Diabolis Dassaretis
Forumium praecox
James Joyce - shpjeguesi i pushtetarëve të sotëm shqiptare!
Çdo James Joyce këtu? Pse në vargje? Si mundet ai të shpjegojë pushtetarët e sotëm shqiptare? Çdo ndodhë më tutje? Kush është kush? Deri ku ndodhen ngjarjet e nisura nga Fatos Nano? A e di Fatos Nano ç'ka shkruar Joyce? Po Petro Koçi? A do të pastrohen ndonjëherë pushtetarët e sotëm? Kur?
Lexoni më poshtë dhe do të merrni përgjigjet e dëshiruara. Unë po ju ndihmoj me pyetjen e fundit. Një Mahamanvantara, ose shqip DISA MIJRAVJEÇARË, ...
JAMES JOYCE
Zyra e shenjtë
Veten brenda vetes i jap bekim
Me emrin, Katharsis-Purgativ.
Unë, që braktisa rrugët e të ligave
Të mbaja gramatikën e poetëve,
Ta shpija nga mejhana në bordell
Mendjen e të mençurit Aristotel,
Që poetët mos bien në gabim
Po i bëj vetes këtë shpjegim:
Ç'ka po më dalin tani prej buzëve
Janë përvojë e bredharakëve.
Të hysh në parajasë, të shkosh në ferr,
Ji mjeran apo gjithëtmerr
Njëri duhet të ulë me mirëkuptim
Dëshirat që s'kanë kufizim.
Për këdo të lindur mistik
Danten s'e kap në asnjë pikë,
Që sigurt nga qoshe oxhakut, i lejuar,
Rreziqe të tejskajshme të papranuara,
Si ai që gjen kënaqsi në tryezën e shtruar
Të pakëndshmen duke vlerësuar.
Të vendosë jetën njëri me gjykim të shëndoshë
Si mund të dështojë që të jetë i fortë?
Por unë s'mundem të futem në atë llogari
Si një në mes të mumjeve shoqëri-
Me atë që nxit atë të bëhet gjykatës i paqit
I kotësive të damave të tij të qejfit
Ndërsa ata ngushëllojnë atë kur ai hingëllin
Me thekët Këlte qëndisur me flori-
Ose ai që esëll gjithë ditën
I fut një ankesë kur luan lojën-
Ose ai që bën arnen e leckamanëve
Te milionerët e Kopshtit të Lajthive
Por turivarur mbas kreshmës së shenjtëruar
Rrëfen sa pagan ka pas jetuar-
Ose ai që kapelën e tij copëton
As i maltuar as i kryqëzuar s'rron
Por ju shfaq të gjithëve sa keq veshur i rri
E tija Kastiliane kortezi-
Ose ai që e do Mjeshtrin e tij në amshim-
Ose ai që pi pintën (gotën)e tij me frikësim-
Ose ai që njëherë rehat në shtrat
Pa Jesus Krishtin pa kokë mbi shtat
Dhe përpiqet aq shumë për ne të gjejë
Punët e Eskilit të humbura ngaherë.
Por gjithë këta burra që po kujtoj
Si tub shkarkues klika e tyre më shndërroj.
Që ata të ëndërrojnë endrrat e tyre endërrimtare
Unë marr avujt e tyre fëlliqsore
Se unë po bëj këto gjëra për ata
Nëpërmjet të cilave kurorën time humba
Ato gjëra për të cilat Gjyshja Kishë
Më la të veçuar në llucë
Që të lehtësoj ndrojtjen e vërrës së tyre,
Ve në punë zyrën time Katharsise.
E skuqura ime i le ata të bardhë si leshtë:
Përmes meje ata pastrojnë zorrën e trashë.
T'ju gjendem gjithë mumjeve njëlloj si të parit
Unë sillem njëlloj si kryefamullitari
Dhe për çdo shërbyese, shurdhe dhe nervoze,
Unë bëj të njëjtin lloj shërbese.
Po kur dalloj pa u befasuar
Në sytë e saj bukurinë e hijesuar ,
"Mos guxo" e të ëmblës virgjëreshë
I përgjigjet korruptivja ime "mundesh".
Kudo qoftë kur piqemi në publik
Ajo kurrë s'duket se mendon açik;
Natën kur ngjitur ajo bie në shtrat
Dhe ndjen dorën time mes kofshëve ta kap
Dashnore e vogël vishet në dritë
E njeh atë flakë të butë që quhet dëshirë.
Po Gjitarja vendos nën ndalim
Përdorimin e Përbindshit tim
Po shpirti i ngritur gjithmonë kërleshet
Me shërbëtorët e panumurt të Gjitares
As munden gjithmonë ata të shkurtohen
Nga përbuzja e tij të tatohen.
Ashtu së largu unë kthehem të dalloj
Zvarritjen e asaj turme turli lloj,
Atyre shpirtrave që urrejnë forcën që imi ka
Kalitur në shkollën e Akuinasit plak.
Ku ata janë kruspullosur, ngjethur dhe lutur
Unë qëndroj, i vetëndëshkuar, i patrembur,
I vetëm pa miq dhe përkrahës,
Moskokëçarës sa skeleti i harengës,
I paepur sa kreshtat e malit të majës
Ku unë shkreptij brirë si të drerit në ajër.
Ata si kur u takuam kanë për të vazhduar
Pasqyrat e bilancit për të barazuar.
Ndonse mund të punojnë deri në varr
Shpirtin tim kurrë s'kanë për ta marrë
As shpirtin tim me ta nuk e njëhësoj
Derisa Mahamanvantara të mbarojë:
Dhe sikurse ata nga dera e tyre më përzunë
Shpirti im do ti përzejë ata përgjithmonë.