Jemi njerez pa komb e pa identitet
Mire qe na i zvvarosen eshtrat e te pareve por keta banoret e fshatit Kosine qenkan te pa pare fare more vella.Po si shkojne ne meshte te mbajtur nga Krimineli Vasil Thomollari dhe ceshte me e keqja mesha eshte mbajtur ne greqisht /pf/images/graemlins/mad.gif
Po si ka mundesi qe keta shqiptar budallenj tu shkerd.. nenen dhe me vone tu bejne edhe shuren ne koke pa pik turpi greket /pf/images/graemlins/mad.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
Përplasje në Kosinë ditën e Shën Mërisë
Ballabani: Mbajtja e meshës prej Thomollarit, fyerje për ne. Prifti: Autorët e skandalit, para drejtësisë
Entela Bani
PËRMET- Skandali i eshtrave ka qëndruar pezull mbi kishën e Kosinës, gjatë meshës së mbajtur dje për ditën e Shën Mërisë. Megjithëse banorët e këtij fshati kërkuan nëpërmjet një peticioni që mesha e ditës së shenjtë mos mbahej nga prifti Vasil Thomollari, nuk është gjetur mirëkuptimi i drejtuesve të fesë ortodokse. Në kohën që liturgjia për besimtarët, më së shumti banorë të Kosinës është mbajtur nga prifti Thomollari, denoncuesi i skandalit të eshtrave, Altin Ballabani, është penguar të hyjë në kishë për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. Dy personazhet më të përfolur në këtë ngjarje kanë shkëmbyer replika dhe akuza në distancë me njëri-tjetrin. Ballabani e ka quajtur turp praninë e Thomollarit në kishë, ndërkohë që prifti ortodoks u shpreh së kërkon nga drejtësia dënimin e fajtorëve.
Mesha
Që në orët e para të mëngjesit, banorë nga fshatrat përreth Kosinës janë mbledhur në sheshin para kishës bizante. Në festë nuk ka munguar as prokurorja që po heton skandalin e eshtrave, Silvana Pani. Ritet dhe ceremonia fetare janë zhvilluar nga i shumëpërfoluri Vasil Thomollari e në ceremoni ka marrë pjesë edhe ambasadori grek në Tiranë, Kostandinos Kokosis. Mbërritja e ambasadorit në Kosinë ka bërë që liturgjia në ditën e Shën Mërisë të mbahet në gjuhën greke. Në momentin e largimit, ambasadori grek Kokosis ka uruar banorët e fshatit dhe të gjithë besimtarët për më shumë paqe, dashuri e harmoni mes tyre, por nuk ka dhënë asnjë reagim për zhvarrosjen e eshtrave në fshatin Kosinë. I vetmi që ka reaguar, ka qenë prifti Thomollari, i cili i tha ambasadorit grek se kërkon që drejtësia t’i shkojë deri në fund kësaj ngjarjeje dhe të dënojë fajtorët.
Denoncuesi
I përjashtuar nga ceremonia fetare, varrmihësi Altin Ballabani nuk i ka kursyer akuzat për priftin e Kosinës, duke ritheksuar se ai është shkaktari i skandalit të eshtrave. “Mbajtja e meshës prej tij në këtë kishë, ku pak muaj më parë u nxorën eshtrat e të parëve, të shitura prej tij si eshtra të ushtarëve grekë, është një turp i vërtetë dhe një fyerje për të gjithë ne”,- tha dje Ballabani. Të njëjtin mendim me të kanë ndarë edhe banorë të tjerë, që u shprehën se zgjidhja më e mirë do të ishte caktimi i një prifti tjetër, për sa kohë që Thomollari është një nga të pandehurit e kësaj ngjarjeje të rëndë. “Punonjësit e policisë më thanë se po të hyja në kishë, mund të krijohej ndonjë incident. Kishin frikë se këtë veprim, Thomollari e merrte si provokim, ndaj ndenja jashtë. Familjarët e mi shkuan aty, ndezën qirinj e u lutën, s’pati ndonjë problem”, -vijon ai. Një javë më parë, Ballabani ishte thirrur nga shefi i komisariatit të Përmetit, i cili i kërkoi atij të ruante qetësinë në festën e Shën Mërisë. Festa e djeshme u zhvillua gati tre muaj pas denoncimit të zhvarrosjes së 78 skeleteve nga varrezat e vjetra. Megjithëse u pretendua se i përkisnin ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ekspetiza vërtetoi denoncimet e banorëve, se ishin zhvarrosur edhe gra e fëmijë.