Jashte kontrollit

Post Scripter

Primus registratum
Jashte kontrollit

Shpresoj qe kesaj radhe funsat e shoqates As@n ne kete forum, te mos i fusin hundet dhe ta degdisin edhe kete postim ne koshin e pleherave.
Hapa nje teme tek Albstudent ku u kerkova kudjestareve te forumit (posaçerisht administratoreve) qe te shohin me me shume kujdes perzgjedhjen e njerezve te cileve u besojne moderimin e seksioneve apo nenforumeve te rendesishme te AF. Fjala vjen, tek Albstudent, moderator eshte zoti Bogdani, kryetar i shoqates As@n, por njekohesisht edhe nje zyrtar i punesuar me nje detyre politike ne kabinetin demokrat te Lulzim Bashes. Me falni, por per çfare pavaresie behet fjale ketu?
Sidomos nese kemi parasysh edhe ate qe ndodhi sot. Une e postova kete shqetesim tek ajo teme, por dikush qe u vetequajt "Administrata" e zhvendosi shkrimin me teper arrogance dhe me nje fjalor teper fyes per mua si kontribues prej nje kohe te gjate ne kete forum. Shpresoj qe dikush ta marre vertet seriozisht kete shqetesim.
Gjithe te mirat
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: Jashte kontrollit

Jo jo, kushdoqofsh ti, une jam Taip Mbrapçti. Ke gje deshire te te shuhet kurioziteti?

Thashe une, qe banda e ketyre ojq-istave te Asanit kane infiltruar aq shume saqe çdo kritike ndaj tyre ose e zhdukin ose mundohen ta zhvleresojne me lloj lloj "anonimesh" si puna e ktij te mesipermit.
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: Jashte kontrollit

Ne Shqiperi ka nja 200 OJQ. Shumica e tyre kane website, me forume, chat etj etj. Ato mundohen t'i popullarizojne sa me shume keto "vepra" te tyre ne menyre qe te paraqiten para donatoreve te tyre sikur kane permasa te jashtezakonshme dhe gjitheperfshirese, nderkohe qe ekzistojne vetem ne internet dhe s'kane bere kurre diçka konkrete. Asan eshte nje nga keto shoqata. Ajo dhe drejtuesit e saj, dy vellezerit Bogdani, kane arritur me djallezi te shtijne ne dore moderimin e nje seksioni te tere te Albforumit duke u vetequajtur administrues te gjithe "trafikut" te studenteve shqiptare jashte vendit. Ata e shfrytezojne AF per te bere lidhjen direkte me websiten e shoqates se tyre www.albstudent.com
Asan per informacionin tend eshte nje ojq e cila ben pjese brenda ombrelles korruptive te Keshillit Rinor Shqiptar te drejtuar nga 39 vjeçari Altin Goxhaj, si dhe partnere me Qeverine Studentore drejtuesi i se ciles z.Sporea, nese e mban mend, u arrestua per shitjen e tezave te konkursit tek Juridiku. Grupimi bandit Goxhaj-Bogdani-Sporea i kane shtrire tentakulat siç duket edhe tek forumi teper popullor AF dhe duan ta kontrollojne duke e vene nen diktatin e tyre pasi jane veteshpallur me pare si te paperfshire ne interesa politike por si zedhenes te interesave te te rinjve shqiptare. Nderkohe Gert Bogdani, drejtues i ASAN dhe moderator i Albstudentit ketu ne AF, eshte zyrtar i stafit politik te ministrit te PD-se Lulzim Basha.
E kupton vete ti tani Churchill çfare behet.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Jashte kontrollit

jo mor djale i mbare se askush nuk i ka shtrire tentakulat ne AF. Per kete mund te te flase dhe Mandi, administratori i forumit. Une nuk e kuptoj se nga e nxorre ti qe Albstudent eshte Bogdani. Nese nisesh nga nje email i ardhur ne albclub dhe albshkenca, aty behet fjale per albstudent.net dhe jo albstudent.com.

Albstudent ka ekzistuar si faqe qe ne 2001, qe e di une dhe webmasteri i tij eshte tjeter person. Sidoqofte, duke qene se ne i respektojme anetaret e forumit, nuk mund te te nxjerr emrin e tij, vetem per te shuar paranojen tende. Sipas arsyetimit tend mbi orientimet politike te anetareve ne nuk duhet te lejojme ketu individe te ndryshem. Ku e di ti qe Lulzim Basha nuk shkruan ne forum? Ku e di ti qe Sokol Nako nuk shkruan ne forum? Ku e di ti qe Fatos Nano nuk e lexon dhe shkruan ne forum? Ku e di ti qe Erjon Veliaj nuk shkruan ne forum???
Supozime te tilla si ajo me lart jane absurde, sidomos duke pasur parasysh qe ne forum njerezit nuk shkruajne me emrat e tyre te vertete, pikerisht per te ruajtur identitetin e tyre, sic ben dhe ti ne fund te fundit. Keto jane rregullat e forumit dhe une nuk do ta nxirrja kurre emrin e nje anetari, edhe kur ai/ajo i thote vetes Armik per asnje arsye sado madhore te jete kjo. Ti do thuash: Si te te besoj une ty? Ne fakt une mund te ta provoj vetem duke mos te ta nxjerre emrin, dhe duke u anetaresuar ne forum me nickname ti tregon se kishe aq besim tek AF sa ta beje nje gje te tille, njelloj si cdo anetar tjeter i yni. Nese e ke humbur kete besim mua me vjen keq, por nuk te ndihmoj dot te nderrosh mendim pervecse me sjelljen tone si administratore te AF-se.

Si perfundim te keshilloj te respektosh anetaret e forumit dhe vete forumit dhe nese kjo te duket e pamundur, atehere te uroj lundrim te mbare neper faqet virtuale shqiptare te "pastra".

Sinqerisht, me vjen keq qe shikoj gjera te tilla ne nje ambjent si AF, e cila i ka kaluar te gjitha provat e paanshmerise dhe gjitheperfshirjes.

p.s. Jam shume pesimiste ne lidhje me mirekuptimin nga ana jote, sidomos duke pare shkrimet e tua neper forum, perfshi ketu edhe Albjuventusit, apo firmen tende, e cila tregon se nuk je ne gjendje te pranosh nje mendim ndryshe. Kjo eshte vertet e trishtueshme duke pasur parasysh se cfare perfaqeson. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

Al-Punk

Still here
Re: Jashte kontrollit

Kur ata persona jane shtuar ne Moderim te atij forumi nuk jane pyetur kush jane! Jane vleresuar per tjeter gje!

Nje person qe eshte moderator mund te jete dhe keshilltar, apo dhe kryetar i nje shoqate. Kjo nuk pengon njerezit te futen ne forum.

Armik te lutem mjaft me keto diskutime! Eshte tema e dyte qe do mbyll dhe do fus ne koshin e plehrave.
Ketu ne forum nuk kemi diskriminime as per Saliun, dhe jo me per keshilltaret e z. Basha.
Nese do kete reklamime te aktivitetit te ASAN me shume sec duhet atehere do merren masa per te eliminuar ato reklama!
 
Top