Janullatosi ne Boston

Janullatosi ne Boston

Elegji per Nolin - Ose buzeqeshja e vrerosur e IMZOTIT

Kete te diele ne Boston per te gjithe shqiptaret dhe vecanerisht per ata te besimit te krishtere ka nje feste, nje kremtim, nje pershpirtje me emrin e te nderuarit Imzot Nolit. 100 vjetori i krijimit te katedrales se Shen Gjergjit nga shqiptari Theofan Stilian Noli.

Deshiroja te shkoja dhe me telefona fillova te interesohesha. Dhe zbulova se Janullatosi dora vete do te jete i pranishem. U zemerova. E lashe fare. C’pune ka Janullatosi me Nolin? C’pune kam une me Janullatosin? Pse duhet te ha dreke me te? Une kam pune me Nolin dhe per te mendova te shkoj fillimisht. Ta nderoj. Ti cmoj mesazhin qe na ka lene. Ate te pastertin shqiptar.
Noli vete do te pranonte qe ne pershpirtjen e tij te ishte Janullatosi?
Do t’ia jepte doren valle sikur te ishte gjalle?

Sipas fjaleve thuhet qe ceremonia do te filloje me nje meshe ne kete katedrale e me pas do te vazhdoj me nje dreke ne lokalin PIER4 njohur si restoranti i patriotit te shquar Anthony Athanas. Them sipas fjaleve sepse organizatoret, tipike si ne Shqiperi, kane mbajtur te fshehte cdo detaj mbi kete aktivitet. S ka nje program, s ka nje axhende te dites per te madhin Njeri NOL dhe krijesen e tij, katedralen e Shen Gjergjit. Konspiracion i madh, per shumen e vogel te 65 $ qe kerkonin per te ngrene dreke me Janullatosin.Perpos lekeve qe si besimtar do ti hidhja ne kishe, kur shporta e lekeve do te vinte verdalle neper bamires gjate meshes.

Ky eshte nje reagim qe me teper se sa fetar eshte i paster, shqiptar. Pyeta prape. Me siguruan se Janullatosi do te jete i pranishem. Me thane se shume vete kane anulluar prenotimet ne lokalin e te mirenjohurit Antoni Athanas. Ne kete lokal ku nuk ka guxuar me pare te shkele kemba e Janullatosit.Jo se nuk ka dashur, por nuk ka qene aspak i mirepritur nga shqiptari i madh Athanas. Nuk dua te jem pjese e asnje grupi, por mesa duket qenia e Janullatosit ne keto kremtime e paska krijuar tashme percarjen. Shume vete e kane marre vesh me vonese prezencen e tij. Organizatoret kane tre muaj qe e mbajne te fshehte dhe me se fundi pranojne me krenari se e kane ftuar ata Janullatosin grek ne kremtimet per panshqiptarin NOLI. S’kane asnje detyrim per ta bere kete, madje as ndervarje hierarkike mes katedrales se shqiptareve ne Boston dhe kishes autoqefale ne Shqiperi.
Jane thjesht motra...Apo Shemra???

Megjithate te dielen e kesaj jave ne Boston simboli fetar i festes zbehet, per ti lene vend Nolit Shqiptar, qe Janullatosi nuk e pranon si figure te kishes autoqefale shqiptare. Madje dhe portretin e tij e ka hequr nga muret. Ndoshta ka te drejte. Sepse Noli me shume se sa Imzot, ishte udheheqes, politikan, shkrimtar, opinionist, krijues etj, etj. E megjithate Janullatosi do te jete prezent ne Kishen e Shen Gjergjit. 100 vjet pasi Noli fitoi aq mundimshem panvaresine e nje kishe shqiptare drejtuesit aktuale te saj, ftojne grekun Janullatos. Perdhosje ??? Nuk e di. Por mua me kujtohet Odisea i lashte dhelper dhe krijimi i tij djallezor Kali i Trojes. Nje kale Troje modern, qe nuk pranon te beje pershpirtje fetare per viktimat came to genocidit grek, por e politizon qenien e vet duke meshiruar ceshtjen politike te Qipros Veriore. Nje kale Troje qe ka ngulur kembet e veta ne fshatin Kosine dhe zhvarros te vdekurit e lashte te hallexhinjve permetare dhe u ve emra luftetaresh greke qe kane mbrojtur te ashtuquajturin „Vorio Epir” ne luften e dyte boterore.

Me vjen keq qe si besimtar orthodoks nuk gjej fuqine, por as nuk deshiroj qe ti drejtohem Janullatosit me titujt qe ka, personalisht nuk e njoh si rregullator te marrdhenieve te mia me ZOTIN. Me vjen shumefish keq qe si shqiptar te pranoj ngjitjen me dhune te dy portreteve te kunderta deri ne perbuzje ndaj njera tjetres.

E imagjonoj Imzot Nolin, te kthehet permbys ne varr- tha nje bashkombese e nderuar kur do te merrte vesh se kush do te merrte pjese ne 100 vjetorin Nolian.
Por une te djelen, nuk do te jem as ne katedralen e shen Gjergjit e as ne lokalin e Anthoni Athanasit. Une do te shkoj te varri i Imzotit dhe do ti ve nj tufe me lule.
Fytyren e tij e kam parasysh tashme me vetulla te ngrysura, nje rrudhe me shume dhe nje nenqeshje te vrerosur ne cep te buzeve te lodhura. Veshtrimi i syve te tij pyet: ”Edhe kete ma bete???”

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall' as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç' u-mpaka,
Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka....

Asgje me shume se ky varg i madherishem i Imzot Nolit nuk do ta pershkruante me mire gjendjen shpirterore te tij nese do te ishte gjalle e do te merrte pjese ne 100 vjetorin e themelimit te Katedrales se Shen Gjergjit ne Boston. Shenja qe fuqishem e kerkon Imzoti po vjen, vecse ne krahun e kundert...

Boston
6 mars 2008
Eldri Buli
 

MLK

Primus registratum
Re: Janullatosi ne Boston

Me vjen pak te qesh kur lexoj, ç'pune ka Janullatosi ne Boston per festen e pervjetorit te Nolit!
Po ne Shqiperi qe jeton e ushtron aktivitetin e tij, ç'pune ka?
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Janullatosi ne Boston

Prifti i Kishës Ortodokse Shën Mëria i është bashkuar protestës se ortodoksëve shqiptarë të Amerikës se në meshë do të jetë dhe kryepeshkopi Janullatos

Eshtë e papranueshme dhe njëkohësisht poshtëruese, prania e grekut Anastas Janullatos në meshën që i kushtohet figurës së Fan Nolit dhe 100-vjetorit të Kishës së Bostonit, që është shenjtëruar nga ortodoksët e vërtetë shqiptarë, dhe jo ata grekë". Kështu ka reaguar dje At Nikolla Marku. Prifti i Kishës Ortodokse Shën Mëria, që ndodhet në lagjen "Kala" të Elbasanit, dje i është bashkuar protestës dhe "zemërimit" të ortodoksëve shqiptarë të Amerikës, pas lajmit të dhënë se në meshë do të jetë i pranishëm dhe kryepeshkopi Janullatos. Marku e konsideron absurde praninë e eksarkut Janullatos në Kishën Shën Gjergji të Bostonit, e cila është themeluar nga Imzot Fan Noli. Pikërisht në 100- vjetorin e kësaj kishe dhe meshës së parë në gjuhën shqipe që ka mbajtur Noli më 8 mars 1908, kreu i Kishës Autoqefale Kombëtare Shqiptare në Elbasan, ka dalë në një konferencë shtypi ku ka përshëndetur ditën e lumturuar të themelimit të katedrales së Shën Gjergjit në Boston, ndërsa ka cilësuar si të papranueshme praninë e Anastas Janullatos në një nga kishat më të vjetra shqiptare, që nuk ka asnjë lidhje me ortodoksinë e Janullatosit, por që është simbol i ortodoksisë shqiptare, të pandikuar nga Patriarkana greke e Athinës.
REAGIMI
Pas reagimit të ortodoksëve shqiptarë të Amerikës, At Nikolla Marku ka deklaruar se "sot është një ditë e shenjtëruar. Ajo është simboli i kishës së vërtetë, që nuk ka asnjë lidhje me kishën greke dhe se Imzot Theofan Stilian Noli është shqiptari i madh që e bëri të njohur autoqefalinë e kishës shqiptare nga ndikimet greke". Madje, Nikolla është shprehur se ka qenë kjo arsyeja që greku Janullatos hoqi portretin e Fan Nolit nga personalitetet e themelimit të Kishës së Shën Gjergjit në Boston. "Bashkohem me protestën e shqiptarëve të Amerikës dhe shoqatës "Vatra", që e cilëson poshtërim dhe të papranueshme praninë e Janullatosit në kishën katedrale të Bostonit, themeluar nga njeriu që u bë më pas edhe krijuesi dhe themeluesi edhe i statutit të vërtetë të KOAKSH-së, të cilën Janullatosi kërkon ta ndryshojë, duke e përdhosur atë", - është shprehur prifti i Kishës Ortodokse Shën Mëria në Elbasan.
PËRVJETORI E MESHA
NË BOSTON
Këtë të diel, në Boston, për të gjithë shqiptarët, dhe veçanërisht për ata të besimit të krishterë ortodoks, do organizohet një festë, një kremtim, një përshpirtje me një meshë kushtuar figurës së Fan Nolit dhe 100-vjetorit të kishës katedrale të Bostonit. Mësohet se bashkësia shqiptare në këtë zonë ka bërë një reagim, që më tepër se sa fetar është i pastër, shqiptar. Thuhet se shumë shqiptarë e kanë bojkotuar festën për shkak të prezencës së priftit grek, Anastas Janullatos. Shumë prej tyre, sapo kanë mësuar lajmin për praninë e kryepeshkopit Janullatos, ndonëse kishin bërë më parë pronotime në lokalin e të mirënjohurit Antoni Athanas-Pier-4, i kanë anuluar. Ndërkaq, prifti elbasanas, At Nikolla Marku ka ftuar dje të gjithë ortodoksit elbasanas dhe banorët e këtij qyteti për të marrë pjesë në një eveniment njëshekullor të Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare. Fatmir Popja



http://balkanweb.com
 
M

met

Guest
Pavaresisht se eshte botuar sh kohe me perpara, une tani po e lexoj kete material dhe doja t'i pergjigjasha sipas mendimit tim ne disa pika personit qe e ka shkruar dhe atij qe e ka pelqyer dhe publikuar.

Ai thote se doja te shkoja ne kishe per te nderuar Nolin, por nuk vajta se mora vesh qe do te ishte i pranishem Kryepiskopi Janullatos... Perderisa donte te nderonte Nolin, perse nuk shkoi ta nderoje, packa se kush do te merrte pjese ne kishe?? Madje kjo nuk tregon fare respekt ndaj figures se tij, sic ai thote se ka, por perkundrazi, tregon nje "respekt" te ndikuar nga pjesemarresit. Sepse nese do te kishte nje respekt te vertete per Nolin, do te kishte shkuar verberisht e pa asnje ndikim te jashtem.

Ai ben nje pyetje se a do ta pranonte Noli dhe a do t'ia jepte doren Kryepiskopit Janullatos?... Lidhur me kete une i them se as ai vete qe e ben kete pyetje nuk e di pergjigjen e vertete dhe thjesht mund te hamendesoje pergjigje, por gjithnje sipas menyres dhe bagazhit te tij e jo te Nolit vete...

Fjala "ftoj" dmth se nuk e ben ti kerkesen, por ta bejne te tjeret ty. Ne kete kuader, perderisa Kryepiskopin e kane ftuar atje, do te thote se nuk e ka kerkuar ai vete, por kjo dmth se ata e kane vleresuar, respektuar dhe nderuar.

Pastaj a tha ndokush se Kryepiskopi nuk e pranon Nolin? Por ne kishe varen ikonat e shenjtoreve dhe jo fotografi njerezish te ndryshem, sado i madh te kete qene apo te jete kontributi i tyre.

Ndersa une fytyren e Nolit e shikoj krejt ndryshe nga ajo qe eshte pershkruar ne artikull... Sepse edhe vargjet e cituara Noli i ka shkruar per nje tjeter kontekst dhe nuk eshte e drejte qe t'ia marrim, t'ia shkeputim edhe t'ia keqperdorim me nje kuptim te ri dhe ne situata si te duam ne.

Dhe si besimtar ortodoks qe thote se eshte, kisha nje keshille te fundit: Fuqine (qe ai e permend) duhet ta kerkojme tek Zoti dhe jo tek vetja jone egoiste, dhe nese i lutemi vertet me zemer te hapur te na ndricoje dhe e leme veten ne duart e Tij, do te veme re se po t'i heqim syzet e erreta te vetepelqimit, do t'i shohim qarte gjerat dhe shume ndryshe nga me pare, do te shohim me optimizem dhe me dashamiresi.
Edhe une, si nje nder rradhet e besimtareve ortodokse gjithashtu, kam pare shume gjera te mira dhe pozitive nga ai njeri i nderuar, Kryepiskopi Anastas, dhe them se e ben detyren e tij me se miri dhe nuk di nese do te ishte dikush qe do te bente gjithe ato gjera qe ai ka bere...
Zoti na e dhente edhe per shume vite ne krye te kishes sone!

Faleminderit per mirekuptimin!
 

Al-Punk

Still here
Kur thote per te nderuar Nolin, ideja eshte per ta nderuar si i pari qe e shkeputi kishen nga helenizimi. Noli themeloi Kishen autoqefale shqiptare, te drejtuar nga prifterinj shqiptar. Ajo qe ben Janullatosi dhe ata qe e ndjekin eshte tamam nje zhvleresim i Nolit.

Ideja i dashur Met, eshte qe Greket, Kishen dhe shtetin nuk i ndajne. Per ata per sa kohe je ortodoks ne Shqiperi, je dhe grek. Prandaj behet aq zhurme per Epirin e te tjera, pasi ia kemi lejuar qe te vijne te vendosin greke ne krye te kishes duke dhene idene qe te gjithe ortodokset ne Shqiperi jane greke!
 
M

met

Guest
Pavaresisht se eshte botuar sh kohe me perpara, une tani po e lexoj kete material dhe doja t'i pergjigjasha sipas mendimit tim ne disa pika personit qe e ka shkruar dhe atij qe e ka pelqyer dhe publikuar.

Ai thote se doja te shkoja ne kishe per te nderuar Nolin, por nuk vajta se mora vesh qe do te ishte i pranishem Kryepiskopi Janullatos... Perderisa donte te nderonte Nolin, perse nuk shkoi ta nderoje, packa se kush do te merrte pjese ne kishe?? Madje kjo nuk tregon fare respekt ndaj figures se tij, sic ai thote se ka, por perkundrazi, tregon nje "respekt" te ndikuar nga pjesemarresit. Sepse nese do te kishte nje respekt te vertete per Nolin, do te kishte shkuar verberisht e pa asnje ndikim te jashtem.

Ai ben nje pyetje se a do ta pranonte Noli dhe a do t'ia jepte doren Kryepiskopit Janullatos?... Lidhur me kete une i them se as ai vete qe e ben kete pyetje nuk e di pergjigjen e vertete dhe thjesht mund te hamendesoje pergjigje, por gjithnje sipas menyres dhe bagazhit te tij e jo te Nolit vete...

Fjala "ftoj" dmth se nuk e ben ti kerkesen, por ta bejne te tjeret ty. Ne kete kuader, perderisa Kryepiskopin e kane ftuar atje, do te thote se nuk e ka kerkuar ai vete, por kjo dmth se ata e kane vleresuar, respektuar dhe nderuar.

Pastaj a tha ndokush se Kryepiskopi nuk e pranon Nolin? Por ne kishe varen ikonat e shenjtoreve dhe jo fotografi njerezish te ndryshem, sado i madh te kete qene apo te jete kontributi i tyre.

Ndersa une fytyren e Nolit e shikoj krejt ndryshe nga ajo qe eshte pershkruar ne artikull... Sepse edhe vargjet e cituara Noli i ka shkruar per nje tjeter kontekst dhe nuk eshte e drejte qe t'ia marrim, t'ia shkeputim edhe t'ia keqperdorim me nje kuptim te ri dhe ne situata si te duam ne.

Dhe si besimtar ortodoks qe thote se eshte, kisha nje keshille te fundit: Fuqine (qe ai e permend) duhet ta kerkojme tek Zoti dhe jo tek vetja jone egoiste, dhe nese i lutemi vertet me zemer te hapur te na ndricoje dhe e leme veten ne duart e Tij, do te veme re se po t'i heqim syzet e erreta te vetepelqimit, do t'i shohim qarte gjerat dhe shume ndryshe nga me pare, do te shohim me optimizem dhe me dashamiresi.
Edhe une, si nje nder rradhet e besimtareve ortodokse gjithashtu, kam pare shume gjera te mira dhe pozitive nga ai njeri i nderuar, Kryepiskopi Anastas, dhe them se e ben detyren e tij me se miri dhe nuk di nese do te ishte dikush qe do te bente gjithe ato gjera qe ai ka bere...
Zoti na e dhente edhe per shume vite ne krye te kishes sone!

Faleminderit per mirekuptimin!
 

Hank

Valoris scriptorum
Me duket mua apo e ke bere 2 here copy-paste kete shkrimin o Met? Mos je ndonje bot i paguar i grekeve qe duhet te postosh "mendimin" tend ne sa me shume vende?
 
M

met

Guest
jo mor i dashur delirium, se eshte 100% bindja ime kjo qe kam shkruar. per te thene mendimin tim une nuk kam as frike e as turp. dhe jo vetem qe nuk paguhem per te shprehur kendveshtrimin tim, por edhe sikur te me paguanin per te thene dicka qe nuk e mendoj, nuk do ta beja asnjehere. jane te tjere ata qe paguhen per te shkruar, mjafton te hedhesh nje sy ne shkrimet pak me lart...
sa per copy-paste qe nje gabim nga ana ime pa dashje, ok?
 
Top