Jam krenare qe jam shqipetare

Jam krenare qe jam shqipetare

Te jesh shqipetare eshte dicka e shtrenjte dhe asnjehere nuk do te ndryshoje. une jam shqiptare she asnjehere nuk do ta mohoj
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Jam krenare qe jam shqipetare

Nuk mund te them as qe jam krenare dhe ua perplas ne fytyre te gjitheve origjinen time, as qe turperohem dhe e fsheh. Me pelqen qe jam shqiptare. por eshte nje STATUS personal, si te thuash qe jam femer, apo jam 24 vjeç. Nuk e mohoj asnjehere origjinen dhe dua shumicen e gjerave te vendit tim. Dua gjuhen, kulturen, muziken, letersine... Por kam zgjedhur te jetoj tjeterkund, per nje sere arsyesh dhe rrethanash. Po te mos isha shqiptare, do te isha ndryshe, besoj.
 

roland

Primus registratum
Re: Jam krenare qe jam shqipetare

E DI se cfare me ndodhi dje. isha ne nje night club dhe nje goce me shtyhu me krah(pa dashje) dhe me thote sorry. nuk e di se cfare i thashe por ma kthehu "and what would you do?" une i thashe "nothing, i would have given you a kiss". e pyes nga je
ajo thote GREKE-te kishte thene nga te donte vetem greke jo.
aksenti i saj nuk me ngjau si grek dhe une i thash se nga isha, kur ajo me thote se kishte nje te dashur shqipetar dhe se kishte qene ne Skrapar. dyshimet linden
help.gif
dhe po e ngacmoja deri sa ja nxorra me pinca se nga ishte megjithese nuk e pranoi as te fliste shqip e as te me thoshte se ku rrinte ne skrapar.
a eshte kjo ndjenje patriotizmi dhe shqiptarizmi?
 

edda

Primus registratum
Re: Jam krenare qe jam shqipetare

YYYY sa ksoj robsh ktu ku rroj une! :mad:
Kalamajve i vene vetem emra te huaj dhe i flasin vetem italisht qe kur i degjon (me falni!) po te bine zorret ke fyti. E di qe robte te shofin shtremet kur i thua qe je shqiptare po chi se ne frega..do te shofi 1,2,3, 4 here po u solle mire do ndyshoje edhe ai tjetri opinion per ty dhe per shqiptaret.
 

ValmirM

Webmaster
Re: Jam krenare qe jam shqipetare

Te qenurit Shqiptar e shoh si nje krenari, krenari sublime e jetes sime qe jam vertete i lumtur qe jam Shqiptar pran ksaj race kaq te bukur e fisnike!
 
Top