BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Kënga për të cilën flitet më së shumti këto ditë është padyshim dueti i Jennifer Lopez dhe Iggy Azalea, “Booty”, që vetëm brenda dy ditësh është shikuar mbi 20 milionë herë në publikimin zyrtar në YouTube.

Videoklipi ka shkaktuar mjaft polemika te fansat e të dyja këngëtareve, duke qenë se vetë emri i këngës (‘prapanica’) është ngacmues, ndërsa dy këngëtaret paraqiten jashtëzakonisht provokuese në video.
Shumë nga fansat e konsiderojnë si një tentative të këngëtareve “për t’u shitur” më lehtë, pasi që ky është klipi më provokues që J.Lo e ka bërë në karrierën e saj deri më tani.

Sido që të jetë, ajo për të cilën pajtohen të gjithë, është se Lopez duket fantastike, edhe pse është 21 vjet më e moshuar se kolegia e saj.
