Jane me te paedukuar femijet e sotem?!

aurrel

Primus registratum
Jane me te paedukuar femijet e sotem?!

sapo u ktheva nga shqiperia dhe nje nga gjerat qe me beri pershtypie ishte, qe femijet e sotem jane me shume invadent... nuk kane ndienje respekti per mikun ose me te madhin!!!
nuk dua te them se duhet te rrine urte ne nje cep...jam nje nga ata qe mendon per te drejtat e femijeve....por, keto siellje invadente te femijve tregojne dhe veshtirsite qe hasin familjet ne shqiperi per ti dhene nje edukazion femijeve te tyre....c'fare mendoni? :angel:
 

ano

Primus registratum
Re: Jane me te paedukuar femijet e sotem?!

E kane fajin prinderit qe i llastojne femijet e tyre. :cry:
 

aurrel

Primus registratum
Re: Jane me te paedukuar femijet e sotem?!

NUKMENDOJ SE ESHTE KAQ E THJESHTE...KA SHUME GJERA QE DUHEN MARRE PARASYSH...DUHET PARRE EDHE NGA ANA SOCIALE SE SI KANE NDRYSHUAR MARDHENIET PRINDER FEMIJE...NDRUSHIMET SOCIALE KANE BERE SI DHE NDRYSHIME TE RAPORTIT E PRINDERVE ME FEMIJET
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: Jane me te paedukuar femijet e sotem?!

po jo se prindrit i kan fajet, po i llastove ca pret. Kujtojne se behen te emancipuar po i llastaun femijet e ti len te bejn cfar te duan.
 

aurrel

Primus registratum
Re: Jane me te paedukuar femijet e sotem?!

jam dakort me ty, edukimi i femijeve varet nga prindiret dhe kjo gje dihet, por edhe shoqeria ka pjesen e vete...ne kete te socmen me sa shoh une sidomos burrat jane ter diten jashte na pune ose kafeneve... dhe nuk kane nje projekt se bashku me grua per edukimin e femijeve...ndersa jan aq shume te marre mbas problemeve te shumta qe ka per te jetuar ne shqiperi sa harrojne me te rendesishmen ... "te jene prinder"
 

Vals

Primus registratum
Re: Jane me te paedukuar femijet e sotem?!

Me sa pashe ne Tirane tek kusherinjte e mi, nuk ju vinin kufi femijeve, sidomos po te rriten me gjyshe dhe gjysh brenda. Nuk e di pse, po shikoja femije qe prishnin shume leke perdite e blenin cokollata, akullore, e patatina gjithe diten e nuk hanin ushqim tamam pastaj. Shikoja prinder qe i vshinin femijet gjithe xixa, tualet e rroba te papershtatshme qe te dukeshin si ai kengetar apo ajo aktore e ju mesonin lloj-lloj budalliqesh jo per moshen. I shikoja pastaj te rrinin para televizorit gjithe diten. NUk pashe nje prind ti lexonte kalamanit nje liber.
 

aurrel

Primus registratum
Re: Jane me te paedukuar femijet e sotem?!

NOK ESHTE E LEHTE TE JESH PRINDER DHE NUK LINDIM TE TILLE
PRINDERIT DUHE TE MOS HARROJNE SE ESHTE NJE PERGJEGJSI E MADHE DHE DUHET TE BEJNE CMOS TE RRISIN FEMIJE TE EDUKUAR,TE PASTER DHE ME DASHURI PER JETEN.
KEMI NEVOJE PER NJE BREZ TE RI E TE NDERGJESHEM PER NJE TE ARDHME SA ME TE MIRE NE VENDIN TONE.
 

edliranoja

Primus registratum
Re: Jane me te paedukuar femijet e sotem?!

PO ESHTE E VERTETE QE FEMIJET E SOTEM JANE ME TE PAEDUKUER E KETU NDIKON MJAFT EDHE TELEVIZIONI. SHUME FEMIJE SHPESH KERKOJNE TE EMITOJNE GJESTE TE PABUKURA. PO NE FAKT ROLIN KRYESORE E KANE PRINDERIT. UNE NUK I DUROJ DOT ATO PRINDER QE THONE:- "SILLET KEQ FEMIJA IM PO S'KAM C'TI BEJ", NDERKOHE QE FEMIJA I TIJ ESHTE NE FILLORE. KUR NUK DI TA KOMANDOJE E T'I MESOJE RESPEKTIN NDAJ PRINDIT NE KETE MOSHE, PO ME VONE? VETE PRINDI DUHET TE SIGUROHET SE ME KE I SHOQEROHET FEMIJA, DUHET T'I FLASE ME SHEMBUJ SE C'ESHTE E DREJTE DHE E PADREJTE, POR NENAT E SOTME KALOJNE GJITHE DITEN ME TELENOVELA, E NUK KANE KOHE TE MERREN ME FEMIJET E TYRE, BILES MENDOJNE SE ESHTE MIRE T'U JAPIN LIRI TE PLOTE "SIC BEJNE TE HUAJT"
(perjashto nenen time qe me jep akoma leksione te gjata)
 

abs

nuk e di...
Re: Jane me te paedukuar femijet e sotem?!

Simbas meje, s ka fmi te pa edukuar, por prinder te pa pregaditur per te qene prind!

Me vjen keq kur pritet respekt nga fmija, ndienj me te cilen nuk eshte ushqyer...!

Fmija asht pasqyre e prinderit thojne anej nga anet tona.


------------------------

si urnon... :tipsy:
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Jane me te paedukuar femijet e sotem?!

Femijet e sotem nuk jane te paedukuar por te edukuar keq.

Cilet jane prinderit e sotem? Femijet e traumatizuar te rritur ne kohen e Enverit...
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Jane me te paedukuar femijet e sotem?!

cdo brez fajeson ate me perpara dhe anasjelltas eshte ne dialektiken e gjerave kshu ka qene e kshu do jet... ohu i kemi degjuar te gjitha, por
krahasime mund te behen vetem me femije te te njejtit brez bile te rritur ne ambiente te krahasueshme ku mbizoterojne norma te ngjashme.

kush jane prinderit e sotem? ketej fajesojne gjeneraten e viteve 60 baby boom generation qe shoqerohet me idealet e liris swinging 60-s free love sex rock'n roll drugs rebellion .

ka kaluar dhe shqiperia njefare liberalizmi all shqiptarce nga fundi viteve 60 fillimi i viteve 70 /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Jane me te paedukuar femijet e sotem?!

Femijet e sotem nuk jane te paedukuar, por jane shume te llastuar.

Kjo nuk ka te bej fare, me edukimin e keq te prinderve, por thjeshte eshte kohe e tille.

Nuk krahasohet kurre nje femi i sodit me femije e dikurshem as me femijerine tone.

Ndryshon koha, kultura ekonomia. Cdo gje ecen perpara me kohen.

Cfare ne sot na duket shume, per ata eshte dicka normale, sepse nuk kane jetuar kohet tona.
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Jane me te paedukuar femijet e sotem?!

sepse prindi eshte i shkujdesur dhe e trajton femijen sipas botkuptimit dhe ineresave te vetes
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Jane me te paedukuar femijet e sotem?!

Fillimisht postuar nga Lara Croft:
[qb]
Ime bije shan Debil /pf/images/graemlins/laugh.gif sepse ka degjuar mamin e vet qe shan policet rruges debil. [/qb]
Pak jashte teme, por me fal Lara, si ja ben qe kufizohesh vetem me sharjen Debil? /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

Djali im di ca fjale me teper; pasi fjalori im eshte me i kripur /pf/images/graemlins/wink.gif ne te tilla raste... Per fat te mire, deri tani nuk kam marre asnje sinjalizim nga shkolla e tim biri :devil: per perdorim fjalesh "mbi 15 vjeç"...
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Jane me te paedukuar femijet e sotem?!

Une e kom thon qe edukimi duhet te filloj me prinderit. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Une mendoj qe kalamojt e huaj shpesh jon ma te kqij sesa kalamojt shqiptar.
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Jane me te paedukuar femijet e sotem?!

Une ve re diçka tjeter, dikur femijet luanin bashke me top me llastiqe, luftash, me litar, me peta (e lloj lloj mjetesh rrethanore ne fakt /pf/images/graemlins/laugh.gif ) dhe ekzistonte koncepti i "playground" ku krijoheshin shoqerite e para, ku njeriu e shikonte veten si "udheheqes" i grupit, organizatori, shakaxhiu, llastica, qullashi etj. etj... ku vraponim si te çmendur; qeshnim apo qanim, gjunjet i kishim me te qepurat /pf/images/graemlins/laugh.gif e radhes...

Sot une shoh qe numri i shokeve te djalit tim eshte 3 (tre) { edhe shifra ne fjale sikur po plotesoj noi check /pf/images/graemlins/laugh.gif *; dhe kur mblidhen bashke shkojne ne shtepine e ndonjerit dhe shohin DVD e Nemos se bashku, luajne me play station, apo me serine e radhes te digimoneve apo yu-gi-oh-ve...
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Jane me te paedukuar femijet e sotem?!

LRLR:
Une e kom thon qe edukimi duhet te filloj me prinderit.

Une mendoj qe kalamojt e huaj shpesh jon ma te kqij sesa kalamojt shqiptar.

------------------------

ha h ah aha ah ah ah
 

abs

nuk e di...
Re: Jane me te paedukuar femijet e sotem?!

MENDOJ se dhe jeta ka ndryshu ne krahasim me ATEHER prandaj zhvillimi i jep mundsin femijeve qe te mos lozin me lojrat e dikurshme por te zbaviten me dvd e nemos apo barbit.
gjeja qe m jep bezdi mu personalisht esht kur prindrit mundohen te 'justifikohen' se s kemi koh per tu marr me femijen apo jemi te lodhur nga puna...ose s kam ci bej.ky m duket kulmi dhe nji fmi me nje prind te tille c'far edukate mund te marre.
jam dakort me Absin kur thote qe ka plot prind qe jan te papregatitur per te bere PRINDIN ne kuptimin e plote te fjales.
-------------------------------------------------
t mundohemi te bejme me te miren per krijesat me te shtrejta :angel:
 

abs

nuk e di...
Re: Jane me te paedukuar femijet e sotem?!

vazhdoj te mendoj /pf/images/graemlins/laugh.gif
se prinderi s ka pse te futet ne nje [strukture] te `sjellshme, brave, te urte`, me kte dua te them, qe Prinderi s ka pse mos te perdori FJALET E ARTA /pf/images/graemlins/wink.gif
Psh kur e perdori vet, ne fam. kte fjalor, kerkoj falje /pf/images/graemlins/laugh.gif , jooo ma kthejne pergj. ai/ajo e meritonte kte fjale...

E pra, sic e permendi dhe Lara, nese me femijen flitet haptas, , perdoren fjalet ME FAL, TE LUTEM, FALEMINDERIT...etjere...cdo fjale (e pa kufizuar) qe perdoret ka nje senc tjeter dhe trupi (gjuha e trupit)merr nje qendrim tjeter.
Interpretimi luan rol te rendesishem, mendoj.

Personalisht e theksoj qe, kur femija merret seriozisht, te flasish me te si me nje qe "rrin perball" tejet, pa marr parasysh lartesine e trupit e numrin e viteve qe ke/ka, ke ndertu nje lidhje nje "shtepi te padukshme" solide te forte.

Dhe dicka, se di pse keq interpretohet llastimi ne kulturen tone ne pergjithsi.
Pervehte mendoj se llastimi ose me mire PERKEDHELJA si ban asnje krijese dam/keq!
E pranoj se llastimi ose Perkedhelja ka nuanca te ndryshme.
Preferoj te mos ti perkedhelim femite ne rradhe te pare me Placka/Sende Materiale, por me dashurine qe ju dhurojme, me respektin qe ju japim.

Po ju tregoj SHKURT nje rast qe me ka befasuar nga nje vajze 15vjece te ish puna ime.
Ajo mendonte se donte nje djale. Ai djali mbas dy javesh e kishte marr ne nje hotel. Ajo ne momentin X kishte ike nga Hoteli.
Erdhi tek puna ime. Folem shume gjate...
Mes te tjerave tha: Me mungon dashuria e prinderve, nga ato s kam degjuar ndonjehere nje fjale te ngrohte, te dashur, qe te vlerson, vetem cfare duhet te baj, cfare asht mire te baj, si duhet te sillem, ti nderoj ato e tjere...athere si une dhe cdo njeri do kerkoje ngrohtesi dikund tjeter...dhe ky `dikund` nuk asht tamam ajo qe kerkojajo ngrohtesi qe kerkoj...e :cry: !!! /pf/images/graemlins/frown.gif

Kshtuqe, uroj te mos kursehen fjalet e amla/vlersuese, ne cdo rast, te dites...! :wub:


teta absit i maroj kafja /pf/images/graemlins/laugh.gif


----------------------

Te kam me vehte :angel: i amel.
 

ildina

Primus registratum
Re: Jane me te paedukuar femijet e sotem?!

Doja te thoja qe nuk ka femije te paedukate. Ka te rritur qe nuk degjojne dhe nuk u vene veshin femijeve.
Eshte normale kur nje person qe ne nuk njohim dhe vjen ne shtepine tone na duket sikur po na pushton ambjentin tone. Kur vjen nje mik ne familje ai merr gjithe vemendjen qe femija eshte mesuar ta kete te tijen. Dhe ndihet i kercenuar qe po humb territorin e tij. Kjo eshte edhe arsyeja qe femijet te afrohen me veshtersi dhe nuk mujdn ti puthesh ne faqe sepse fshihen.
femijet duhen degjuar me kujdes dhe duhen pyetur me pyetje te thjeshta. Ata jane te thjeshte ama te pakuptueshem kur nuk u kushtun vemendjen e duhur. Mabaj mend para 2 vjetesh kur isha me pushime.Nje vajze e vogel rreth 3 vjec(akoma si kishte mbushur) po ulerinte ne shtepine e saj. Ishin mbledhur gjitha grate e pallatit. Secila i tregonte se ajo nuk duhej te uleriste se duhet te rrinte urte...ndersa ajo ulerinte akoma me shume. I afrom me ngadale dhe i them "Cfare ka Anna MAria?" Ajo me pergjigjet nuk dua ti degjoj keto qe flasin e flasin.Me lodhin dhe una dua te loz. Mori setin e kafes dhe filloi te lozi me mua.Dhe femija u qetesua sikur nuk ishte me ajo.
Prandaj duhet vemendje per femijet para se ti gjykojme te o pa edukuar.


Gjithe te mirat me bebat tuaj!!!!
 
Top