Japonia dhe gjenerata e burrave-barngrënës

Japonia dhe gjenerata e burrave-barngrënës

Sociologët janë të shqetësuar për ndikimin që këta meshkuj të pa interesuar te femrat kanë dhe do të kenë në të ardhmen në pakësimin e popullsisë. Kjo kategori meshkujsh, në fakt, është shndërruar në një burim kurioziteti dhe studimi për gazetarët…</p>


Në moshën 18-vjeçare, Mitsuhiro Matsushita i ka të qarta idetë në lidhje me idealin e së ardhmes së tij. Pasi të diplomohet në universitet dhe pasi të ketë punuar disa vjet, do të vendosë që të martohet dhe këtë martesë do ta bënte me një vajzë që gjithashtu punon dhe e fiton vetë bukën e gojës. Kur të vendosnin që të bëheshin me fëmijë, ai do të qëndronte në shtëpi, që të kujdesej për rritjen dhe mbarëvajtjen e tyre, do të gatuante dhe do të bënte pazarin, ndërkohë që e shoqja do të vazhdojë punën. Me pak fjalë, ideali i së ardhmes së tij është që të qëndrojë në shtëpi e të rrisë fëmijët. Dhe ky nuk është një ideal i një djali të vetëm, që përbën një përjashtim, por i një brezi të tërë meshkujsh të rinj. Për më tepër, sot, ai është një i ri shumë modern me interesa të gjera për jetën, që e kalon kohën para librave, kompjuterit e shoqërisë me bashkëmoshatarët që mendojnë gjithnjë e më tepër si ai. Bëhet fjalë për një mendësi që po karakterizon një grup gjithnjë e më të madh djemsh të rinj, që për shkak të “ëndrrave” të ndryshme që kanë për të ardhmen, po tërheqin vëmendjen e medias dhe të vetë studiuesve të sociologjisë. Për të përshkruar këtë kategori ekzistojnë dy fraza në japonisht “soshokukei danshi: që do të thotë “burra barngrënës, ose “Ojo-man” që do të thotë burra-vajzërorë. Përcaktimet janë të ndryshme, por realiteti është i njëjtë. Në fakt nuk bëhet fjalë për homoseksualë, sepse pjesa më e madhe e tyre janë heteroseksualë, por që kanë të përbashkët me homoseksualët përçmimin ndaj detyrave dhe karakteristikave të mashkullit tradicional japonez, si dhe shijen për sende që zakonisht tërheqin vëmendjen vetëm të femrave. Kështu burrat-vajzërorë nuk janë aspak të interesuar për makinat e shpejta, karrierën e suksesshme, veshjet firmato, apo femrat e bukura. Në të kundërt, ata kërkojnë që të kenë punë modeste, me femrat që kultivojnë marrëdhënie shumë shoqërore e miqësore, që në më të shumtën e rasteve mbeten të tilla pa u shtrirë në sferën seksuale. Kohën e lirë e kalojnë nëpër butikë të vegjël, duke bërë pazar veshje me ngjyra të ndezura e madje edhe me ngjyra e shkëlqim. Për tu çlodhur, nuk preferojnë të marrin kafe, apo birrë, por të hanë kek dhe të pinë lëngje frutash. Sociologët janë të shqetësuar për ndikimin që këta meshkuj të pa interesuar te femrat kanë dhe do të kenë në të ardhmen në pakësimin e popullsisë. Kjo kategori meshkujsh, në fakt, është shndërruar në një burim kurioziteti dhe studimi për gazetarët, shkencëtarët, demografët dhe ekonomistët, sepse ndikimi që ata kanë është shumëplanësh. Të gjithë tentojnë që të shpjegojnë këtë fenomen, shkaqet e tij, pasojat dhe sigurisht edhe shtrirjen. Sipas studimit të një sociologu që është botuar së fundi në Japoni vlerësohet se në Japoni, thuajse dy të tretat e meshkujve nga mosha 20 deri në moshën 34-vjeçare kanë tendenca për tu shndërruar në meshkuj-barngrënës. Bëhet fjalë për një brez që është krejtësisht ndryshe nga ai i mëparshmi për sa i përket shijeve dhe kërkesave, i mësuar me një shoqëri tejet konsumatore. “Në vitet e bumit ekonomik, njerëzit ishin shumë të dhënë edhe pas blerjes së gjërave të shtrenjta, makinave të shpejta, ndërsa djemtë e kësaj gjenerate nuk janë aspak të interesuar në to. Atyre u intereson një makinë që është praktike dhe që, në radhë të parë, u kryen punë. Vitet e fundit kanë dalë në treg një sërë produktesh që u përshtaten shijeve të këtyre djemve. Kështu, nëpër lokale, tani, përveç pijeve alkoolike të forta dhe lëngjeve të frutave, kanë filluar të tregtohen edhe disa lloje birrash më të buta dhe më të ëmbla se zakonisht. Një tjetër kompani veshjesh ka nisur që të shesë gjoksmbajtëse për meshkuj, që sigurisht ndryshojnë nga ato të femrave, por kanë pothuajse atë formë dhe janë më të thjeshta. “Në vitet 80-90 njerëzit e dinin mirë se një burrë duhet të jetë burrë dhe një grua duhet të jetë grua. Kjo qartësi e ndarjes së gjinive bënte që të ekzistonte ndarje edhe në mjetet e konsumit të tyre, si makinat e posaçme për meshkuj dhe ato për femra, veshjet sigurisht, por edhe celularët e parfumet. Por sot, njerëzit kanë ndryshuar dhe jetojnë si u pëlqen. Këtë javë, madje në ditët e modës japoneze në Tokio, sfiluan për herë të parë meshkuj të veshur me funde. Ishin funde të shkurtër, ngjyrë rozë, me një prerje disi ndryshe nga fundet tradicionale të femrave. Sipas disa profesorëve të sociologjisë, krijimi i kësaj kategorie meshkujsh femërorë është pasojë e rrënimit ekonomik, e krizës që ka prekur edhe vetë sjelljet dhe drejtimet e njerëzve. Nëse meshkujt preferonin makina të shpejta, femra të bukura që i takonin nëpër restorante të shtrenjta, kjo vjen sepse ata kishin mundësi për ti paguar të gjitha këto qejfe, ndërsa tani, me krizën ekonomike, janë të paktë ata që mund ti lejojnë vetes një mënyrë të tillë jetese. Gratë japoneze, ndërkohë, nuk i kanë ndryshuar preferencat. Ato nuk duan që burri të rrijë në shtëpi me fëmijët dhe ato të punojnë, por si zakonisht vazhdojnë që të kërkojnë të martohen me meshkuj të pasur dhe të fuqishëm. Por të tillë kanë mbetur pak në Japoni e si pasojë edhe numri i martesave pritet që të bjerë. Për sa i përket meshkujve nga 20 deri në 34 vjeç ata janë përgjithësisht beqarë dhe vetëm 20% e tyre kanë të dashura. Por një përqindje jo e vogël janë të virgjër deri në një moshë të madhe. Për një vend si Japonia që po përballet me një shkallë të ulët të lindjeve, një situatë e tillë është me të vërtetë shkatërrimtare.(Shqip)</p>
KDcavl0Jb48

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25839. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25839
 
Top