Jane crrenjosur komunistat nga politika shqiptare

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Jane crrenjosur komunistat nga politika shqipt

Noto, hajdutat e kriminelat n'komunizëm kishin dënimet mo t'lehta or mik.

Ke nigju naiher t'hash burgun, internimin, etj, sepse një antar i familjes tate (vllai bie llafi megjithse kishe familjen tate ti) ishte prift? Ke nigju naiher për Ligjin mbi Agjitacionin e propagandën? Sigurisht që jo e prandaj dhe të duken si UFO kto që lexon këtu e prandaj s'ta do mendja sepse janë faktikisht idiotlliqe por që ndodhnin. Dhe ai që thoshte që s'ka patate, qumësht, mish, etj, e hate nga 5 deri 15 vjet burg n'varsi t'armiqsive që kishte. E mjaftojshin 2 veta me thon që ti ke thon që s'ka patate ne e kishe t'nerum venin n'Spaç. Megjithate m'bohet qefi që ti je rrit larg ktyne gjonave e ishalla nanji si puna jote merr n'dor drejtimin e politikës se nuk ka inote e as lidhje me komunizmin.

Sa për temën.

Rrënjët e komunizmit nuk janë ç'rrënjosur se ato janë të ngulura në popull. Nuk ka qenë kot shprehja që Partia i ka rrënjët në popull. Preje sa t'dush ti pemën prap do qisi filiza anash. Duhen shkul rronjët e kto dun koh me u shkul.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Jane crrenjosur komunistat nga politika shqipt

Ti noto cfare mendon se do ti quanin demokrat kjo eshte absurde ata me siguri do gjenin nje justifikim per ti bere te keqinje para popullit si per shembull poliagjent(MEHMET SHEHU) dhe ato qe thua ti
 
H

harap

Guest
Re: Jane crrenjosur komunistat nga politika shqipt

Komunistat kane qene , jane e do te jene edhe per shume kohe ne drejtim te Shqiperise.
Ne nje artikull Ramiz Alia shprehte deshiren per tu bere president edhe emrin e tij do e propozoj Paskal Milo.Te pakten kete ide kishte.
Kurse i biri i Enver Hoxhes mendonte te ishte pjese e parlamentit te ardhshem si kryetar i partise komuniste ku mendohet te marr vendin e hysni milloshit.Do konkuronte ne gjirokaster.
Mjaftuan 17 vjet qe ato te harroheshin.
 

MLK

Primus registratum
Re: Jane crrenjosur komunistat nga politika shqipt

Mese normale, komunizmi ashtu si dhe kapitalizmi i ka sherbyer nje shtrese te popullsise, keshtu qe sido qe te shkoje, do te gjej mbeshtetesit e vet.
 

hawk

Primus registratum
Re: Jane crrenjosur komunistat nga politika shqipt

Nese ne Europen Perendimore apo Lindore ka PK perse duhet te perbeje banalitet elementi komunist ne Shqiperi??
Te paguajne ato qe kan duart me gjak ose pasurohen nepermejt riciklimit te parase se vjedhur nga populli dhe..."bujrum".
Pretendojme se jemi vend demokratik.Atehere komunistet jane te lire te marrin pjese ne jeten politike,sociale,ekonomike...por vetem pas nje rishikimi historise se tyre ideologjike.
Nese ketu flasim per enveriste,kjo eshte ceshtje tjeter.Ato jane degjenerim i nje ideologjie,ose me mire te themi privatizim klanore( ne nje periudhe shtezimesh...).
Nuk perfaqsojne komunizmin.
Te tille nostalgjik ose pasardhes, kemi ne politiken tone, qe nuk duhet harruar se ka misionin ricikluese te klanit enverist e jo te komunizmit.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Jane crrenjosur komunistat nga politika shqipt

Jo nuk duhet te marrin pjese ne rumani etj keto probleme jane zgjidhur edhe ata qe ishin komunista nuk mund te marrin me pjese dhe te jene perfaqesues.
Sot deputeti i PD-se nga Shkodra akuzoj kryeministrin dhe qeverin se po dretohet nga komunista dhe hoqi dore nga PD dhe tha se nuk e perfaqeson me dhe do te jete i pavarur.Nje denoncim tjeter per faktin se akoma na drejtojne te njejtet tani po vjen brenda PD-se mesa duket se shpejti do te ndodhin ndryshime pasi ka shume te pakenaqur brenda PD-se
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Jane crrenjosur komunistat nga politika shqipt

Tani ke quani komunista ju? Nqs quani komunista ata qe jane akoma me teorine marksiste-leniniste atehere komunista ka aq sa ka iluminista psh. Pra praktikisht eshte rryme e vdwkur (biles edhe Kuba apo Kina nuk jane komuniste por thjesht vetdeklarohen te tilla).
Nqs e keni per ish-komunistat dmth klasen qe sundonte qe nga `45 (qe normalisht duhet te quhen "komunistat"-antikomuniste)atehere ata jane si puna e asaj batutes tek "Nentori i dyte" kur ai mytesarifi turk thote:
Mos kujtoni se do te na shkulni me nje te ngritur te flamurit Ismail Bej. Pas do te na keni tere jeten.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Jane crrenjosur komunistat nga politika shqipt

Mua me duket se kjo levizje e Bakallit ka te bej me levizjen qe po krijon Ngjela pasi e kane akuzuar qe te dy per te njetat gjera PD dhe Berishen.Te gjitha keto veprime kundra komunizmit po shprehin nevojen per hapjen e dosjeve ne shqiperi pasi keshtu po akuzohen te gjithe per komunista!
 

albifr

Primus registratum
Re: Jane crrenjosur komunistat nga politika shqipt

jo komunistat jane akoma me prezent se kurre sepse shumica e atyre "demokrateve te zjarrte qe jane sot, kane qene perkrahesit me te medhenj te komunistave. madje edhe z.BERISHA qe shtirret per demokrat, ka mendimet me komuniste nga te gjithe. ai e perdor emrin demokraci dhe parti demokratike per te maskuar ideologjite e tija prej komunisti te flakte. ai nuk e duron dot mendimin e lire dhe ate ndryshe. ai nuk mund ta lejoje median e lire, nuk pyet njeri per vendimet qe merr madje edhe ato antikushtetuese sepse mendon te jet zot i ketij vendi. edhe brenda partise se tij ndihet tirania e ketij personi dhe duket nga reagimet e z.BAMIR TOPI, z.NGJELA dhe se fundi ato te deputetit te zones nr.4 ne Shkoder z.BAKALLI. MJAFT na hodhi hi syve. tirani eshte e mbetet tiran dhe kjo vlen edhe per komunistat.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Jane crrenjosur komunistat nga politika shqipt

Gilmani pati sukses te madhe pasi tha ate qe te gjithe e dinin por ky ishte i vetmi me ngjelen qe e denoncuan PD=PPSH.
BRAVO GILMAN BAKALLI!!!
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Jane crrenjosur komunistat nga politika shqipt

sot une kam nje mendim ndryshe nga ai qe kisha disa muaj me para kohe ene te cilen hapa edhe temen, kam mendim ndryshe sepse me sa po shikoj ata qe kerkojne te hapin dosjet jane disa ish sigurimsa te cilet ishin besnik ndaj idealeve marksiste qe e thoshnin hapur kete ndersa sot cuditerisht kur era ndryshoj ata jane plotesishte te paster dhe per ironi ata kane dale ne cdo media duke akuzuar dhe kerkuar te hapen dosjet per kundershtaret e tyre politik te cilet per arsye dhune edhe formave te tjera te presionit dhe jo vendimeve personale kane bashkepunuar me sigurimin pasi ishte sigurimi i cili ne vitet e fundit kerkonte bashkepunim me njerez nga familjet te cilat ishin kundra sistemit duke i marre keta kundra inisiatives se tyre por nepermjet frikes dhe ndalimmit te kryerjes se aktiviteteve shkollore, punes ettj

Nese shume dosje nuk do ishin asgjesuar do isha pro por sot qe po del se shumica e dosjeve jane asgjesuar dhe ne menyre te vecante te atyre qe jane sot ne politiken e majte si RUCI,DOKLE,PETRO KOCI ETJ te cilet me hipokrizin me te madhe sot dalin para TV sikur te ishin...
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Jane crrenjosur komunistat nga politika shqipt

C'fare pyetje e pa kuptim?
Ata (komunistat) ne bashkepunim me spinuat e tyre (Corapaj, Dezinjatorja, Masoviku....) dhe gjithe boten e qyteteruar dhe te paqyteteruar qe bene biznes me ta (komunsitat), jane rrenjosur ne jete te jeteve.
 
Top