James Murdoch, pinjolli i përfolur i News Corporation

James Murdoch, pinjolli i përfolur i News Corporation

“News Corporation” i Rupert Murdoch nuk është vetëm një nga perandoritë më të mëdha mediatike në botë, por edhe një nga më kontradiktoret. I biri i Murdoch, James, është një nga figurat kryesore të kompanisë dhe në një intervistë të fundit, ka shprehur mendimet e tij në lidhje me imazhin e biznesit që drejton, spekulimin se është duke u përgatitur të trashëgojë pushtetin dhe postin e të atit, si edhe ardhmërinë e lajmeve online.

Z. Murdoch, sa kohë ka që e shihni me frikë të ardhmen e biznesit tuaj?

Më çudit fakti që ju kam lënë këtë përshtypje. “News Corporation” është një ndërmarrje që ka një uri të madhe për ndryshim.

Në vitin 2000 ju keni thënë: “Nëse do të më duhet të lexoj budallallëqe në lidhje me mbijetesën e shtypit të shkruar më mirë tia fus vetes”. Ndërkohë, sot ju mbani fjalime në lidhje me vështirësitë me të cilat po përballet gazetaria e shtypit të shkruar në moshën e internetit. A kemi apo jo të bëjmë me frikë këtu?

Frika nga interneti është një frikë që na ndjek që nga vitet 90 dhe kjo shprehet në të gjitha konferencat që organizojmë në lidhje me të ardhmen e shtypit të shkruar. Por transformimi dixhital nuk është më e ardhmja, porse e tashmja dhe “News Corporation” nuk ka absolutisht asnjë lloj frike ndaj ndryshimeve. Me futjen e internetit në masë kanë rënë të gjitha barrierat. Nuk ka më një treg televiziv, nuk ka më një treg të shtypit të shkruar dhe nuk ka më një treg online. Ka vetëm një treg gjithëpërfshirës, në të cilin operojmë.

Megjithatë, jemi mësuar të dëgjojmë fjali më mbështetëse në lidhje me shtypin e shkruar nga ana e “News Corporation”.

Ajo që më shqetëson me të vërtetë është pamundësia e një debati të arsyeshëm në lidhje me këtë çështje, pasi aparati i shërbimit publik konsiderohet thuajse i shenjtë dhe si i tillë edhe i paprekshëm. E kam fjalën për televizione të tipit BBC. Këto media kanë një pushtet shumë të madh dhe gjithmonë arrijnë të mundin mediat private, duke mbajtur me zor pushtetin në tregun mediatik.

Megjithatë, imazhi i “News Corporation” ka qenë deri më tani ai i një korporate monopol opinionesh shpesh të pamëshirshme. Ju keni si kompani 200 gazeta, përfshi edhe gazeta shumë të fuqishme, tabloide si “Sun” në Britaninë e Madhe, apo “Wall Street Journal” në Shtetet e Bashkuara, si edhe stacionet televizive “Sky” e “Fox”. Kudo ku shfaqet Murdoch ka debate, kontradikta e kritika. A ju lodh një imazh i tillë?

Nuk shqetësohemi për ato që shkruhen vazhdimisht në lidhje me imazhin tonë. Ajo çka vlen për ne është se çfarë mendon lexuesi dhe shikuesi. Në Itali kemi bërë për vete rreth 5 milionë klientë brenda një periudhe 5-vjeçare, në Britaninë e Madhe kemi 10 milionë klientë dhe të gjithë ata vijnë vullnetarisht te ne. Ne vetëm themi: kjo është oferta jonë dhe me një çmim të ndershëm. Blijeni ose lëreni.

Në internet ju zakonisht deri më tani i jepni pa pagesë përmbajtjet e gazetave dhe revistave tuaja. Babai juaj, së fundmi njoftoi se “News Corporation” shumë shpejt do të kërkojë para nga klientët në këmbim të lajmit për sa u përket sajteve të gazetave. Përse mendoni se do tia dilni mbanë të “edukoni” lexuesit të paguajnë, pas gjithë këtyre viteve kur informacioni është dhënë falas?

Askush nuk pretendon se kjo do të jetë e lehtë, por ne kemi shanse të mira për të pasur sukses, sepse ne besojmë se përmbajtja e mediave tona të shkruara është shumë e ndryshme dhe mjaft cilësore nga mediat e tjera në treg. Megjithatë, gazetaria e dixhitalizuar është shumë më tepër se thjesht uebsajt. Tashmë ka edhe mjete të leximit dixhital dhe në përgjithësi teknologjia po ecën me hapa jashtëzakonisht të shpejtë.

Ju vetë keni thënë njëherë se nuk shihni ndonjë ndryshim mes blogeristëve dhe gazetarëve. Në atë rast, përse duhen paguar gazetarët profesionistë?

Nuk është detyra ime të bëj dallimin mes profesionistëve të gazetarisë dhe dikujt që shkruan nga shtëpia. Janë klientët ata që vendosin se kë duan të lexojnë. Në pozicionin e drejtuesit dhe të investitorit unë synoj të kem përmbajtjen më të mirë në median time dhe cilësia është e kushtueshme. Megjithatë nuk do të më vinte mirë nëse gazetaria do tu lihej në dorë njerëzve që shkruajnë për hobi. Demokratizimi i gazetarisë përmes internetit është shumë i mirë, por nuk duhet të çojë në situata të tilla kur njerëzit nuk paguhen për krijimtarinë e tyre, pavarësisht nëse janë blogerista apo gazetarë profesionistë.

Sa kupton ende nga biznesi i gazetarisë babai juaj? Biografi i tij, Majkëll Vulf, shkruan se Murdoch nuk pëlqen që të lexojë e-maile dhe se ai me zor e përdor edhe vetë kompjuterin dhe telefonin celular. Një njeri i tillë nuk mund të konsiderohet një pionier interneti, apo jo?
Unë vetëm mund do tju këshilloja të përdornit fjalën “biograf” me kujdes. Ky njeri që ka shkruar këtë libër po përpiqet të bëjë një karrierë për veten e tij përmes shkrimit për një kompani të cilën as që e njeh nga afër. Ideja që ka dhënë lidhur me shefin e “News Corporation” dhe marrëdhënien e tij me teknologjitë moderne është e gabuar dhe e padrejtë. Në fund të fundit, ishte im atë njeriu që pati vizionin e një televizioni dixhital dhe përmes këtij vizioni ai krijoi “Sky”.

Në rininë tuaj ju keni qenë “fëmija i tmerrshëm” i familjes. Ju i braktisët studimet tuaja në Harvard, lyet flokët me të verdhë për tu shndërruar në biond dhe themeluat një grup muzike rok. Çfarë ka mbetur nga ai djali rebel i dikurshëm?

Më lejoni tju përgjigjem në këtë mënyrë. Ne të gjithë na ka takuar në momente të ndryshme të jetës të jemi rebelë. Si kompani, “News Corporation” ka qenë që në fillim një kompani ndryshe nga të tjerat. Për shembull, kur zhvendosëm gazetat tonë në një godinë të re, ajo nuk ishte në qendër të qytetit, por në periferi. Edhe zyrat tona qendrore i kemi në periferi. Ne jemi gjithnjë ndryshe dhe sfidantë të realiteteve dhe përpiqemi që të jemi më eficentë si lojtarë në lojën e madhe të mediave. Ajo që dua të them është se: rebeli në familjen tonë është vetëm shefi i madh dhe ai ka qenë i tillë që në fillim të jetës.

Ju i shihni gjërat disi më ndryshe nga sa i keni parë kur keni qenë rreth të njëzetave. Në atë periudhë nuk kishit një interes për të punuar në këtë kompani.

E braktisa universitetin në atë kohë, sepse doja të bëja diçka ndryshe me moshën dhe pasionet e mia të asaj kohe. Ishte diçka shumë e rëndësishme që ta provoja veten dhe më besoni se kam mësuar shumë nga ajo eksperiencë.

Dhe, dy vjet më pas, babai juaj ju bleu një firmë publikimi disqesh dhe më pas ju nisët të punonit në kompaninë që drejtoni sot..

Isha me fat që pata shanset të isha pjesë e një kompanie të tillë. Ishte fillimi i viteve 90 i epokës së internetit dhe situata ishte me të vërtetë mjaft sfiduese dhe e jashtëzakonshme. Kemi bërë edhe gabime në rrugën tonë…

Në atë kohë, mamaja juaj, në një intervistë që ka dhënë për një revistë të famshme, është ankuar për ju duke thënë se e përdornit shumë shpesh fjalën “fuck”. Gazeta dhe revista të tjera, së fundi, kanë shkruar për ju se ju flisni aq shpejt dhe aq pa pushim sa ndonjëherë dukeni se keni gëlltitur një pllakë gramafoni. Çfarë ka ndodhur me jetën tuaj gjatë viteve nëpërmjet këtyre artikujve?

Më dukeni shumë zhgënjyes që keni gërmuar për mua në një mënyrë të tillë, nëpër thënie të ndryshme të gazetave dhe revistave të shumë viteve më parë, për më tepër një thënie të mamasë sime. Përpiqem shumë që të mos përdor shprehje të pahijshme, por jo gjithmonë ia kam arritur këtij qëllimi, sikundër ndodh me të gjithë ne. Do tju këshilloja që opinionin për mua ta krijonit nga biseda që po bëjmë bashkë jo nga thëniet e të tjerëve për mua. Gjithsesi, secili mban përgjegjësi për veprimet e veta dhe unë, si të gjithë, mbaj përgjegjësitë e mia për sjelljet jo të mira që mund të kem bërë në jetë.

Ndryshe nga vëllai juaj, Lanchlan, dhe motra
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25605. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25605

Top