshirat tona. Kjo është mënyra si duhet jetuar. Ne duhet te jemi te kujdesshëm sot qe te mos presim deri nesër sepse është vone. Është vetëm një e sotme dhe te bëjmë me te mirën e mundshme sot. Njerëzit na kane dhëne mundësinë qe ta praktikojmë ndërgjegjen dhe ne akoma nuk e bëjmë. Ne themii se do e bëjmë nesër sepse nuk na duhet sot por, nesër është shum vone. Vdekja vjen papritur asnjeri nuk mund te bej marrëveshje me vdekjen. Sfide e jona si njerëz është te jetojmë te lumtur, jete te mbushur. Nëse e bëjmë këtë atëherë do jemi te sigurt qe është do te vdesim te lumtur. Kështu qe vdekja behet një gjë e cila na stimulon dhe motivon te jetojmë te forte dhe ne liri. JETA është e shkurtër jetoje. Me vdekjen humb çdo gjë humb e drejta për te jetuar ne paqe lumturi dhe liri. Pra ne jemi te VDEKSHËM.
 

gangsterja

Primus registratum
Jeta dhe vdekja ndryshojne.Jeta eshte shume e shkurter ndaj shijoje
vdekja eshte shum prane prandaj largoje.
Jeta eshte nje iluzion qe ne po jetojme ku po shprehim mendimet dhe emocionet,ku hame,pijme pra ku bejme gjithshka.Ketu ku jetojme,dashurojme,urrejme,na urejne etj....Jeta na ben qe te behemi me te forte dhe te realizojme te gjitha enderrat dhe shpresat qe na bejne per te ecur me tutje ne jete.Ketu ne kete jete kemi persona qe te cilet na motivojne(pra personat e dashur)qe na japin ndihme per te perballur problemet qe na ofron vete jeta dhe natyra.Mirepo ne jete ka dhe humbje me te cilen duhet te mesohemi,kjo eshte nje lufte ku ne duhet te ekzistojme dhe ku duhet te trgohemi dhe te ashper,jo vetem te bute.Ndersa vdekja te vjen ne momentin ku nuk e pret ne momentin ku i ke te gjitha.Do te bejme ca te bejme se atehere do ti harrojme kur te na vije vdekja.Eshte gjeja qe shume njerez i tmerrohen,kur jetojme duam te vdesin,ndersa kur na vjen vdekja atehere duam te jetojme me shume.
 

joetisti_

Locus omnem
Disa kohe pasi ka lindur, njeriu merr vesh se nje dite do te vdese. E kap paniku. Pastaj fillon ambientohet me idene. Pastaj ka raste qe e deshiron vdekjen. Pastaj s'e mendon me fare. Pastaj vdes me te vertete.

Por jeta s'ka anen e saj negative vdekjen. Por te jetuarin keq.
 

Ciarli

Forumium praecox
Vdekja eshte jete ne hije, pa vetedije dhe Zot, por ozoni i tyre apo rrugetimi deri ne vendtakim(varreza apo maternitet) eshte i dhimbshem.
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
ka krijuar vdekjen dhe jetën, për t’iu provuar se cili nga ju është më vepërmirë.
Secila prej këtyre dy etapave të krijimit, jeta dhe vdekja, kanë ligjet e veta me të cilat veprojnë dhe funksio-nojnë sipas tyre. Ne, qeniet njerëzore, nuk i dimë cilat janë ato ligje, me përjashtim të atyre që na ka mësuar All-llahu xh.sh. në Kur’anin Kerim. Ndërsa ato që kemi ne, janë shumë të pa-kta. Por, edhe pse ne posedojmë vetëm pak, ne gjykojmë sipas tyre, sepse janë të përgjithësuara!
Disa njerëz mendojnë se nuk ka asgjë tjetër në këtë botë, veç asaj që shohim kur jemi të zgjuar. Por, edhe ata nje-rëz që mendojnë kështu, bëjnë pjesë tek ata që ndërrojnë jetë çdo ditë dhe kthehen në të çdo ditë. Ata, sikurse edhe ne, tra-nsferohen prej një ligji në ligjin tjetër brenda një sekondi, dhe atë pa e ditur. All-llahu i merr shpirtrat në kohën e vdekjes së tyre, (gjithashtu ua merr shpirtrat) edhe atyre që nuk kanë vdekur, kur janë në gjumë. Ua mban (shpirtin) atyre që u ka caktuar vdekjen, ndërsa ua rikthen të tjerëve (atyre që ishin në gjumë) deri në afatin e caktuar...
 
Top