Janullatos, Pro G(ay)rekeve. Kunder Cameve.

Janullatos, Pro G(ay)rekeve. Kunder Cameve.

Nga Kastriot Myftaraj - Në Deklaratën e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, me të cilën shpjegohej refuzimi për të marrë pjesë në përshpirtjen për viktimat shqiptare çame të gjenocidit grek, thuhet se: “Parim bazë i Kishës është të mos përzihet direkt ose indirekt, në çështje politike të brendshme ose të jashtme”.Përkujtimi i viktimave të gjenocidit grek nuk është çështje e politikë së brendshme shqiptare, se në përkujtimoren që u mbajt me këtë rast në Shqipëri morën pjesë deputetë nga të dy palët e politikës shqiptare. Pra është një aspekt i një çështje nacionale shqiptare, i çështjes çame dhe nëse është çështje politike është çështje e politikës nacionale. Dhe Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare për një çështje nacionale shqiptare natyrshëm duhet të ketë qëndrimin e përgjithshëm, ashtu siç e kanë dhe institucionet e tjera fetare në vend, katolike dhe myslimane ose siç e kanë kishat në vende të tjera, qoftë edhe ortodokse. Përkujtimi i viktimave të gjenocidit grek kundër çamëve është një çështje e politikës së jashtme vetëm për shkak se Greqia e mohon këtë gjenocid dhe i quan çamët bashkëpunëtorë të fashizmit. Por në këtë çështje ka dy qëndrime, është qëndrimi shqiptar që e quan shfarosjen dhe dëbimin e çamëve gjenocid grek, si dhe qëndrimi grek që e mohon një gjë të tillë, duke thënë se çamët u larguan vetë për shkak të bashkëpunimit me pushtuesit fashistë (Këtu duhet thënë se Napoleon Zerva dhe forcat e tij që bënë këtë gjenocid ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve dhe për këtë arsye pas luftës SHBA e kushtëzoi dhënien e ndihmave për Greqinë, me largimin e Zervës nga qeveria ku mbante postin e ministrit). Në këtë rast Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare natyrshëm duhet t’i përmbahet qëndrimit shqiptar, ashtu siç bën Kisha Ortodokse Greke që i konformohet qëndrimit grek, dhe jo të paraqitet Kisha Shqiptare, si neutrale, çka krijon përshtypjen sikur ajo është një entitet i pavarur nga shoqëria shqiptare. Duke qenë se krerët e kësaj Kishe, që nga Janullatos, deri tek shumica e anëtarëve të Sinodit janë grekë, atëherë krijohet përshtypja se ky neutralitet në fakt kamuflon një qëndrim progrek, që sot për sot nuk shprehet dot publikisht. Edhe për çështjen e Qipros dhe gjenocidit atje ka dy qëndrime të ndryshme, një turk dhe një grek. Sipas qëndrimit turk në Qipro ndodhi një agresion dhe gjenocid nga ana e grekëve të cilët donin të bënin spastrim etnik të ishullit nga turqit dhe t’ia aneksonin ishullin Greqisë, prandaj ushtria turke ndërhyu për t’i shpëtuar bashkëkombësit e Qipros. Përndryshe, sipas qëndrimit grek, ishin turqit ata që bënin gjenocid kundër grekëve dhe Turqia bëri një agresion duke ndërhyrë ushtarakisht në Qipro, si dhe duke mbajtur të pushtuar Qipron. Kisha Ortodokse Greke për çështjen e Qipros mban qëndrimin e mësipërm grek, duke e quajtur ndërhyrjen turke në Qipro gjenocid, agresion dhe pushtim, dhe nuk shprehet se nuk ndërhyn në këtë çështje pasi është çështje e politike. Sigurisht që ajo është një çështje politike dhe nacionale, por mban qëndrimin grek të përmendur më lart. Edhe vetë Janullatos, për çështjen e Qipros, mban qëndrimin grek dhe nuk është neutral. Në librin e Janullatos “Globalizmi dhe Orthodhoksia”, të botuar edhe në Shqipëri, thuhet: “Gjithashtu edhe në shekullin tonë (është fjala për shekullin XX- K. M.) shumë fuqi ‘të krishtera’ perëndimore, i braktisën dhe i tradhtuan, pas Luftës së Parë Botërore, popullsitë e krishtera të Azisë së Vogël dhe mbajtën qëndrim pasiv përpara çrrënjosjes së re të të krishterëve ortodoksë nga Kostandinopoja dhe nga Qiproja Veriore”. (Anastasios Janullatos: “Globalizmi dhe Orthodhoksia”, Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë 2004, f. 172) Nëse do të përdorim logjikën e deklaratës së Sinodit në krye të të cilit është Janullatos, atëherë do të thoshim se këtu Janullatos është përzier në një çështje politike, pasi ai ka bërë të vetën pikëpamjen greke për këtë çështje. Madje Janullatos tregon këtu dhe një urrejtje të qartë për Fuqitë e Mëdha perëndimore, duke u nënkuptuar SHBA dhe Britania e Madhe, që pas Luftës së Parë Botërore dhe gjatë krizës në Qipro në 1974, nuk ndihmuan Greqinë kundër turqve. Pas Luftës së Parë Botërore, Greqia mori nga aleatët sipas termave të paqes të drejtën e aneksimit të një rripi gjatë bregdetit lindor të Egjeut, në Turqinë e sotme. Por grekët të rrëmbyer nga deliri bizantin donin shumë më tepër dhe filluan në mars 1921 një mësymje të çmendur në thellësi të Anadollit duke arritur deri pranë Ankarasë, në Lumin Zaharia ku u thyen nga turqit në gusht 1922 dhe u flakën në det, duke humbur dhe atë që patën fituar. Atëherë dhe sot grekët fajësuan fuqitë perëndimore për këtë katastrofë, duke dashur që ato të luftonin kundër turqve për hir të delirit bizantin të grekëve. Merret vesh edhe Janullatos ka këtë qëndrim grek, që është bërë zakon të thuhet se është vetëm qëndrimi i ekstremistëve grekëve. Por, edhe kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë na qenka një ekstremist grek. Edhe për çështjen e Qipros grekët, ashtu si për disfatën në luftën në Anadoll, fajësuan fuqitë perëndimore, dhe në radhë të parë SHBA, që sipas grekëve duhej ta detyronte Turqinë që mos të reagonte kur grekët të pushtonin Qipron dhe të dëbonin turqit prej ishullit. Kështu SHBA duhej të armiqësoheshin përjetë me Turqinë për hir të delirit bizantin grek. Ky qëndrim grek për çështjen e Qipros, është bërë zakon të quhet si qëndrim i ekstremistëve, por kështu na del se kryepeshkopi grek i Kishës Ortodokse Shqiptare, na qenka një ekstremist grek. Qendrimi i Janullatos për çështjen e Luftës Greko-Turke dhe për çështjen e Qipros është një qendrim direkt politik. Është madje edhe një qëndrim politik i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, pasi libri është botim i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kështu, del se Kisha Ortodokse në letër-Autoqefale Shqiptare mban një qëndrim politik progrek kur është fjala për çështjen nacionale greke, për Qipron, dhe nuk pranon të mbajë një qëndrim proshqiptar kur është fjala për një çështje nacionale shqiptare, për atë çame. Ky standard i dyfishtë tregon se Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare është praktikisht aneks i Kishës Ortodokse të Greqisë, e cila është një kishë zyrtarisht dhe ligjërisht e politizuar, me politikën nacionale greke. Sipas paragrafit të dytë të Nenit 33 të Kushtetutës së Greqisë, Presidenti i Republikës së Greqisë, kur zgjidhet betohet sipas kësaj formule: “Betohem në emër të Triadës së Shenjtë, bashkëthelbësore dhe të pandashme se do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet, se do të kujdesem për respektimin e tyre me besnikëri, se do të mbroj pavarësinë kombëtare dhe tërësinë e Vendit, do të mbroj të drejtat dhe liritë e Helenëve dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Kombit helen”. Kështu pavarësia kombëtare e Greqisë, të drejtat dhe liritë e helenëve, interesat dhe përparimi i kombit helen, shihen sipas ligjit themeltar grek, si të pandara nga feja ortodokse greke, në thelb të së cilës triada e shenjtë e pandashme. Për shtetarët dhe klerikët grekë feja ortodokse dhe helenizmi politik janë të pandara dhe kështu janë edhe për Janullatosin dhe për shumësinë e anëtarëve të Sinodit të Kishës Ortodokse Shqiptare që janë shtetas grekë me kombësi greke. Prandaj Janullatosi dhe Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Shqiptare refuzojnë të përkujtojnë dhe nderojnë viktimat çame shqiptare të gjenocidit grek, ndërsa në anën tjetër shprehen sipas pikëpamjes greke për çështjen e Qipros. Nëse Kisha nuk përzihet në çështje politike, atëherë si ta kuptojmë që kryetari i PASOK, Jorgos Papandreu, gjatë përshëndetjes që bëri në kongresin e PS, në Tiranë, në qershor 2006, u shpreh kur ishte fjala për ato gjëra që krijojnë lidhje mes dy partive dhe dy vendeve: “Kështu ne e shohim edhe punën e Kishës Ortodokse me zotin Anastas”. (cituar sipas: “Zëri i Popullit”, 11 qershor 2006, f. 5) Ç’punë ka kryetari i një partie politike të një vendi tjetër që të vijë në kongresin e një partie shqiptare, dhe të shprehet pro kryetarit të një komuniteti fetar, kur Shqipëria është vend laik, ku politika është e ndarë me ligj nga feja? Me këtë Papandreu kërkon t’i thotë PS, se për të ortodoksia duhet të jetë fe zyrtare dhe Janullatosi udhëheqësi i saj shpirtëror. A mund të quhet tjetër përveçse veprim politik fakti që Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare e drejtuar nga Janullatos, e njohu si shenjt të vetin, të ashtuquajturin Shën Kozmai, që u shpall shenjt nga Kisha Greke në vitin 1961 dhe që deri në 1991, nuk ishte njohur si shenjt nga Kisha Ortodokse Shqiptare (në Shqipëri u ndalua feja pak vjet më pas). Kozmai, një agjent rus dhe propagandist nacionalist grek i shekullit XVIII, njihet si shenjt vetëm nga Kisha greke dhe Kisha Ortodokse Shqiptare dhe nga asnjë kishë tjetër ortodokse. Në librin e Fani Mihalopulli “Kozmai nga Etolia”, që është botim zyrtar i Kishës Ortodokse Greke, dhe që është botuar në Shqipëri në 1999, thuhet për bëmat e “Shën” Kozmait: “Patriku Serafim II dhe Patriku samuil qenë rusofilë fanatikë dhe njohës të planeve të Ekaterinës së Madhe (bëhet fjalë për të ashtuquajturin “Plani Grek” për ringjalljen e Imperisë Bizantine- K. M.). Edhe Kozmai kishte dijeni për lëvizjen që kishte si qëllim ringjalljen e Perandorisë Bizantine që përhapte Moska”. (Fani Mihalopullos: “Kozmai nga Etolia”, Shtëpia botuese “Neraida”, Tiranë 1999, f. 21) Më tutje thuhet për të ashtuquajturin Shën Kozmai: “Ai ishte betuar që kur ishte në Akademi me Vullgarin dhe Xharxhullin se ishte gati të punonte për atë ide të madhe (MegaliIdea në greqisht-K. M.), madje të jepte edhe jetën për të. E dinte politikën e Patrikanës, e cila vazhdimisht ndiqte sugjerimet e Rusisë dhe ushqente idenë e çlirimit nëpërmjet kombit flokëverdhë”. (po atje: f. 21) Kjo frymë është ringjallur edhe sot në marrëdhëniet greko-ruse. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë vizitës që bëri në Greqi, në 9 shtator 2005 vizitoi dhe Malin Athos, kompleksin e manastireve ortodokse, ku është dhe një manastir rus. Duke folur pas një seance lutjesh, Presidenti Putin e përcaktoi fenë ortodokse si një lidhje shpirtërore speciale mes Rusisë dhe Greqisë. Derisa Rusia është vendi më i madh ortodoks, Greqia dhe Athosi janë burimet e Ortodoksisë, u shpreh Putin. Gjatë vizitës në një nga manastiret, Arkimandriti Vasilieos (Gondikakis) i përmendi Presidentit Putin shkrimtarin panortodoks Fjodor Dostojevski, duke e quajtur si shembull elokuent të fuqisë shpirtërore që i jep feja ortodokse popullit rus dhe Presidenti Putin u shpreh dakord. Ndërsa kryeministri grek, Karamanlis, që e shoqëronte, e quajti Malin Athos një lidhje midis dy vendeve. Kuptohet se ç’lidhje është ajo nën shenjën e ideve të Dostojevskit që profetizonte se Rusia në krye të popujve ortodoksë do të shpëtojë botën, pra do ta sundojë atë. Në Greqi, e cila është, në mos një shoqëri thellësisht fetare, së paku me siguri një shoqëri thellësisht e ushqyer me mitet historike, të cituara më lart në librin e Mihalopullos, që ka prodhuar kleri ortodoks, që prej tre shekujsh, që nga koha e carit Pjotër i Madh, lexohen e janë bërë pjesë e vetëdijes nacionale, traktatet nostradamusiane të shkruara nga murgjërit ortodoksë, ku profetizohet e ardhmja e bukur e Greqisë, sikur Greqia do të bëhet një shtet i madh që do t’i rimarrë një pjesë të madhe të territoreve bizantine që ia rrëmbyen turqit dhe se e gjithë kjo do të bëhet me ndihmën e një popull të fuqishëm ortodoks biond, që do të zbresë nga Veriu për t’i ndihmuar grekët, pra është fjala për rusët. Pikërisht ashtu siç predikonte në shekullin XVIII agjenti rus, i ashtuquajturi shenjt (Shën Kozmai), dhe kjo thuhet dhe në hagiografitë që janë botuar për të në Greqi. Vdekja e të ashtuquajturit Shën Kozmai nuk qe një martirizim, por fundi i merituar i një spiuni rus dhe në vendin ku u bë ekzekutimi (ndoshta e vetmja e mirë që një pasha shqiptar osman si Kurt Pasha i Beratit i ka bërë Shqipërisë), si dhe në manastirin e tij, duhet të vihet një pllakë ku të thuhet se fundi i tij ishte i merituar dhe se këtë fund duhet të kenë të gjithë spiunët e fuqive të huaja antishqiptare, siç edhe bën çdo vend i botës me spiunët që punojnë kundër tij. Shenjtërimi i këtij Kozmait nuk është një çështje fetare por një çështje politike, se është bërë me qëllim për t’i shërbyer Helenizmit, të cilit i shërbeu Kozmai. I ashtuquajturi Shën Kozmai është simbol i aleancës greko-ruse, me anë të së cilës Greqia sot llogarit të marrë Vorio-Epirin, ku “u martirizua” Kozmai. Duke i bërë ortodoksët shqiptarë të nderojnë Kozmain, i duan t’i bëjnë të nderojnë Helenizmin. Anastasios Janullatos shkoi për herë të parë për vizitë zyrtare në Athinë, në nëntor 2001, pasi që ai të pritej zyrtarisht nga kreu i Kishës Greke duhej të kishte rangun e kryepeshkopit rang që ai mundi ta arrinte vetëm pasi u kanonizua si i tillë nga sinodi i kishës shqiptare, që mundi të krijohet vetëm në 1998. Dhurata që Anastasios i solli homologut grek Kristodhulos nga Shqipëria, qe një ikonë e Shën Kozmait, e punuar me karaktere greke nga besimtarë ortodoksë të rinj nga Shqipëria. Duke pranuar dhuratën, Kryepeshkopi grek Kristodhuli shprehu vlerësimin e vet për Shën Kozmain si “ndriçues i kombit”. Shën Kozma Etolioti, i cili ka jetuar në shekullin XVIII, njihet në të gjitha tekstet kishtaro-politike greke si një misionar i Ortodoksisë dhe Helenizmit në Epirin e Veriut dhe ai e quante vetveten si misionar i helenizmit dhe ortodoksisë. Shën Kozmai qe një nacionalist grek (dihet se në nacionet fqinje ortodokse feja qe në lidershipin e luftës çlirimtare kundër okupacionit turk) dhe u vra si i tillë. Pasi u vra Kozma Etolioti u bë shenjt nga Patriarkana e Stambollit për të potencuar idealin nacional-religjioz heleno-ortodoks dhe njihet si shenjt vetëm nga kisha greke dhe kisha ortodokse shqiptare që është vasale e kësaj të fundit dhe nga asnjë prej kishave të tjera ortodokse të botës. Kryepeshkopi grek Kristodhuli e shprehu qartë këtë kur me këtë rast e quajti Shën Kozmain si “ndriçues i kombit”, duke e pasur fjalën për “kombin grek”, në të cilin ai fut dhe ortodoksët e Shqipërisë. Dhurata e Janullatosit është mjaft sinjifikuese. Me të ai i kumton kryepeshkopit grek dhe grekëve se rinia ortodokse shqiptare ecën në gjurmët e Shën Kozmait, pra në gjurmët e helenizmit. Plani i Kishës Greke, së cilës i përket Janullatos është që ky i fundit të bëhet shenjtor pasi të vdesë dhe t’i shërbejë si simbol kauzës së ortodoksisë dhe helenizmit në Vorio-Epir, së bashku me Shën Kozmain, si një Shën Kozma modern. Janullatos dhe Sinodi me shumicë greke i Kishës Ortodokse Shqiptare, derisa nuk pranojnë që të bëjnë një përshpirtje për viktimat çame, kanë bërë të tilla mëse një herë për ushtarët grekë të vrarë gjatë Luftës Italo-Greke. E pra, del se ushtarët grekë qenkan për Sinodin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare më të rëndësishëm se viktimat shqiptare. Çështja e refuzimit të Sinodit me shumicë greke të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare për të bërë një përshpirtje për viktimat çame, duhet marrë shumë seriozisht se kjo është një shenjë e miratimit të genocidit dhe të spastrimit etnik. Me këtë kjo Kishë që është aneks i Kishës Greke, kërkon të thotë se genocidi dhe spastrimi etnik kundër shqiptarëve duhet të vazhdojë më tutje, sipas MegaliIdesë, derisa, në aleancë me Serbinë të okupohet dhe të spastrohet Shqipëria, duke pësuar shqiptarët fatin e çamëve, ndërsa territori i Shqipërisë do të ndahet midis Greqisë dhe Serbisë. Tashmë është e qartë se Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare është aneks i Kishës Greke dhe provë për këtë është fakti se për çështjen e përkujtimores së genocidit kundër çamëve Kisha Ortodokse Shqiptare reagoi njëlloj si organizata “Omonia” e minoritetit grek në Shqipëri. Në këto rrethana, është koha që ortodoksët shqiptarë, elita e tyre intelektuale dhe politike ta kuptojnë se Janullatos dhe grekët e tjerë që kanë uzurpuar kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare e kanë futur në një «fushë të minuar» gjeopolitike gjithë komunitetin ortodoks shqiptar. Komuniteti ortodoks shqiptar duhet të ndahet nga Ortodoksia Helene që e ka uzurpuar kishën e tij, pasi Ortodoksia helene është instrument i gjeopolitikës greke, serbe dhe ruse, që po kërkon revansh në Ballkan, duke sfiduar SHBA dhe shqiptarët. Greqia po bëhet gati të hyjë në aventura që mund të çojnë në reduktimin dhe ndoshta shpërbërjen e saj si shtet. Në këto aventura Greqia kërkon të tërheqë dhe komunitetin ortodoks shqiptar. Këta duhet ta dijnë mirë se në rast se do të lejojnë që Greqia t’i tërheqë në këto aventura atëherë do të pësojnë fatin e grekëve të Anadollit, pas Luftës së Parë Botërore. Ortodoksizmi shqiptar nuk ka pse është ortodoksizëm helenik, as sllav. Ortodoksizmi helenik dhe sllav është paleoideologji e gjeopolitikës sllavo-greke. Ortodoksizmi në Shqipëri ose do të jetë ortodoksizëm shqiptar ose nuk do të ekzistojë fare. Ky do të jetë një fatalitet historik, por në një sens të caktuar do të jetë vetë zgjedhja e komunitetit ortodoks.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Janullatos, Pro G(ay)rekeve. Kunder Cameve.

Vladimir Karaj
27-06-2007


Krerët e tre komuniteteve fetare kryejn përshpirtjen për
çamët e vrarë 63 vjet më parë në forma të ndryshme
TIRANË- As hoxha nuk ishte i kthyer prej lindjes, as prifti
nuk kishte ndonjë kryq të madh pas shpine. Pas tyre ishte
vetëm pllakati i një salle mbledhjesh, e para tyre ishin
besimtarë të të gjitha llojeve që përsërisnin sipas rastit,
Amin ose Amen. Ndërsa bota është ende peng i lajmeve për
dhunë fetare, për atentate terroriste e për një mori
ndodhish, të cilat kryhen në emër të Zotit, komuniteti çam
në Shqipëri ka gjetur një mënyrë, për t'i fshirë këto ndasi
duke thirrur një "lutje ndërfetare", për njerëzit që vdiqën
apo u vranë gjatë gjenocidit të 63 viteve më parë.
Aktiviteti u krye në ambientet e një salle mbledhjesh në
hotel "Tirana Internacional" dhe ishte zgjedhur si mënyra
më e mirë për përshpirtjen e 4250 viktimave të
gjenocidit.Është një formë krejt e rrallë lutjeje, por
njerëzit në këtë sallë duket se e dinë që ka gjithmonë
mënyra të ndryshme për t'iu drejtuar Zotit, e se njeriu
është i prirur të besojë se ai që është krijuesi do t'ia
dëgjojë lutjen, sado e pazakontë qoftë mënyra me të cilën
ai është thirrur. Një formë të tillë gjeti edhe komuniteti
çam në Shqipëri, duke ia drejtuar këtë lutje një Zoti të
madh, që nuk e njeh dallimin e rasos me atë të çallmës.

Një lutje e tillë që mund të kryhej vetëm për viktimat e
një gjenocidi, që nuk e kanë pasur fatin të kenë pranë
vetes një shërbëtor të Zotit, që të mund të dëgjonte
pendimin e tyre, ndërsa jepnin shpirt nën përdhunë. Kreu i
Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, ai i Kishë
Katolike, Arkipeshkvi Rrok Mirdita dhe kreu i Komunitetit
Bektashi, Baba Reshat Bardhi morën pjesë dhe bënë lutje
sipas riteve të tyre, në kujtim të të vrarëve dhe të
vdekurve gjatë gjenocidit të ushtrisë greke 63 vjet më parë
kundër Çamëve. Në përshpirtjen e organizuar nga shoqata
Çamëria, si përfaqësuese e komunitetit çam të dëbuar për në
Shqipëri mungoi ashtu siç kishte paralajmëruar, kreu i
Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepeshkopi
Anastas Janullatos, të cilit Ardian Tana, kreu i shoqatës
Çamëria i bëri dje një tjetër lutje, për ta kryer shërbesën
sipas riteve ortodokse. "Nderimi për të vdekurit nuk është
kurrë çështje politike",- tha Tana, ndërsa shtoi se:
"shpresonte që Hirësia e Tij, Anastas Janullatos do ta
kryente lutjen në kishë". Sidoqoftë, gjatë gjithë takimit,
njëra nga karriget e radhës së parë për krah tre krerëve të
komuniteteve të tjera fetare në vend, e planifikuar për
kreun e kishës Ortodokse u la bosh.

Lutjet, edhe pse jo në format e tyre strikte fetare, u
kryen në mënyrat që përdor secili komunitet dhe krerët e
tre grupeve të mëdha fetare, iu drejtuan Zotit në forma të
ndryshme, duke i mësuar njerëzit që të përsërisnin pas tyre
pavarësisht fesë, Amin ose Amen. Të tre drejtuesit e feve,
bënë thirrje për paqe në të gjithë njerëzimin, ndërsa
mesazhi i fjalëve të tyre përveçse një ngushëllim për ata
që kishin humbur gjithçka gjatë gjenocidit, ishte edhe një
kujtesë për t"u lutur e për të besuar se "drejtësia e
Zotit", edhe nëse duket se ka munguar, do të vij një ditë
edhe për çamët, që u detyruan të linin tokat e tyre të
shtyrë prej bajonetave.

Imzot Rrok Mirdita:

Zoti ka premtuar drejtësi për gjithë njerëzimin

Shumë të nderuar zonja dhe zotërinj, besimi në Zotin na hap
një vizion mbi jetën dhe mbi vdekjen, që na ndihmon ta
shohim njeriun jo si viktimë të historisë dhe të fatit, por
si udhëtar drejt takimit përfundimtar me Zotin në qiell...
Ky vizion i marrëdhënieve të Zotit me njerëzit mund të na
ndihmojë të kuptojmë në një mënyrë më të thellë disa nga
absurditetet e historisë dhe disa nga plagët e njerëzimit
që vazhdojnë të dhembin edhe për shumë kohë pasi janë
hapur... Kur shikohet dhimbja e disa popujve, kur shikohen
padrejtësitë e tmerrshme historike të shpërnguljeve, të
shfarosjeve dhe të asgjësimit të më të dobëtëve dhe të
pambrojturve nga më të fuqishmit, të vjen të pyesësh: ku ka
shkuar premtimi që Zoti i bëri Abrahamit, se do të bekonte
të gjitha familjet e tokës? Popullsia çame, e shpërngulur
dhe e ndjekur me dhunë nga trojet ku kishte zënë vend, si
mund ta shohë bekimin e Zotit në tmerrin e dhimbjes dhe në
padrejtësinë e fitores së më të fuqishmëve? E megjithatë,
premtimi i Zotit nuk mund të asgjësohet nga veprimi
injerëzve. Ai i ka premtuar Abrahamit se do t'i bekojë të
gjitha familjet e tokës dhe i rri besnik këtij premtimi...
Besimi na ndihmon të kuptojmë se fitorja qëndron nga ana e
moralit dhe na jep dritë për të parë praninë e Zotit në
historinë e njerëzve, për t'i liruar ata nga e keqja. Të
gjithë të vdekurit në dhunën e ushtruar mbi popullsinë çame
pushofshin në paqen e amshuar!

Baba Reshat Bardhi:

Kufijtë politikë, nuk e pengojnë dashurinë hyjnore

Të nderuar miq të shoqatës "Çamëria". Të nderuar klerikë!
Të nderuar deputetë dhe pjesëmarrës në këtë takim Duke
përkujtuar masakrën çame ne përkujtojmë në të vërtetë një
nga tragjeditë më të mëdha të popullit tonë. Kjo tragjedi
megjithëse nga largësitë e 60 viteve, është një plagë e
hapur për ne shqiptarët, një plagë që ende kullon gjak.
Historia duhet të përgjigjet për këtë tragjedi sepse janë
mijëra nëna Çame me zemra të zhuritura, janë mijëra djem e
vajza çame që nuk njohin nënat dhe baballarët e tyre, janë
mijëra nipër e mbesa që nuk shkojnë dot në shtëpitë dhe
vatrat e gjyshërve të tyre. Vëllezër dhe motra! Duke
kënduar një lutje për martirët çamë, ne kemi besim tek i
madhi Zot se shumë shpejt do të vijë dita që shpirtrat e
tyre do të flenë të qetë, se kufijtë politikë nuk do të
bëhen pengesë për dashurinë hyjnore. Zoti e shpërbleftë
veprën e tyre, e Zoti e shpërbleftë edhe punën e
organizatorëve të këtij takimi. Zoti na ndihmoftë të
gjithëve. Amin.

Haxhi Selim Muça:

Në emër të Zotit, drejtësi për vëllezërit çamë

Të nderuar miq dhe të ftuar! Paqja dhe begatia e Allahut
qoftë mbi ju, familjet tuaja dhe mbarë popullin shqiptar.
Historia e popujve, ditët, muajt e vitet, fshehin brenda
vetes gëzimet dhe hidhërimet e njeriut. Shpirti njerëzor
noton mbi ngjarje, disa prej të cilave në memorien tonë,
risjellin ndjesinë e brengës, dhimbjes e padrejtësisë.
Qytetërimi dhe civilizimi i njeriut ka kaluar në shtigje
vuajtjesh, nga paudhësitë dhe luftërat që i bëjnë njerëzit
dhe popujt njëri - tjetrit. Në enciklopedinë e madhe të
familjes njerëzore kemi fletët tona dhe ne, hallemëdhenjtë
shqiptarë. Të ndarë, të mohuar, të vrarë, të dhunuar. Një
komb që rënkon. Një histori që dhemb. Një popull, trupin e
të cilit urrejtja e copëtoi por nuk e zhduku dot. Zoti,
Krijuesi i Gjithësisë thotë: "Kush vret padrejtësisht një
njeri është sikur të ketë vrarë gjithë njerëzinë". Në këtë
ditë hidhërimi bashkohemi në dhimbjen dhe mallin, brengën
dhe dashurinë, për ata të cilët nuk janë më pranë nesh, por
mbeten në varre, atje në Çamëri. Ata u ndanë prej nesh për
të vetmen krenari e cila për të tjerët ishte faj dhe mëkat,
ishin shqiptarë. Klithmat e fëmijëve të vrarë, lotët e
nënave të groposura, tokat dhe shtëpitë e djegura, sot
apelojnë ndërgjegjen njerëzore për drejtësi.Në emrin tënd
kërkojmë drejtësi o Zot, në këtë përshpirtje lutjes për
vëllezërit tonë çamë...O Zot, jepi paqe gjithë njerëzimit,
largoji nga ligësitë që i bëjnë njëri -tjetrit. O Zot, të
lutemi Ty për begatinë e vendit tonë dhe popullit
tonë.Falënderimet dhe lavdet janë vetëm për Ty, Zot i
Botërave, Mëshirues e Mëshirëplotë.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Janullatos, Pro G(ay)rekeve. Kunder Cameve.

Nga Përparim HALILI - Marshimi i çamëve deri në Qafë-Botë
të Sarandës, pra deri në centimetrin ndarës të kufirit
shqiptaro-grek, ishte përkujtim i masakrës greke mbi këtë
popullsi, që jo vetëm u përzu nga trojet e saj, por dhe u
masakrua barbarisht.Si ditë simbol është data 27 qershor,
ditë në të cilën 63 vjet më parë vdiqën, u torturuan e u
vranë afro 2500 çamë vetëm në një udhë-dëbim genocidist
grek. Çështja Çame tashmë është një problem i madh, jo
vetëm shqiptar, por me përmasa ndërkombëtare. Ngritja dhe
trajtimi i tij në parlamentin Europian tregon se
ndërkombëtarët progresistë kanë vëmendje për zgjidhjen e
tij, paçka se moszgjidhja e tij prej 62 vjetësh po mbulohet
me manovrat greke dhe me heshtjen prej ortaku me shtetin
grek të palës zyrtare shqiptare. Ne duhet të jemi të bindur
tashmë, se prapaskenat e dukshme greke në lidhje me
interesa të tjera territoriale ndaj Shqipërisë, të cilat
ringjallen me forma të tjera diversioni, vërtiten të gjitha
rrotull boshtit të Çamërisë, së rrëmbyer prej grekëve me
dhunë dhe gjenocidit të pashembullt kundër popullsisë çame
deri me përzënie gjakësore prej trojeve të tyre. Mbi 9 vjet
më parë, në seancën e datës 29 korrik 1997 të parlamentit,
zhvilluar lidhur me politikën e fqinjësisë aktive me
Greqinë ndaj “Çështjes Çame", ish-ministri i Jashtëm,
Paskal Milo, u përgjigj: "Zhvillimi i mëtejshëm i
marrëdhënieve shqiptaro-greke është objektiv parësor i
qeverisë dhe kjo përparësi është edhe për çamët po kaq e
dobishme dhe shpresëdhënës, sa edhe për gjithë shqiptarët".
Tani, që Greqia ofron shtetësi për homogjenët grekë, nuk
pranon të rikthej shtetësinë e çamëve, për rrjedhojë edhe
kthimin e tyre në trojet historike, prona të tyre! Kuptohet
se në ç`nivel ndodhet çështja çame dhe sa e "dobishme dhe
shpresëdhënëse" , ka qenë politika e "fqinjësisë së mirë" më
Greqinë, kur në mes vendeve qëndron një Ligj Lufte i pa
abroguar. Historia e këtij ligji, i cili nuk abrogohet edhe
për të mos zgjidhur Çame, është e tillë: Me gjithë faktin
që Shqipëria nuk ishte pjesë e sulmit italian ndaj Greqisë,
menjëherë pas fillimit të luftës, në Greqi u vendos dhe u
shpall “gjendja e luftës me Italinë dhe Shqipërinë, si palë
sulmuese”. Dekreti Mbretëror Grek i datës 10 Nëntor 1940,
ka hyrë në fuqi pas botimit në Gazetën Zyrtare Greke të
vitit 1940, me këtë përcaktim: "Italia me dominomet,
territoret perandorake, me kolonitë e saj dhe Shqipëria,
përcaktohen armike në kuptimin e Ligjit 2636. "Për veprimet
juridike të armiqve dhe sekuestrimin konservativ të
pasurive armike”. Në bazë të këtij ligji, të gjithë
pasuritë e shqiptarëve në Greqi, u vunë nën "sekuestrimin
konservativ" dhe filluan të adminstrohen nga shteti grek.
Duhet të theksojmë këtu se me fjalën "pasuritë e
shqiptarëve në Greqi" nuk kemi parasysh vetëm pasuritë e
shqiptarëve në trojet e tyre si në Çamëri etj, por për
pasuritë e shqiptarëve në të gjithë territorin e shtetit
grek. Më vonë me vendim të përbashkët të Ministrisë së
Ekonomisë Kombëtare dhe të Ministrisë së Financave të
Greqisë, datë 9 qershor 1947, Nr 14882/3574 dhe më vonë në
bazë të ligjit nr. 4506, datë 14 mars 1966, përjashtoheshin
nga zbatimi i dispozitave të ligjit të luftës "shtetasit
shqiptarë me origjinë greke që banonin në Shqipëri". Sipas
këtij ligji dhe sipas dëshirës identifikuese greke "shtetas
shqiptarë me origjinë greke" quhen të gjithë ortodoksët e
Shqipërisë. Në vitin 1987 grekët mashtruan në lidhje me
heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë. Duhet kujtuar, se
grekët kanë qenë mashtrues deri vonë në lidhje më këtë
çështje. Kështu për shembull ish-Këshilltari i Shtypit i
Ambasadës Greke në Tiranë, Kristos Failadis në vitin 1994,
i ka deklaruar gazetës "Aleanca": "Me komunikatën zyrtare
të Këshillit të Ministrave të Greqisë datë 28 gusht 1987,
ka pushuar së ekzistuari gjendja e luftës me Shqipërinë. Ky
dokument zyrtar i Këshillit të Ministrave është firmosur
nga kryeministri i asaj kohe, Papandreu dhe ministrat
pjesëmarrës". Sipas informacioneve që kemi, ky i
ashtuquajtur "vendim" nuk është botuar në Gazetën Zyrtare
të Greqisë, pra ka qenë një mashtrim grek, për t`i shërbyer
politikës së "dy popujve miq", publikuar që nga koha e
regjimit të Enver Hoxhës. Tashmë nuk ka asnjë mëdyshje që
shkaku kryesor dhe i vetëm i mbajtjes së ligjit të luftës
me Shqipërinë është ai ekonomik dhe territorial. Sipas
ligjit grek të luftës, të gjitha pronat e shqiptarëve në
Greqi administrohen e shfrytëzohen nga shteti grek. Në këto
pasuri futen tokat bujqësore, trojet, objektet, fabrikat,
punishtet, llogaritë bankare etj. Po ashtu sot ekziston çdo
mundësi dhe bazë juridike prej shtetit grek, që emigrantëve
shqiptarë në Greqi t`u konfiskohen ato pak prona që kanë
blerë, pasuritë e tjera, pse jo edhe llogaritë bankare.
Këtë e përcakton Ligji i Luftës! Por në tërësinë e
interesave të dukshme e të padukshme të Greqisë për të
mbajtur në fuqi këtë ligj, qëndrojnë edhe motive të tjera
me natyrë ushtarake, psikologjike, bllokuese, racore. Sipas
këtij ligji, shtetasit shqiptarë që punojnë si emigrantë në
Greqi mund të konsiderohen si skllevër pa asnjë të drejtë,
mund të trajtohen si të ketë dëshirë shteti grek, siç ka
ndodhur dhe po vazhdon të ndodh me ta, pavarësisht vendimit
të fundit djallëzor të qeverisë greke për greqizimin ligjor
të tyre. Në funksion të këtij qëllimi zhvatës të pronave
dhe trojeve shqiptare në Greqi, në datë 10.11.1940,
Parlamenti Grek ka miratuar Ligjin Nr. 2636 “Mbi veprimet
juridike të armiqve dhe konfiskimin konservativ të pasurive
armike”në zbatim të këtij ligji, me Dekret Mbretëror Grek
është deklaruar “Gjendja e Luftës me Shqipërinë”. Shteti
grek, për të “zbutur” disi maskarën zhvatëse të pronave të
shqiptarëve në Greqi, me dy akte nënligjore të Ministrisë
së Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë, me nr. 14882 e
nr. 3574, si dhe me Ligjin 4506 të vitit 1965, të datave
07.06.1947 dhe 09.07.1947, ka bërë përjashtim për shtetasit
shqiptarë me kombësi greke, duke iu dhënë të drejtën e
rifitimit të pronave të sekuestruara. Këtë akt sekuestro e
ka mbrojtur Gjykata Kushtetuese Greke edhe në vitin 1970,
duke shpallur vazhdimin e sekuestros së pronave të
shqiptarëve me kombësi jo greke, deri në momentin e
shfuqizimit të ligjit të luftës dhe të nënshkrimit të
traktatit të paqes Greqi-Shqipëri. Edhe tani, 64 vjet pas
daljes së atij ligji famëkeq, edhe pse mbretëria greke
është rrëzuar, edhe pse kanë kaluar 60 vjet nga përfundimi
i Luftës së Dytë Botërore, edhe pse “miqësia” mes dy
vendeve vazhdon, dekreti i gjendjes së luftës kundër
Shqipërisë dhe ligji i sekuestros konservative për pronat e
shqiptarëve, nuk po shfuqizohen.

Masakra në Çamëri

• Të vrarë: 4300 burra e gra
• Të zhdukur: 3500 burra e gra
• Të djegur: 102 fshatra
• Shkatërruar: 57 fshatra
• Shkatërruar: 7280 shtëpi

Disa të pushkatuar nga grekët

• Muharrem Nuredini (26 vjeç) nga Nihorri, veteriner,
Sekretar i Bashkisë Delvinë, u pushkatua në fshatin
Kakodhiq, së bashku me Sabri Abazin.
• Myrteza Mezan Prari nga Grikëhori, u pushkatua në Daulez.
• Omar Deme nga Picari, u pushkatua në afërsi të fshatit
Karjan.
• Qazim Jakup Muskliu, Safet Dino nga Pjadhuli dhe Sulejman
Bilal Selmani nga Picari, u pushkatuan në Shkallë të
Zurjanit.
• Qazim Rexhep Himo nga Glopoçari e Ahmat Fetahu, u
pushkatuan në “Stamatël”, pranë Kishës së Gumenicës.
• Qazim dhe Selfo Telhaja nga Sklavi, u pushkatuan nga
ushtria greke.
• Rakibe Xhelili, u pushkatua në shtëpinë e saj, në Spatar.
• Ramiz Habibi nga Sharati, pushkatohet në Shkallë-Zurjan,
rrugës për në internim.
• Sako Banushi, nga Nunshati, u pushkatua në burgun e
Gumenicës.
• Shefqet Jasin Qemali nga Gurrëza, u pushkatua në fshatin
Gola.
• Shuaip Xhemaliu, u pushkatua në fshatin Vigël.
• Shquri Abaz Bajrami nga Grikëhori (28 vjeçar), u
pushkatua në “Stamël”
• Shyquri Musa Hoxha nga Picari, u pushkatua në fshatin
Karjan.
• Xhevdet Muharrem Meçi nga Rrëzani, pushkatohet tek
dyqanet e Galbaqit, bashkë me babanë dhe kunatin nga
Dolani.
• Rexhep Muhametit nga Dolani, i pushkatohet vëllai dhe
kunati, në kroin e fshatit.

Disa të vdekur në tortura e burgje greke

• Harun Meleqi, Dishat
• Shaqir Faslli Dine, Konsipol
• Ajdin Muhedin Nuhu, Mininë
• Ali Mulla Osmani, Grikëhor
• Aliko Idriz Berberi, Margëllëç
• Shaban Jakup Gjuzeli, Margëllëç
• Emin Mahmut Pera, Grikëhor
• Avni Bani(Shabani) , Dolan
• Rexhep Nuredin Nure, Grikëhor
• Veip Jupja, Volë
• Xhemali Çafa Isai, Dolan
• & #61472;&# 61505;dil Ferhati,
Sollopi
• Taip Zenjo Bylykbashi, Luarat
• Hoxhë Ali Omeri, Mazrekë
• Dush Mulazimi, Pargë
• Hamit Myrto, Volë
• Murat Mato Dauti, Vrastovë
• Myrto Mameçua, Volë
• Hoxhë Musa Veliu, Mazrekë
• Ali Osman Mullai, Grikëhor
• Bastri Mustafa Buza, Luarat
• Murat Meto, Vrastovë
• Shaban Bajram Kaciqi, Mazrekë
• & #61472;Yzeir Tahir Meta, Mazrekë
• Iljaz Jakup Vongu, Margëllëç
• Mamo Allkushi, Luarat
• Sabri Osman Hysa, Margëllëç
• Ahmet Rakipi, Gurrëz
• Bastri Smail Sheqiri
• Bilal Isufi, Spatar
• Damin Muhameti, Spatar
• Emin Hajro, Spatar
• Kaso Avdullahu, Spatar
;Kaso Rakipi, Gurrëz
• Refat Sulejman Feruli, Margëllëç
• Rustem Uzeir Arxuja, Margëllëç
• Shaban Metli Sheni, Luarat
• Xhemal Efendiu, Paramithi
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Janullatos, Pro G(ay)rekeve. Kunder Cameve.

sot eshte nje dite e shenuar pasi po ngrihen zera per rrezimin e grekeve nga kisha orthodhokse autoqefale shqiptare
 
Top