Jep doreheqjen RUSMALI

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Jep doreheqjen RUSMALI

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> Por ai njihet si një nga hartuesit kryesorë të dosjes, mbi bazën e së cilës maxhoranca shkarkoi për të dytën herë radhazi, kryeprokurorin Sollaku. Po kështu ka hartuar dosjen me shkeljet në Albtelekom,
... Alibeaj pas korrikut të 2005-ës ka përfaqësuar në KQZ apo në Kolegj Zgjedhor, të gjithë ankesat e deputetëve të PD-së për procesin zgjedhor. Po kështu ka asistuar dhe deputetin tjetër Metalla, i cili u zgjodh deputet në 2007-ën për shkak të heqjes dorë nga mandati të Sokol Olldashit, që kandidoi për kryetar bashkie në shkurt të 2007-ës. </div></div>

Këto janë eksperiencat e tij të cilat gjithsesi nuk më duken të pakta për një 34-vjeçar.

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> Në nëntor të 2001-it, ai është shkarkuar nga detyra e gjyqtarit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Alibeaj menjëherë pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës është emëruar nga drejtuesit e saj, gjyqtar në Skrapar. Vend që nuk e ka pranuar Alibeaj, duke nxjerrë pretendimin se ai kishte mbaruar me rezultate të larta dhe nuk e meritonte këtë emërim dhe për arsye personale nuk mund të shkonte në Skrapar. Vendimi i KLD-së është marrë, pasi ai nuk është paraqitur në punë pa asnjë arsye për një periudhë të gjatë kohe. Por këtë vendim e kanë rrëzuar Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, që kanë marrë në shqyrtim ankimimin e Alibeajt. Vendimi i këtij institucioni detyronte KLD-në që të tërhiqte vendimin, si dhe detyronte Alibeajn të paguante një shumë të hollash për mospranimin e postit ku ishte emëruar. Alibeaj menjëherë pas emërimit në Skrapar, brenda të gjitha afateve ligjore ka dhënë dorëheqjen, e cila nuk është njohur në atë kohë nga KLD-ja. </div></div>

Këtu ke të nxjerrë nga artikulli provën e pafajsisë së Alibeajt të aprovuar nga KBGjL. KLD ka madje injoruar dorëheqjen e Alibeajt dhe e ka dënuar më pas. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut (çdokush ka të drejtë të kundërshtojë një vend pune përveç rastit kur është rënë dakort ndryshe) dhe normalisht është e dënueshme.

Ky artikulli i ve theksin gjërave të cilat as nuk duhet të përmenden pasi nuk qëndrojnë. është njëlloj sikur dikush të akuzohet me të padrejtë për një krim dhe më pas gjithmonë ti kujtojmë me gërma të mëdha akuzën e me gërma pothuaj të palexueshme pafajsinë. Ky është profesioni i shtrembër i gazetarit i cili shtrembëron faktet për pjesën e madhe të popullsisë.
 

MLK

Primus registratum
Re: Jep doreheqjen RUSMALI

Personalisht, pavaresisht se cilat jane provat apo afaret qe eshte perzier apo jo Rusmali, dorheqja e tij tregon akt civil dhe duhet pershendetur nga te gjitha ata qe predikojne dhe kerkojne te kete nje politike sa me moderne ne Shqiperi.

Mos harrojme qe ne 1997, Berisha dhe pse vendi ishte ne prag te luftes civile, jo vetem qe nuk dha doreheqje, po zhvilloi dhe "zgjedhje" te reja per te siguruar 5 vjet suplementare mandat presidenti.

Keshtu qe xhesti i Rusmalit duhet te pershendetet nga te gjithe, pasi eshte rriga qe duhet te ndjeke çdo politikan kur ne kurriz te tij rendojne akuza te tilla.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Jep doreheqjen RUSMALI

O kondre!
Me vjen cudi me ty more djale se jo per gjo por te mbaj mend si opozitarin me te shfrenuar te forumit (pas harapit) gjate periudhes kur ne pushtet ishin socialistet dhe argumentet qe perdorje per te kundershtuar linjen e qeverisjes se majte ishin pikerisht keto qe ti tani i mbron me fanatizem. Sot kur PD po abuzon njelloj si socialistet me pushtetin ti vendosesh ne krahun e maxhorances se korruptuar duke ndotur njekohesisht dhe imazhin tend prej zotnie "kanadez" dhe duke u shendrruar ne nje "fahriballi" militant te AF-se.
Do doja me gjithe zemer te ishe per ca dite ne Shqiperi dhe te jetoje mes pisllekut, etjes, erresires, varferise, kaosit, malokeve dhe korrupsionit, vetem keshtu ndoshta papagalli pupelblu tejoqeanik do ishte kthyer ne memec tirons
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Jep doreheqjen RUSMALI

Nuk e di nese kishe ndonje rresht direkt per mua, por besoj se indirekt e gjej veten aty. Akti i Rusmajlit eshte pozitiv dhe kete e pohoj, vetem se ekzagjerimi dhe marrja e meritave ne kete situate qe eshte ai dhe PD-ja me duken pasionale. Normalisht MLK, po te krahasosh Berishen me 80% te politikaneve shqiptare, do te kesh nje klase politike elitare, por problemi i te berit politike moderne eshte dicka qe me shume duhet te ndryshoje reagimin e njerzve ndaj politikes sesa te ndryshoje politiken apo menyren ne te cilen ata ushtrojne kete profesion. Te vesh re dicka qe nuk shkon tek Rusmajli, dicka qe te revolton tek Topalli apo dicka te cuditshme tek ministri i ri, nuk do te thote patejter qe je me i mire, me i zgjuar dhe qe perpiqesh te ndryshosh Berishen me shoke. E rendesishme eshte, qe kur shikon dicka te tille, te hapesh gojen, te kesh kurajo civile dhe te reagosh, jo te mbyllesh syte, te pranosh se ky eshte me i miri, meqe ka perfaqesuar deputetet e PD-se apo se Topalli ka kaq vjet ne PD dhe i lejohen shkarje fjalori. Menyra e te reaguarit tek njerzit pastaj ndryshon. Disa e quajne normale, disa pak normale, disa te tjere aspak normale e keshtu me rradhe. Shiko rastin e ministrit Basha. Disa e shajne si te korruptuar, disa e mbrojne, se per te ka vetem thashetheme (ka patur gje prova per ndonje poltikan deri me sot? ), po a valle mori njeri mundimin te shohe se sa i kualifikuar eshte Basha per postet qe mbulon?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Jep doreheqjen RUSMALI

S6, gam gam mund të bëjmë gjithë ditën por pa prova nuk do arrijmë asgjë. Asgjë më shumë se gjatë udhëheqjes socialiste. Nuk po them se PD është më mirë se PS, përkundrazi. Ajo që unë them është që duhen ndërmarrë aksione konrete pasi njerëzit (përfshi edhe Kondrën) janë lodhur nga llafet pa ujë. Në Shqipëri është e modës (dhe ka qenë përherë) që njerëzit të merren me punët e të tjerëve dhe kjo çon detyrimisht në thashetheme dhe thashethemet më të mëdha dalin nga ata që kanë dhe interesa më të mëdha. Pra fjalët e dikujt që është i implikuar direkt në një ç¸eshtje unë nuk mund ti marr për bazë më shumë se fjalët e palës tjetër. Pra jemi në pikën ku fjalët e njërit kanë po aq vlerë sa dhe fjalët e tjetrit.

Sikur ti kishe lexuar me kujdes ato që kam shkruar do e kishe kuptuar që nuk mbroj PD por ligjin. Kemi folur gjatë që duhet rrespektuar ligji që të përparojë Shqipëria. Po e fillojmë ne që jemi jashtë duke shpresuar që do na ndjekin edhe ata që jetojnë në pluhurin dhe pisllikun PD-ist të Shqipërisë (kur i është ndarë ndonjëherë ky faktor Shqipërisë?). Unë isha këtë vit në Shqipëri dhe për 3 javë më erdhi në majë të hundës me pasigurinë që egzistonte. Kjo pasi njerëzit ishin mësuar me mënyrën e nxjerrjes së parasë "nga guri" dhe tashmë nuk dinin si të vepronin. Kjo ka dy anë si gjithmonë pasi në një krah, korrupsioni në bazë kishte tendenca në ulje ndërsa ana negative ishte mungesa e sigurimit të të ardhurave nga burime alternative (rritje ekonomike normalisht). PS lejonte qarkullimin e parasë në shumë forma ndërsa PD kërkon të kontrollojë qarkullimin e parasë. Në situatën e Shqipërisë kjo është e rrezikshme por dikur duhet bërë. A mundet PD ta bëjë këtë? Personalisht kam shumë dyshime.

Wanderer, nuk e mbroj Bashën por siç i shpjegova edhe S6 mundohem që të inkuadroj debatet në çështjet ligjore pasi për çështje ligjore bëhet fjalë. Prova e fundit e PD është zgjedhja e Kryeprokurorit të ri. Nëse ajo e merr këtë post për vete kam përshtypjen se 97 do kthehet përsëri.
 

MLK

Primus registratum
Re: Jep doreheqjen RUSMALI

TheWanderer pa merak se nuk vizoj njeri me ato qe shkruaj, thjesht jap mendimin tim ne lidhje me temen.
Nese kam mendim te ndryshem me ty, kjo s'do te thote se kam diçka kundra teje. Fundi fundit, ky eshte dhe qellimi i forumit mos gaboj..
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Jep doreheqjen RUSMALI

MLK, ke keqkuptuar tonin tim. Nuk kam merak dhe nuk ofendohem kur te tjeret me drejtohen me mendime te ndryshme nga mendimi im. Jam shume dakord me ty dhe me pelqen te nxis debatin duke respektuar mendimet e tua apo dhe te tjereve.
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Jep doreheqjen RUSMALI

Peace brothers!
O kondre!
Me vjen cudi me ty more djale se jo per gjo por te mbaj mend si opozitarin me te shfrenuar te forumit (pas harapit) gjate periudhes kur ne pushtet ishin socialistet dhe argumentet qe perdorje per te kundershtuar linjen e qeverisjes se majte ishin pikerisht keto qe ti tani i mbron me fanatizem. Sot kur PD po abuzon njelloj si socialistet me pushtetin ti vendosesh ne krahun e maxhorances se korruptuar duke ndotur njekohesisht dhe imazhin tend prej zotnie "kanadez" dhe duke u shendrruar ne nje "fahriballi" militant te AF-se.
Do doja me gjithe zemer te ishe per ca dite ne Shqiperi dhe te jetoje mes pisllekut, etjes, erresires, varferise, kaosit, ---dhe korrupsionit, vetem keshtu ndoshta papagalli pupelblu tejoqeanik do ishte kthyer ne memec tirons

ahahahahahaha sot ka dale si mod kjo qe ne rast se nuk je me mashtrimet e Braces i cili pasi iku nga ZP tani ka pusshtuar kanalet dhe po nuk ishe me kete behesh fariballist dhe te quajne 55.Nuk eshte e thene qe Brace te kete gjithmone te drejte
 

atman

Forumium maestatis
Re: Ministri vdiq – rroftë ministri!

“Ky është profesioni i shtrembër i gazetarit, i cili”... një pohim i tillë mund të quhet edhe një opinion personal, por kjo nuk e shpëton nga të qënët paragjykim, cilësi e përherëshme e një mendimi të paargumentuar.
Imoraliteti i profesionit...nëse unë nisem të theksoj këtë anë të qeni, atëhere mund të pohoj se s’ka profesion të pastër dhe se nuk ka një peshore për të provuar ose një proces elektrolize që ndan shapin nga sheqeri.
Për mjekun dhe agronomin ekziston një thënie që i bashkon dhe tregon njëherësh një formë imoraliteti në të cilën personifikohen, pa qënë detyrimisht personifikim.
“Fajet e mjekut i mbulon dheu, gabimet e agronomit i zbulon dheu”.
Një profesor shkërdhen studentet duke përfituar nga pozita e tij, një mësues mund të quhet një pedofil në fuqi, përderisa kalon një pjesë të konsiderueshme të jetës në një atmosferë tundimi ngaqë vajza tjetërsohet hap e mbyll sytë. Një arkitekt ndodh të shndërohet në vrasës kur projektin e ka llogaritur me material skarco. Vdekja shtrihet si një traversë që bashkon xhepin e tij dhe milionat spekullative, me anën tjetër ku gërmadha që ndërtoi lartohet mbi kufoma njerzish.
Mund të vijohet kështu për gjithçka. Një financier mund të shpjerë bankën drejt falimentimit me shitje blerje aksionesh, ose investimesh të gabuara.
Çfarë bën gazetari? Jep faktin në shumicën e rasteve dhe veçanërisht kur gazetat janë të paanëshme, ndërsa kur janë të njëanëshme, partiake kuptohet qëndrimi i tij. “Qeni leh atje ku ha”, thotë një fjalë dhe në këtë rast nuk bëhet fjalë për etikë, shpesh një detyrim, rrallë vetëdije, në këtë rast është zanat si gjithë të tjerët. Psh, çfarë morali ka një avokat mbrojtës i cili e shndëron djallin në ëngjëll? Di të mbrojë një vrasës në atë mënyrë sa e nxjerr të pafajshëm? Është thjesht aftësia e tij profesionale që shpesh shkon ndesh me njeriun.
Duke iu rikthyer gazetarisë. Askush nuk është i detyruar të lexojë palën tjetër kur ajo, pala tjetër, përfaqëson një mospërputhje politike. Në këtë rast antidoti është: Lexo, thith faktin dhe lejoi vetes luksin e të interpretuarit pse jo edhe të të komentuarit, pa mbrritur kurrë në një përfundim mohues për një profesion, kështu shpëton vetveten nga harakiri, rezultante e pashmangëshme e paragjykimit.

Lexova diku një mendim shumë të pjekur të Mandit, kur e këshillon, pak a shumë dikë (po e shpreh me fjalët e mia), duke i thënë se s’ka përse të mbyllet tema. Praojmë mendimin e kundërt dhe kur mendojmë se kemi të drejtë e mbrojmë mendimin tonë. Kjo është hapësira e demokracisë e cila lejon ndeshjen e mendimeve dhe rrjedhojën. E pranon ose jo, nuk të heq njeri të drejtën të jesh ai që je.
* * *
Tani i rikthehemi faktit.
Hosanarat që ngrihen këtu për Rusmalin.
Nuk është akt civilizimi sepse:
a- Quhet akt i tillë, ndjenjë e lartë qytetarie, nëse është i pafajshëm dhe kjo,(pafajësia e njohur – e provuar).
b- nëse jep dorëheqjen, ai provon që në qeveri ka korrupsion dhe ky korrupsion ngjitet vertikalisht më lart se kolltuku i tij, përderisa ka forcën e shpronësimit. Ky më lart është Berisha. Kjo mund të jetë provë indirekte e një pafajësie të dobët...megjithatë gjithmonë e paprovuar.
c- nëse jep dorëheqjen provon që ka korrupsion dhe nëse ky korrupsion, sikundër shpreson ndonjë, nuk është vertikal por horizontal (qëllimi për të shmangur Berishën dhe familjen, duket si drita e diellit sepse për të njëjta arsye mund të gjykohet edhe e bija. Në asnjë vend të botës nuk mund të bëhesh me rrogë i pasur... paradoksalisht vetëm në Shqipëri) dhe një i tillë korrupsion horizontal është si një qiell dimri, depreson çdo njeri me zymtinë e vet. Pra, duke qënë shumicë e shtyp individin e pakorruptuar. Hamendësojmë Rusmalin, përfshi edhe Berishën.
Pyetje:
Përse Berisha nuk përdor forcën e tij për ta mbrojtur?
Gjithmonë nëse ky lloj individi, ekziston në hapësirën e një hamendësie të pakorruptuar, duke supozuar se ekzistojnë prova në favor dhe duke vlerësuar qëndrimin e kryeministrit pro dorheqjes si njovë më shumë që provon përfshirjen e Berishës në korrupsion.
Pyetje:
Ç’dreqin bën Berisha në qeveri dhe qeveria e tij e korruptuar?
Nëse është horizontal, atëhere a mund të mendojë Berisha të shpërbëjë masën ku është ulur “pajdash” (hungarisht - këmbëkryq) si mbi një qilim flutures?
I pafajshëm.
Nëse jep dorëheqjen duke deklaruar se je i pafajshëm, do të thotë se e merr mbrapa vulën e të korruptuarit. Moskokëçarja është provë edhe pse indirekte, fajësie. Sikundër me të drejtë nga dikush këtu u tha se asnjë politikan shqiptar nuk është gjykuar, do të thotë se për ironi ia besojnë kohës moralin e tyre që në pafajësinë e saj ka vetinë e asnjëanësisë duke i gjykuar njësoj si edhe fajësinë. Ndryshe quhet vrimë në kujtesën e popullit, reticenze e trajtuar si një afërmenç ku gjenden hedhat për të mbuluar fajin.
Fajtor!
Ndoshta është lodra që bënim në fëmijëri, në orën e fizkulturës kur mësuesi na vinte të formonim një rreth dhe njëri prej nesh në mes. Lëviznim befas dhe kush nuk arrinte të kapte një vend mbetej pa të. Lodër sigurisht e asimiluar nga qeveria ose më keq e zgjuar në formë nostalgjie tek kujtesa e qeveritarëve të paskrupullt.
Ose erdhi koha që ministri të ikë sepse tashmë nga thesi i rezervave duhet të vijë dikush tjetër që pasi të ketë vënë mënjanë miliona euro, për një apo për disa “arsye”, të mjaftueshme për të krijuar zhurmërimën e duhur, tam tamet përcjellës të ministrit që ikën, (me disa miliona në ndonjë bankë diku), nën thirrjen dëshpëruese: “Ministri vdiq!” dhe të ministrit “fukara” që vjen nën hosanarat; “Rroftë ministri!”, në gjithë këtë mesele, kryeministri është si puna e fakirit që i fryn fyellit duke u lëkundur sa andej këtej tërë gëzim sepse ka përpara jo kokën e një kobre, por një turmë pa kokë, e cila s’ka nevojë të namatiset. Kështu me një gur vrasim dy zogj, luftojmë korrupsionin dhe një tjetër e pasurojmë.
Ndodhin në Shqipëri.
 
Top