Jaruzelski: Shumë liderë të djeshëm gënjejnë për qëndrimet që mbajtën në 89-ën
Ishte lideri i fundit i Polonisë komuniste, një nga liderët e fundit të ish-vendeve nën influencën e Bashkimit Sovjetik, që janë ende gjallë. Ka parë dhe ka bërë histori, është gjykuar e akuzuar dhe sot, tepër i moshuar dhe i sëmurë, tregon mbresat e ditë

Si i keni përjetuar orët e natës së 9 nëntorit të vitit 1989?

Për mua ishte një gjysmë e papritur. Ndërsa për Khol që ndodhej në Varshavë, në një vizitë zyrtare, dukej se ishte një lajm i papritur. Ai e la përgjysmë vizitën dhe u kthye menjëherë në atdhe. Atë natë mu kujtuan orët e mbrëmjes së një muaji më parë, 9 tetorit të vitit 1989. Isha në Berlinin Lindor, që festonte 40-vjetorin e krijimit të Gjermanisë Demokratike. Unë dhe Gorbaçovi dëgjonim Honeckerin që jepte vlerësime për veten e tij. Vetëm pak orë më vonë dëgjuam thirrjet e njerëzve nëpër rrugë. Ata e dinin që Gorbaçovi ishte në Berlin dhe thërrisnin: “Gorbi, Gorbi na ndihmo”! Në tribunën e festimeve ndodheshin thuajse të gjithë liderët e vendeve të Lindjes dhe të gjithë e ndjenim në heshtje që ndodheshim në prag të ndryshimeve të mëdha. Në fakt, ndryshimet kishin nisur që me “Perestrojkën” e Gorbaçovit dhe me krijimin e të ashtuquajturës “Tryeza e Rrumbullakët” në Poloni. Honecker ishte shumë armiqësor ndaj Gorbaçovit dhe vazhdonte ende të mbante me dhunë e nën fre një komb të lodhur e të varfëruar.

A ju ka shqetësuar Berlini Lindor?

Vetëm Gorbaçov dhe hungarezët na kuptonin dhe na mbështesnin. Honecker, Praga, Sofja ishin armiqësorë, për të mos folur për Rumaninë e Çausheskut. Në verë, kur u zgjodh Mazojevski si Kryeministër i vendit, shkova në Berlinin Lindor dhe në Pragë për të qetësuar situatën dhe liderët. Në ato muaj pati edhe disa tensione të papritura mes Polonisë dhe Gjermanisë Lindore. Arritëm që të ulnim tensionin, por jo armiqësinë.

Po me Gorbaçovin çfarë marrëdhëniesh kishit?

Gorbaçov i mbështeste ndryshimet në Poloni, kishte besim tek unë dhe tek lideri i organizatës “Solidariteti”. Armiqësia e Honeckerit, Husakut, Zhivkovit, Çausheskut ia vështirësonte lojën brenda vendit, veçanërisht me konservatorët dhe përfaqësuesit e forcave të armatosura. Kemi pasur disa herë konsultime të fshehta me njëri-tjetrin. Unë isha i vetmi ushtarak në krye të një shteti të bllokut komunist. Unë e qetësoja, ndërsa Honecker bënte të kundërtën dhe kështu humbi edhe pushtetin në vendin e tij. Trashëgimtari i tij, Krenz, më thoshte se vendimi tij kishte ndryshuar dhe se shumë shpejt priteshin ndryshime të mëdha.
Çfarë mbani mend nga takimet me liderin e atëhershëm të Gjermanisë Federale, Khol?

Ishin takime të gjata e të vështira, veçanërisht kur bëhej fjalë për kufirin gjermano-polak. Unë dhe Mazojevski nuk mund të pranonim në atë kohë shumë nga propozimet e Kholit. Në lidhje me garancinë e sigurimit të kufijve, i thashë njëherë Kholit se nëse një nga ministrat e mi do të vinte ndonjëherë në dyshim linjën e kufirit, do ta mbyllja menjëherë në një çmendinë. Ndërkohë, Muri ishte në prag të shembjes dhe nxitja vendimtare erdhi nga vetë Gorbaçovi. Polonia ishte një lëndë plasëse, por pa “butonin” rus të Perestrojkës, gjërat nuk do të kishin funksionuar. Megjithatë mendonim se rënia e Murit nuk do të nënkuptonte domosdoshmërish ribashkimin e Gjermanive.

Çfarë ndodhte në dhomat e pushtetit të vendeve të Lindjes?

Më 4 dhjetor të 89-ës u organizua një takim në Moskë. Gorbaçov, hungarezët dhe unë ishim të vetmit që mbanim një qëndrim pro zhvillimeve që kishin ndodhur atë vit. Në atë takim u fol për një federalizim apo bashkim monetar mes dy Gjermanive. Në korrik të vitit 1990 u ftuam në Paris në konferencën “4 plus 2″ për të ardhmen. Janë të shumtë sot liderët që gënjejnë në lidhje me pozicionimin që mbajtën në atë konferencë e madje edhe gjatë atyre kohëve para ribashkimit të Gjermanive. Kështu, ish-kryeministrja britanike, Thaçer, në një takim të rezervuar kërkoi me ngulm që të ndaloja ribashkimin e Gjermanive me “çdo kusht”. Edhe nga ana e Mitterand dëgjohej e njëjta muzikë. Frika që ata kishin dhe ankthi që përçonin ishin të kota. Gjermania e sotme përçon siguri e paqe. Është ekonomia kyçe e Europës dhe një nga më të fuqishmet në botë, e mbi të gjitha një demokraci e stabilizuar.
Kur filluat që të bëheshit optimist?
Mua mu duk ribashkimi një zgjidhje realiste, pozitive për Europën. Kisha pasur të drejtë. Me ribashkimin, Boni pranoi kufirin polak. Për Poloninë time u hapën shanse të reja bashkëpunimi me një demokraci të fortë e të begatë. Me Khol, Bradt e Schmit premtuam të gjithë së bashku që të nxirrnim mësime nga e shkuara. Problemet polake kanë rrënjë të thella dhe unë personalisht kam vuajtur nga rusët. Familja ime fisnike u internua në Siberi dhe atje vdiq. Unë vetë luftova në batalionet polake të Ushtrisë së Kuqe dhe e kam parë me sytë e mi vuajtjen e berlinezëve civilë.
Ju ndiheni i fituar apo i mundur në gjithë këtë histori?
Ndihem i mundur kur mendoj disa nga zgjedhjet e së shkuarës, por fitimtar sepse vendosa variantin e dialogut në vend të skenarëve të përgjakshëm për ndryshimin e sistemit. Ndjenjat personale janë të parëndësishme dhe ndihem fitimtar sepse Polonia e sotme është shumë më e mirë se Polonia e djeshme.
Si e gjykoni fatin e liderëve të tjerë të Lindjes?
Honecker pati një rol shumë negativ. Çaushesku ishte krejtësisht i mbrapshtë, ishte një tiran, por nuk mendoj se pushkatimi i tij së bashku me të shoqen ishte një akt i denjë për një vend civil. Kadar, Husak e Zhivkov nuk iu nënshtruan ndonjë procesi gjyqësor, edhe pse nuk luajtën një rol pozitiv.

“Në një takim personal që pata me ish-kryeministren britanike, ajo më tha që ta ndaloja ribashkimin e Gjermanive me çdo çmim”(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26061. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26061